Numri i leximeve tregon kualitetin e temës
Këto 3-4 ditët e fundit kam vërejtur se te temat e postuara numërimi i postimeve në temë dhe leximi i tyre nuk përkon me realitetin. Kështu ta zëmë nëse një temë do të ketë 3 postime, numri i leximeve do të jetë 4, d.m.th. një më shumë.
Në shikim të parë duket si asgjë, por kjo statistikë është e domosdoshme, sepse të sinjalizon se cilat tema ”po shiten” më shumë, d.m.th. tregon shijen e lexuesit. Unë them se kualiteti i temës nuk varet nga numri i postimeve, por nga numri i leximeve. Ta zëmë nuk quhet e suksesshme një temë nga përshëndetjet apo nga lojëra të ndryshme, ku numri i postimeve me numrin e leximeve është gati i barabartë, ta zëmë 875 postime dhe 3650 lexime, po i bie dikund 4 lexime për postim.
Temë që zgjon interesim te lexuesi, apo thënë ndryshe temë e suksesshme quhet ajo që ka numrin e leximeve në krahasim me postimet mbi 10, e sidomos 20 e përpjetë!
Ja ta zëmë, tema Aforizmat e Agim Metbalës, ka 504 postime dhe 21,508 lexime. I bie rreth 43 lexime për postim. Konsideroj se është temë shumë e sukseshme e që ka zgjuar interesim te lexuesit.
Vallë të jetë ky një difekt në faqe?
Krijoni Kontakt