Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh thotë se shtresa e sipërme e akullit në Grenlandë po shkrihet me ritme shumë më të shpejta se shtatë apo tetë vjet më parë.
Një nga shkencëtarët i tha BBC-së se më shumë se 1.5 trilionë ton akull ësht shkrirë që prej vitit 2000.
Autorët e këtij studimi shpresojnë se studimi do të shtojë ndjenjën e urgjencës për të vepruar në samitin për klimën që do të zhvillohet në Kopenhagë muajin e ardhshëm.
Shkencëtarët përdorën të dhëna satelitore, informacionin e shërbimit sinoptik dhe disa modele kompjuterike për të treguar se humbja e masës së akullit në Grenlandë ka patur ritme më të shpejta gjatë dekadës së fundit.
Ata thonë se këtu ka pasur dy procese të veçanta - temperaturat më të larta të ajrit po shkaktojnë shkrirjen e sipërfaqes së akullit në një masë më të madhe dhe po shtohet numri i blloqeve të akullit që shkëputen nga akullnajat dhe shkojnë në det.
Çdo vit niveli i detit po rritet edhe gjysmë here më shumë se ritmet e shtatë apo tetë vjetëve më parë.
Po të shkrihet i gjithë akulli i Grenlandës, niveli i ujit të detit në shkallë globale do të rritet me afro shtatë metra.
Nëse temperatura në zonën e Arktikut vazhdon të rritet, ritmet e shkrirjes së akullnajave do të shpejtohen.
Megjithatë, shkencëtarët thonë se zhdukja krejtësisht e akullnajave ka pak gjasa të ndodhë në të ardhmen e afërt.
Pesimizëm për arritjen e objektivave
Një nga institucionet më të njohura britanike në fushën e inxhinierisë ka paralajmëruar se përpjekjet e vendeve të industralizuara për të reduktuar në mënyrë të ndjeshme emetimin e dioksidit të karbonit deri në fund të shekullit, sipas të gjitha gjasave, do të dështojnë për shkak të mungesës së kapaciteteve për të prodhuar energji nga burime të pastra.
Raporti i Institutit të Inxhinierisë Mekanike thotë se edhe sikur i gjithë kapaciteti aktual i inxhinierisë britanike të vihej në funksionim të prodhimit të teknologjive të pastra të energjisë, Britania sërish do të ishte shumë larg plotësimit të objektivit për uljen e kuotave të emetimit.
Raporti thotë se kjo është e vërtetë edhe për shumë vende të tjera të industralizuara.
Çfare mendoni ju ne lidhje me kete ?!
Krijoni Kontakt