Nė janar tė kėtij viti, kryetari i PDIU-s, Shpėtim Idrizi paralajmėroi shqiptarėt pėr fondet e pista qė hidheshin nė media e portale kundėr ēėshtjes Ēame e pro interesave greke, nga Fondi Sekret i Ministrisė sė Jashtme greke.
Unė e di shumė mirė qė influenca e Greqisė ėshtė e madhe edhe nė mediat shqiptare. Shqipėria sot dhe ēdo ditė do tė jetė akoma dhe mė e fortė, e mos u mbani tek ata qė tradhėtojnė interesat e Shqipėrisė, thoshte Idrizi para disa muajsh.
Botimi bombė qė bėri pak ditė mė parė gazetari grek Dhimitris Takis nė gazetėn elektronike iefimerida.gr shkruante se Ministria e jashtme greke financonte me fonde sekrete media dhe gazetarė nė Shqipėri pėr tė siguruar publikime pozitive rreth Greqisė, pėr krijimin e lobit tė gazetarėve shqiptarė ne vend, si dhe qė kokat e medias tė mbėshtesin interesat e Greqisė.
Po sipas gazetės, me kėtė fakt ka lidhje edhe debati i ashpėr mes Panos Kamenos ministėr i Mbrojtjes dhe Nikos Kotzias tashmė ish-ministėr i Jashtėm, nė mbledhjen e kėshillit ministror pak ditė mė parė, debat qė shkaktoi dorėheqjen e ministrit Kotzias.
Pėr sa iu pėrket shumave pėr median nė Shqipėri, nė reportazh theksohet se deputetėve iu dha shpjegimi: pėr tė siguruar publikime pozitive pėr imazhin e Greqisė e krijimin e lobit tė gazetarėve shqiptarė ne vend, si dhe kokat e medias tė mbėshtesin interesat e Greqisė.
Ministria e Jashtme e Greqisė nuk ka pėrcaktuar se ku konkretisht janė shpėrndarė kėto para ne Shqipėri.
(BalkanWeb)
Krijoni Kontakt