Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Shkodër: Vritet në një atentat mafioz ish-deputeti demokrat e biznesmeni Pashko Ujka

    U qëllua me silenciator pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti Pashko Ujka

    Emri:  auto_Pashk_Ujka_vdes1638213740.jpg

Shikime: 148

Madhësia:  33.4 KB

    Ndërron jetë ish-deputeti dhe ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.

    64-vjeçari u qëllua nga persona të paidentifikuar me një plumb nga një armë zjarri pistoletë me silenciator, pak metra larg shtëpisë së tij në lagjen "Vasil Shanto", pranë qendrës së qytetit të Shkodrës.

    Plaga e plumbit e marrë pranë shtyllës kurrizore ka qenë fatale për të.

    Edhe pse iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Shkodrës, Ujka nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të humbjes së sasive të mëdha të gjakut.

    Pashk Ujka ka qenë deputet i Partisë Demokristiane në legjislaturën 2005-2009.

    Ndërsa nga viti 2011 e deri në 2015 ai ka drejtuar Komunën e Velipojës (Sot Njësia Administrative Velipojë).

    Kërcënimet ndaj Pashk Ujkës kanë qenë të njohura për Policinë e Shkodrës. Kohë më parë u qëllua drejt banesës së tij me breshëri arme zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

    Ndërsa mbrëmjen e sotme, Pashko Ujkës iu bë atentat pranë banesës së tij, duke humbur jetën më pas në spital.

    Edhe pse policia nuk ka ende një pistë konkrete nga hetimet e deritanishme, shkak për ngjarjen dyshohet detyra që ka mbajtur Ujka si kryetar i Komunës së Velipojës.

    Autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes duke humbur gjurmët.

    Suri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkodër: Vritet në një atentat mafioz ish-deputeti demokrat e biznesmeni Pashko Ujka

    Atentati i tretë/ Ish-kreu i Komunës së Velipojës Pashko Ujka u qëllua me plumb në shpinë, dyshimet e para të policisë (Detaje)

    Emri:  Pashko-Ujka-1.jpg

Shikime: 79

Madhësia:  119.3 KB

    Ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka u plagos dhe më pas ndërroi jetë në spital pas një atentati me armë zjarri pranë banesës së tij.

    Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së tij, në një lulishte pranë Kishës Ortodokse ku ai ka qenë duke ecur. Ai tha se Ujka është plagosur në shtyllën kurrizore ndërkohë që është transportuar në spital.

    Dyshimet e para të policisë janë që ngjarja të ketë lidhje me periudhën 2011-2015 kur Ujka ka shërbyer si kryetar komune ndërkohë që ai është plagosur edhe herë tjeter.



    “Pak minuta më parë është plagosur ish-kryetari i komunës së Velipojës në vitet 2011-2015. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e Shkodrës. Plagosja ka ndodhur në afërsi të banesës së tij, në një lulishte në pranë Kishës Ortodokse. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të tij. Ai ka marrë plagë në shtyllën kurrizore dhe është transportuar në spital. Nga hetimet e para policia dyshon se kjo ngjarje të jetë e lidhur me periudhën që ai ka shërbyer si kryetar komune. Kohë më përpara kanë qëlluar në drejtim të banesës së tij. Ka qenë një sinjalizim dhe 2 herë të tjera persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të tij. Ujka ka qenë edhe Deputet i Aleancës Demokratike”- tha ai.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkodër: Vritet në një atentat mafioz ish-deputeti demokrat e biznesmeni Pashko Ujka

    VIDEO-SYRI TV/ Gjykata e Shkodrës liron dy autorët e dyshuar për vrasjen e ish-deputetit

    Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka liruar nga burgu autorin e dyshuar të vrasjes së ish-deputetit Pashko Ujka, shtetasin Kristjan Kelmendi dhe bashkëpunëtorin e dyshuar të tij shtetasin Marjan Kola.

    Gjykata e shkallës së parë ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për këta dy shtetas.

    Gjykata ka administruar një provë të re, pikërisht një video ku përmes të cilës pretendohet se autori i dyshuar i vrasjes së ish-deputetit dhe bashkëpunëtori i dyshuar ditën e ngjarjes kanë qenë në Kosovë.

    Pas kësaj video që është marrë si provë gjykata vendosi ti lirojë duke lehtësuar masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

    Përveç kësaj videoje gjykata e shkallës së parë në Shkodër është në pritje edhe të disa provave të tjera të këtyre dy shtetasve që mund të jenë sërish video por edhe fatura të ndryshme të blerjeve apo prova të tjera që mund të faktojnë se dy të dyshuarit kanë qenë në Kosovë ditën kur u vra ish-deputeti Pashko Ujka.

    Në seancën për masën e sigurisë më 4 dhjetor autori i dyshuar Kristjan Kelmendi dhe shtetasi tjetër Marjan Kola kanë mohuar përpara gjykatës autorësinë e vrasjes, duke thënë se ata kanë qenë në Kosovë. 1 muaj kohë u la për administrimin e provave.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-07-2015, 10:06
  2. Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi
    Nga Alti Elezi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 362
    Postimi i Fundit: 29-09-2014, 13:11
  3. Vritet biznesmeni i kromit Qerim Marku
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-09-2013, 08:46
  4. Deputeti demokrat Stërkaj bashkohet me opozitën socialiste
    Nga Jack Watson në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 09-10-2010, 10:39
  5. Deputeti demokrat i Shkodrës largohet nga grupi parlamentar i PD
    Nga vagabondo_nyc në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 12-01-2008, 09:50

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •