Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 195
  1. #1
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Zbulime arkeologjike ne Shqiperi

    E Shtune, 01 Shtator 2007


    Marinela Kasemaj

    Arkeologet bien ne gjurmet e nje mozaiku te lashte, nderkohe zbulohet nje kollone mermeri e cila ka sherbyer per te mbajtur nje monument. Germimet nisen me iniciativen e arkeologeve dhe historianeve te qytetit te mbeshtetur nga Bashkia e Elbasanit. Nga te dhenat e meparshme rezultonte se ne kete vend ka ekzistuar nje mozaik dhe objekte me vlera te rralla historike. Objekte e lashta u prishen ose u mbuluan me dhe, gjate ndertimit te pazarit te Bezistanit para shekullit te 17-te. Gjurme te lashtesise jane ndeshur edhe ne vitin 1932 kur ne kete vend u ndertua nje dyqan nga nje pasanik vendas. Drejtori i “Muzeut Etnografik” ne Elbasan, Kreshnik Belegu pohon se “keto te dhena e shtyne ekspediten qe te ndermerrte germimet ne qender te Elbasanit. Mozaiku eshte 2.5-3 m thelle ne toke dhe se nga germimet e para jane gjetur fragmente te tij. Por surprize ka qene zbulimi i nje kollone prej mermeri e cila mendohet se ka sherbyer per mbajtjen e nje statuje. Zbulimet arkeologjike ja rrisin vlerat qytetit Elbasan. Ideja eshte krijimi i infrastruktures qe do ti sherbeje zhvillimit te turizmit kulturor ne kete qytet te lashte nje nga stacionet me te medha te vijes antike Egnatia”.

    Sipas historianit dhe arkeologut Riza Hasa ekspedita e kontrollit arriti te vertetoje se ne kete vend ekziston mozaiku i ndertuar nga vendasit me pjese shkembinjsh ngjyra-ngjyra. “ Jemi ne fillim te kohes romake kur qyteti nisi te zgjerohej jashte mureve te kalase. Kemi gjetur kollonen e mermerit ende e pazbuluar krejtesisht qe mendojme se sherbente per mbajtjen e nje monumenti. Zbulimi i fragmenteve te mozaikut dhe shtylles prej meremri kane rendesi te vecante pasi tregojne zhvillimin e jetes ne “Scampis”. Eshte ende heret te flitet per kohen kur i takojne keto zbulime. Pas ndertimit te kalase u zhvillua jeta rreth saj. Megjithate para ndertimit te kalase nga romaket ne kete vend ndoshta pak me lart ka ekzistuar nje komunitet i njohur me emrin Vicus. Ne kete ekspedite jane perfshire edhe studente te Universitetit te Elbasanit. Kemi gjetur mbeshtetjen e bashkise Elbasan dhe vecanerisht kryetarit i cili ka deshire qe te zbulohen te ruhen dhe ekspozohen vlerat e historise se Scampes. Ne mendojme gjithashtu se ne kete zone ka edhe objekte te tjera pasi nuk mund te ndertohet nje mozaik i me permasa te tilla”.

    Zbulimet me te fundit ne qendren e Elbasanit tregojne se ky qytet ka qene mjaft i zhvilluar ne kohen romake. Madje germimet jashte kalase mund te permbysin gjithe historine e krijimit te qytetit i cili besohej se lindi brenda mureve te saj. Historianet mendojne se para se te ndertohej kalaja ne kete vend ka ekzistuar nje komunitet i vogel (Vicus). Me pas eshte ndertuar kalaja dhe lindi Skampa. Megjithate keto mbeten ende hipoteza. Do te duhet ende shume pune per te vertetuar se a ka lindur ne te vertete Elbasani jashte mureve te kalase. Pjese e rendesishme e evidentimit te vlerave historike te Elbasanit jane edhe germimet per te nxjerre ne pah muret e kalase pergjate bulevardit kryesor. Ideja eshte krijimi i nje ansambli arkeologjik i cili do te nderthuret me elemnte te historise se Skampes se lashte.

  2. #2
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237

    Zbulime arkeologjike ne Shqiperi

    Ancient Greek Jar Found on Albania Coast

    http://ap.google.com/article/ALeqM5j...hlVk6gcdHDUQ1Q


    By LLAZAR SEMINI – 13-09-2007

    SARANDA, Albania (AP) — Encrusted with tiny shells and smelling strongly of the sea, a 2,400-year-old Greek jar lies in a saltwater bath in Durres Museum, on Albania's Adriatic coast.

    Part of a sunken shipment of up to 60 ceramic vessels, the 26-inch storage jar, or amphora, was the top find from what organizers say is the first archaeological survey of this small Balkan nation's seabed, conducted by U.S. and Albanian experts.

    "Touch it, touch it. It's luck," said mission leader George Robb of the Key West, Florida-based RPM Nautical Foundation. "You're touching something that was made before Plato was born."

    Launched in July, the month-long survey was the first step in compiling an underwater cultural heritage map that could eventually plot the position of sunken fleets from ancient and mediaeval times believed to lie along Albania's 220-mile coastline.

    Auron Tare, the project's local coordinator, said Albanian authorities were hoping to sign a deal with RPM, a non-profit foundation, late this year for a five-year survey.

    "That would give a boost to a still nonexistent field of archaeological research in the country," Tare said. "It would be a great promotion for local tourism, especially diving tourism, and could possibly lead to the creation of an underwater archaeology museum."

    Archaeologist Adrian Anastasi said the survey would help protect the country's marine cultural heritage from looters — an increasing problem since the collapse of the country's hardline Communist regime in 1990.

    "(The survey) will help create the necessary legal and structural infrastructure to protect shipwrecks from looting," said Anastasi, Albania's only archaeologist specialized in underwater research.

    Anastasi said the project — using state-of-the-art scanning technology — would likely have cost the Albanian government up to $5.4 million if they did it by themselves. "RPM has all the necessary modern technology, and is doing it with its own funding," he said.

    Linking the western Balkans and the East with western Europe, Albanian waters were busy with shipping during ancient and mediaeval times.

    "In those times ships usually stayed near the shore, to maintain visual contact with land, and all our coastline was a very intensive route for commercial and other traffic," Anastasi said.

    The light-brown clay amphora, probably used to store wine or oil, was found on the last day of the survey off the ancient town of Butrinti near Saranda, some 186 miles from Tirana and opposite the Greek island of Corfu. It dates to the 4th century B.C.

    The find will stay immersed in water at the museum in Durres, 20 miles west of Tirana. Museum workers will gradually reduce the water's salinity over the next year, to remove salt from the amphora ahead of its conservation.

    "Based on what we can see on the surface, there is a high probability that (the amphora) is a sign of a shipwreck located deep there from that period," said Jeffrey G. Royal, archaeological director of RPM, whose Mediterranean operations are based in Valletta, Malta.

    If so, it would be the first 4th century B.C. wreck to be located in Albanian waters, say survey organizers, who are keeping the find's precise location and depth secret for fear of looting. Only a handful of wrecks from that period have been excavated in the Mediterranean.

    Anastasi said 50-60 amphorae were located on the seabed. Once the finds are assessed, an effort will be made to uncover the wreck, which would give information on the ship's destination and ancient naval architecture of the period.

    Albanian officials also plan to ask permission from neighboring Montenegro for the RPM's Hercules research vessel to continue its exploration north of Albania.

    The ship also located 14 other shipwrecks from the 19th and early 20th centuries, in the survey that ended Aug. 13.

    Emri:  ALeqM5gVgkyKZNhIctEpYvph5wLoZxvVmw.jpg

Shikime: 19602

Madhėsia:  16.1 KB

    Emri:  ALeqM5hBbUkxuUn80mRTCaReYtSlh-sz6w.jpg

Shikime: 19889

Madhėsia:  15.0 KB
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #3
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    drity lal shkruaj ne shqip nese lmundesh se jo te gjithe ne dime anglisht
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  4. #4
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    eldorado, jane vetem artikuj te kopjuar, nje lloj koleksioni, nuk mundemi me i perkthy te gjitha. Ata qe i gjejne interesante mund ti perkthejne dhe perdorin.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100

    zbulohet nė elbasan...........

    gjendjet nė elbasan na tregojnė pėr njė qytetrimė edhe jo njė rastesi....vetė mozaiku na fletė pėr tė...pasi pėrveē disa mullarve me kashtė qė na kanė lenė tė ndertuar nga vėndasit ...te tjerat janė ndertime grekolatine???....uroj qė tė mos vėj dore neritan ceka aty pasi ai do ta quaj direkt qytetrimin si qytetrim voriepiriot nga sėrbia?.....aq ka i ziu?...ėshtė mbrekulli qė nė germimė marrka pjese shkollė SHQIPTARE!...........e pashė nė lajme ....nė fundė tė lajmeve....pasi personazhi i pare i big brotherit ..shoku kryeminister nuk lė vėndė pėr lajmin e pare..................u gėzova pėr mozaikun edhe pse idiotsia e lajmeve tė tvsh e dha si lajmė tė fundit..........injorantet!.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    me zbulimin e ketij mozaiku shpresohet te hidhet drite mbi vjetersine e elbasanit .
    dhe te kalase .

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Anija antike e Butrintit bėn xhiron e botės

    Lajmi i zbulimit tė anijes antike nė rajonin bregdetar tė Butrintit rreth njė muaj mė parė po bėn xhiron e botės. Media tė rėndėsishme nė tė gjitha vendet kanė paraqitur faktet e zbulimit. Fotografi por edhe tė dhėna tė tjera mbi kohėn e kėsaj anijeje, rreth ekspeditės nėnujore dhe ēfarė do tė bėhet mė tej, kanė zėnė vend nė rreth 30 media. Ndėr to edhe gazeta tė rėndėsishme amerikane si “The Associated Press”, “US Today”, “Washington Post”, “International Hearald Tribune”, etj. Njė vend pasqyrimit tė kėtij lajmi i ka kushtuar edhe stacioni i njohur televiziv “Discovery Channel”, i specializuar nė emisione tė tilla. Foto dhe disa tė dhėna nga zbulimi, i janė pėrcjellė publikut kėto ditė. Njė muaj mė pare, lajmi u pėrcoll nga tė gjitha mediat shqiptare, si njė zbulim i rėndėsishėm i trashėgimisė kulturore nėnujore. Njė artikull i shkruar nė njė nga gazetat mė tė mėdha amerikane, “The Associated Press”, tregon detajet e zbulimit. Identifikimi i skeletit tė anijes ishte rezultati i ekspeditės sė parė nėnujore, shqiptaro-amerikane nė kėto brigje. Artikulli i kėsaj gazete citon specialistėt shqiptarė dhe ata amerikanė, rreth gjetjes sė rėndėsishme. E mbuluar me guacka tė vogla, me erėn e funddetit, njė amforė 2400-vjeēare ndodhet nė njė banjė kimike nė muzeun e Durrėsit, nė brigjet adriatike tė Shqipėrisė. Pjesė e njė anijeje tė mbytur, nė tė cilėn ndodheshin dhe 60 enė tė tjera qeramike, poēja historike ose amfora 67 centimetra, ishte zbulimi mė i rėndėsishėm i atij qė organizatorėt e quajnė ekspedita arkeologjike e parė nėnujore nė kėtė vend tė vogėl tė Ballkanit, e drejtuar nga ekspertė amerikanė e shqiptarė”, thuhet nė faqet e gazetės. Njė muaj mė parė, lajmi i njė zbulimi tė tillė u pėrcoll edhe nė tė gjithė median shqiptare. Mjetet teknike tė anijes “Hercules” identifikuan mbetjet nė fund tė detit dhe tė gjithė ishin entuziastė pėr rezultatet. “Preke, preke! Ėshtė fat tė prekėsh kėtė amforė. Po prekni diēka qė ėshtė bėrė pėrpara se tė lindte Platoni”, kėshtu ėshtė pėrshkruar nė gazetė entuziazmi i George Robb, drejtues i misionit dhe anėtar i Florida-based RPM Nautical Foundation. “Ekspedita e nisur nė korrik dhe qė zgjati njė muaj ishte hapi i parė pėr bėrjen e hartės nėnujore tė pasurive kulturore tė bregut shqiptar, nė tė cilėn do tė pėrcaktohen edhe pozicionet e anijeve tė mbytura nga antikiteti deri nė mesjetė pėrgjatė 360 kilometėr tė bregdetit shqiptar. Auron Tare, koordinatori nga pala vendase, shprehet se autoritetet shqiptare shpresojnė tė arrijnė njė marrėveshje 5-vjeēare pėr ekspeditat nėnujore me RPM, njė fondacion jofitimprurės. “Kjo do tė jetė njė shtytje pėr tė nxitur kėrkimet arkeologjike nėnujore qė deri mė tani nuk kanė ekzistuar”, - shprehet ai. “Do tė jetė njė promovim i mirė pėr turizmin lokal dhe mund tė na ēojė nė krijimin e njė muzeu arkeologjik nėnujor”. Arkeologu Adrian Anastasi shprehet se kėto ekspedita do tė ndihmojnė nė mbrojtjen e trashėgimisė kulturore qė gjendet nėn ujė nga grabitėsit e kėtyre pasurive. Ky problem ka qenė shumė shqetėsues pas kolapsit tė viteve ’90 nė Shqipėri.
    Datimi i anijes nė shekullin e IV para Krishtit, mund tė jetė e vetmja e kėsaj periudhe qė gjendet nė fund tė detit shqiptar. Pėrcjellja e kėtij lajmi nė shumė site interneti tė kėtyre gazetave kryesore ndoshta nė ditėt nė vijim do ta ēojė mė afėr njė publiku mė tė gjerė, ndėrsa nė Shqipėri pritet viti i ardhshėm pėr tė parė se cilat do tė jenė rezultatet e njė ekspedite tė dytė.
    Sui generis

  8. #8
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anėtarėsuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Citim Postuar mė parė nga King_Arthur Lexo Postimin
    me zbulimin e ketij mozaiku shpresohet te hidhet drite mbi vjetersine e elbasanit .
    dhe te kalase .
    I dashur King Arthur, Historia e Elbasanit tashme eshte njohur. Ky mozaik ndihmon vetem ne studimin apo datimin e nje strukture te vecante te ketij siti arkeologjik. Apo si objekt studimi per arkeologet apo specialistet e monumenteve. Qyteti i Scampinus ose Scampa permendet nga autoret antike qe ne shekujt e pare pas Krishtit. Keto burime tashme jane perkthyer ne shqip dhe jane shfrytezuar nga studiuesit shqiptar. Keto burime historike jane perforcuar nga germimet arkeologjike e here pas hereshme te bera me kohe.
    Pra Scampini si qytet e ka filluar jeten sipas Neritan Cekes rreth shekullin e 4 pas Krishtit, si nje stacion rrugor dhe mbrojtes ne dobi te Via Egnati-as. Pra datimin e fillimit te ketij qyteti e njohim. Me tej Scampis ne shekullin e 5 behet qender peshkopale, dhe po ne kete kohe ai pushtohet nga Gotet per nje kohe te shkurter. Rindertohet ne shekullin e 6 nga perandori Bizantin Justinian. Per nje periudhe te gjate nga shekulli i 7 deri ne ate te 11 burimet historike heshtin per kete qytet. Por mbetjet arkeologjike flasin per nje vendbanim tashme te ruralizuar. Jeta urbane rifillon ne shekullin e 12 dhe muret e kalase qe shohim sot datojne ne shekullin e 15 pra ne periudhen e sundimit te Sulltan Mehmeti. Ne kete kohe vendoset dhe emri i ri nga pushtuesit otomane Il-Basan qe nga turqishtja e vejter do te thote "vend i forte ". Me tej ne 1832 kalaja rrenohet nga Reshit Pasha duke humbur funksionin e vet mbrojtes, por qe qyteti vazhdon te mbetet qender e rendesishme ekonomike dhe politike per rajonin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hero i Popullit : 17-09-2007 mė 09:18
    FLANGO MA NON FLECTO

  9. #9
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Me pikturat e tij murore, ky mozaik duket se i perket nje kishe te hershme.Nje kishe e vjeter ne qender te qytetit qe eshte ne kerthize te Shqiperise.Nje shenje e mire per te gjithe !

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Ka mundesi te jete dhe sinagoge jo kishe , por eshte lene ne meshire te fatit, asnje nuk po ve dore e kane lene si gropa e Sejdise ne Tirane. Turp!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Elbasan: Zbulohen dy relieve antike
    Dy relieve antike,qė i takojnė fillimit tė shekullit tė I tė erės sonė janė zbuluar gjatė pastrimit tė kullės sė Zindanit nė kalanė e Elbasanit, nga njė person qė po kryen njė investim brenda mureve tė kėtij monumenti."Kėto dy relike kanė lidhje me Scampinin e hershėm,(emri i vjetėr i Elbasanit),para se tė ndėrtohej kalaja", tha arkeologu Neritan Ceka. Sipas tij, e reja e kėtyre zbulimeve ėshtė se njė prej relieve tregon figurėn e njė qytetari tė Scampinit tė hershėm, me emrin ilir Grikus, i dėshmuar dhe nė Durrės. Relievi tjetėr mban emrin Tata, emėr gruaje i njohur nė Durrės, qė dėshmon se vendbanimet romake nė rrugėn Egnatia u populluan nga ilirėt.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulohet njė fyell qė i pėrket shek. I para krishtit



    TIRANĖ- Njė instrument muzikor fyell i shekullit tė parė para Krishtit, qė i pėrket periudhės romake, ėshtė zbuluar njė vit mė parė nė qytetin e Lezhės dhe po restaturohet pranė Institutit tė Arkeometrisė dhe Konservimit. Drejtori i kėtij Instituti, Frederik Stamati, u shpreh tė mėrkurėn nė njė prononcim pėr mediat se, "gjatė vitit tė kaluar nė Lezhė ėshtė zbuluar njė mori fragmentesh prej kocke, tė cilat nuk kishin asnjė formė, por disa indikacione qė treguan se ishte njė instrumet muzikor, njė fyell i shek tė parė para Krishtit, ose i shekullit tė parė pas Krishtit qė i pėrket periudhės romake".

    "U desh njė punė shtatėmujore qė tė arrihej nė restaurimin e kėtyre fragmenteve, mbi 200 copė dhe qė krijuan kėto fragmente me tė mėdha", tha Stamati, duke shtuar se, "nga shqyrtimi i materialit rezulton qė kėtu mund tė ketė qėnė ose njė punishte qė prodhonte instrumenta muzikore, ose njė dyqan ku shiteshin kėto instrumenta, por kjo nuk ėshtė pėrcaktuar akoma, dhe do tė dojė ende gėrmime te tjera arkeologjike qė tė pėrcaktohet me saktėsi".

    Duke u ndalur te rėndėsia e kėtij objekti, drejtori i Institutit tė Arkeometrisė dhe Konservimit, Frederik Stamati tha se, "ėshtė hera e parė qė zbulohet njė objekt i tillė me njė grumbull tė tillė fragmetesh prej kocke qė i pėrkasin instrumentave muzikore". Sipas tij, "nė Shqipėri kemi dy raste analoge tė kėtij tipi, pasi nė vitin 1975 ėshtė zbuluar nė Apolloni njė grup kockash tė ngjashme me kėto, tė futura nė njė enė bronxi dhe rasti tjetėr ėshtė ai i njė viti mė parė nė Lezhė".

    Ai shtoi mė tej se, "ne mendojmė qė tė mos jetė vetėm nėj instrument muzikor, por disa dhe duhet qė nė tė ardhmen tė angazhohen disa specialistė tė historisė sė veglave muzikore, nė mėnyrė qė japin njė tė dhėnė tė saktė pėr kėtė ēėshtje".
    (m.a/ata/BalkanWeb)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Arkeologu francez vlerėson lartė bustin e zbuluar nė Apolloni
    Arkeologu francez Jean-Luc-Lamboley e ka cilėsuar si njė vepėr tė shkėlqyer arti bustin e zbuluar nė qytetin antik tė Apollonisė nė Fier, gjatė ekspeditės shqiptaro-franceze.
    “Kemi 18 vjet qė kryejmė ekspedita tė pėrbashkėta nė Apolloni dhe nuk kemi gjetur ndonjė objekt tė pėrmasave tė tilla”, ka thėnė prof. Lamboley.
    Busti i mashkullit tė zhveshur u zbulua nė gjendje tė mirė, njė ditė mė parė, gjatė gėrmimeve nė njė kanal qė lidhte vilat romake tė shekullit tė III pas Krishtit nė Apoloni. “Mendoj se kjo statujė ka qenė e pronarit tė njė prej shtėpive romake qė kemi zbuluar nė Apolloni", tha prof Lamboleu.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    Elbasan: Zbulohen dy relieve antike
    Dy relieve antike,qė i takojnė fillimit tė shekullit tė I tė erės sonė janė zbuluar gjatė pastrimit tė kullės sė Zindanit nė kalanė e Elbasanit, nga njė person qė po kryen njė investim brenda mureve tė kėtij monumenti."Kėto dy relike kanė lidhje me Scampinin e hershėm,(emri i vjetėr i Elbasanit),para se tė ndėrtohej kalaja", tha arkeologu Neritan Ceka. Sipas tij, e reja e kėtyre zbulimeve ėshtė se njė prej relieve tregon figurėn e njė qytetari tė Scampinit tė hershėm, me emrin ilir Grikus, i dėshmuar dhe nė Durrės. Relievi tjetėr mban emrin Tata, emėr gruaje i njohur nė Durrės, qė dėshmon se vendbanimet romake nė rrugėn Egnatia u populluan nga ilirėt.
    http://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=135903&stc=1&d=1281865439
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  15. #15

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nė Tiranė ekspozohet busti i atletit tė panjohur
    Arkeologėt shqiptarė ekspozuan sot nė kryeqytet bustin e atletit tė panjohur, qė u zbulua disa ditė mė parė nė qendrėn histroike tė Apollonisė, pranė Fierit. Vepra mendohet se i pėrket gjysmės sė dytė tė shekullit tė dytė pas erės sė re. Busti po studiohet me kujdes nga ekspertėt pėr vlerat e mėdha artistike dhe historike. Vepra nuk ka asnjė dėmtim fizik dhe ėshtė gjetur e plotė dhe e ruajtur mirė, ashtu siē ėshtė ekspozuar nė Apolloni mbi 18 shekuj mė parė. Kryeministri Sali Berisha ishte sot nė Muzeun Arkeologjik nė Qendrėn e Studimeve Albanologjike, pėr tė parė nga afėr zbulimin arkeologjik mė tė fundit tė bėrė nė Apolloni.
    Berisha, vlerėson lartė zbulimin mė tė fundit nė Apolloni
    Kryeministri Sali Berisha ishte sot nė Muzeun Arkeologjik nė Qendrėn e Studimeve Albanologjike, pėr tė parė nga afėr zbulimin arkeologjik mė tė fundit tė bėrė nė Apolloni. Arkeologėt shqiptarė nė bashkėpunim me arkeologė francez, kanė zbuluar bustin e njė aristokrati nga Apollonia, qė i pėrket gjysmės sė dytė tė shekullit tė II pas Krishtit.
    Ky prezantim iu bė Kryeministri Berisha nga Profesor Jean-Luc Lamboley, bashkėdrejtori francez i ekspeditės sė pėrbashkėt shqiptaro – franceze tė Apollonisė, i cili theksoi se ky zbulim, fryt i njė bashkėpunimi tė gjatė shqiptaro – francez nė kėtė qendėr arkeologjike, ėshtė njė kryevepėr, njė nga skulpturat mė tė bukura tė repertorit botėror tė periudhės romake tė shekullit tė dytė tė erės sonė dhe njė dėshmi tjetėr e zhvillimit tė lartė kulturor tė Apollonisė nė kohėn e artė tė lulėzimit tė saj nė shekullin e dytė pas Krishtit.

    Kryeministri tha se ky zbulim ka vlerė tė paēmueshme dhe tė jashtėzakonshme . “Vlerat e tij janė tė jashtėzakonshme nė rrafshin krijues, skulptural, artistik, nė rrafshin historik, por gjithashtu janė akoma mė tė mėdha, si dėshmi e pėrjetėsisė sė kombit shqiptarė” theksoi ndėr tė tjera Kryeministri.
    Nė fjalėn e tij Kryeministri Berisha tha se;
    “Dua tė shpreh vlerėsimin tim mė tė madh, mirėnjohjen mė tė thellė ju dhe tė gjithė ekipit shqiptaro-francez, qė zbuloi kėtė verė, njė kryevepėr tė gjenisė krijuese nė skulpturė tė tė gjitha kohėrave.
    Ky zbulim, siē theksuat ju, ka vlerė tė paēmuar tė jashtėzakonshme. Vlerat e tij janė tė jashtėzakonshme nė rrafshin krijues, skulptural, artistik, nė rrafshin historik, por gjithashtu janė akoma mė tė mėdha, si dėshmi e pėrjetėsisė sė kombit shqiptarė. Njė pėrjetėsi e bazuar nė vlera tė qytetėrimit perėndimor.
    Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, por me njė pasuri tė jashtėzakonshme nė gjirin e saj, ky territor ka njohur qytetėrime tė shumta, perandori dhe perandor, por ajo qė e bėn shumė tė veēantė ėshtė se nė tė gjitha kohėrat eci si njė komb me identitetin e tij tė sotėm.
    Dua tė rikujtoj kėtu njė historian tė shquar austriak, i cili ka shkruar njėrin nga librat mė tė mira pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Nė mėnyrė tė pėrsėritur Johanes Hans shtron pyetjen, ēfarė janė kėta shqiptarėt?
    Dhe ajo qė ėshtė shumė mbresėlėnėse shumė impresionuese ta jep pėrgjigja, se tek shqiptarėt gjen element jo tė paktė tė kulturės helenike, tė kulturės romake dhe dikush mund tė mendojė se kėto janė huazime tė shqiptarėve nga kėto kultura.
    Ky historian i shquar ka mendim tjetėr, ai mendon sė ilirėt morėn njėlloj si helene dhe romakėt apo trashėgoi njėlloj si helenet dhe romakėt nga popullata pre helene , pre romake, shumė nga ata element qė sot u atribuohen helenėve apo romakėve.
    Komentet e mia nuk kanė lidhje me skulpturėn e mrekullueshme, sepse tė gjitha vlerėsimet do t’ia bėni ju mbi kriteret mė tė sakta shkencore, por unė dhe njėherė dua t’ju shpreh mirėnjohjen mė tė thellė, ju z. profesor, Qeverisė franceze, Ambasadores, pėr kėtė ndihmė jashtėzakonisht tė ēmuar. Ky zbulim pėr qeverinė shqiptare ka edhe njė dimension tjetėr tė frymėzimit tė saj, tė detyrimit tė saj, pėr tė fuqizuar mbėshtetjen pėr arkeologjinė shqiptare, pėr tė fuqizuar bashkėpunimin me vendin tuaj mik dhe vendet e tjera mike nė kėtė fushė jashtėzakonisht tė rėndėsishme nė rrafshin kulturor nė rrafshin historik dhe nė tėrėsi. Dhe njė herė faleminderit shumė, unė u mrekullova nga ky zbulim”.

    vidio kete linkun poshte.
    http://www.botasot.info/def.php?gjuh...ry=15&id=74540
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Gjurmė tė sė shkuarės nė Korēė
    Zbulimi i rrallė, qė vjen sėrish nga juglindja e vendit, ka pasuruar hartėn arkeologjike me njė vendbanim tė ri, qė, sipas pėrcaktimit tė specialistėve arkeologė, ėshtė nga mė tė mėdhatė nė shkallėn mesdhetare.


    Njė nga vendbanimet mė tė mėdha prehistorike neolitike, me njė sipėrfaqe prej 8 hektarėsh, ka qenė edhe zbulimi qė pėr njė vit rresht ka mbajtur nė terren pėr studime, kėrkime dhe sondazhe, ekipin e arkeologėve, tė cilėt kanė bėrė tė ditur se, krahas materialeve tė pasura arkeologjike tė kėtij vendi, janė zbuluar dy atelie qė pėrdoreshin nga banorėt prehistorikė pėr punimin e veglave tė punės prej guri.

    Vendbanimi me njė shtrirje tė madhe nė bregliqen ėshtė i pozicionuar nė zonėn e Prespės sė Madhe, nė Korēė dhe njihet si vendbanimi i Kallamasit, ose me toponimin Ostrovo.

    Prof. Petrika Lera, qė ka udhėhequr ekipin e punės, thotė se gjatė eksperiencės 30-vjeēare tė gėrmimeve nė terren nė pellgun e Korēės, zbulimet e fundit mund tė konsiderohen nga mė interesantet.

    “Sipas planit tė kėshillit shkencor ėshtė kryer ky gėrmim nė vendbanimin prehistorik neolitik nė breg tė liqenit nė Prespėn e Madhe dhe konkretisht nė njė vendbanim tė zbuluar rastėsisht, por qė ka hedhur dritė mbi zhvillime tė rėndėsishme arkeologjike dhe qė lidhen me zhvillimin e jetės sė komunitetit tė banorėve prehistorikė.

    Ky kėrkim ka si synim tė sqarojė dy probleme kryesore, shtrirjen nė hapėsirė tė kėtij vendbanimi dhe studimin pėr fillimin e jetės sė kėtij vendbanimi. Ky vendbanim ėshtė pėrcaktuar nė njė hapėsirė qė ka njė shtrirje tepėr tė madhe, duke e renditur vendbanimin prehistorik neolitik tė Kallamasit nė njė nga vendbanimet mė tė mėdha tė zbuluara nė shkallėn mesdhetare.

    Sipas Petrika Lerės, nga kėrkimet dhe sondazhet pėrgjatė njė viti ėshtė konstatuar se jeta nė kėtė vendbanim fillon aty nga neoliti i mesėm, dhe vazhdon deri nė neolitin e vonė nė fazėn mė tė hershme tė saj. Kjo ėshtė situata stratigrafike e sotme nė vendbanimin e Kallamasit dhe mund tė themi se vendbanimi i Kallamasit i njohur me toponimin Ostrovo pėrfaqėson njė nga vendbanimet me intensitet mė tė madh jete. Kjo tregohet nga sasia e madhe e materialit arkeologjik, qė ka dalė nė sipėrfaqe si rezultat i punimeve tė herėpashershme tė tokės. Ndėrkohė ajo qė pėrbėn edhe interesin mė tė madh ėshtė fakti se kėtu gjatė ekspeditės janė zbuluar dy atelie, ose punishte tė materialeve dhe veglave tė punės prej guri.

    Ajo qė ėshtė shumė e rėndėsishme ėshtė se kemi mundur tė identifikojmė nė kėtė vendbanim prehistorik neolitik kėto dy atelie apo punishte tė pėrgatitjes sė veglave tė punės prej guri, ėshtė interesante se guri, me tė cilin punoheshin veglat e punės nuk ka qenė gur i zonės, por i importuar, gjė qė tregon pėr marrėdhėniet me vendet e tjera tė afėrta tė banorėve tė hershėm krahas zbulimit tė zejtarisė dhe tė aktivitetit, me tė cilin angazhohej popullsia. Komuniteti prehistorik neolitik i Kallamasit pas pėrpunimit tė kėtyre veglave dhe pėrdorimit pėr nevoja tė komunitetit, mendohet se edhe i eksportonte kėto punime pėr njė treg tė caktuar pėr tė plotėsuar edhe kėrkesat e komuniteteve tė tjera neolitike mė tė largėta ose mė tė afėrta.

    Arkeologėt, qė janė marrė me zbulimin e kėtij vendbanimi tė hershėm, tregojnė se nga gėrmimet rezulton se ka material tė bollshėm tė qeramikės, tė enėve me pėrmasa dhe dimensione tė ndryshme e tė zbukuruara me forma tė ndryshme qė flasin pėr botėn e popullsisė, qė jetonte nė kėtė pellg dhe zhvillimet e natyrės kulturore dhe artizanatit, krahas faktit se ka pasur njė intensitet jetese.

    Pėrveē enėve tė shumta nė punishte dhe nė zonėn ku janė kryer gėrmimet e ekspeditės sė radhės ėshtė zbuluar dhe njė sasi e madhe e materialit arkeologjik, tė pėrfaqėsuar kryesisht nga punimet prej guri, kocke, stralli, briri, ndėrsa mė tepėr tėrheqin vėmendjen veglat e punės prej guri, tė cilat janė dhe ato me interes mė tė madh, pasi shfaqen pėr tė parėn herė nė kėto vendbanime tė shumta tė pellgut tė Korēės. Ekspedita e pėrbashkėt e grupit shqiptaro-francez ėshtė shtrirė nė zonėn mes Bezmishtit dhe Goricės.

    Faza e dytė e punės do tė jetė ajo e programit arkeologjik tė kėrkimeve nėpėrmjet projeksionit, ose vrojtimit tė terren, me tė cilėn ekipi ėshtė angazhuar qė gjatė vitit tė kaluar nė disa zona, dhe kryesisht nė pjesėn veriore tė fushės sė Korēės.

    Projeksioni ka qenė i rėndėsishėm dhe i suksesshėm, pasi ka njohur me 8 vendbanime, qė i pėrkasin prehistorisė, antikitetit dhe mesjetės.

    Kėtė vit mendojmė tė zhvillojmė njė fushatė tė dytė prospeksioni pėr tė parė pasuritė qė fshihen nė fushėn e dėshmive dhe materialeve tė shumta arkeologjike.

    Objektivi ėshtė qė vrojtimi nė terren tė bėhet nė raport me evolucionin qė ka pasur liqeni i vjetėr i Maliqit me avancimet dhe tkurrjet e tij dhe reagimet e popullsive tė vjetra, qė jetonin pėrreth tij, pasi, siē na kanė treguar gėrmimet e deritanishme nė zonėn e Sovjanit, situata klimaterike dhe ajo floristike kanė qenė tė lidhura me liqenin dhe nė kėto kushte edhe jeta e banorėve. Ky evolucion ndiqet qė nga mijėvjeēari i dytė para Krishtit deri nė periudhėn romake.

    “Interesi ėshtė tė njihemi me qendrat e banuara prehistorike nė kėtė rajon, lidhjen e njerėzve nė raport me liqenin dhe evolucionin nė periudha tė ndryshme kohore”, shprehet Cecille Oberėhite, shefja franceze e kantierit. Pėr dhjetė vjet rresht, ky ekip ka kryer gėrmime tė shumta nė pellgun e Korēės, i cili ėshtė mė i pasuri me vendbanime tė hershme, ku nė hartėn arkeologjike numėrohen 100 tė tilla
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Apoloni, zbulohet busti prej mermeri i njė femre




    FIER-Njė zbulim i madh dhe i rrallė ėshtė bėrė sėrish nė parkun e Apolonisė nė Fier. Pas bustit qė dyshohet se i pėrket njė aristokrati romak, njė tjetėr bust njeriu ėshtė zbuluar ditėn e sotme nga ekpi shqiptaro-francez.
    Bėhet fjalė pėr njė bust femre prej femre qė i pėrket sėrish periudhės romake qė pėrkon me shekullin e II ose tė III pas lindjes sė Krishtit.

    Busti i femrės ėshtė gjetur shumė prane vendit qė u zbulua busti prej mermeri i romakut tė lashtė.

    Ekspedita shqiptaro-franceze qė po gėrmon kėto ditė nė Apoloni, zbuloi pak ditė mė parė njė statujė. Statuja ėshtė busti i njė romaku ndoshta aristokrat dhe sipas ekspertėve ėshtė gjetur nė gjendje shumė tė mirė.
    Vetė ekspertėt, flasin pėr njė zbulim spektakolar duke iu referuar vjetėrsisė sė saj, pėrmasave tė mėdha dhe gjendjes sė mirė nė tė cilėn ėshtė zbuluar.

    Po kėshtu ditėt e fundit, zbulimeve iu shtua dhe gjetja e njė tjetėr vepre antike me vlera tė shumta historike e kulturore. Njė kėmbė bronxi, pjesė e njė statuje romake ėshtė zbuluar nga gėrmimet qė kreu ekspedita shqiptaro-franceze. Nga format dhe mėnyra e krijimit duket se kėmba e statujės i pėrket njė luftėtari romak. Vepra mendohet se i pėrket shekullit tė II ose tė III pas lindjes sė Krishtit.


    Vidio kete linkune.
    http://www.google.se/url?q=http://ba...pZRxqHZ5B5qdmA
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 24-08-2010 mė 06:39

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336
    Artikulli me titull:
    "Kangjellat mė tė bukura Shqiptare ..." nga
    http://balkanweb ... Dėrguar mė: 10/12/09...
    flet per objekte antike. Po citoj:

    " . . .

    Nė vitin 2000, gjatė gėrmimeve arkeologjike tė bėra nė Durrės,
    dolėn nė dritė edhe disa fragmente kangjellash...
    Punimi i tyre ėshtė mjaft i veēantė dhe ornamentet janė realizuar
    me kujdes ... Ato janė shumė tė dendura dhe nuk mendoj tė jenė
    pėrdorur si kangjella dritaresh, sepse nuk do tė lejonin dritėn
    tė depėrtonte
    ... "

    A ndodhet ndonje pamje(skice, foto) e ketij objekti ne forum ?

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Sarandė, zbulohet njė hark rrethor antik



    SARANDE-Njė hark rrethor, nė formė apside, me dysheme e rasa guri, qė mendohet se i takon antikitet tė vonė, ėshtė zbuluar nga nje ekspeditė nė manastirin e “40 shenjtėrove”, 4 km larg Sarandės.
    Harku rrethor ka vlera tė rralla arkeologjike dhe tashmė ky objekt po studiohet nga specialistėt. Manastiri i “40 Shenjtoret” daton nė vitet 323-324.
    Nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, ky objekt kulti u bombardua me 60 predha nga forcat italiane. Gjatė regjimit komunist, monumenti u kthye nė zonė ushtarake dhe kėrkimet arkeologjike nuk u lejuan, veē disa rasteve tė veēanta.
    Zbulimi vijon pas disa zbulimeve tė rralla nė Parkun e Apollonisė nė Fier.
    Njė ekspeditė shqiptaro-franceze mundėsoi gjetjen e dy busteve statujė mermeri dhe njė kėmbe bronxi qė i pėrkasin peridhės romake.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •