Postuar më parë nga
torrkerry
BUJA 20,
per te dialoguar, me perpara duhet te kerkojme te kuptojme çfare me te vertete tjetri ka thene. Ti nuk e ke bere me mesazhin ti. Beje!
Ke shkruar:
"Jezusi sipas bibles predikoi..duaje armikun tend!
duaje serbin qe te masakron familjen para syve tu
duaje njeriun qe ta hin me boks ne fytyr pa mos i ber gje
duaje shejtanin (satanin) pra armiku i njeriut eshte edhe shejtani e Jezusi sipas bibles ju meson ta doni shejtanin!!!
duaje njeriun qe deshiron te hjek prej rruges Zotit!!nese nje njeri te meson te lesh rrugen e Zotit sipas bibles at njeri duhet ta vrasesh!!!
a do te rish e ta puthish armikun kur ai te sulmon kombin te sulmon fenë te ofenon Zotin te pshtyn nenen para syve tu ose e hyp nenen tende ??¨!!!
pra dojeni armikun e mos ju hakmereni por vetem luteni per to.."
Per keta probleme jo sipas bibles, por me te vertete ai ka thene: (E nese nuk do ta kishte thene do te kiste ardur kot ketu ne bote)
Mat.5,38-48.
38 “Keni dëgjuar se qe thënë: ‘Syrin për sy e dhëmbin për dhëmb’. 39 Unë po ju them: Mos u kacafytni me të keqin, por atij që të bie shuplakë faqes së djathtë, ktheja edhe të tjetrën. 40 Atij që do të të qesë në gjyq për të të marrë këmishën, jepja edhe pallton. 41 E nëse ndokush të shtrëngon të ecësh me të një milje, ti bëji dy; 42 atij që të lyp, jepi, e atij që të kërkon hua, mos ia kthe shpinën.”
Dashuria ndaj armiqve
43 “Keni dëgjuar se qe thënë: ‘Duaje të afërmin tënd’ e urreje armikun tënd. 44 E unë po ju them: Duajini armiqtë tuaj, lutuni për ata që ju salvojnë, 45 për t’u bërë bijtë e Atit tuaj që është në qiell, sepse Ai bën të lindë dielli i tij mbi të këqijtë e mbi të mirët e të bjerë shi për të drejtët e për të padrejtët. 46 Sepse, po qe se i doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi meritoni? Pse a nuk bëjnë kaq edhe tagrambledhësit? 47
E nëse i përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë të njëjtën gjë edhe paganët?
48 Jini, pra të përkryer siç është i përkryer edhe Ati juaj që është në qiell!”
Lk 6,27-38:
(Mt 5, 38‑48; 7, 12a)
27 “Por po ju them juve që më dëgjoni:
‘Duajini armiqtë tuaj,
bëjuni mirë atyre që ju urrejnë,
28 bekojini ata që ju mallkojnë, lutuni për ata që dijekeqas ju mundojnë’.
29 Atij që të bie njërës faqe, ktheja edhe tjetrën! Atij që ta rrëmben pallton, mos ia ndal as këmishën! 30 Secilit që lyp prej teje, jepi, e atij që merr gjënë tënde, mos i kërko ta kthejë!
31 Si dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, ashtu bëjuni edhe ju atyre!
32 Nëse i doni vetëm ata që ju duan, çfarë merite të veçantë pritni? Sepse edhe mëkatarët i duan dashamirët e vet. 33 Edhe nëse, [pra] u bëni mirë vetëm atyre që ju bëjnë mirë, çfarë merite të veçantë pritni? Aq bëjnë edhe mëkatarët. 34 E në qoftë se u huazoni vetëm atyre, prej të cilëve shpresoni se do t’ju kthejnë, ç’shpërblim do të keni? Edhe mëkatarët u huajojnë mëkatarëve, por që t’u kthehet aq sa dhanë.
35 Por ju duajini armiqtë tuaj, bëni mirë e huazoni pa pritur se do t’ju kthejnë gjë. Kështu do të jetë i madh shpërblimi juaj dhe do të jeni bijtë e të Tejetlartit Zot, sepse ai ua do të mirën edhe mosmirënjohësve e të këqijve.
36 Bëhuni edhe ju të mëshirshëm sikurse (edhe) Ati juaj është i mëshirshëm.”
Mos i gjykoni të tjerët
37 “Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni! Mos dënoni e nuk do të dënoheni! Falni e do të gjeni falje! 38 Jepni e do t’ju jepet: masë e mirë, e dendur, e tundur, me grumbull do t’ju jepet nën sqetullën tuaj: sepse me atë masë që të matni, do t’ju matet edhe juve në kthim.”
NESE NUK BEJME SI kRISHTI NA KA THENE, PER ÇFARE DUHET TE JEMI BESIMTARE?
I ke lexuar temet e ateistet?
33 Kur arritën në vendin që quhet ‘Kafkë’, aty e kryqëzuan atë dhe keqbërësit, njërin në të djathtë e tjetrin në të majtë.
34 E Jezusi lutej:
“Fali, o Atë, se nuk dinë ç’bëjnë!”
Ne historine e kishes ka pasur shume shembuj: gra, burra, femije qe perpara qe i vrisnin, ua kane falur atyre qe i vrisnin.
Per te pohuar kete, e perseris, ka nevoje per nje fuqi hyjnore qe ne e quhajme Shpirtin Shenjte, prezenca e te ciles ne disa raste shihet me sy!
Per t’i ndjekur instinktet tona, nuk ka nevoje per Zotin, as per besimin! Madje i perjashtome nga jeta jone; per t’i ndjekur instinktet tona, veprojme si nese Zoti nuk do te ekzistonte fare!
Torrkerry
Krijoni Kontakt