Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Shqipëri: Lëvizja Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit për herë të parë

    Zyrtare/ Lëvizja Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, nesër prezanton kandidatët e parë

    Emri:  vetevendosja.jpg

Shikime: 855

Madhësia:  26.4 KB

    Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka vendosur zyrtarisht të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Lajmin e ka konfirmuar vetë Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ku nesër do të prezantojë dy kandidatë.

    “Konferencë për media për prezantimin e dy kandidatëve nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të Shqipërisë. Ditën e enjte më 21 janar 2021, në ora 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbajë konferencë për media ku do të prezantohen dy kandidatët e parë nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të vendit për zgjedhjet e 25 prillit.

    Kjo konferencë do të organizohet në zyrën e LVV Shqipëri, në adresën: Rruga “Hoxha Tahsim”, nr 105, kati 2, Tiranë (pranë Optika Roma – 200 metra mbi Pazarin e Ri)”, thuhet në njoftimin e degës së Lëvizjes Vetëvendosje.

    Balkanweb

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,483

    Për: Shqipëri: Lëvizja Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit për herë të parë

    Nje alternative e re per te mos thene e vetme ne kete moment. Mire do ishte te votoheshin per ti dhene nje minimum shprese atij vendi.

    (Une per veten time do ti votoj,ne qofte se lajmi eshte i vertete, dhe do jete votimi i pare mbas 30 vjetesh )

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Eloh ! (22-01-2021)

  4. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Shqipëri: Lëvizja Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit për herë të parë

    Ngjarjet ne Kosove e Shqiperi kane treguar se Albin Kurti eshte Vetvendosja, por Vetvendosja nuk eshte automatikisht Albin Kurti! Nga kjo parti dolen ministria arsimit Shahini, ministri i jashtem Cakaj. Nen hijen e Albin Kurtit u be kryebashkiak i Prishtines Shpend Ahmeti, qe pezulloj çdo lloj leje ndertimi nderkohe tenderat i shperndante me te vetet. Krijimi i partise vetem disa muaj perpara zgjedhjeve, pa u artikuluar, pa nje program, pa prova rezistence, sikunder lindi Vetvendosja-Prishtine, nuk mendoj se sjell vota. Ne nuk i njohim akoma eksponentet e Vetvendosjes e aq me pak programin e tyre. Ne mos gaboj Vetvendosja Tirane ekziston si OJQ qe prej 2015-es, por emrin ia kemi degjuar vetem me dalje sporadike ne TV. Kontrast ky shume i madh me figuren e Albin Kurtit qe u be i njohur nepermjet betejave, kembenguljes, duke ruajtur parimet dhe ndershmerine.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Lëvizja Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit për herë të parë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nje alternative e re per te mos thene e vetme ne kete moment. Mire do ishte te votoheshin per ti dhene nje minimum shprese atij vendi.

    (Une per veten time do ti votoj,ne qofte se lajmi eshte i vertete, dhe do jete votimi i pare mbas 30 vjetesh )
    Me bere kurioz Serafim. Çfarë pëlqen tek Vetvendosja që do të ndërmerrje një akt të tillë që nuk e ke bërë për 30 vjet?

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-01-2021 më 09:16

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,483

    Për: Shqipëri: Lëvizja Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit për herë të parë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Me bere kurioz Serafim. Çfarë pëlqen tek Vetvendosja që do të ndërmerrje një akt të tillë që nuk e ke bërë për 30 vjet?

    Albo
    Deri tani kane treguar se jane te vetmit idealist e te ndershem. Deri tani te pakten si pike kryesore,per te mos thene ideologjike,kane luften kunder korrupsionit dhe mjaftoj vetem kjo per tu votuar.Se do t'ja arijne apo jo koha do ta tregoje,por te pakten deri tani edhe mbas 20 e ca vite politike Albin Kurti mbetetet deri tani nje person i pakorruptuar dhe kjo natyrisht qe nuk eshte nje garanci per gjithçka,por te pakten eshte nje shprese e nje njeriu te ndershem qe mbase vlen si shémbull edhe per te votuar Vetvendosjen edhe ne Shqiperi.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2017, 21:30
  2. Aleanca Popullore garon ne zgjedhjet e 8 majit
    Nga FATJON SOFTA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-03-2011, 09:40
  3. Lëvizja pa passaporta Kosovë-Shqipëri
    Nga laguna blu në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 02:32
  4. Dramë e madhe me “shakanë” e 1 prillit në Shqipëri
    Nga argjenddre në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 04:57
  5. Lëvizja Vetëvendosja kërkon bojkotin e produkteve të Serbisë
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 14:31

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •