Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedonisë

    Politika e jashtme ka qenë pika e dobët e tij. Pas gafës me Rugovën në Kosovë, Kryeministri Edi Rama rikonfirmoi trendin, me dy gafa të tjera brenda ditës, këtë herë gjatë takimit me Presidentin e Maqedonisë Ivanov.
    "Nuk i kërkojmë tjetrit cfarë nuk jemi në gjendje t'i ofrojmë", tha Rama, duke barazuar kështu minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedonisë.
    Siç duket, Kryeministri Rama nuk është në dijeni se shqiptarët e Maqedonisë nuk janë minoritet në vendin fqinj por kanë statusin e etnisë shtet-formuese. Dhe per gjerat qe nuk i di, mire eshte te mos flase, ose se paku te degjoje keshilltaret, nese ka te tille.
    Qendrimi qofte edhe ndaj pakicave nuk mund te kushtezohet me vullnetin e shteteve te tjera. Qendrimi ndaj tyre eshte nje detyrim qe rrjedh nga Konventat nderkombetare. E Shqiperia eshte nje prej shteteve te vleresuara per nje standart te larte ne respektimin e e te drejtave dhe lirive te pakicave kombetare
    Gafa e dytë e Ramës ka të bëjë me krahasimin që bëri mes marrëdhënieve Prishtinë-Beograd dhe atyre Tiranë-Shkup.
    Ndërsa Kosova dhe Serbia dalin nga një luftë dhe marrëveshja e cituar paraqet ende shumë probleme implementimi, Shqipëria dhe Maqedonia kanë komplet një tjetër të shkuar.
    Gafat e vazhdueshme të Ramës tregojnë se Kryeministri i ri ende nuk ka kuptuar rëndësinë e konsultimit me ekspertët. Vetë këshilltari i tij për rajonin, Shkëlzen Maliqi, ka pohuar se ne rastin e vizitës në Kosovë, po të ishte pyetur, do t'i kishte sugjeruar Ramës t'i shpenzonte dy fjalë për ish Presidentin e parë të Prishtinës Ibrahim Rugova. Duket se edhe në takimin me presidentin maqedonas Ivanov, Kryeministri i hqipërisë ka improvizuar.


    http://botasot.info/maqedonia/242049...-e-maqedonise/
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    Citim Postuar më parë nga mitjuk Lexo Postimin
    Duket se edhe në takimin me presidentin maqedonas Ivanov, Kryeministri i hqipërisë ka improvizuar.


    http://botasot.info/maqedonia/242049...-e-maqedonise/
    KETA TE BOTES SOT TE MESOJNE NE RADHE TE PARE TE SHKRUAJNE EMRIN E SHQIPERISE,DHE E DYTA TE JAPIN NDONJE LAJM ASHTU SIC DUHET.....

    Rama-Ivanov: Respektoni të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni

    iTIRANË- Zbatim dhe implementim rigoroz të marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëjetesën harmonike mes pjesës maqedonase dhe shqiptare në Maqedoni. Ishte ky thelbi i takimit në Kryeministri mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe presidentit të Maqedonisë, George Ivanov.

    Rama shprehu shqetësimin për shqiptarët të cilët jetojnë në Maqedoni, teksa bëri publike dhe kërkesën e presidentit Ivanov që pakicat maqedonase në vendin tonë të kenë më shumë vëmendje.

    “Nga ana tjetër ne kemi qenë dhe mbetemi të shqetësuar për implementimin e marrëveshjeve dhe mekanizmave të dakortësuar lidhur me mbarëvajtjen e bashkëjetesës së shqiptarëve në Maqedoni. Zoti president më shprehu shqetësimin e tij që të ketë më shumë vëmendje dhe hapësirë për pakicën maqedonase në Shqipëri. Unë e marr këtë mesazh, jo thjesht si detyrim të shtetit tonë ndaj çdo pakice, por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët. Dua të shpresoj e të besoj se sëbashku si fqinj dhe si miq ne do çojmë para një proces bashkëpunimi, ku implementimi me rigorozitet i marrëveshjeve dhe mekanizmave ndërkombëtare për të dakortësur bashkëjetesën mes pjesës maqedonase dhe shqiptare të Maqedonsië do jetë i padiskutueshëm”, u shpreh Rama.

    Kryeministri Rama vlerësoi rolin e Maqedonisë për ruajtjen e ekuilibrave në rajon, teksa theksoi faktin se Shqipëria mbetet e interesuar për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

    “Ne kemi qenë, jemi dhe do mbetemi të interesuar për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe qeverive. S’ka dyshim se kjo është një kohë e re pas marrëveshjes Kosovë-Serbi që hap mundësi të re për rajonin. Pas kësaj kohe dhe Shqipëria dhe Maqedonia duhen të shohin para me vizion të ri dhe projekte të reja”, u shpreh Rama.

    Ivanov
    ivanov
    Presidenti i Maqedonisë George Ivanov, shprehu vlerësim që këtë takim të parë me një personalitet të huaj Rama në Shqipëri e pati pikërisht me të, ndaj shfrytëzoi rastin ta ftojë për një vizitë në Maqedoni.

    “Shfrytëzova vizitën time që u mbajt në Durrës me rastin që të takoja kryeministrin shqiptar. Gëzohem në këto ditë të para pune në atdheun e tij, ai që takohem nga Rama jam pikërisht unë. Gjithashtu shfrytëzova këtë rast për të bërë një ftesë zyrtare dhe në Maqedoni”.

    Ivanov theksoi se mes tij dhe Ramës u zhvillua një bisedë konstruktive ku kryesore ishte tema e integrimit. “Diskutuam çështje që na preukupojnë ne si rajon, sepse bëhet fjalë për çështje që janë rajonale, e gjithë kjo në favor të mirëqënies së popujve tonë, që kanë nevojë për komunikim, biznes, për t’u njohur me njëri-tjetrin rruga drejt BE është ajo çka ndryshon realitetin tonë, të gjithë e njohim të kaluarën e Ballkanit, por është hera e parë që kemi diçka që na bashkon për të ardhmen. Pra me këtë, duke qenë të përkushtuar me axhendën europiane për të gjithë do i bëjmë ballë dhe atyre që nuk eduan këtë”.

    Presidenti maqedonas theksoi se kohët e sotme janë me rëndësi për gjeneratën e re që po rritet. Ndaj çdo investim sot, sipas tij, është një e ardhme më e mirë për brazat që vijnë.

    “Sepse jetojmë në një kohë kur nuk mund të bllokoni interesin e njerëzve. Jeton një brez që nuk ka kohë dhe durim për të pritur për të arritur në një destinacion të caktuar. Brezit të ri duhet ti japim një infrastrukturë të caktuar, rrugë të reja, kabllo të reja, kabllo optike të reja gazsjellës të rinj etj. Pikërisht kjo është ajo që i detyrohemi brezit të ardhshëm ata thjesht do na kujtojnë nga ajo që ne do bëjmë sot”.

    (e.m/d.b/BalkanWeb)

    ---SHIKONI SE REAGON ISH MINISTRI PD-IST..................


    18 Shtator 2013 - 14:52 | LAJME
    TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera

    Bumçi: Rama po prish fqinjësinë e mirë, vizë barazie mes pakicës dhe minoritetit
    Bumçi: Rama po prish fqinjësinë e mirë, vizë barazie mes pakicës dhe minoritetitTIRANË- Ish- Ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi ka akuzuar kryeministrin e vendit Edi Rama se po dëmton marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë që Shqipëria ka ndërtuar ndër vite.

    Në një reagim për mediat pas takimit të Ramës me presidentin e Maqedonisë George Ivanov, ish-ministri Bumçi solli në vëmendje marrëveshjen e Ohrit që sipas tij rregullon marrëdhëniet ndëretnike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë teksa sulmoi kryeministrin e ri se hoqi vizë barazie mes minoritetit shqiptar në Maqedoni dhe pakicës maqedonase.

    “Zoti Rrama po dëmton themelet e fqinjësisë së mirë që kemi pasur deri tani. Rama nuk përmendi marrëveshjen e Ohrit që i dha fund konfliktit në Maqedoni. Është dokumenti bazë për marrëdhëniet ndëretnike. Marrëveshja e Ohrit është e përfshirë në cdo raport të BE-së dhe ka qenë kryefjalë e cdo diplomati. Ai vuri shenjën e barazimit mes pakicës maqedonase në Shqipëri dhe shqiptarëve të Maqedonisë që bëjnë 25 % të popullsisë. Rama tha se nuk kemi të drejtë të kërkojmë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni kur nuk respektojmë të drejtat e pakicave maqedonase këtu. Shoqëria në cdo raport vlerësohet me notat më të larta për të drejtat e pakicave. Një krahasim i tillë është i keq pasi cënon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, the Bumçi.

    Bumçi i kërkoi kreut të ekzekutivit që të sqarojë politikën e re që ka ndërmarrë në marrëdhëniet me fqinjët.
    (e.m/BalkanWeb)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    kan met tu shpik skandale lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    BLEDI_SH ja ke fut kot po aq sa rama,thuj ndryshej tepakten ja si duhet then dhe siç eshte e verteta ,te verteten mos e shtrembero edhe ti lexo si thuhet.

    TIRANË- Zbatim dhe implementim rigoroz të marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëjetesën harmonike mes pjesës Shqiptarve Maqedonas Shtet formues dhe Sllavo Bullgar ne Maqedoni.

    Ndersa kjo me poshte eshte e gabuar,---------TIRANË- Zbatim dhe implementim rigoroz të marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëjetesën harmonike mes pjesës maqedonase dhe shqiptare në Maqedoni.
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    gabimi me i madh i palles edvin rama ishte kur tha tani e tutje do kemi zero probleme me fqinjet.
    i bie qe deri tani problemet me fqinjet kane ardhur per faj te shqiperise dhe edvin rama do i ndryshoj gjerat. po kur fqinjet kerkojne probleme, po kur fqinjet duan te na zhdukin?

  6. #6
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    gabimi me i madh i palles edvin rama ishte kur tha tani e tutje do kemi zero probleme me fqinjet.
    i bie qe deri tani problemet me fqinjet kane ardhur per faj te shqiperise dhe edvin rama do i ndryshoj gjerat. po kur fqinjet kerkojne probleme, po kur fqinjet duan te na zhdukin?
    Mos u mërzit se Edi Rama ka superpowers dhe do të të bëjë të tejdukshëm.
    Ezekiel 25-17.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,402
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    Aftesite e majmunit te cirkut kryeminister per gafa dhe per te provokuar nje popull te tere, jane marramendese! 3 dite kryeminister e perdite ben nga nje gafe! Por nuk ke se cfare pret nga nje njeri qe nuk di, nuk do te mesoje, dhe pretendon se i di te gjitha. Dhe me e bukura eshte se del ne media e thote filani e fisteku jane keshilltaret e mi, por as nuk i pyet e as nuk pregatitet per keto takime.

    Lum Shqiperia e shqiptaret per majmunin kryeminister!

    Albo

  8. #8
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    Si nuk kritikove gomarin Sali Berisha per gafat qe ka bere dhe vazhdon t'i beji.
    Behu i sinqerte njehere,ne mos me ne me veteveten bile.A eshte me gafe kjo e "majmunit" Rama,apo gafa e gomarit Berisha qe ka njohur shtetin maqedon pa asnje kusht.
    Ku e kishte ky gomari yt njohurine dhe diturine?Ku i kishte keshilltaret?Pse lejuan Sali gomar vicidolin ta njohi Maqedonine.
    Greqia bllokon Maqedonine vetem shkaku i emrit,ky gomari i vicidolit e njohu pa kerkuar as nje te drejte te vetme per popullin shqiptar.
    Fol.Sa largpames eshte gomari i vicidolit?

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    Politika shpellare e cmirezeze e PeDe-se vazhdon edhe ne opozite.

    Nderkohe qe ministri Bushati deklaron se kreu i opozites dhe figurat kryesore duhet te priten si ministra nga perfaqesite diplomatike anembane botes, keta funderrinat akoma vazhdojne te tentojne hedhjen e baltes kunder qeverise me shpresen se dicka do te ngelet.

    Keshtu ju pafsha gjithmone, poshte e me poshte, sepse kurre sdo e keni me mundesine per t'iu afruar sadopak pushtetit as ne nivel lokal e lere me vendor.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,402
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    O Edi, kot ta dhamë Shkëlzenin?!

    ANDI BEJTJA

    Ditën që Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e parë në Parlamentin shqiptar, ato që u ndien në pozitën më të vështirë ndoshta kanë qenë ambasadat e vendeve fqinje, si Ambasada Maqedonase, Serbe apo Malazeze, për të mos shkuar më tej. Burokratët e këtyre ambasadave, ndoshta për herë të parë në këtë 20-vjeçar tranzicioni shqiptar, nuk kishin çfarë të raportonin në qendrat përkatëse, se Kryeministri i ri shqiptar, ndryshe nga të gjithë paraardhësit e tij, pothuajse nuk përmendi asnjë fjalë për politikën me vendet fqinje dhe rajonin si koncept, duke vërtetuar dhe frikën e mikut të tij të vjetër, ish-ambasadorit Uidhers, i cili jo pak herë, në takime private me diplomatë dhe gazetarë, ishte shprehur se Uashingtoni e kishte të paqartë se çfarë filozofie kishte lideri i atëhershëm i opozitës shqiptare në lidhje me rajonin dhe, në veçanti, me Prishtinën, Beogradin, Shkupin dhe Podgoricën.

    Dhe ndoshta Kryeministri i ri ka bërë mirë që ka heshtur, sepse po vërtetohet vetëm brenda katër ditëve në detyrë se e ashtuquajtura filozofi rajonale e iniciuar nga vetë ai, “Zero probleme me fqinjët”, në fakt do të thotë zero njohuri për rajonin dhe fqinjët. Kryeministri Edi Rama, vetëm për 5 minuta sa takoi Presidentin e Maqedonisë Ivanov, irritoi menjëherë shqiptarët e Maqedonisë dhe gjithë opinionin publik shqiptar atje. Fjalë për fjalë dhe presje për presje, Edi Rama, duke u kujdesur gjithnjë që të tingëllojë si internacionalist, për të bërë kontrast me të ashtuquajturin nacionalisti Berisha, të cilin kujdeset gjithmonë ta portretizojë si të tillë, pasi nuk beson ende se ai vetë ka ardhur në pushtet, tha: “Zoti President më shprehu shqetësimin e tij që të ketë më shumë vëmendje dhe hapësirë për pakicën maqedonase në Shqipëri. Unë e marr këtë mesazh jo thjesht si detyrim për shtetin tonë ndaj çdo pakice, por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët”.

    E para dhe gafa më e rëndë, Kryeministri i ri i Shqipërisë vë shenjën e barazimit mes pakicave maqedonase dhe “pakicave shqiptare në Maqedoni”. Mund të konsiderohen shqiptarët në Maqedoni pakicë? Mirë që nuk do të takojë dhjetë minuta Koço Danajn, apo nuk ka kohë të lexojë përkufizimet e së drejtës ndërkombëtare, po Shkëlzen Maliqit mund t’ia kishte bërë një telefon!

    Nuk ta dhamë kot Xenin, o Edi! Të paktën të të kishte dhënë raportet ndërkombëtare se si i trajton Shqipëria pakicat. Po t’i kishe marrë këto raporte, ku shkruhet e zeza mbi të bardhë që Shqipëria është nga vendet e rajonit që i trajton më mirë nga të gjithë të ashtuquajturat pakica kombëtare, nuk do të ishe shprehur “ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që vetë nuk jemi në gjendje ta bëjmë”, po do të kishe thënë: “Ne u kërkojmë të tjerëve të bëjnë të paktën gjysmën e atyre gjërave që ne kemi bërë”. Dhe teksa shndërroi në opozitë të tijën dhe të partisë së tij një pjesë të mirë të opinionit publik në Maqedoni, të njëjtën gjë bëri edhe në Kosovë, duke mos përmendur emrin e Rugovës, për hir të së vërtetës jo me një fjalim të dobët e burokratik si ai në Parlamentin shqiptar, por me një fjalim historik dhe me piketa historike.

    Por prapë, edhe kur shkëlqen, qiellin Edi Ramës ia errëson një gafë. Dhe i tillë ishte edhe rasti i Kosovës, që tashmë e do Ramën, siç u shprehën edhe eksponentë të politikës kosovare, shumë më pak se Berishën po e po, por dhe shumë më pak se Majkon, Nanon e Metën. Jemi në një situatë të tillë kur, as për katër ditë, Kryeministri i ri i Shqipërisë ka për opozitë jo vetëm Lulzim Bashën, ka divergjenca paraprake me aleatin e tij Ilir Meta, që u shfaqën më shumë se kurrë në rastin e mbajtjes apo mosmbajtjes së fotos së Presidentit në mur, por kur ka për opozitë dhe një pjesë të mirë të opinionit publik në Kosovë e Maqedoni dhe më gjerë. Këto mund të mos përbëjnë probleme të brendshme për qeverisjen afatshkurtër të Ramës, por për ndërkombëtarët po.

    Sepse liderin e Shqipërisë e shikojnë si një baba të faktorit shqiptar në rajon dhe që shpeshherë e përdorin atë për t’i dërguar mesazhe Thaçit të Kosovës apo Thaçit të Maqedonisë. Edhe pse ndikimi i Tiranës si qendër është zvogëluar në krahasim me vite më parë, sidomos përsa i përket Kosovës (është parë qartë që faktori ndërkombëtar tashmë komunikon drejtpërdrejt dhe jo nëpërmjet Tiranës), sërish ndërkombëtarët shqetësohen kur atyre u lëviz bërryli në tavolinën e Tiranës, kur e shikojnë se faktorët shqiptarë në rajon nuk e shikojnë Kryeministrin e Shqipërisë si Kryeministër, por si kryetar bashkie të Shqipërisë.

    Por sërish, edhe Edi Rama vetë, edhe ndërkombëtarët e kanë një fat, sepse kjo është një qeveri me dy koka, dhe koka e dytë, lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, jo vetëm ka dijeni për t’u pasur zili për rajonin, madje mund të thuhet se e ka hobi, jo vetëm ka një qasje prej Kryeministri dhe jo prej kryetari bashkie, por ka dhe lidhje të ngushta personale me çdo faktor shqiptar, pavarësisht nga ngjyra politike, në mënyrë të barasvlershme me këdo dhe kudo ku ka shqiptarë në rajon.

    A do të arrijë koka e dytë të mbajë kokën e parë, apo do ta zëvendësojë atë, kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: shqiptarët dhe faktorët ndërkombëtarë duan në Shqipëri një Kryeministër në kuptimin e plotë të fjalës, dhe jo një kryetar bashkie të Shqipërisë. Edi, më duket se ta dhamë kot Xenin!

    Panorama

  11. #11
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    ER, snjehere s'ka pasur bagazh edhe intelekt per kryeminister. Keto deri tani s'jane asgje, edhe me shume budallalliqe kemi per te degjuar/lexuar.
    I LOVE GOD

    j&g

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    ER, snjehere s'ka pasur bagazh edhe intelekt per kryeminister. Keto deri tani s'jane asgje, edhe me shume budallalliqe kemi per te degjuar/lexuar.
    lone, ti si shtetase amerikane, sduhet ti biesh ndesh ambasadorit amerikan me keto qe thua

    sipas tij kto zgjedhje ishin si te 92.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    un hala se kam kuptu ku asht gafa ktu. a ma shpjegon kush
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  14. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    un hala se kam kuptu ku asht gafa ktu. a ma shpjegon kush
    po hala se ke kuptu,se berishiant jane terbu e ska me ca me u marr??

  15. #15
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    "Nuk i kërkojmë tjetrit cfarë nuk jemi në gjendje t'i ofrojmë", tha Rama, duke barazuar kështu minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedonisë.
    perfundimi tamam prej militanti lol....se ku duket ky krahasim vetem militantet e PD e shikojne

    Megjithate, dhe sikur ta kishte krahasuar, gabim nuk do ishte. Shumica atje jane bere me turq se turqit, keshtu qe shqiptaret minoritet ngelen
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    un hala se kam kuptu ku asht gafa ktu. a ma shpjegon kush
    Nuk ka asnje gafe ketu . Thjesht keto tema tregojne deshperimin e ketyre personave , qe ne pamundesi per te sulmuar kete qeveri me argumenta , baltosin edhe shpifin .

    Gjasme sikur shqiptaret jan budallenji edhe nuk kuptojne . Eshte nga deshperimi do u kaloje .

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    "Nuk i kërkojmë tjetrit cfarë nuk jemi në gjendje t'i ofrojmë" ka thene Rama?

    Barazia ketu nuk ka te beje me minoritetet por me angazhimin e qeverive per integrimin e plote te secilit minoritet ne shoqeri. Pra nese i kerkojme dicka fqinjeve, atehere duhet te jemi dhe ne gjendje ta ofrojme. Biles per ne eshte me e lehte ti kerkojme me shume fqinjeve sepse ka shume Shqiptare autoktone ne Maqedoni dhe njekohesisht ne i kemi mundesite te bejme me shume me ato pak Maqedonas ne Shqiperi. Keshtu qe barazia ne angazhime ndaj minoriteteve eshte ne favorin tone.

    Nejse ju vazhdoni te lehni, karvani do ece pa e rruajtur fare perpara
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 19-09-2013 më 16:57

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    "Nuk i kërkojmë tjetrit cfarë nuk jemi në gjendje t'i ofrojmë" ka thene Rama?

    Barazia ketu nuk ka te beje me minoritetet por me angazhimin e qeverive per integrimin e plote te secilit minoritet ne shoqeri. Pra nese i kerkojme dicka fqinjeve, atehere duhet te jemi dhe ne gjendje ta ofrojme. Biles per ne eshte me e lehte ti kerkojme me shume fqinjeve sepse ka shume Shqiptare autoktone ne Maqedoni dhe njekohesisht ne i kemi mundesite te bejme me shume me ato pak Maqedonas ne Shqiperi. Keshtu qe barazia ne angazhime ndaj minoriteteve eshte ne favorin tone.

    Nejse ju vazhdoni te lehni, karvani do ece pa e rruajtur fare perpara
    sipas mareveshjes se ohrit hjuha shqipe duhet te jete gjuhe zyrtare.
    sipas edi rames ne qofte se maqedonasve te pogradecit nuk u njihet gjuha e tyre ne shqiperi si gjuhe zyrtare atehere as ajo shqipe nuk duhet te njihet ne maqedoni. ashtu si tha enveri Titos; un te le te besh ca te duash me shqiptaret e kosoves, ti me ler sllavet e shqiperise.
    ne qofte se maqedonasit ne shqiperi nuk behen ministra, as shqiptaret e maqedonise nuk duhet te jene ministra.
    vetem ju te PS-se nuk e kuptoni nje armiqesi te tille.

  19. #19
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    e paskan kllonu brarin

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,402
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedo

    Deklarata për shqiptarët në Maqedoni, Rama fshin një pjesë të fjalës së tij me Ivanov (video)

    TIRANE- Pas kritikave lidhur me fjalën e tij gjatë takimit me Presidentin e Maqedonisë, Gjeorgje Ivanov, kryeministri Rama ka fshirë fjalinë e shumëdebatueshme në fjalën e tij.
    Në videon e publikuar në sajtin e Qeverisë Shqiptare, mungon fjalia; “por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët”.
    Kjo mund të vërehet menjëherë pas minutës së 04:00 në video, ku ka dhe një shkëputje, dhe mungojnë rreth 15 sekonda te fjales se Ramës.
    “Nga ana tjetër zoti president më shprehu shqetësimin e tij që të ketë më shumë vëmendje dhe më shumë hapësirë për pakicën maqedonase në Shqipëri, dhe unë e marr këtë mesazh jo thjeshtë si një detyrim të shtetit tonë ndaj çdo pakice, por… por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët”- do të ishte fjala e plotë e Ramës.
    Menjëherë pas deklaratës, ish ministri i Jashtëm, Aldo Bumci e cilësoi si të paprecedentë, pikërisht këtë pjesë të fjalës së Ramës.
    “Rama nuk përmendi marrëveshjen e Ohrit që i dha fund konfliktit në Maqedoni, dokumenti mbi të cilin duhet të zhvillohen marrëveshjet. Në një deklaratë të paprecedentë ai vuri barazimin mes pakicës maqedonase në Shqipëri dhe shqiptarëve në Maqedoni. Kjo është cartisje, shqiptarët e Maqedonisë atje përbëjnë 25% të popullsisë. Nga ana tjetër, në të gjitha raportet e BE, KE, OSBE, Shqipëria vlerësohet me notat më të larta për respektimin e të drejtave të pakicave. Rama duhet t’i tregojë shqiptarëve, edhe atyre në Maqedoni se cfarë është kjo politika e re”- shprehej Bumçi.
    Nje dite me pare edhe ish kryeministri, Sali Berisha e rendit kete si nje nga 6 gabimet mavi te Rames ne 1 jave ne krye te Qeverise.
    “Ne doktrinen e zero problemeve me fqinjet, shqiptareve ne Maqedoni, u tha se jeni pakice, njelloj si maqedonasit ne Shqiperi! “- shkruante Berisha.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •