Postuar mė parė nga
Rugova
Ėshtė i paqėndrueshėm ky qėndrim i juaji, z. Pendex. Sepse, ata tė cilėt nuk dalin me votu, ose i bojkotojnė zgjedhjet pėr shkaqe tė ndryshme politike, ose nuk duan t'ia japin votėn asnjėrit subjekt politik qė garon pėr pushtet, ose duke mos dalur nė zgjedhje shprehin revoltėn e tyre pėr gjendjen e rėnd shoqėrore dhe sociale nė tė cilėn gjendėn, duke dėnuar nė kėtė mėnyrė udhėheqėsit e tyre partiak dhe shtetėror. Pra, marrin qėndrim asnjėnės, neutral duke u distancur nga politikat aktuale qė bėjnė partitė e tyre, qoftė nė pushtet, qoftė nė opozitė. Shprehin njė lloj mosdėgjueshmėrie ndaj partitve qė u takojnė ose ndaj atyre qė marrin pushtetin. Kjo mė sė miri ėshtė parė nė Kosovė nė zgjedhjet e vitit 2007 kur afėr 45% nga 60% e elektoratit qė i bojkotoi zgjedhjet i pėrkiste LDK-sė. Dhe, nga 35%-shi i elektoratit qė i pėrkiste LDK-sė 5% e tyre votėn ia dhanė
AKR-sė sė Behgjet Pacollit. Pra, nuk qėndron thėnia juaj se ata qė nuk dalin nė zgjedhje pranojnė tė udhėhiqen nga cilado parti qė i fiton zgjedhjet. Ky qėndrim ėshtė i palogjikshėm edhe nė aspektin politik, sepse nė rastin e bojkotimit tė zgjedhjve nuk mund tė zbatohet formula: heshtja ėshtė miratim, meqė mosdalja nė zgjedhje e votuesit ka prapavijė para sė gjithash politike, e jo miratuese e cilit do rezultat qė sjellin votuesit qė kanė votuar. Nė botėn perėndimore mosdalja e votuesėve nė zgjedhje gati gjithėherė konsiderohet ndėshkim politik ndaj atyre qė udhėheqin me vendin, kėshtu qė nė zgjedhjet e vitit 2005 nė Gjermani, asnjėra nga dy partitė kryesore nė vend SPD-ja e Gerhard Schroder-it dhe CDU-ja e Angela Merkel nuk arritėn tė fitojnė mė shumė se 23/24% tė votave, qė tė mund ta formojė qeverinė qoftė edhe duke bėrė koalicion me partitė e vogėla, sepse prapė nuk arrihej numri i nevojshėm, kėshtu qė kėto dy parti si dy kundėrshtare tė mėdha politike nė vend qė nga LDB, u detyruan qė tė hyjnė nė koalicion pėr ta qeverisur vendin sė bashku pėr katėr vite rresht, deri nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare qė do mbahėn nė shtator tė ktij viti. Pra, mosdalja e votuesve nė votime ėshtė ndėshkimpėr udhėheqėsit e tyre partiak, mė parė se tė jetė pranim.
Krijoni Kontakt