Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 45
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Nga: AGRON LISI

    70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin timFUSHE KRUJE - Braktisja nga fëmijët e tij, dëshpërimi për situatën e krijuar, ka bërë që një 70-vjeçar nga Fushë-Kruja të vetëshpallet i vdekur për të testuar të afërmit e tij. Duket se komedia “Pas vdekjes” këtë herë është luajtur në skenën e quajtur “Jetë”. Hajdar Lila, përgjatë gjithë natës së të dielës ka afishuar lajmërimet për vdekjen e tij, në tentativë për të mbledhur të afërmit në banesën ku jetonte. Sipas tij, ka qenë vetmia dhe braktisja nga të afërmit, që e ka shtyrë të ndërmerrte këtë veprim. Hajdar Lila ka emigruar që në vitin 1990 drejt Greqisë së bashku me gruan, për të punuar atje deri në vitin 1998. Më pas ai ka emigruar në Kanada, ku ka qëndruar për dhjetë vite. “Gjatë kohës që kam qenë atje, kam ndihmuar, sigurisht fëmijët, por edhe vëllezërit dhe të afërmit e mi, ku për çdo festë i kujtoja duke iu dërguar 100 dollarë”, - ka treguar Lila. Por pas kthimit të tij në vendlindje me xhepat bosh, kjo gjë nuk u ka pëlqyer të afërmve, të cilët i kanë kthyer shpinën.

    Z. Lila, sa vjeç jeni?

    Dy ditë më parë kam festuar 70-vjetorin e lindjes me shokët e mi.

    A të uruan fëmijët?

    Jo, asnjëri prej tyre. Kam tre fëmijë, një me gruan e parë dhe dy me gruan e dytë. Asnjëri prej tyre nuk më uroi për ditëlindje. Në këto kushte, ika së bashku me shokët e festova ditëlindjen, sigurisht me një mllef në vetvete.

    Pse mllef?

    Unë e di si ka ardhur koha, por kaq fëmijë të ftohtë, që të mos kujtohen për prindërit, nuk e mendoja kurrë se do rrisja. Kam sakrifikuar një jetë të tërë për ta. Vazhdimisht iu kam kërkuar fëmijëve të më qëndrojnë pranë; unë nuk kam nevojë për lekë, por për përkujdesje.

    Prej sa kohësh i keni të ftohta marrëdhëniet me fëmijët dhe të afërmit e tu?

    Që kur jam kthyer nga Kanadaja. Në vitin 1990 vajta të punoja në Greqi, deri në vitin 1998. Më pas ika në Kanada, ku punova dhjetë vite. Lekët ua kam dërguar fëmijëve, ndërsa punoja së bashku me bashkëshorten. Kur isha në Kanada, nuk kishte festë që nuk u dërgoja edhe të afërmve të mi nga 100 dollarë. Kur u kthyem dhe vendosëm të qëndronim në Shqipëri, nuk sollëm lekë me vete dhe kjo solli për pasojë edhe largimin e fëmijëve dhe të afërmve të mi. Pa lekë nuk të do njeri dhe askush nuk u kujdes për mua dhe bashkëshorten. Jam përballur edhe me fëmijët, duke iu kërkuar arsyet pse nuk vijnë, ndërsa nuk kam marrë asnjë përgjigje prej tyre. I kisha paralajmëruar se do të pendoheshin dhe ja ku u detyrova t’iu bëj këtë, që t’i thërrasin ndërgjegjes, se edhe ata do plaken. I kam lënë amanet gruas që, kur të vdes, askënd nga familjarët të mos më lërë afër, pasi nuk e meritojnë një gjë të tillë.

    Pse u vetëshpallët i vdekur?

    Nga dëshpërimi, ja pse. Doja të shihja a do vinin fëmijët e mi, të paktën për vdekje, se për ditëlindje s’më erdhën. Pasi afishova lajmërimet, të parët që erdhën në banesë kanë qenë shokët e mi. Kur erdhën, u habitën, pasi nuk dinin asgjë për planin tim.

    Ju vjen keq pse vepruat kështu?

    Jo, mendoj se bëra sensibilizimin e duhur: askush nuk duhet të braktiset nga fëmijët. Imagjino se njërën nga vajzat e kam edhe biznesmene në Tiranë. Por leku iu ka errur logjikën. Kam punuar gjithë jetën për ta e në fund, kur mbaruan lekët, më kthyen shpinën.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-09-2013 më 17:19
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    ky eshte realitetit i hidhur shqiptar
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    ky eshte realitetit i hidhur shqiptar
    eshte karakteri i dobet i pjeses me te madhe te shqiptareve..servile dhe interesagjinj..po pate lekun edhe by.then ta lepijne..po nuk pate gje edhe femija ta kthe shpinen..te pakten ky paska dy-tre shoke..

    kam pare dikur te radio televizioni i kosoves nje burre qe jetonte ne azil te pleqve..45 vjet kishte punuar ne minieren e trepces ..kishte rrite dhe shkolluar me universitet 4 femije dhe ne fund femijet e kishin degdise ne azil..te lesh rinine ne miniere dhe te ngrysesh pleqerine ne azil nuk ka me katastrofe..andej nga anet tona kur vdes dikush ushqimi i fundit per nder te tij eshte hallva..njeri pati dekrlaruar '' o djale o hallven me grusht ''..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #4
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    E po ç' ta bënë fëmija, s'ta bënë as perëndia. -thonë.
    Love has no limits

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Ne nuk e dime se cfar ka ndodhur ne kjo familje sepse lexuam vetem anen e atij Plakut. Gjerat edhe mund te jene ndryshe. Por fakti eshte qe shume Shqiptare kan humbur cdo vlere qe kan pasur dikur. Paraja luan rolin kryesor kudo, dhe pa ate asnjeri nuk ta var me. Te gjithe presin rastin si te ta hedhin. E vertete...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Mosha e trete eshte lene ne harrese....shume rrijne vetem se i kane femijet ne emigrim.shume te tjere nuk flasin me femijet...arsyjet jane nga me te ndryshme....edhe me e keqja eshte ana ekonomike.pensionet jane shume te ulta sa nuk iu dalin per ilace e jo me per sherbime te tjera. Ne shqiperi nuk funksionin mire as Aziletr.... dashuria per familjen sa vjen e behet me e zbeht.vlerat sa vijne e zhduken.....ky eshte ndryshimi qe "duhet te kopjojme " nga te huajte :O
    Let food be your medicine !

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Kaq vite ne emigrim dhe nuk ka arrit te beje leke? Ne emigrim ka qene vetem pa femijet? Ka mundesi babai nuk ka qene aq "i afruar" me femijet, qe femijet i rrijne ftohte babait. Kam njohur te moshuar qe kane refuzuar te jetonin me femijet se nuk donin te linin shtepine e tyre apo su gjendej mideja me nuset. Mire eshte ti degjosh te dyja anet e historise. Gjithsesi eshte gjynah te perfundosh i braktisur ne ate moshe.
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Citim Postuar më parë nga symphony Lexo Postimin
    E po ç' ta bënë fëmija, s'ta bënë as perëndia. -thonë.
    c'te mbjellesh do te korresh...

    sa per miresite qe ka bere ky plaku e ka fajin vete. Nese i jep gjarprit te vogel per te ngrene ai do te behet me vone nje gjarper i madh dhe asgje tjeter...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Kjo tregon se ne kete bote per te vetmen gje qe ia vlen te luftosh eshte dashuria, nuk te nevojitet as paraja, e as fama por na duhet dashuria e familjes, gruas, femijeve dhe rrethit me te gjere. Megjithate kur dikush nuk i ka keto krejt boten po t'ia japesh nuk e ben te lumtur, keto po, por edhe besimi ne Perendine nuk lihet anash.

  11. #11
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Nuk braktisen prindërit si do që të jenë, të kanë bërë kokën dhe duhen pranuar për atë që janë. Si nuk i vret sadopak ndërgjegja këta fëmijë, edhe të arsimuar pale.
    Love has no limits

  12. #12
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anëtarësuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Ne ate moshe qe eshte ky nuk ka nevoje per lek, nuk i shikon njerzit me interes. E keqja e njerezimit eshte se eshte bere i paftyre. Se e le prindin pa asnje kujdes nuk i behet vone aspak. Ky i paska mbajtur te gjithe me lek,edhe mos i kish mbajtur si ka mundesi qe pjella jote, njeri me i dashur ne kete dynja te te behet me i larget? Ne c'bote po jetojme keshtu? Deshperimi dhe mllefi ka detyruar te veproje keshtu dhe nuk i ve aspak faj. Se di si do veproja une te isha ne vendin e tij.. se di. Vetem dicka si perfundim doja te shtoja: Nese ste vjen turp bej cfare te duash.

  13. #13
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Nga: AGRON LISI

    70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin timFUSHE KRUJE - Braktisja nga fëmijët e tij, dëshpërimi për situatën e krijuar, ka bërë që një 70-vjeçar nga Fushë-Kruja të vetëshpallet i vdekur për të testuar të afërmit e tij. Duket se komedia “Pas vdekjes” këtë herë është luajtur në skenën e quajtur “Jetë”. Hajdar Lila, përgjatë gjithë natës së të dielës ka afishuar lajmërimet për vdekjen e tij, në tentativë për të mbledhur të afërmit në banesën ku jetonte. Sipas tij, ka qenë vetmia dhe braktisja nga të afërmit, që e ka shtyrë të ndërmerrte këtë veprim. Hajdar Lila ka emigruar që në vitin 1990 drejt Greqisë së bashku me gruan, për të punuar atje deri në vitin 1998. Më pas ai ka emigruar në Kanada, ku ka qëndruar për dhjetë vite. “Gjatë kohës që kam qenë atje, kam ndihmuar, sigurisht fëmijët, por edhe vëllezërit dhe të afërmit e mi, ku për çdo festë i kujtoja duke iu dërguar 100 dollarë”, - ka treguar Lila. Por pas kthimit të tij në vendlindje me xhepat bosh, kjo gjë nuk u ka pëlqyer të afërmve, të cilët i kanë kthyer shpinën.

    Z. Lila, sa vjeç jeni?

    Dy ditë më parë kam festuar 70-vjetorin e lindjes me shokët e mi.

    A të uruan fëmijët?

    Jo, asnjëri prej tyre. Kam tre fëmijë, një me gruan e parë dhe dy me gruan e dytë. Asnjëri prej tyre nuk më uroi për ditëlindje. Në këto kushte, ika së bashku me shokët e festova ditëlindjen, sigurisht me një mllef në vetvete.

    Pse mllef?

    Unë e di si ka ardhur koha, por kaq fëmijë të ftohtë, që të mos kujtohen për prindërit, nuk e mendoja kurrë se do rrisja. Kam sakrifikuar një jetë të tërë për ta. Vazhdimisht iu kam kërkuar fëmijëve të më qëndrojnë pranë; unë nuk kam nevojë për lekë, por për përkujdesje.

    Prej sa kohësh i keni të ftohta marrëdhëniet me fëmijët dhe të afërmit e tu?

    Që kur jam kthyer nga Kanadaja. Në vitin 1990 vajta të punoja në Greqi, deri në vitin 1998. Më pas ika në Kanada, ku punova dhjetë vite. Lekët ua kam dërguar fëmijëve, ndërsa punoja së bashku me bashkëshorten. Kur isha në Kanada, nuk kishte festë që nuk u dërgoja edhe të afërmve të mi nga 100 dollarë. Kur u kthyem dhe vendosëm të qëndronim në Shqipëri, nuk sollëm lekë me vete dhe kjo solli për pasojë edhe largimin e fëmijëve dhe të afërmve të mi. Pa lekë nuk të do njeri dhe askush nuk u kujdes për mua dhe bashkëshorten. Jam përballur edhe me fëmijët, duke iu kërkuar arsyet pse nuk vijnë, ndërsa nuk kam marrë asnjë përgjigje prej tyre. I kisha paralajmëruar se do të pendoheshin dhe ja ku u detyrova t’iu bëj këtë, që t’i thërrasin ndërgjegjes, se edhe ata do plaken. I kam lënë amanet gruas që, kur të vdes, askënd nga familjarët të mos më lërë afër, pasi nuk e meritojnë një gjë të tillë.

    Pse u vetëshpallët i vdekur?

    Nga dëshpërimi, ja pse. Doja të shihja a do vinin fëmijët e mi, të paktën për vdekje, se për ditëlindje s’më erdhën. Pasi afishova lajmërimet, të parët që erdhën në banesë kanë qenë shokët e mi. Kur erdhën, u habitën, pasi nuk dinin asgjë për planin tim.

    Ju vjen keq pse vepruat kështu?

    Jo, mendoj se bëra sensibilizimin e duhur: askush nuk duhet të braktiset nga fëmijët. Imagjino se njërën nga vajzat e kam edhe biznesmene në Tiranë. Por leku iu ka errur logjikën. Kam punuar gjithë jetën për ta e në fund, kur mbaruan lekët, më kthyen shpinën.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Per dashuri dhe ne emer te dashurise flet cdo prind,por aktet ne jete nuk duken gjithmone dashuri por egoizem
    Ky plaku eshte egoist,prandaj edhe femijet I kane kthyer kurrizin.
    E ka fajin vete plaku qe per interesa egoizmi e ka ndare familjen cope cope,nuk ka ndenjur dhe jetuar te pakten ne te njejtin qytet me femijet
    Vuri Kanadane,vuri dollarin para femijeve I la femijet dhe iku ne Kanada.plak egoist.
    Femijet te trajtojne ashtu si I ke trajtuar.Nqs i ke trajtuar me kriticizem,ftohetesi dhe distance
    vjen dita dhe femijet te trajtojne njelloj sic I ke trajtuar.
    Tani plaku qan si bebi se femijet na e paskan lene vetem.Edhe plaku I ka lene femijet vetem.
    Whats the point???Nqs ai do ishte aq prind model dhe gjithe dashuri,femijet do I shkonin dhe jetonin me te ne Kanada i paska ngopur edhe ne leke femijet u ka dhene te gjitheve totali 100 Dollare.100 dollare eshte shume pak 100 dollare domethene 50 dollare ka dhene ky
    dhe 50 dollare ka dhene gruaja.Rob kurrnace me femijet.Prandaj me te drejte femijet
    i kane kthyer kurrizin.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  14. #14
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Kjo tregon se ne kete bote per te vetmen gje qe ia vlen te luftosh eshte dashuria,
    nuk te nevojitet as paraja, e as fama
    por na duhet dashuria e familjes, gruas, femijeve dhe rrethit me te gjere. Megjithate kur dikush nuk i ka keto krejt boten po t'ia japesh nuk e ben te lumtur, keto po, por edhe besimi ne Perendine nuk lihet anash.
    nuk te puth kush ne dore te thate sot o fehmi..po nuk pate parane nuk e don as veten me e jo te te doje dikush tjeter..po e pate parane te duan te gjithe..me ndere edhe mbrapa ta lepijne ..

    jemi popull interesagji fehmi..shitemi shume me pak se sa vlejme..ne te vertete pergjithesisht nuk vlejme fare...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    gjestin e tij vetem normal nuk e quaj, juve do ta benit te ishit ne situaten e tij
    njerezit qe vuajnen nga mungesa e dashurise te femijeve nuk vejne tellallin, por e vuajne ne qetesi ose gjejne menyra te tjera, me kete qe beri besoj se i largoi edhe me teper femijet ............
    per mua ky i moshuari eshte pak ca i semure nga mendja
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin

    Jo, mendoj se bëra sensibilizimin e duhur: askush nuk duhet të braktiset nga fëmijët. Imagjino se njërën nga vajzat e kam edhe biznesmene në Tiranë. Por leku iu ka errur logjikën. Kam punuar gjithë jetën për ta e në fund, kur mbaruan lekët, më kthyen shpinën.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    O zot , c fare k.rve . Vajza biznesmene , i hyri vetja ne qejf , edhe tani beson se nuk ka me nevoje as prinderit .

    Sa njerez te poshter mbarte kjo toke ...

    Harram buka ju qofte atyre , harram !!!! Te kishin nevoj prinderti e mi , une personalisht do beja te pamunduren .

    Nuk jam akoma prind , por te braktisesh nga femija jote ne kete menyre / ose te te shikoj vetem per interes , duhet te jete nga ndjenjat me neverike te kesaj ekzistence .

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar IllyrianPatriot për postimin:

    starbright (11-09-2013)

  18. #17
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Do jete ndonje plak me vese se s'ka mundesi. Nuk besoj qe femijet nuk kane dashur ta ndihmojne. Varet ku i con leket ai. Mund ti beje te gjitha pije apo dicka tjeter. Nuk e konceptoj dot te le ne meshire te fatit jo prinderit e mi por as te burrit. Njoh ca qe nuk behen me njerezit e burrit se ashtu i kane trajtuar ata ne fillim, apo femije qe jane dhunuar tej mase nga prinderit. Respekti duhet fituar edhe kur vjen puna te femijet e tu.
    Feelings change - memories don't.

  19. #18
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Per dashuri dhe ne emer te dashurise flet cdo prind,por aktet ne jete nuk duken gjithmone dashuri por egoizem
    Ky plaku eshte egoist,prandaj edhe femijet I kane kthyer kurrizin.
    E ka fajin vete plaku qe per interesa egoizmi e ka ndare familjen cope cope,nuk ka ndenjur dhe jetuar te pakten ne te njejtin qytet me femijet
    Vuri Kanadane,vuri dollarin para femijeve I la femijet dhe iku ne Kanada.plak egoist.
    Femijet te trajtojne ashtu si I ke trajtuar.Nqs i ke trajtuar me kriticizem,ftohetesi dhe distance
    vjen dita dhe femijet te trajtojne njelloj sic I ke trajtuar.

    Tani plaku qan si bebi se femijet na e paskan lene vetem.Edhe plaku I ka lene femijet vetem.
    Whats the point???Nqs ai do ishte aq prind model dhe gjithe dashuri,femijet do I shkonin dhe jetonin me te ne Kanada i paska ngopur edhe ne leke femijet u ka dhene te gjitheve totali 100 Dollare.100 dollare eshte shume pak 100 dollare domethene 50 dollare ka dhene ky
    dhe 50 dollare ka dhene gruaja.Rob kurrnace me femijet.Prandaj me te drejte femijet
    i kane kthyer kurrizin.
    Pajtohem plotesisht.
    Priderit jan pasqyre e femijeve,cdo gje kthehet,se kuptoj si kerkojn femije mirnjohes kur vete asnjeher nuk ju kan then falemindeirt femijeve,apo se kan kultivuar kte gjest te femijet e vete.
    Me 'tragjike' pastaj eshte kur prindi i len femijet se sa anasjelltas...
    Ndryshuar për herë të fundit nga zANë : 11-09-2013 më 08:57

  20. #19
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Do jete ndonje plak me vese se s'ka mundesi. Nuk besoj qe femijet nuk kane dashur ta ndihmojne. Varet ku i con leket ai. Mund ti beje te gjitha pije apo dicka tjeter. Nuk e konceptoj dot te le ne meshire te fatit jo prinderit e mi por as te burrit. Njoh ca qe nuk behen me njerezit e burrit se ashtu i kane trajtuar ata ne fillim, apo femije qe jane dhunuar tej mase nga prinderit. Respekti duhet fituar edhe kur vjen puna te femijet e tu.
    Fakti qe kaloje ne kete akt , tregon qe mbart nje zemerim te madhe nga barkisja e femijeve . Gje qe tregon , qe ne mendjen e tij te pakten , nuk ka arsye valide per kete braktisje nga femijt .

    Mund te kete edhe vese , por prape edhe braktisja totale , tregon femij interesaxhi qe harram buka u qofte . Nqs nuk ka ndonje arsye madhore , atehere femjit e tij turp tu vij , me siguri qe do marrin ate qe kan dhene , nga drejtesja e jetes .

  21. #20
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Nuk ka me keq, edhe me te keqet te botes te jene, prinderit duhen respektuar. Ne nuk mund ti zgjedhim pjestaret e familjes, por ti pranojme me te mirat & keqiat e veta. Askush nuk eshte perfekt, por te trajtosh prinderit ne kete menyre eshte kulmi!
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 11-09-2013 më 10:19
    I LOVE GOD

    j&g

  22. Anetarët më poshtë kanë falenderuar loneeagle për postimin:

    starbright (11-09-2013)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •