Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 72
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    AKR-LDD organizojne protesta në Gjakovë për manipulim dhe vjedhje votash

    Kusari-Lila organizon protestë në Gjakovë

    Në shenjë pakënaqësie me rezultatin e arritur në zgjedhjet e 15 nëntorit, kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga koalicioni AKR-LDD, Mimoza Kusari-Lila, ka organizuar të martën protestë në qendër të qytetit.



    Sipas saj në disa vendvotime ka pasur manipulime dhe vjedhje të votave. Kusari –Lila gjithashtu shprehi keqardhje para elektoratit të saj për pamundësinë e mbrojtjes së votës së tyre.

    Ndërkaq, Aleanca Kosova e Re, nëpërmjet një komunikate për media, e ka vlerësuar protestën e qytetarëve të Gjakovës, ”si thirrje demokratike për drejtësi dhe respektim të votës së lirë”.

    Kjo thirrje e qytetarëve të Gjakovës – sipas AKR-së – “është thirrje e shpresës për vetëdijesim edhe në qytete të tjera të Kosovës, duke e parë se imazhi i këtyre zgjedhjeve është dëmtuar me manipulimin e votave në Gjakovë dhe Viti, gjë që shton dyshimin për manipulime edhe në komuna të tjera si Prishtina Kamenica dhe Kaçaniku”.

    AKR nuk mund të pajtohet me vlerësimin e institucioneve, se këto zgjedhje u zhvilluan në frymë të lirë dhe demokratike. Faktet, sipas AKR-së, flasin ndryshe.

    “Institucionet përgjegjëse të shtetit tonë, nuk mund të injorojnë videot ku shihet mbushja e kutive nga komisionerë të partive të ndryshme. Raportet e policisë për kërcënime me armë dhe votimet në emër të atyre që nuk janë në këtë jetë, apo që jetojnë jashtë Kosovës”, thuhet në reagim.

    “Presidenti dhe gjithë përfaqësuesit e lartë të shtetit duhet të distancohen nga interesat e ngushta partiake dhe të vlerësojnë drejtë këtë proces zgjedhor, në mënyrë që të mund të përmirësojmë gabimet që janë bërë. Prandaj ata nuk mund të pretendojnë se jemi shtet demorkatik në qoftë se heshtet përballë këtyre manipulimeve”, vlerëson AKR.

    Po ashtu thuhet se kjo parti “nuk do të pranojë asnjëherë keqpërdorimin e votave si diçka të mirë, por do ta luftojmë me të gjitha format demokratike cenimin dhe shkeljen e vullnetit të qytetarëve”.

    Aleanca Kosova e Re, kërkon nga Institucionet e Kosovës dhe nga KZAP-ja, që të marrin masa të menjëhershme, për zbardhjen e së vërtetës në Gjakovë dhe në secilën komunë tjetër, ku ka pasur keqpërdorime të votave. “Ne e mbështesim fuqishëm protestën e sotme ne Gjakovë, duke e vlerësuar demokratike dhe të qytetëruar, si thirrje paqësore për drejtësi”, përfundon komunikata. /Telegrafi/


    Sipas rezultatit preliminar të publikuar nga KQZ-ja, kryetari aktual Pal Lekaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 52.8 % ndërsa kandidatja e koalicionit AKR LDD Mimoza Kusari Lila 40.07%.

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Realisht kan te drejtë per protestë, sepse doren ne zemer vjedhja e votave ne kete komune eshte dokumentu edhe me video, keshtu qe nje manipulim i tillë, pothuajse ne menyre direkte ka ndiku ne rezultatin e final te zgjedhjeve ne kete komune.

    Per kete qeshtje, kerkoheshin Kamerat ne vendvotime, mirpo ....

    AKRs patjeter eshte dashur ti jepet rasti ne keto zgjedhje qe te deshmohet, mjaft më me monotoni korrupsioni dhe degradimi te qdo vlere pozitive. Bile eshte dashur qe sepaku nje komune ti jepet ne udheheqje, si eksperiment qe ta shofim se si shkon puna. Besoj qe duke pasur aftesin menaxherjale te udheheq nje bisnes aq me renome ne bote siq eshte Mabetex, sigurisht se nje komun do ta bente qe te ndriqoj edhe komunat e tjera me drite, kur nuk kan rryme
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 17-11-2009 më 10:00
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    qkas bojn katunart,kriminelat,hajnat,gjithqka jon n`gjendje me bo veq me mbajt poziten...mjer gjakova nen qeverisjen e kujt ka mbet,edhe definitivisht vota ju kan vjedh akr-ldd sepse gjakovart kurr hiq nuk ma mer mendja qe para mimoza kusarit votojne ata katunart e ramushit...
    hajnia u pa edhe ne tv,ose ma mir me thon njona prej hajnive se edhe ne prishtine pdk boll u mundu me vjedh vota ama prap nuk e arriti qellimin...
    ne baze t`pjesmarrjes se qytetarve ne proteste do shihet a jon vjedh vota a jo.numri i qytetarve n`proteste mundet me tregu.
    zoti ju nimoft gjakovarve se hiq punt mir si kan prej mafise ramush shumarit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga B.C.B : 17-11-2009 më 10:39

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    E kam lexuar me vëmendje kërkesen e kësaj për organizimin e një proteste në Gjakovë. Jam munduar sa më shum që këtë protest ta nxjerr në disa forume të mëdha shqiptare dhe t'i njoftojm edhe qytetaret të tjere të Kosoves që ti bashkohen kësaj proteste dhe të kërkojn voten e tyre. Nuk e besoj që Pal Lekaj ka arrit me fitu aq shum por mafia pushtetare ashtu sic i shpalli rezultatet ende pa u mbyll qendrat e vend votimeve duket qart se nuk kan qen "Zgjedhje fer dhe demokratike" por manipuluese që këtë herë e shfrtyzuan Hashim Thaci & Co. Po ashtu amanetin e Hashimit e coj në vend dhe fitoj dhe Ramushi duke e marr Gjakoves në një menyr shum turpëruse.

    Shpresoj që të rishikohen edhe njëher votat sepse jam shum i sigurt se ka manipulime dhe vjedhje votash 1000% i sigurt pasi këto klane politike i frigohen punes se Mimozes dhe Partis AKR-LDD sepse pasë katër vitesh mund të ndodh edhe në komuna të tjera kur të shofin ndryshimet në Gjakovë/Viti dhe mos të Votohen më kukullat sic i votuan tani e 8 vjet.


  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    realisht do duhej ne ter kosoven te perseriten votimet. pa kamera se bejn dote voten e l;ire sepse ajo po ngulfastet . njerzi me arm e maska kan friksu qytetaret ne drenas klin e rahovec, simbase shoqrise civile kto zgjedhje kane qen nene trysnin e armeve ,te rrugaqave te cilet jone ber penges kryesore dhe kane ndiku qe dhjetra antar te pdk -es jon largu nga partia ne shej revolte.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    E kam lexuar me vëmendje kërkesen e kësaj për organizimin e një proteste në Gjakovë. Jam munduar sa më shum që këtë protest ta nxjerr në disa forume të mëdha shqiptare dhe t'i njoftojm edhe qytetaret të tjere të Kosoves që ti bashkohen kësaj proteste dhe të kërkojn voten e tyre. Nuk e besoj që Pal Lekaj ka arrit me fitu aq shum por mafia pushtetare ashtu sic i shpalli rezultatet ende pa u mbyll qendrat e vend votimeve duket qart se nuk kan qen "Zgjedhje fer dhe demokratike" por manipuluese që këtë herë e shfrtyzuan Hashim Thaci & Co. Po ashtu amanetin e Hashimit e coj në vend dhe fitoj dhe Ramushi duke e marr Gjakoves në një menyr shum turpëruse.

    Shpresoj që të rishikohen edhe njëher votat sepse jam shum i sigurt se ka manipulime dhe vjedhje votash 1000% i sigurt pasi këto klane politike i frigohen punes se Mimozes dhe Partis AKR-LDD sepse pasë katër vitesh mund të ndodh edhe në komuna të tjera kur të shofin ndryshimet në Gjakovë/Viti dhe mos të Votohen më kukullat sic i votuan tani e 8 vjet.

    si ka munsi te jet njeriu kaq dyftyrsh sa cje ti mor daj?

    a munesh me ma kallxu pak.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    si ka munsi te jet njeriu kaq dyftyrsh sa cje ti mor daj?

    a munesh me ma kallxu pak.

    Unë nqs e përkrah Ramushin që mundohet me luftu kunder Hashimit unë se përkrah tani cdo gje(anëtarë) të AAK. Prandaj më vjen shum keq , dhe në këtë forum ke shum shkrime ku kam paraqit se vota ime do të shkoj për LDD-AKR sepse e vetmja parti që se kam votuar asnjëher ka mbet kjo.

    Kshtu na leni të qet të shkruajm ashtu si ne mendojm e nqs mendoni ashtu se jemi dy apo dhjet ftyra mos na lexoni fare.

    Të përshëndes.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    keni me pa sa njeri ka me mar pjese ne proteste ne gjakove,edhe keni mu bind qe aak gjakoven kurr me vote te lire nuk e fiton..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Ed Ramat e kosoves po dun me dal neper protesta se kishe vu vjedh vota

    trucni botht e rrini urt.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin

    Unë nqs e përkrah Ramushin që mundohet me luftu kunder Hashimit unë se përkrah tani cdo gje(anëtarë) të AAK. Prandaj më vjen shum keq , dhe në këtë forum ke shum shkrime ku kam paraqit se vota ime do të shkoj për LDD-AKR sepse e vetmja parti që se kam votuar asnjëher ka mbet kjo.

    Kshtu na leni të qet të shkruajm ashtu si ne mendojm e nqs mendoni ashtu se jemi dy apo dhjet ftyra mos na lexoni fare.

    Të përshëndes.
    kuptoja pak ma mir se ku e kam llafin se sem ke kuptu hiq.

    shko e kqyri pak postimet e tuja neper temat e politikes ne shqipni se shka shkru ti per ato qe dalin ne protesta atje me mbrojt voten e tyne.

    te koka idht a?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Ed Ramat e kosoves po dun me dal neper protesta se kishe vu vjedh vota

    trucni botht e rrini urt.

    gjyna qe nuk tkan myt shkijet ty e sojin ton,ju ke pshtu se ke ik najka larg..shum gjyna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga B.C.B : 17-11-2009 më 12:13

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    ski faj ti o shpirt se je zdral selak i lodht e shprehesh nkit mnyr katunarski"trucni botht e rrini urt".protesta o zdral osht e drejt e qdo kujt po ty gjyna shkijet qe tkan lon me mar frym hala.

    ju doni me prish imazhin e kosoves.

    komuniteti nderkombtar i njofti zgjedhjet si te rregullta pranej mjaft bot si lopt e rrini urt hajt.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    ju doni me prish imazhin e kosoves.

    komuniteti nderkombtar i njofti zgjedhjet si te rregullta pranej mjaft bot si lopt e rrini urt hajt.

    hahaha o kur po folni ju per njohje nderkombtare,per kulture,besom qe me vjell po mvjen hahaha..
    qata nderkombtart kan pun me juve edhe njo 1 muj.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Normal që i njoftoi si të rregullta se Doris Pack iku për Gjermani me një thes pare andej e pse mos ti quaj të rregullta? I plasi asaj fort për popullin Kosovarë apo për Gjakovën aman ca flet edhe ti.
    Normal që votat duhet me i njeh sepse ka pas manipulime , shif tv ku ke video ku kan vjedh votat fakti i gjall.

    Kurse në Shqiperi unë gjithmon kam shkruar sepse aty jan njeh me Kamera (Do të thot jo në sikur në Kosove) dhe aty ska pas si t'vjedhet.

    Shpresoj që të dish ta bosh dallimin ku votat njehen me kamera dhe ato që mbi kokë i ke Sami Lushtakat tu të kercenu me than që gjitha votat qenkan për PDK e mos me guxojt as me than 1 Vot LDK apo një vot AAK.


  15. #15
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    hahaha o kur po folni ju per njohje nderkombtare,per kulture,besom qe vjell po mvjen hahaha..l
    a ishe ti qai qe e shkrujte ket postim diku ne ni tem per protestat ne shqipni qe po ban edi rama?


    pse bre vlla nuk pe vrani kete psikopat qe e mori n`qafe shqiperine...vrajeni hekjani flamen pshurrni nto.

    hajt kallxom tash ku asht kultura aty, ti qe e ke gojen ma te flliqt ne ket forum po u kallxon te tjerve kultur e qytetari.



    pranej ne i her po u tham mso u bani se ed rama neper kosov po trucni botht e rrini urt se spo u pjerdh kusht.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Protestë e mijëra qyetetarëve të Gjakovës



    Aleanca Kosova e Re, e vlerëson protestën e sotme të qytetarëve të Gjakovës, si thirrje demokratike për drejtësi dhe respektim të votës së lirë

    Në një komunikatë për media të Aleancës Kosova e Re, thuhet se mijëra qyetetarë të komunës së Gjakovës kanë protestuar sot, me iniciativën kundër manipulimit të votave dhe tjetërsimit të vullnetit të votuesve në këtë komunë. Kjo thirrje e qytetarëve të Gjakovës është thirrje e shpresës për vetdijësim edhe në qytete të tjera të Kosovës, duke e parë se imazhi i këtyre zgjedhjeve është dëmtuar me manipulimin e votave në Gjakovë dhe Viti, gjë që shton dyshimin për manipulime edhe ne komuna të tjera si Prishtina Kamenca dhe Kaqaniku, thuhet në komunikatë.

    AKR nuk mund të pajtohet me vlerësimin e insitucioneve, se këto zgjedhje u zhvilluan në frymë të lirë dhe demokratike. Faktet flasin ndyrshe. Institucionet përgjegjëse të shtetit tone, nuk mund të injorojnë videot ku shihet mbushja e kutive nga komisionerë të partive të ndryshme. Raportet e policisë për kërcënime me armë dhe votimet në emër të atyre që nuk janë në këtë jetë, apo që jetojnë jashtë Kosovës, thuhet në komunikatën e Aleancës Kosova e Re.

    Presidenti dhe gjithë përfaqësuesit e lartë të shtetit duhet të distancohen nga interesat e ngushta partiake dhe të vlerësojnë drejtë këtë proces zgjedhor, në mënyrë që të mund të përmirësojmë gabimet që janë bërë. Prandaj ata nuk mund të pretendojnë se jemi shtet demorkatik në qoftë se heshtet përballë këtyre manipulimeve.

    Gjakova është fillimi i ndryshimeve që duhet të ndodhin domosdoshmërisht në Kosovë. Ndryshime që kanë të bëjnë me respektimin e votës së lirë të qytetarëve. Ne nuk do të pranojmë asnjëherë keqpërdorimin e votave si diqka të mirë, por do ta luftojmë me të gjitha format demokratike cënimin dhe shkeljen e vullnetit të qytetarëve, thuhet në komunikatën e Aleancës Kosova e Re.

    Kjo parti iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të kundërshtojnë fuqishëm, tendencën e institucioneve qendrore për të mjegulluar këtë proces, duke mbuluar të verteta të dhimshme të manipulimit të votave.

    AKR vlerëson, se asnjë process tjetër në Kosovë, nuk mund të jetë më i rëndësishëm se sa leximi i drejtë i vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

    Aleanca Kosova e Re, kërkon nga Institucionet e Kosovës dhe nga KZAP ja, që të marrin masa të menjëhershme, për zbardhjen e së vërtetës në Gjakovë dhe në secilën komunë tjetër, ku ka pasur keqpërdorime të votave. Ne e mbështesim fuqishëm protestën e sotme ne Gjakovë, duke e vlerësuar demorkatike dhe të qytetëruar, si thirrje paqësore për drejtësi.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    haaaaaaaaaa as 100 vet ste konkan ne shesh lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kur jesh i ri luaja futboll e kishim nje trajner ne fshat tone..
    ai i bente sherret para ndeshjes..
    nuku e dua filanin per arbitro thoshte se eshte batakci..se e shet ndeshjen per nje kapua ose gic.. lol.. e pik.. e nuku na linte te luanim kur nuk i pelqente arbitrua..
    ama kur e pranonte arbitron.. ai nuku grinte me sallat per rezultatin e ndeshjes.. pik..
    dhe ne votime..keshtu eshte..

    qe para se te hysh e sheh..se a te vidhet a jo vota..a jan te sakta komisionet e votimit..etjetj..
    pastaj po hyre mo diskuto me or babam..kur thon ata nga vranishti vlores..

    dhe kjo kusarja .. le ta studionte qe me pare se a ka kusar neper komisione a jo..
    ka..mo ryre.. ska hyre..po leri llafet pastaj..

    kshu dhe me edvin ruc ngjelo .m.uto. ndoko kako-gjinushet..




    ..

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    haaaaaaaaaa as 100 vet ste konkan ne shesh lol
    Edhe keta 100 vet jan nexenes te shkollave qe per ta leshu mesimin kush ti thirr dalin ne protest.

  20. #20
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kur jesh i ri luaja futboll e kishim nje trajner ne fshat tone..
    ai i bente sherret para ndeshjes..
    nuku e dua filanin per arbitro thoshte se eshte batakci..se e shet ndeshjen per nje kapua ose gic.. lol.. e pik.. e nuku na linte te luanim kur nuk i pelqente arbitrua..
    ama kur e pranonte arbitron.. ai nuku grinte me sallat per rezultatin e ndeshjes.. pik..
    dhe ne votime..keshtu eshte..

    qe para se te hysh e sheh..se a te vidhet a jo vota..a jan te sakta komisionet e votimit..etjetj..
    pastaj po hyre mo diskuto me or babam..kur thon ata nga vranishti vlores..

    dhe kjo kusarja .. le ta studionte qe me pare se a ka kusar neper komisione a jo..
    ka..mo ryre.. ska hyre..po leri llafet pastaj..

    kshu dhe me edvin ruc ngjelo .m.uto. ndoko kako-gjinushet..




    ..
    Ne tv mbreme u qfaqen me video keto manipulime, keshtu qe duke pasur parasysh kete fakt, eshte normale qe te ngritet ne protest viktima e kesaj padrejtesie.

    Dhe per hire te se vertetes, do ishte mire te solidarizoheshin masivisht te gjithe ne protest, deri te mbushen mend, se vullneti i popullit fundi i fundi nuk simbolizohet vetem ne nje fletvotim te manipuluar.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •