Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Doket ortodokse tė varrimit:

    Po shkruaj ca gjėra dhe mė duhet info pėr doket ortodokse tė varrimit, te grekėt dhe shqiptarėt ortodoksė. Nėse Albo, Ilia Spiro, Pirro2020 a ndonjė tjetėr kanė njohuri, u kam disa pyetje gati.

    Pyetjet e mia janė kėto:

    1) Ēfarė ikone i vėnė zakonisht tė vdekurit nė arkivol? A vazhdon edhe sot kjo traditė?

    2) Po gjatė vigjiljes (apo kalimit tė natės pranė tė vdekurit), a mundet burrat dhe gratė tė hanė e tė pinė ndonjė gjė (psh. llokume, kafe apo raki), apo e bėjnė vetėm mbas varrimit?

    3) Kur dalin nga shtėpia me arkivolin, a mbajnė vajtorėt gjėra (lule, ikona dhe dhurata) nė duar?

    4) Ēfarė lutjeje bėn prifti kur dalin nga shtėpia me arkivolin? A e bėn me zė, qė ta dėgjojnė tė gjithė vajtorėt? Duhet me patjetėr qė prifti tė jetė i shoqėruar nga psalti kur shkon tek shtėpia e tė ndjerit?

    Ju falėnderoj!

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kryeplaku pėr postimin:

    Neteorm (05-08-2020)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Doket ortodokse tė varrimit:

    Ne traditen kishtare orthodhokse, eshte detyra e Peshkopit qe t'i japi pergjigje pyetjeve qe besimtaret kane mbi besimin. Peshkopi, qe eshte Apostull i Krishtit ne ditet tona, ka detyren e ngarkuar nga Zoti Krisht te Bariut te Mire. Detyra kryesore baritore e Peshkopit eshte ruajtja e Orthodhoksise: besimit dhe adhurimit te drejte, ashtu sic na e dha Vete Zoti Krisht, te ruajtur brez pas brezi deri ne ditet tona. Prifterinjte sherbejne ne nje Kishe vetem me bekimin e Peshkopit te dioqezes. Pra autoriteti kryesor shpirteror e Kishtar brenda Kishes eshte Peshkopi. Brenda nje shteti eshte Sinodi i Shenjte, qe perbehet nga te gjithe peshkopet qe sherbejne ne krahinat brenda atij shteti. Kurse Keshilli Ekumenik i Kishes, eshte mbledha e 5 Patriarkanave historike te Kishes Orthodhokse: Konstandipojes, Romes, Aleksandrise, Jeruzalemit dhe Antiokut. Sot kemi edhe Patriarkana te tjera, si ajo e Rusise.

    Brenda Kishes gjejme dy tradita. Traditen e Shenjte Orthodhokse dhe traditen qe zhvilluar ne shekuj nga popuj te vecante orthodhokse. Tradita e Shenjte quhet e tille pasi a) eshte Veprimi i Shpirtit te Shenjte mes brezave te te Krishtereve dhe brenda Kishes ne shekuj b) eshte ajo qe besojme, mbrojme dhe trashegojme ne te krishteret orthodhokse brez pas brezi, pas dallim etnik apo racor. Nese nje krahine apo nje dioqeze, shkel e perdhos kete Tradite te Shenjte, eshte detyra e Kishes Orthodhokse, gjithe peshkopeve te tjere, qe te ngrene zene dhe ta largojne kete te keqe nga Trupi i Kishes, duke bere skizmen dhe duke nderprere Kungimin me ate grup heretik. Kungimi, eshte Uniteti Shpirteror i te Krishtereve Orthodhokse, pasi eshte dhurata me e shenjte qe Zoti Krisht i la Kishes se Tij, Trupin dhe Gjakun e Tij, dhe Kisha i ndan keto dhurata te shenjta me ne besimtaret mekatare, per sherimin e trupave tane, dhe per pastrimin e shpirtrave tane nga mekati.

    Ne popuj dhe kraina te ndryshme, gjejme edhe traditen me t te vogel jo me T te madhe. Kjo eshte tradite qe eshte zhvilluar ne ate krahine ne nje periudhe te caktuar, dhe ne rrethana te caktuara historike te atij populli. Duhet patur parasysh qe kjo tradite popullore, edhe pse eshte karakteritike per nje popull apo krahine te caktuar dhe nuk e gjejme ne popuj te tjere me tradite orthodhokse, nuk do te thote se eshte dicka e keqe apo a papranueshme nga Tradita e Shenjte. Per aq kohe sa kjo tradite nuk bie ne kundershtim me Traditen e Shenjte, cdo popull ka lirine qe te krijoje tradita te tilla karakteristike. Po te jap disa shembuj te thjeshte: Diten e Vitit te Ri, 1 janarit, Kisha Orthodhokse kujton e nderon Shen Vasilin e Madh. Po te vesh ne Greqi, ata e festojne me "kekun e Shen Vasilit" ku futin edhe nje lek brenda per te pare se kujt do t'i bier kur te ndahet keku ne thela. Shume te krishtere orthodhokse shqiptare e festojne duke bere mesnik, nje lakror/byrek i mbushur me mish. Leku fshihet ne petet e lakrorit. Dy nderime te ngjashme por ne menyre te ndryshme. Greket duke patur porte plot, e siguronin kollaj sheqerin nga importi. Shqiptaret qe jetonin te izoluar mes maleve, e kishin me te veshtire sigurimin e sheqerit, por ishin blegtore te mire. Nje tjeter shembull: tradita ortodhokse shqiptare ka nje te vecante qe nuk e gjejme ne asnje tradite tjeter orthodhokse ne bote. Diten e 6 janarit, Festen e Theofanise, Shfaqjes se Zotit Triun ne lumin Jordan, (Uji i Bekuar ne gjuhen popullore), krahas hedhjes se Kryqit ne uje, tradita shqiptare ka qene qe behej edhe Ankandi i Ikonave ne hajatet e Kishave. Te krishteret orthodhokse shqiptare jepnin leke ne ankand per ikonat e shenjtoreve te tyre me te dashur. Keto leke mblidheshin per Kishen dhe besimtaret i merrnin e mbanin keto ikona ne shtepite e tyre per nje vit, dhe i sillnin prape ne Kishe pas nje viti. Asnje popull tjeter orthodhoks ne bote nuk e ka kete tradite pervec shqiptareve. Sipas tradites gojore, kjo tradite u zhvilluar mes shqiptareve gjate pushtimit otoman, ku bejleret dhe oficeret e administrates turke hynin neper Kisha dhe rrembenin ikona dhe sende te shenjta, per ti detyruar te krishteret qe te paguanin florinj qe ti merrnin prape mbrapsht. E benin kete gje edhe per te mbushur xhepat e tyre, por edhe per te persekutuar te krishteret qe nuk gezonin te njejtat priviligje ligjore si qytetaret muslimane. Dhe te krishteret orthodhokse e pane kete gje si nje test te besimit te tyre. Dhe jo vetem qe paguanin per ti marre ikonat mbrapsht e per ti mbajtur kishat hapur, por e pane si nje testim te besimit te tyre. Dhe fakti qe mbeti dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite, jo vetem ne Shqiperi por edhe mes shqiptareve orthodhokse ne Amerike, tregon sa sa gjurme kane lene keto rrethana historike ne traditen e popullit orthodhoks shqiptar.

    Perse i rrashe kaq gjate? Qe te kuptosh dy gjera shume te rendesishme. Pyetjet e besimit ne orthodhokset ia bejme gjithmone Peshkopit ose mekembesit te tij, priftit. Pasi ata ka caktuar Vete Zoti Krisht si barinj te Kishes Orthodhokse. Dhe mesimi tjeter i rendesishem, eshte dallimi mes Tradites se Shenjte se Kishes, dhe traditave lokale karakteristike qe gjejme mes popujve te ndryshem orthodhokse.

    Tani persa i perket pyetjeve te tua ne lidhje me ritet e varrimit. Nuk kam shume njohuri, por do te them aq sa kame vezhguar dhe lexuar.

    1) Nuk di qe te vdekurit t'i vendoset nje ikone brenda ne arkivol. Zakonisht, kur trupi i vdekur vendoset ne arkivol, dhe sillet ne Kishe per sherbesen mortore, ne duar i vene nje Kryq jo nje ikone. Te pakten une kete tradite kam pare prifterinjte ketu ne Amerike te ndjekin. Familja mund te sjelli edhe lule, apo sende te tjera fetare qe i ndjeri kish vete, dhe mund t'ia vene mbi trup ose ne arkivol. Une nuk di qe keto sende te varrosen nen dhe me trupin e te ndjerit. Ato sense mbahen ne arkivol vetem gjate sherbeses dhe hiqen nga arkivoli dhe i jepen familjes se te ndjerit. Ikonat mund te vendose nga familja mbi var pas varrosjes, sidomos nese i ndjeri ka patur nje shenjtor mbrojtes te dashur. Por kjo nuk eshte nje tradite kishtare, me shume se sa nje tradite qe e ndjekin vete familjaret.

    2) Nuk di te them me saktesi nese gjate vigjiljes me trupin e te vdekurit, vajtuesit fusin gje ne goje apo jo. Nese mbajne kreshme, e bejne kete gje per te nderuar kujtimin e te ndjerit, dhe per te lejuar lutjet e tyre gjate nates, te ngjiten lart ne qiell, qe Perendia te kete meshire per shpirtin e mekatarit te ndjere. Te krishteret orthodhokse dhe vete Kisha ka traditen e lutjes per te vdekurit. Kisha ne deshmon dhe na meson se lutja per te vdekurit eshte e rendesishme, pasi pendimi dhe lutja eshte vetem per te gjallet dhe jo per te vdekurit. I vdekuri nuk pendohet dot me per mekatet e tija e nuk lutet dot me per meshiren e Perendise. Keshtu qe na takon ne te gjalleve, familja dhe femijet qe le pas, Kisha si e tere, te lutet e ta kujtoje shpirtin e te ndjerit. Lutja per meshire dhe faljen e mekateve dhe qiriri i ndezur ne Kishe, eshte menyra se si ne te krishteret orthodhokse lutemi per te vdekurit. Po te shkosh ne Kishe per shembull, do shohesh qe ka qirinj qe ndizen ne nje vend te caktuar per te gjallet, dhe ne nje vend tjeter per te vdekurit. Gjeja tjeter qe eshte e rendesishme te kuptosh per Traditen e Shenjte Orthodhokse eshte se kur ne mbajme Liturgjine e Shenjte ne Kishe te djelave, prezante ne Kishe nuk jane vetem te gjallet ne trup, por edhe gjithe shpirtrat e besimtareve orthodhokse te vdekur, te gjithe shenjtoret e Kishes ne shekuj, Trinia e Shenjte (Ati + Biri e Shpirti i Shenjte), dhe gjithe engjejt ne qiej. Vdekja e ndan besimtarin fizikisht nga Kisha Orthodhokse, por jo shpirterisht. Shpirti i Tij eshte i lidhur ne perjetesi me Kishen. Prandaj Shen Joan Gojarti e quan Kishen "Arka e Shpetimit te Shpirtrave". Kisha eshte e vetmja gje e kesaj bote, qe do te kaloje ne Boten e Perjetshme te pertej varrit qe Zoti Krisht ka pergatitur per te gjithe besimtaret e denje te Krishtere.

    3) Ketu ne Amerike, sherbesa mortore ka dy pjese. Trupi i te vdekurit sillet me pare ne Kishe, ku prifti ben nje sherbese te vecante mortore qe po ta degjosh me vemendje, eshte shume mbreselenese dhe domethenese per ne qe ngelemi pas. Pasi mbaron kjo sherbese ne Kishe, prifti ben disa lutje dhe tymos me temjam, edhe tek varri i te ndjerrit. Si te thuash, sherbesa fillon ne Kishe dhe perfundon ne varreza tek varri i te ndjerit. Prifti eshte ai qe drejton cdo aspekt te sherbeses fetare si ne Kishe edhe tek varri. Ketu ne Amerike njerezit sjellin lule si ne Kishe edhe tek varri. Nuk di te te them nese kjo eshte tradite fetare apo jo.

    4) Prifti drejton gjithe sherbesen e varrimit. Prifteria ne Kishen Orthodhokse nderohet si Mister i Shenjte i Kishes. Prifti drejton te gjitha sherbesat fetare, perfshi ate te varrimit. Nuk besoj se prania e psalltit eshte e detyrueshme, por prania e priftit eshte e detyrueshme. Sic ta zura ne goje edhe me pare, prifti sherben ne nje Kishe e ne nje komunitet, vetem fale bekimit te Peshkopit te dioqezes. Prifti asnjehere nuk mund te beje nje veprim ne koken e tij kur vjen fjala tek besimi apo edhe administrimi i Kishes, pa marre bekimin e Peshkopit te tij me pare. Lutjet e priftit dhe sherbesa mortore eshte publike. Kushdo qe merr pjese ne varrimin e te ndjerit si ne Kishe edhe tek varri, i degjon te gjitha lutjet qe thote prifti.

    Nje prift ose dhjak mund te te japi pergjigje me te detajuar se une si besimtar i thjeshte.

    Albo

  4. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Pėr: Doket ortodokse tė varrimit:

    Dakord dhe faleminderit. I mbajta ca shenime dhe po kam ndonje pyetje tjeter kthehem prape. Ne nderkohe, po kerkoj ca portale greke per pyetjet e mia.

    Une me sa kuptova, Trisajion (lutjen e meshires) njehere e nje kohe e bente prifti qe ne shtepi (pas vigjiljes, perpara se te nisej trupi per ne kishe). Megjithate duhet te sigurohem per kete.

    Me te mira!

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Doket ortodokse tė varrimit:

    Nese di anglisht dhe nese ke interes te mesosh me shume mbi Traditen Orthodhokse ne lidhje me jeten e shpirtit pas vdekjes, te rekomandoj te lexosh librin e murgut Seraphim Rose "The Soul After Death" (Shpirti pas Vdekjes). E kam lexuar para disa vitesh dhe e trajton qarte Traditen e Kishes Orthodhokse ne lidhje me jeten e shpirtit pas vdekjes. Seraphim Rose ishte nje i ri amerikan, gjeni nga ana e intelektit, me nje pasion te madh per te eksploruar filozofine dhe misteret e jetes. Pasi zbuloi Orthodhoksine, u dha pas saj, dhe i perkushtoi jeten e tij, duke u kthyer edhe ne murg. Ka sjelle disa perkthime nga tradita orthodhokse e Kishes Ruse edhe ne gjuhen angleze. Perendia e mori nga kjo bote para kohe, iku ne nje moshe te re. Ne liber do te shohesh edhe nje foto t fytyres se tij ne vdekje.

    Libri ne fjale eshte shume i veshtire per tu lexuar dhe kuptuar, nese nuk ke baza te forta besimi. Nuk do t'ua rekomandoja njerezve qe kane nje besim te vaket ose qe jane duke eksploruar besimin. Autori mundohet te ndaje me lexuesin modern traditen shekullore te Kishes mbi jeten pertej varrit. Dhe mundohet te hedhi poshte edhe idene e njeriut modern se "askush nuk e di cfare ndodh pas vdekjes". Ajo qe me beri mua me shume pershtypje nga libri ishte shpjegimi fetar i sherbesa te vecanta perkujtimore qe ne bejme ne Kishe per te vdekurit ne dite te caktuara pas vdekjes. Dhe lidhja qe ai ben per keto sherbesa me realitetin e shpirtit ne boten tjeter, ishte shume kuptimplote. Si pershembull, perse orthodhokset kujtojne te vdekurin ne Kishe per te 40-tat duke shpene grure te zier? Per 40 dite, shpirti i te vdekuri leviz ne toke ne te gjitha vendet ku ai ka jetuar. Dhe vetem pas 40 ditesh, largohet nga kjo bote, ne vendin qe i ka caktuar Perendia.

    Pjese nga ai liber duhen perkthyer ne shqip pasi jane me interest per shume besimtare e studies te tradites orthodhokse. Cdo gje qe tradita permban, ka nje domethenie edhe nje kuptim, pavaresisht se ne si besimtare e njerez sot nuk i dime. Thesari shpirteror i Kishes Orthodhokse eshte pikerisht Tradita e Shenjte - veprimi i Frymes se Shenjte brenda Kishes qe na ka zbuluar shume mistere te jetes si ne te gjalle, edhe pertej varrit.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-08-2020 mė 23:36

  6. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Pėr: Doket ortodokse tė varrimit:

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    Faleminderit, por une nje drame ne shqip kam ne mendje, packa se askush nuk interesohet per drama ne shqip. Thjesht ka nje funeral drama dhe nuk dua te ve gjera qe nuk kane lidhje me traditen ortodokse te varrimit.

    Lexova ca portale ortodokse ne anglisht edhe per ameshimin apo udhetimin e shpirtit pas vdekjes. Nuk eshte se po bej ndonje studim serioz ne keto ceshtje, thjesht kam nevoje te njoh doket.

  7. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Pėr: Doket ortodokse tė varrimit:

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    3) Ketu ne Amerike, sherbesa mortore ka dy pjese. Trupi i te vdekurit sillet me pare ne Kishe, ku prifti ben nje sherbese te vecante mortore qe po ta degjosh me vemendje, eshte shume mbreselenese dhe domethenese per ne qe ngelemi pas. Pasi mbaron kjo sherbese ne Kishe, prifti ben disa lutje dhe tymos me temjam, edhe tek varri i te ndjerrit. Si te thuash, sherbesa fillon ne Kishe dhe perfundon ne varreza tek varri i te ndjerit. Prifti eshte ai qe drejton cdo aspekt te sherbeses fetare si ne Kishe edhe tek varri. Ketu ne Amerike njerezit sjellin lule si ne Kishe edhe tek varri. Nuk di te te them nese kjo eshte tradite fetare apo jo.

    Albo
    A di gje sa zgjat sherbesa ne kishe?

    Une po gjej ca info ne anglisht dhe shikoj qe sherbesa ka tre pjese (jo dy): E marrin te ndjerin nga shtepia (ku eshte mbajtur vigjilje dhe prifti kendon trisajion), e cojne ne kishe, pastaj ne varreze.

    Nese e kam kuptuar mire, ne kishe nuk zgjat shume sherbesa. Pra e mbajne ndoshta rreth nje ore, e hapin qivurin serish, behen lutjet dhe kungimi i te pranishmeve, kush do mund ta puthe te vdekurin dhe pastaj nisen per ne varreza.

    Keshtu nuk eshte, apo jam gabim? Ne kishe sherbesa i bie te jete fare e shkurter.

    Ne nderkohe do te kerkoj keto portalet ne anglisht.

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Doket ortodokse tė varrimit:

    Sherbesa ne kishe nuk eshte e gjate, por nuk eshte e shkurter fare. Eshte me pak se nje ore si sherbese. Familja, miqte e te njohurit i japin lamtumiren pasi arkivoli eshte i hapur. Ne Kishe arkivoli mbyllet dhe shkon ne varreza. Ne Kishe, familjaret mund te dalin e thone dy fjale ne kujtim te jetes se te ndjerrit. Nganjehere kete gje e ben edhe prifti vete, kur ai e njihte mire te ndjerrin. Pjesetari i familjes flet ne fund te sherbeses ne Kishe. Ne varreza, prifti i pranishem thote lutjet e fundit, duke bekuar varrin dhe arkivolin, para se arkivoli te futet ne varr. Ne varreza sherbesa eshte shume e shkurter. Arkivoli mbulohet me balte dhe familjaret dhe miqte shkojne pas varrezave ne nje lokal per te ngrene dreken e te ndjerrit se bashku. Gjate drekes, njerezit kujtojne jeten e te ndjerrit.

    Keto jane doket e dites se varrimit. Familjaret do te bejne edhe doket e kujtimit ne Kishe te shpirtit te ndjerrit ne ditet, vitet ne vazhdim. Ne Traditen e Shenjte te Kishes, shpirti i nje besimtari te pagezuar ne Kishen Orthodhokse, eshte i pandashem nga Kisha si ne kete jete, edhe ne vdekje, edhe ne ate boten tjeter te ameshuar. Kisha i kujton e lutet gjate Liturgjise Hyjnore per te gjithe ata shpirtra qe kane ikur para nesh, dhe keta shpirtra jane te pranishem ne Kishe, gjate Liturgjise Hyjnore.

    Albo

  9. #8

    Bukur.

    Pasi i hodha keto pyetje ketu, pergjigjet qe desha i gjeta te nje portal shqip/ortodoks teper informues. Aty perfshihen edhe lutjet specifike (ne shtepi, kishe dhe varreze).

    https://orthodoxalbania.org/2020/202...ishe-ne-varre/

    Sic e the ti dhe me sa po kuptoj edhe vete, ka ca divergjenca zakonesh nga nje zone ne tjetren. Problemi im eshte se une dua te shkruaj per ngjarje qe ndodhin gjate vigjiljes (wake) dhe per kete po mbledh sa me shume info.

    Portalet ortodokse thone qe prifti zakonisht thirret sapo dikush jep shpirt. Aty prifti ben lutjet e para. Por une po vras mendjen cfare ndodh ne momentin kur dike e marrin nga shtepia per ne kishe. Me perpara edhe ne kete rast duket se ishte prifti prezent, kurse tani jo....

    Nejse, ajo qe kuptoj eshte qe nuk behet hataja nese i ndryshoj ca detale te vigjiljes.... sepse vete zakoni i vigjiljes nuk eshte ekzakt (si sherbesa ne kishe, ne varr, etj.). Pra nuk do ishte e parpanueshme, po marr une shembull, qe prifti (ne ate qem po shkruaj) te shfaqet dy here (edhe kur vdes dikush edhe kur e marrin trupin te nesermen per ne kishe) dhe trisaine ta kendoje dy here.

    Nejse, faleminderit per cdo info.

  10. #9

    Pėr: Doket ortodokse tė varrimit:

    Ju pėrcjell njė shkrim interesant, qė gjithėsesi i pėrmbahet temės...

    Burimi: CristianitaOrtodossa

    Ēfarė ndodh me shpirtrat e tė vdekurve kur i djegin?

    Pyetja Ēfarė ndodh me shpirtrat e tė vdekurve tė djegur nga COVID-19?
    - mė ėshtė drejtuar disa herė kohėt e fundit, duke shprehur disa shqetėsime tek tė afėrmit dhe njerėzit qė kanė tė bėjnė me situatėn aktuale.
    Ne e dimė se si qeveria detyroi djegien e trupave tė tė fjeturve pėr shkak tė (ose supozuar) COVID.
    Kjo nėnkupton qė pothuajse asgjė nuk mbetet nga trupi origjinal i tė ndjerit, dhe pėr kėtė arsye pyetja e madhe mbetet:
    Nė ringjalljen e tė vdekurve, a do tė kenė ata njė trup?
    A nuk e ndalon Kisha djegien e tė vdekurve?
    A kanė tė drejtė pėr njė varrim? ( funeral fetar ).

    Duhet thėnė se Kisha njeh dy raste, domethėnė djegien vullnetare dhe vdekjen e dhunshme pėr shkak tė njė zjarri ose shkaqeve tė tjera tė treta pėr tė cilat trupi ishte nė kontakt me zjarrin.
    Nė rastin e parė, meqenėse i ndjeri nuk e pranoi doktrinėn e ringjalljes sė tė vdekurve, vėrejmė se Kisha nuk u jep funeralin Orthodhoks atyre qė, nė testament, kanė kėrkuar shprehimisht tė digjen.
    Nė kėtė rast, pėr shkak se i ndjeri e ka urryer trupin e tij dhe dogmėn e ringjalljes, ai nuk varroset me nderime tė krishtera.
    Ėshtė krejt tjetėr gjė, nėse i ndjeri u gjet nė njė zjarr - ose nė njė shpėrthim, ose raste tė tjera - dhe vdiq pa qenė nė gjendje tė vendoste fatin e tij.
    Nė kėtė rast - dhe nė rastin e masave nėn justifikimin e COVID - i ndjeri nuk mund tė zgjidhte, dhe Kisha, duke ofruar pėrfitimin e zgjedhjes sė pa bėrė, ofron shėrbime funerale.
    Zoti i Mėshirshėm, do tė shikojė te besimi i tė ndjerit dhe jo te praktika e zbatuar pa pėlqim.
    Zoti Perėndi nė mundėsitė e tij tė pafundme, mundet faremirė ta rigjenerojė trupin e orthodhoksit tė ndjerė duke e pėrgatitur pėr ringjalljen e tė vdekurve, nėse e meriton kėtė.

    Pėrshėndetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 18-01-2021 mė 18:35 Arsyeja: Gabim ortografik
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  11. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Pėr: Doket ortodokse tė varrimit:

    Po lutje te shkrurtra per njerezit qe bejne kryqin dhe luten per te vdekurit, a dini?

    Une gjeta ca tropare e psalme neper portale shqiptare, por me interesojne me shume shprehjet e shkurtra qe thone ortodokset per te ndjerin.

    I kam pare njerezit, po ashtu, qe bejne kryqin kur u afrohen varrezave, kishes, etj, por nuk e di se cfare thuhet kur dikush ben kryqin. Me duket se thone "Lavdi Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte", por nuk jam i sigurt.

    Nese ndokush ka njohuri per keto dyja (per lutjen kur dikush ben kryqin ne pergjithesi dhe lutjen kur shikon/prek te vdekurin), eshte i lutur t'i sjelle ketu.

    Faleminderit!

  12. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Doket ortodokse tė varrimit:

    Lutjet per te vdekurit, kategorizohen ne dy grupe: lutjet e Kishes Orthodhokse, si Trup i Gjalle i Krishtit, dhe lutjet e besimtareve te thjeshte. Kisha lutet per te vdekurit jo vetem ne sherbesen e te vdekurit qe behet ne Kishe, por lutet dhe e kujton te vdekurin edhe gjate gjithe liturgjive qe behen ne Kishe te dielave apo cdo dite te javes. Eshte nje moment gjate Liturgjise Hyjnore, ku prifti ze ne goje emrat e te gjalleve qe mund te jene duke kaluar semundje apo veshtiresi. Dhe pas tyre, eshte nje moment ku prifti ze ne goje edhe emrat e te vdekurve. Keto emra mund te jene emrat e besimtareve qe jane ndare nga kjo jete rishtazi, ose emrat e besimtareve qe jane ndare vite me pare. Ne te dyja rastet, besimtaret e thjeshte i japin priftit emrat qe perkujton ne Kishe gjate Liturgjise. Ke dhe sherbesen e trisaise qe prifti e ben ose ne kishe ne nje pervjetor vdekjeje 40 dite, 1 apo 3 apo 10 vjetori i ndarjes nga jeta. Ose tek varri i te ndjerrit.

    Kemi edhe lutjet e besimtareve te thjeshte qe behen per te vdekurit ne Kishe apo jashte saj. Ne Kishe besimtaret ndezin qirinj per shpirtrat e te afermve te tyre, dhe thone edhe lutje per ta. Lutjet e besimtareve jane te thjeshta: "Meshiro o Zot shpirtin e besimtarit tend X. Fali atij mekatet dhe numeroje mes te drejteve. Tani e perhere e ne jete te jeteve. Amen."

    Kisha Orthodhokse dhe besimtaret orthodhokse, jane edhe te vetem qe e bejne kete gje. Lutjet per te vdekurit nuk i gjen ne Kishen Romano-Katolike, apo kishat protestante. Dhe shpesh keta e sulmojne qendrimin orthodhoks ndaj lutjes per te vdekurit. Pasi ata nuk besojne se lutja e besimtarit mund te ndryshoje destinacionin e shpirtit pas vdekjes. Ata besojne se lutja eshte vetem per te gjallet e jo per te vdekurit.

    Albo

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Kryeplaku (21-02-2021)

  14. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Doket ortodokse tė varrimit:

    Lutja e Kishės pėr tė vdekurin

    O Perėndi i shpirtrave dhe i gjithė trupave, Ti qė shkatėrrove vdekjen dhe rrėzove Djallin dhe i dhe jetė botės sate, Ti o i njėjti Zot, jepi prehje shpirtrave tė shėrbėtorėve tė Tu tė larguar nga kjo botė nė njė vend plot dritė, njė vend freskimi, njė vend prehjeje, ku tė gjitha sėmundjet, psherėtimat dhe hidhėrimet kanė marrė fund. Falu ēdo shkelje qė ata kanė kryer, qoftė me fjalė apo me vepra ose me mendime. Sepse Ti je njė Zot i mirė dhe njeridashės; sepse nuk ka njeri qė jeton dhe nuk mėkaton, sepse Ti je vetėm pa mėkat, drejtėsia Jote ėshtė pėr gjithė pėrjetėsinė dhe fjala Jote ėshtė e vėrteta.

    Sepse Ti je Ngjallja, Jeta dhe Prehja e shėrbėtorėve tė tu qė flenė, o Krisht, Zoti ynė, dhe Ty tė japim lavdi, sė bashku me Atin Tėnd tė pėrjetshėm, dhe Shpirtin Tėnd tė tėrėshenjtė, tė mirė e jetėdhėnės, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Amin

    Shėnim: Pėrktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa.

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Kryeplaku (15-11-2023)

  16. #13
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Pėr: Doket ortodokse tė varrimit:

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Lutja e Kishės pėr tė vdekurin

    O Perėndi i shpirtrave dhe i gjithė trupave, Ti qė shkatėrrove vdekjen dhe rrėzove Djallin dhe i dhe jetė botės sate, Ti o i njėjti Zot, jepi prehje shpirtrave tė shėrbėtorėve tė Tu tė larguar nga kjo botė nė njė vend plot dritė, njė vend freskimi, njė vend prehjeje, ku tė gjitha sėmundjet, psherėtimat dhe hidhėrimet kanė marrė fund. Falu ēdo shkelje qė ata kanė kryer, qoftė me fjalė apo me vepra ose me mendime. Sepse Ti je njė Zot i mirė dhe njeridashės; sepse nuk ka njeri qė jeton dhe nuk mėkaton, sepse Ti je vetėm pa mėkat, drejtėsia Jote ėshtė pėr gjithė pėrjetėsinė dhe fjala Jote ėshtė e vėrteta.

    Sepse Ti je Ngjallja, Jeta dhe Prehja e shėrbėtorėve tė tu qė flenė, o Krisht, Zoti ynė, dhe Ty tė japim lavdi, sė bashku me Atin Tėnd tė pėrjetshėm, dhe Shpirtin Tėnd tė tėrėshenjtė, tė mirė e jetėdhėnės, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Amin

    Shėnim: Pėrktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa.
    Topar apo psalm eshte ky perkthim? Kam degjuar qe mbas himnit trishenjtor prifti ose psalti kendojne Litanine e Madhe, por ndoshta nuk e mbaj mend mire.

    A kemi ndonjė fjalė tė veēantė nė shqip pėr makarinė, dmth. pėr drekėn e funeralit (greqisht makaria)?

Tema tė Ngjashme

  1. Shkodėr, ‘i vdekuri’ ngjallet gjatė varrimit
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-11-2012, 15:49
  2. Ta freskojmė kujtesėn – Doket dhe zakonet nėpėr trevat tona
    Nga projekti21_dk nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 28-09-2010, 15:07
  3. Pse Kisha Ortodokse shqiptare nuk i kėrkon Kishat Ortodokse nė Kosovė?!
    Nga KILI MERTURI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 03-02-2010, 17:08
  4. Ceremonia e varrimit tė premtimeve tė qeverisė Thaēi
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-06-2008, 02:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •