Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17

    Korrupsioni: Qeveria e Rilindjes paguan $9 milion tender për 950 metra rrugë

    Tenderi - Duma: Nuk është shaka e 1 Prillit, mbi 9 mln dollarë vetëm për 950 metra rrugë

    Emri:  Rama-pogradec-655x356.jpg

Shikime: 186

Madhësia:  30.6 KB

    Partia Demokratike bëri një denoncim të ri për aferat korruptive të qeverisë, siç i quan ajo. Sipas opozitës, për vetëm 950 metra rrugë në Pogradec, qeveria ka paguar 9 milionë e gjysmë dollarë. Grida Duma u kujdes të theksonte se kjo nuk ishte shaka e 1 prillit.
    Duma: Një aferë skandaloze zbulon mekanizmin se si Edi Rama dhe qeveria e tij ndajnë paratë e shqiptarëve me miqtë e tyre. Mbi 9 milionë e gjysmë dollarë, ose 9 miliardë e 720 milionë lekë i ka dhënë Edi Rama një firme ndërtuese për të bërë më pak se një kilometër, saktësisht 950 metra rrugë në Lin të Pogradecit. Një shifër rekord abuzimi dhe korrupsioni.
    Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, tha se ky tendër ka edhe paligjmëri të tjera, si fakti që mungon mbikëqyrja e punimeve, që sipas saj është kërkesë e ligjit, duke shtuar se të dhënat mungojnë edhe në tabelën e objektit.
    Duma: Qeveria me kontratën e lidhur me 2 shkurt ka favorizuar firmën PE-VLA-KU, pasi siç shihet qartë nga dokumentacioni, ky ndërtues ka marrë 99 për qind të fondit limit. Është e dukshme se nuk ka pasur garë. 9 milionë e gjysmë dollarë për 950 metra rrugë kanë shkuar drejt e tek miku i qeverisë. Cila është pjesa e Edi Ramës në këtë aferë, i cili jo më kot cilësohet edhe nga mediat ndërkombëtare si politikani më i pasur në Evropë? Kjo është pra oligarkia në veprim.

    Emri:  Tabela-e-punimeve.jpg

Shikime: 211

Madhësia:  48.8 KB

    ORA NEWS

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Korrupsioni: Qeveria e Rilindjes paguan $9 milion tender për 950 metra rrugë

    Lajm i forte,lajm interesant,qe duhet te tregoje :

    1) Qe kjo rruge e PS ka kushtuar shume.
    2) Qe kjo rruge ka kushtuar si te gjithe rruget e tjera
    3) Rruget qe ka bere PD kane kushtuar shum me pak se kjo.
    4) Rruget qe ka bere PD kane kushtuar me shume se kjo. (per klm o metra)


    Kush duhet te jete pergjigja e sakte,nr 2 o numuri 4,se treshi eshte llogjike.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Korrupsioni: Qeveria e Rilindjes paguan $9 milion tender për 950 metra rrugë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Lajm i forte,lajm interesant,qe duhet te tregoje :

    1) Qe kjo rruge e PS ka kushtuar shume.
    2) Qe kjo rruge ka kushtuar si te gjithe rruget e tjera
    3) Rruget qe ka bere PD kane kushtuar shum me pak se kjo.
    4) Rruget qe ka bere PD kane kushtuar me shume se kjo. (per klm o metra)


    Kush duhet te jete pergjigja e sakte,nr 2 o numuri 4,se treshi eshte llogjike.
    Per propagande ju gjirokastritet keni qene te forte Serafim, por per aritmetike, jo dhe aq. Kur $9 milion dollare vidhen e shperdorohen nga buxheti i shtetit, dhe shkojne ne xhepat e te korruptuarve, kushdo qofshin ata, gjithe taksapaguesit e atij vendi vidhen. U vodhen $9 milion the? Nga 3 milion banore qe ka vendi, i bie qe u vodhen nga xhepi i cdo shqiptari $3. Nje familje me kater veta, humbi $12 ose 12,000 leke te vjetra. Pra cdo familje ne ate vend, iu vodhen 12,000 leke te vjetra vetem per kete rruge.

    Ky eshte lajmi o Serafim e jo llogje fjalesh.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Korrupsioni: Qeveria e Rilindjes paguan $9 milion tender për 950 metra rrugë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Per propagande ju gjirokastritet keni qene te forte Serafim, por per aritmetike, jo dhe aq. Kur $9 milion dollare vidhen e shperdorohen nga buxheti i shtetit, dhe shkojne ne xhepat e te korruptuarve, kushdo qofshin ata, gjithe taksapaguesit e atij vendi vidhen. U vodhen $9 milion the? Nga 3 milion banore qe ka vendi, i bie qe u vodhen nga xhepi i cdo shqiptari $3. Nje familje me kater veta, humbi $12 ose 12,000 leke te vjetra. Pra cdo familje ne ate vend, iu vodhen 12,000 leke te vjetra vetem per kete rruge.

    Ky eshte lajmi o Serafim e jo llogje fjalesh.

    Albo
    Qe mos ta bejme dhe aritmetiken propaganden e Shokut a Xhaxhit Sali,nje pyetje te thjeshte :

    Keto 9 milion te vjedhur per nje kilometer,jane me shume se ne kohen e rrugeve te Saliut o jane me pak ?
    Qe te jemi brenda matematikes,prsh "Rruga e Kombit" per kilometer ka kushtuar me shume o me pak se 9 milion dollare( per klm) ?

    Qe ta kuptojme lajmin,se eshte i hatashem,eshte normalitet,apo eshte me pozitiv se ne kohen e shokut Sali (ai qe na ka zevendesuar xhaxhin Enver ne zemrat tona)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •