(Alegoria e luftës për pushtet)

Shumë kohë më parë ,përpara se njerëzit të krijoheshin ,pesë kafshë jetonin mbi rruzullin tokësor. Qeni,dhelpra,lepuri,miu,dhe milingona. Ishin shokë të mirë ,por për fat të keq,sejcili prej tyre kërkonte të bëhej sundimtar i tokës.

"Jam kafsha më e fuqishme",tha qeni,"unë duhet të jem sundimtari".

"Ti je i fuqishëm,por unë jam më dinake",tha dhelpra,"unë duhet të jem sundimtari".

"Jeni të fuqishëm ,dhe dinakë ,por unë jam më i shpejtë ",tha lepuri,"unë duhet të jem sundimtari".

"Jeni të fuqishëm,dinake dhe të shpejtë ,por unë jam më i zgjuar",tha miu,"unë duhet të jem sundimtari".

Milingona nuk fliste. Për shkak se ishte shumë e vogël ,askush nuk e shihte atë si një rival. Grindja shkoi gjatë ,dhe,meqenëse të pesë shokët nuk donin të luftonin me njëri-tjetrin,ata vendosën të udhëtojnë për në malin e Tomorit, të gjejnë Perëndinë dhe ti kërkojnë të caktojë njërin prej tyre si sundimtar. Qeni,dhelpra,lepuri dhe miu nuk morën ushqime me vete,ndërsa milingona mori pesë kokrra gruri. Miqtë udhëtuan gjithë ditën,dhe kur erdhi mbrëmja ,ata gjetën një vend të bukur dhe ranë për të fjetur. Por lepuri nuk mund të flinte. I gjori,ishte shumë i uritur. Ndërkohë milingona aty pranë po përtypte një kokërr gruri. Lepurit i shkuan jargët curk.

"Unë jam shumë i uritur",tha lepuri duke u lëpirë,"nëse nuk do të ha diçka ,më siguri kam për të ngordhur nga uria ,dhe një nga miqtë e mi do të bëhet sundimtar. Nuk kam zgjedhje tjetër ,duhet të ha një nga miqtë e mij".

Meqenëse qeni ishte tepër i fuqishëm ,dhelpra tepër dinake,dhe milingona tepër e vogël për ta ushqyer,lepuri hëngri miun. Të nesërmen ,kur miqtë e tjerë u zgjuan,ata panë se miu ishte zhdukur.

"Çfarë ndodhi me miun?",tha qeni.

"Ai duhet të jetë kthyer në shtëpi",tha dhelpra.

"Tradhtari",tha lepuri.

Edhe pse milingona kishte parë gjithshka,ajo nuk foli. Natën e dytë qeni dhe lepuri ranë të flinin,teksa dhelprën nuk e zinte gjumi. Ishte shumë e uritur. Ndërkohë milingona aty pranë po përtypte një kokërr gruri.

"Unë jam shumë e uritur",tha dhelpra,"nëse nuk do të ha diçka,do të ngordh nga uria, dhe një nga miqtë e mij do të bëhet sundimtar. Nuk kam zgjedhje tjetër,më duhet të ha një nga miqtë e mij".

Meqenëse qeni ishte tepër i fuqishëm ,dhe milingona tepër e vogël për ta ushqyer,dhelpra hëngri lepurin. Të nesërmen ,kur qeni u zgjua nga gjumi,ai pa se lepuri ishte zhdukur.

"Çfarë ndodhi me lepurin?",tha qeni.

"Ai duhet tja ketë mbathur",tha dhelpra.

"Frikacaku",tha qeni.

Edhe pse milingona kishte parë gjithshka,ajo nuk foli. Natën e katërt dhelpra ra të flinte ,teksa qenin nuk e zinte gjumi. Ishte shumë i uritur. Ndërkohë milingona aty pranë,po përtypte një kokërr gruri.

"Unë jam shumë i uritur",tha qeni,"nëse nuk do të ha diçka,me siguri do të ngordh nga uria,dhe atëherë dhelpra do të bëhet sundimtar. Nuk kam zgjedhje tjetër ,më duhet të ha dhelprën".

Dhe kështu qeni e hëngri dhelprën. Milingona pa gjithshka,por nuk foli. Natën e katërt qenin e mori përsëri uria,dhe vendosi të hante milingonen,por milingona u fsheh nën tokë. Qeni nisi të gërmonte,duke shpresuar të gjente milingonen ,por milingona hapi një tunel dhe rrëshqiti pas qenit. Ndërkohë, qeni vazhdonte të gërmonte e të gërmonte,dhe bëri një gropë aq të thellë ,sa tani nuk mund të dilte më prej andej.

"Ah,sikur miqtë e mij të ishin ende gjallë",tha qeni me dëshpërim," ata me siguri do të më kishin ndihmuar".

Befas,ai e pa milingonen e vogël tek hyrja e gropës ,dhe I lehu për ndihmë. Por milingona i ktheu shpinën qenit,dhe vazhdoi udhëtimin. Kur mbërriti në malin e Tomorrit,Perëndia u shfaq përpara saj.

"Ju ishit pesë kur e filluat udhëtimin,"tha Perëndia,"dhe tani ke mbetur vetëm ti. Ku janë katër të tjerët"?

Milingona foli,dhe i tregoi gjithshka.

"Ti u tregove më e zonja,milingonë e vogël",tha Perëndia,"ti mbijetove,dhe si shpërblim ,këtej e tutje ti do të sundosh tokën. Por,për shkak se nuk fole kur miqtë e tu u masakruan,dhe e braktise qenin në gropë,nga tani e tutje do të hapësh gropa dhe do të jetosh brenda tyre në përjetësi. Në terr do të lindësh ,dhe në terr do të ngordhësh,derisa unë të jem Perëndia. Shko tani milingonë e vogël, dhe mos harro se ata që i hapin gropën shokut ,bien vetë brenda.

Dhe kështu ,që nga ai moment ,milingonat u bënë sundimtarët e tokës ,dhe jetuan në gropat e tyre në përjetësi.