Close
Faqja 9 prej 26 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 501
  1. #161

    Besoj të kesh dëgjuar për këtë libër

    ENVER HOXHA

    KOSOVA
    është
    SHQIPËRI

    - nga Ditari Politik -
    Botimet Neraida

    Enver Hoxha
    Kosova është Shqipëri

    Përmbledhje dokumentesh

    Përgatitur nga Ilir Hoxha

    Fragment:...........

    Gjatë gjithë jetës së tij politike, Enver Hoxha ngriti zërin për padrejtësinë e madhe që iu bë Shqipërisë dhe kombit shqiptar duke e mbajtur të ndarë si territor e popull, denoncoi me forcë gjenocidet, poshtërimet, shtypjen barbare, burgosjen, vrasjet e popullsisë shqiptare, luftoi që ta mbronte popullin e Kosovës dhe shqiptarët e tjerë që jetonin në trojet e veta, të mbronte të drejtat kombëtare, gjuhën, zakonet, doket, si dhe t'ju tregonte rrugën e vërtetë drejt ëndrrës së përbashkët të shqiptarëve, bashkimin e Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare me atdheun amë, Shqipërinë. Për të arritur këtë, Enver Hoxha shtronte hapur e qartë: "Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë".(E.H. Ditari Politik,19 shkurt 1966).

    Shpesh, kur diskutohet për çështjen e Kosovës dhe të kosovarëve, dhe kjo gjë ndodh edhe në tavolinat e diskutimeve dhe në strategjinë e shteteve të interesuara për këtë çështje, harrohet, dhe jo pa qëllim, se problemi i shqiptarëve si komb është pak më i thellë dhe më i komplikuar se sa mundohen ta paraqesin
    ata. "Kur flasim për Kosovën dhe kosovarët,- vë në dukje Enver Hoxha,- nuk kemi parasysh vetëm atë si krahinë gjeografike por çështjen e të gjithë tokave dhe të të gjithë shqiptarëve që jetojnë brenda kufijve aktualë të RSF të Jugosllavisë, ngjitur me kufijtë e atdheut mëmë, RPS të Shqipërisë. Qëndrimi ynë ka genë dhe është që vëllezërit tanë që jetojnë në Kosovë, Mal të Zi dhe në Maqedoni janë në vatrat e tyre, në tokat shqiptare. Shqiptarët në Jugosilavi, përbëjnë një etni, një popull të formuar në shekuj, që ka historinë, gjuhën, kulturën e vet, një popull autokton, të cilin, siç dihet, fuqitë e mëdha imperiallste e coptuan, e shkëputën nga mëmëdheu i vet dhe ia aneksuan Jugosllavisë. Këtë askush nuk mund ta fshehë. Çdo interpretim tjetër i këtij problemi e i kësaj çështje është arbitrar, është një shtrembërim, një falsifikim i rëndë e i dëmshëm i historisë. Historia tregon se, i vetëm, pa asnjë përkrahje nga fuqitë e huaja, të cilat i ka pasur kurdoherë kundër, populli shqiptar ka rezistuar dhe ka luftuar me sukses për lirinë e kombit të vet dhe për kompaktësinë e tij, ka luftuar për mbrojtjen e pavarësisë si shtet sovran, të kulturës së tij dhe të të drejtave të tij të natyrshme e të ligjëshme. Kurdoherë vetëm lufta dhe gjaku i tij i derdhur kanë bërë
    që të arrihet fitorja.
    " ( E.H. Ditari Politik, 2 korrik 1981).
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 07-04-2009 më 05:35
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #162
    Si ka mundësi kjo: brenda 10 minutash sa e postova shkrimin 13 veta e lexuan. Kur e postova unë ishte shifra 3271, kur e shikova pak minuta pas postimit qenka shifra 3284!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #163
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Sigurisht, komunistët kanë lënë prapa ca kopilë të tyre për t'u shkruajtur lavde nëpër libra.

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Po ket pjese a e ka permbledhe ne liber ky?

    Vetë Enver Hoxha gjatë një mbledhje të Komitetit Qendror të datës 18 dhjetor 1946, shprehet:

    "Disa anëtarë partie duan të filozofojnë se mos thotë populli ç'bëtë me Kosovën. Në rast se një anëtar partie e ka të qartë vijën, e ka të qartë edhe çështjen e Kosovës. Jugosllavia është më e avancuar se ne, interesi ynë është që ajo të jetë e fortë. A është në interesin tonë të kërkojmë Kosovën? - Kjo nuk është progresive. Pra në këtë situatë, përkundrazi, duhet të bëjmë çështë e mundur që kosovarët të vëllazërohen në Jugosllavi".

  5. #165
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Njëqindvjetori i lindjes së Enver Hoxhës - a dimë të shkruajmë pa emocione?
    Kur me flitet per Enverin, me vijn ne mendje vetem koret ne stadiumin Qemal Stafa kundra Arbitrit, por qe ne kte rast i drejtohen Enverit.

    Enver Enver t .q .m (perkthimi = te quiero mucho)
    Enver Enver t .q .m

    I mire ishte shejtani. lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #166
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Po ket pjese a e ka permbledhe ne liber ky?
    Puroshkodran ta tregoj unë një përrallë kosovare:

    Hipi buburreci mbi mokër të mullirit( mbi gur të mullirit) e tha:
    -Shihni sa i zoti që jam, si e sjell gurin e mullirit?
    Rastisi që njëri t’i thoshte:
    -Eh, sille nga ana e kundërt!
    -Jo,-tha buburreci, - unë e sjelle kah sillet.

    Puro shkodran duhet t’i japësh rëndësi faktorit kohë. Kjo ka shumë rëndësi.

    Citati që ke sjellë qenka edhe më i fuqishëm nga ata që kam sjellë unë. E analizojmë bashkë:
    Vetë Enver Hoxha gjatë një mbledhje të Komitetit Qendror të datës 18 dhjetor 1946, shprehet:

    1. Disa anëtarë partie duan të filozofojnë se mos thotë populli ç'bëtë me Kosovën.

    2. Në rast se një anëtar partie e ka të qartë vijën, e ka të qartë edhe çështjen e Kosovës. / dhe ajo vijë partie dhe ajo çështje për Kosovën ishte: "Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë"

    3. Jugosllavia është më e avancuar se ne, interesi ynë është që ajo të jetë e fortë./ dhe ishte e vëretë se Jugoslavia aso kohe edhe ushtarakisht edhe ekonomikisht ishte më e fortë se Shqipëria dhe mbi të gjitha kishte aleatë të fortë.
    4. A është në interesin tonë të kërkojmë Kosovën? - Kjo nuk është progresive. / nuk ishte momenti pra ( sjellja e gurit të mullirit në të kundërtën)

    5.Pra në këtë situatë, përkundrazi, duhet të bëjmë çështë e mundur që kosovarët të vëllazërohen në Jugosllavi"./ dhe i ligu kur s’ka çka bën duhet ta përdor dredhinë – të “vëllazëroheshin” pra për t’i shpëtuar gjenocidit!

    Shkruajmë pra pa emocione sic na thotë karakaxholli
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #167
    Nga casti i postimit, kur ishe numri 3271 tash paska arritur në 3321 dhe sipas një llogaritje i bika 50 lexime!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #168
    dhe shikoni orën e postimit paraprak me këtë që po postoj tash, shifra paska arriutr në 3341. d.m.th 20 për këta minuta dhe gjithë gjithë bëjnë 70!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #169
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1
    Do ishte mire qe ju kosovaret t`a kishit provuar nja 10 vjet enverin, e pastaj te flisnim bashke.
    Po si mund te flasin kosovaret per nje njeri dhe regjim te cilin nuk e njohin.

    Ikni or miq, ne qe kemi hequr prej tij e vecanerisht ata qe jane dergjur burgjeve e internimeve mund te flasin me mire per te.
    Ju kosovaret i thoni faleminderit 100 here te ndjerit Josif Broz Tito dhe Jugosllavise qe ju beri njerez, se do te ishit endur me tollona ne dore rradheve per buke, djathe e mish.

    Po ju erdhi dita talluni sa te doni.......

  10. #170
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin

    Ilia meriton reputacion, edhe do ta jap qe tani.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  11. #171
    I dashur Ilia Spiro
    e shoh që ndoshta nuk do të ishte dashur të shprehesha ose të shprehesha si shumica me "nofka", por këtë nuk e duron karakteri im: dua që fjalës sime t'i qëndroj pas. ATy ku është fjala ime, aty jam unë.
    Sa për atë që thua e keni provuar s'e keni provuar atë regjim, unë po ta jap një të dhënë:
    - Unë jetoj në Danimarkë dhe kam qenë në aso pozite që më ka mundësuar takim me njerëz nga Shqipëria. Shto këtu edhe dëshirën time për t'u takuar me ta, besoj se e kupton sa njerëz kam njohur. Kështu së pakut kam nja 40 shokë nga Shqipëria, po thuaj se nga gjithe rrethet e Shqipërisë ( shkodranë, tropojanë, lacjanë, kurbinas, matjanë, tiranas, krutanë, beratas, vlonjat, himariotë, sarandiotë etj). Dhe e beson a jo, nga gjithë këta njerëz, vetëm dy kanë qenë kategorik dhe kundër Enver Hoxhës dhe atë një vlonjate dhe një himariot dhe të dyshimtë kanë qenë beratasi dhe sarandioti.
    Mos harro se dashuria për Enverin nuk është hic më e vogël se e kosovarëve!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  12. #172
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Ilia meriton reputacion, edhe do ta jap qe tani.
    Mqns nuk ju njoh mire, mos ka ironi ne thenje (me falni ju lutem ne se gabohem). Vetem nje gjeje i ruhem ne forum. Te shtirurit. Sipas nje psikokologu, interneti kur bashkohet me shtirjen ne te (shtremberimin e imazhit), demton rende personalitetin e njeriut.

  13. #173
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    I dashur Ilia Spiro
    e shoh që ndoshta nuk do të ishte dashur të shprehesha ose të shprehesha si shumica me "nofka", por këtë nuk e duron karakteri im: dua që fjalës sime t'i qëndroj pas. ATy ku është fjala ime, aty jam unë.
    Sa për atë që thua e keni provuar s'e keni provuar atë regjim, unë po ta jap një të dhënë:
    - Unë jetoj në Danimarkë dhe kam qenë në aso pozite që më ka mundësuar takim me njerëz nga Shqipëria. Shto këtu edhe dëshirën time për t'u takuar me ta, besoj se e kupton sa njerëz kam njohur. Kështu së pakut kam nja 40 shokë nga Shqipëria, po thuaj se nga gjithe rrethet e Shqipërisë ( shkodranë, tropojanë, lacjanë, kurbinas, matjanë, tiranas, krutanë, beratas, vlonjat, himariotë, sarandiotë etj). Dhe e beson a jo, nga gjithë këta njerëz, vetëm dy kanë qenë kategorik dhe kundër Enver Hoxhës dhe atë një vlonjate dhe një himariot dhe të dyshimtë kanë qenë beratasi dhe sarandioti.
    Mos harro se dashuria për Enverin nuk është hic më e vogël se e kosovarëve!
    Nuk e besoj. Ne momente deshperimi te gjithe mund ta kemi kujtuar (me kot), por qe te kete njerez qe do te votonin pro tij keta jane shume te pakte, gje qe provohet me vendin qe ze Partia Komuniste, e cila nuk ka arritur asnjehere te marre qofte edhe nje deputet te vjeter.
    E perseris edhe nje here. Kosovaret t`i jene 100 here mirenjohes te ndjerit TITO.

    nese e shajne atehere tregoni mosmirenjohje, i cili eshte njeri nga veset e njeriut.

    Une, se paku, s`kam c`pres nga ju. Ju kur nuk doni mireberesin tuaj, si mund te na doni ne te tjeret qe s`ju kemi bere ndonje nder.

  14. #174
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Mqns nuk ju njoh mire, mos ka ironi ne thenje (me falni ju lutem ne se gabohem). Vetem nje gjeje i ruhem ne forum. Te shtirurit. Sipas nje psikokologu, interneti kur bashkohet me shtirjen ne te (shtremberimin e imazhit), demton rende personalitetin e njeriut.
    Ne fakt te shtova reputacion (pike, kliko tek paneli antarit) sepse qendron ajo qe ke shkruar, edhe skisha aspak ironi ne postimin tim.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  15. #175
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Nga casti i postimit, kur ishe numri 3271 tash paska arritur në 3321 dhe sipas një llogaritje i bika 50 lexime!!
    Nigjo ti Ademo kur te kam lexu per here te pare ,tek ajo tema qe i beje reklame radios ,mezi te ka deshifru .
    Thojshe qe kishe qene mesues ,mire ''gogja'' ,qenke permirsu ne bukurshkrim por ne permbajtje ?.........
    Ene ne resmen qe kishe dale ,shume antik(dmth si ato mesuset e katuneve ne kohen e Verit) or burre ,po ndrysho njeçik jeton dhe gjith keto vite ne maje te Danimarkes.
    Shyqyr paske mesu me numeru ,po ato leximet qe ta marrish vesh ti ,jan sepse populli yne eshte shume i ndjeshem çfare shkruhet per ate plehren,prandaj mos na i lendoni plaget ,eshte njesoj sikur ti jua lavderojme ne Serbet juve (Mbase dhe me keq ,sepse ky ishte dhe raca jone )
    ça na nxjerr librin e te birit ,kush eshte ai qe do shaje babain e tij ,hala ju me perrallat e Enverit ,ai vrau njerezit e tij te afert,i vrau nipit babain .
    Kunati qe e kishte mbajtur ne shtepi ,e la motren pa burre .
    Imagjino sa i binte ndermend per ju Kosovaret atij ,prandaj kur te shkruash ,mendohu njeçik me shume .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  16. #176
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Ti ortodoks minoritari pse ha *** xhaxhi enverin e keni pas gjithmone ne krahun tuje, por sigurishte qe ashtu si me gjithkend ju ja ngulni thiken mbasi te keni kalue kanalin me kalin e tyne.
    Falenderimi per zemerzezsine tuaj qe keni ne shpirte i takon vetem qishes osmane ortodokse, nuk kam pa kurre njerez ma te ligj, ma te pa shpirte, ma te pa ndere, rrespekt, qifuta kaluar qifutave.

    Njerez te cilet ushqehen me inadin qe kan per te tjeret, njerez qe predikojne fjalen e zotit dhe veprojne me ligjet e djallit.

    Dalshi faret dalshi.

  17. #177
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Nuk e besoj. Ne momente deshperimi te gjithe mund ta kemi kujtuar (me kot), por qe te kete njerez qe do te votonin pro tij keta jane shume te pakte, gje qe provohet me vendin qe ze Partia Komuniste, e cila nuk ka arritur asnjehere te marre qofte edhe nje deputet te vjeter.
    E perseris edhe nje here. Kosovaret t`i jene 100 here mirenjohes te ndjerit TITO.

    nese e shajne atehere tregoni mosmirenjohje, i cili eshte njeri nga veset e njeriut.

    Une, se paku, s`kam c`pres nga ju. Ju kur nuk doni mireberesin tuaj, si mund te na doni ne te tjeret qe s`ju kemi bere ndonje nder.

    O Ilia vëllai
    shiko në fund të secilit postim kam fjalën e urtë daneze... lexoje. Po ta kujtoj se Enveri ka vdekur. C'të bëjmë me këta të sotmit. Këtu kam hallin. Dhe unë nuk jam ithtar që merrem me të kaluarën, sepse ai që merret me të kaluarën e me vdekjen, jeton i vdekur, krijon vepra të vdekura derisa t'i vijë koha e stërvdekjes!

    Ta shpiem Shqipërinë dhe Kosovën përpara o Ilio vëllai. Kjo duhet të jetë motoja jonë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 07-04-2009 më 13:57
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  18. #178
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    dhe shikoni orën e postimit paraprak me këtë që po postoj tash, shifra paska arriutr në 3341. d.m.th 20 për këta minuta dhe gjithë gjithë bëjnë 70!!
    E cfare do te thote kjo sipas teje?!
    Feelings change - memories don't.

  19. #179
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    E cfare do te thote kjo sipas teje?!
    kjo do të thotë se brenda 5 minutash e lexuan 20 veta.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  20. #180
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    dhe shikoni orën e postimit paraprak me këtë që po postoj tash, shifra paska arriutr në 3341. d.m.th 20 për këta minuta dhe gjithë gjithë bëjnë 70!!
    Më fal karakaxholl...
    ndërsa nga casti i postimit të këtij shkrimi e deri tashti kuota paska shënuar rritje në 3401 që i bie 60 lexime!!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 9 prej 26 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  2. Një vështrim i shkurtër historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  3. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  4. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •