Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga ADMINISTRATOR1
    Perseri je gabim ketu Albo.
    Kisha autoqefale shqiptare nuk eshte me kishe e tille, perderisa ne krye te saj eshte nje i huaj i caktuar nga patriakana e Stambollit.
    Kisha autoqefale shqiptare eshte ajo qe ndertoi Noli me te tjere e jo kjo e sotmja.
    Administratori1, e di ti me mire se une se cfare eshte autoqefalia apo historine e Kishes Orthodhokse Shqiptare?

    Mos jepni mendim ne tema fetare pasi nuk keni njohurite e duhura mbi orthodhoksine. Kjo nuk eshte ceshtja ne diskutim ketu.

    Albo

  2. #22
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Administratori1, te thuash qe Kisha Orthodhokse Greke i fryn urrejtjes ndaj shqiptareve eshte nje gje. Ta faktosh nje gje te tille eshte gje tjeter. Asgje nga ato qe ti ke shprehur me lart nuk implikon Kishen Orthodhokse ne Krim apo ne fryrjen e urrejtjes kombetare. Ngritja e kryqit ne Kakavije ne kufirin grek eshte provokim?
    Po prifti grek qe e debuan nga Gjirokastra, kujt kishe i takon??
    Tani ose ti nuk do ta pranosh , ose ben sikur nuk e kupton realitetin.

    Peshkepia nuk eshte ne Permet, eshte ne Gjirokaster a Sarande dhe ata qe kryen aktin e vrasjes se ushtareve shqiptare ne kufi nuk implikonin Kishen Greke, por nje grup anti-shqiptar qe vepronte me bekimin e shtetit grek dhe me sponsorizimin e Nicholas Gage, i cili pas incidentit u shpall edhe person i padeshiruar ne Shqiperi dhe nuk u lejua te hyje ne Rinas heren e pare qe mberriti ne Shqiperi.
    Nuk te fola per Nikolas Gage, por per SHIFRANTIN E AMBASADES GREKE NE TIRANE dhe PRIFTIN NGA MAQEDONIA dhe te cilesova se te tjereve ju be nje gjyq sa per te thene qe u gjykuan, ndersa prifti doli "palagur" nga kjo histori sepse dihet forca e kishes.


    Ne cdo Kishe ka prifterinj te vecante qe nuk ndjekin urdherimet e Zotit, por kjo nuk do te thote se meqenese ne Kishen greke kish nje Sebastianos, te gjithe prifterinjte greke jane anti-shqiptare. Kur shqiptaret filluan emigrimin e tyre drejt Greqise ne fillim te viteve 90, ata qe i mbanin me buke e me rroba ishin pikerisht kishat greke, vendi i vetem ku policia greke nuk nderhynte per ti kapur dhe kthyer mbrapsht. Kjo vazhdoi per aq kohe sa shqiptaret filluan te kryejne akte te turpshme ndaj Kishave dhe prifterinjve qe i ndihmonin ata. (po te kesh jetuar ne Greqi, i njeh me mire se mua keto qe flas).
    Dje ishte Sebastiani dhe sot eshte Hristodoulos dhe po e njejta politike ndiqet ndaj shqiptareve dhe Shqiperise.
    Ne rast se ka patur raste qe kisha ka ndihmuar shqiptaret, mos harro se shume shqiptare ne ate vend jane c'muslimanizuar dhe per te qene ti me i informuar, po te them se ne nje rast shume te afert ne familjen time, kur nje femije mbushi 2 vjec, u pagezua sepse nuk do futej ne shkolle i papagezuar. Keto jane ligjet greke dhe mos harro edhe sot e kesaj dite kishat kane ministri dhe e kane se bashku me ate te kultures ne Greqi.Ndersa per aktet e turpshme qe permend, nuk ishin shqiptaret e varfer qe filluan por ishin grekofonet e paguar ashtu sic po bejne edhe sot. Per cdo krim te pazbuluar njoftimi i masmediave greke eshte :' mendohet se eshte alvanos"


    Ndikimi i Kishes Orthodhokse tek greket buron nga fakti se greket jane besimtare ne Zot dhe e kane Kishen dhe besen orthodhokse pjese te identitetit te tyre kombetar. Per 400 vjet kur Greqia ishte nen thundren e otomaneve, Kisha Orthodhokse dhe tradita orthodhokse ishte burimi i vetem i identitetit kombetar qe me vone u perdor si platforme per pavaresine e Greqise nga turqit.
    Greket kane emrin "besimtare" por nuk jane ne ate shkalle sa besojme ne se jane.
    Si te duket ty qe nje ishull me mbi 5 mije banore te kete frekuentues apo besimtare te kishes rreth 700 vete? Vertet qe Greqia u clirua nga turku afro 100 vjet perpara nesh, por te gjithe ata qe u ngriten ne kryengritje ishin arvanitas dhe shumica e tyre kishin mbaruar akademine e Ali Pash Tepelenes.
    Ne Greqi greket kishin vetem nje armik TURKUN.
    Neve kishim grekun dhe turkun.
    Per te te kujtuar po te permend ca emra qe kisha greke ne bashkepunim me turqit i "hengren" sepse deshen te flitej e shkruhej shqipja. A nuk ishin te tille Dhaskal Todri e Petro Nini Luarasi?? Apo edhe keto nuk mjaftojne per te vertetuar nxitjet e kishes greke ndaj nesh, sepse jane shume te vjetra?

    PS:
    Mos me marresh per katolik apo mysliman.
    Une jam ateist por rrjedh nga ortodokse 100%

    Ne pergjigje te postit tend te fundit:

    Ti mund te dish shume Albo, por ka edhe me te ditur se ty,sado qe te thuash se di cdo gje, dikush di pak me shume se ty.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Administrator1 : 14-09-2004 mė 23:28

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Komuniteti orthodhoks shqiptar ka dicka qe komuniteti katolik nuk do te kete kurre, ka autoqefaline dhe Sinodin e Shenjte. Ne nuk jemi te varur direkt nga Selia e Shenjte e Romes apo Patriarkanes. Kjo do te thote, qe te hapim nje kishe orthodhokse ne Rome, ne Philadelphia apo ne Shkoder, nuk duhet te marrim lejen e Atit te Shenjte ne Rome. Dhe meqe ra fjala, Kisha Orthodhokse Shqiptare e Shen Joan Gojeartit ne Philadlephia feston 75 vjetorin e saj kete vit
    Po ne Athine kur do ta hapni apo nuk ju behet numri i besimtareve se marshallah duhet ti keni nja 100 mije dele pertej kufirit po cili bari po jua kullot xhanem?

    Lejen e Atit te Shejte nuk marrin as katoliket shqiptare per te ndertuar kishen e vet, por lexoje me kujdes se kisha ishte italiane dhe ju eshte falur komunitetit shqiptar, i cili nuk ka pase mjete per ta ndertuar vete. Vetem qe shqiptaret te kene kishen e vet si vend bashkimi e identiteti fetar e kulturor.

    Po fortlumturia e tij Anastas sa kerkesa ka bere per delet shqiptare qe kane shkuar emigrante ne Greqi qe te kene nje kishe te veten, apo ja ka falur kasapit grek?

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    ADMINISTRATOR1, vete thua se je ateist, vete merr persiper te diskutosh per nje fe ne te cilen nuk beson. Eshte mungese kulture te diskutosh mbi nje fe qe as e njeh, as e beson. Prandaj te ktheva ate pergjigje. Albo shkruan vetem ne ato tema qe ai di se cfare shkruan dhe vetem per ato komunitete fetare te cilat ai i njeh dhe u perket. Po te benin te gjithe te njejten gje, toleranca fetare nuk do te ishte nje fjale boshe ne shoqerine shqiptare sic eshte sot.

    Ti po merr si shkas aktet e nje prifti grek, qofte ky Sebastianos apo X e Y, dhe po ngreh nje akuze qe nuk bie vetem mbi nje prift por mbi nje KISHE qe numeron me mijra prifterinj, dhe mbi nje popull qe beson ne kete fe qe numeron 12 milion njerez. Nuk mund te besh me faj gjithe Kishen apo gjithe popullin grek per aktet anti-shqiptare te individeve apo qarqeve te caktuara. Kjo tregon driteshkurtesi dhe urrejtje. Asnje popull, cilido qofte, nuk eshte "i keq" pasi si ne cdo popull, ka njerez te mire dhe te keqij. Duhet te dish te mos pergjithesosh ashtu si te besh dallimin midis atyre prifterinjve greke qe ndihmojne Shqiperine dhe shqiptaret dhe ata qe duan te demtojne Shqiperine dhe shqiptaret.

    Kur shkon ne Rome, bej sic bejne romaket dhe kur shkon ne Greqi, bej sic bejne greket! Jo se eshte gjithmone gje e mire te besh si ata, por se ashtu u pelqen atyre pasi ata jane vete Zot e vete shkop ne vendin e tyre. Ashtu sikur greket vijne ne Shqiperi, bejne sic bejne shqiptaret.

    Prandaj mos e akuzoni nje grek pasi eshte grek se nuk thote shume per greket, thote shume per ate qe i nxjerr ato fjale nga goja. Te akuzosh nje grek apo nje serb dhe te besh ate fajtor per te gjitha fatkeqesite e Shqiperise apo shqiptareve, nuk te ben ty shqiptar te mire dhe nuk i zgjidh ato plage te se shkuares. Vetem sa i majis dhe i fryn flakeve te urrejtjes qe nuk eshte e njekahshme, eshte dykahshme si nga greket edhe nga shqiptaret.

    Mbreti Zog ka patur nje parim ne jeten e tij: "Ate kundershtar qe nuk e vret dot plumbi, e vret miresia".

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #25
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Komuniteti orthodhoks shqiptar ka dicka qe komuniteti katolik nuk do te kete kurre, ka autoqefaline dhe Sinodin e Shenjte. Ne nuk jemi te varur direkt nga Selia e Shenjte e Romes apo Patriarkanes. Kjo do te thote, qe te hapim nje kishe orthodhokse ne Rome, ne Philadelphia apo ne Shkoder, nuk duhet te marrim lejen e Atit te Shenjte ne Rome. Dhe meqe ra fjala, Kisha Orthodhokse Shqiptare e Shen Joan Gojeartit ne Philadlephia feston 75 vjetorin e saj kete vit.

    Albo
    E kujt qe merita e kesaj gjeje?

  6. #26
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    ADMINISTRATOR1, vete thua se je ateist, vete merr persiper te diskutosh per nje fe ne te cilen nuk beson. Eshte mungese kulture te diskutosh mbi nje fe qe as e njeh, as e beson. Prandaj te ktheva ate pergjigje. Albo shkruan vetem ne ato tema qe ai di se cfare shkruan dhe vetem per ato komunitete fetare te cilat ai i njeh dhe u perket. Po te benin te gjithe te njejten gje, toleranca fetare nuk do te ishte nje fjale boshe ne shoqerine shqiptare sic eshte sot.

    Ti po merr si shkas aktet e nje prifti grek, qofte ky Sebastianos apo X e Y, dhe po ngreh nje akuze qe nuk bie vetem mbi nje prift por mbi nje KISHE qe numeron me mijra prifterinj, dhe mbi nje popull qe beson ne kete fe qe numeron 12 milion njerez. Nuk mund te besh me faj gjithe Kishen apo gjithe popullin grek per aktet anti-shqiptare te individeve apo qarqeve te caktuara. Kjo tregon driteshkurtesi dhe urrejtje. Asnje popull, cilido qofte, nuk eshte "i keq" pasi si ne cdo popull, ka njerez te mire dhe te keqij. Duhet te dish te mos pergjithesosh ashtu si te besh dallimin midis atyre prifterinjve greke qe ndihmojne Shqiperine dhe shqiptaret dhe ata qe duan te demtojne Shqiperine dhe shqiptaret.

    Kur shkon ne Rome, bej sic bejne romaket dhe kur shkon ne Greqi, bej sic bejne greket! Jo se eshte gjithmone gje e mire te besh si ata, por se ashtu u pelqen atyre pasi ata jane vete Zot e vete shkop ne vendin e tyre. Ashtu sikur greket vijne ne Shqiperi, bejne sic bejne shqiptaret.

    Prandaj mos e akuzoni nje grek pasi eshte grek se nuk thote shume per greket, thote shume per ate qe i nxjerr ato fjale nga goja. Te akuzosh nje grek apo nje serb dhe te besh ate fajtor per te gjitha fatkeqesite e Shqiperise apo shqiptareve, nuk te ben ty shqiptar te mire dhe nuk i zgjidh ato plage te se shkuares. Vetem sa i majis dhe i fryn flakeve te urrejtjes qe nuk eshte e njekahshme, eshte dykahshme si nga greket edhe nga shqiptaret.

    Mbreti Zog ka patur nje parim ne jeten e tij: "Ate kundershtar qe nuk e vret dot plumbi, e vret miresia".

    Albo
    Albo cdo te thote kjo mor cun??!!

    Sipas llogjikes qe tregon ti, nuk duhet te diskutojme as per futbollin tani sepse "nuk e njohim" ??!!
    C'jane keto qe thua.
    E dyta ateistet i dashur ,sepse nuk besojne , nuk do te thote qe nuk i njohin fete dhe "bemat" e tyre. Po te ishte mungese kulture qe te diskutoje per nje fe tjeter(sic na e servir ti), si paske ti GUXIMIN dhe te DREJTEN te diskutosh per MYSLIMANET??
    Dhe e treta, nuk po diskutoja per fene por per kishen greke dhe vrasesit e saj ndaj SHQIPERISE.
    Driteshkurtesia qe po na ve ne dukje dhe urrejtja, lindin nga ata qe urren , nuk lindin vetevetiu.
    E pra te pelqen ty apo jo, greket e kane bere te tille veten.

    Te te pyes, TI KE JETUAR ne Greqi, apo i ke me te degjuara keto qe thua??
    Ne rast se ti NUK ke jetuar atje, nuk ke NJOHURITE e duhura ( sic i quan ti) per te diskutuar per kete teme.
    Bye

  7. #27
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut Lexo Postimin
    Shpesh degjoj Shqiptare te ankohen ndaj shtetit Grek duke thene se eshte anti-shqiptar. Nuk mendoj ashtu. Shteti Grek eshte i kufizuar nga BE per t'u sjelle konform rregullave te kesaj bashkesie.

    Cilat, pra, jane institucionet vertet anti-Shqiptare ne vendin ku jetojne me shume Shqiptare ne BE? Per mendimin tim keto jane 2:

    1. Kisha e Greqise

    2. Mediat Greke

    E bazoj kete mendim tek libri i gazetarit Grek Tachis Michas "Unholy Alliance".

    Tani jepni mendimet se si mund ti ASGJESOJNE keto 2 institucione Shqiptaret e Greqise.
    Nukeshte Kisha Greke institucion antishqiptar. Kisha Greke dhe Kisha Orthodhokse e Shqiperise jane motra. Ato nuk mund te veprojne ne dem te popujve te njeri tjetrit, popullit shqiptar dhe atij grek, pavaresisht nga besimi. Kete e ka treguar historia.
    Per mediat nuk jap dot mendim sepse nuk i njoh.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut Lexo Postimin
    Shpesh degjoj Shqiptare te ankohen ndaj shtetit Grek duke thene se eshte anti-shqiptar. Nuk mendoj ashtu. Shteti Grek eshte i kufizuar nga BE per t'u sjelle konform rregullave te kesaj bashkesie.
    Cilat, pra, jane institucionet vertet anti-Shqiptare ne vendin ku jetojne me shume Shqiptare ne BE? Per mendimin tim keto jane 2:
    1. Kisha e Greqise
    2. Mediat Greke
    E bazoj kete mendim tek libri i gazetarit Grek Tachis Michas "Unholy Alliance".
    Tani jepni mendimet se si mund ti ASGJESOJNE keto 2 institucione Shqiptaret e Greqise.
    1. Kisha e Greqise eshte e lidhur ngushte me politikendhe (2. Mediat Greke), e ben dhe e drejton me lidhjet e saj nder klanet e medha familiare te atij vendi si dhe me pasurite parallore qe zoteron.
    Drejtimi antiShqiptar i politikes se kesaj kishe mund ta gjesh qe ne kohen e bizantit kur nje dhespot i kesaj kishe i veshur me autoritet politik mbushte shporta me sy shqipetaresh e bente kodra me kokat e tyre, ishin disa "Shenjtore" qe bene c'eshte e mundur te helenizonin popullaten e myzeqese duke iu ndaluar dhe mallkuar e folura shqip.
    Eshte kjo kishe qe u lidh ngushte me pushtuesin Otoman, nuk iu preken pasurite dhe nuk iu hoq e drejta e praktikimit. Bashke si te terbuara luftuan per qellimet e tyre kunder c'do ndjenje Shqipe, vrane , prene dhe helmuan sa munden per 500 vjet.
    Gjate revolucionit te 1821 ne Greqi e kryer prej Shqipetereve te besimit Orthodhoks dhe Muhamedan, qe jetonin ne territorin e Greqise dhe te Shqiperise Kisha e FANARIT (Stamboll) luajti rrolin e saj dhe ne gjuhe te perbashket me politikat e Rusise, Anglise e Frances, futen ne vllavrasje fetare Shqipetaret dhe nderruan objektivin e ketij Revolucioni. Gjithashtu eshte i madh impenjimi, mbeshtetja financiare dhe pjesmarrja e kesaj kishe ne pushtimin e territoreve ne Jug te Sqiperise pas pavaresise, e deri ne ditet e sotme nuk pushojne se kerkuari kufirin deri ne Shkumbin.
    -Kjo kishe duhet te kerkoje falje te sinqerte per ato c'ka kane bere e thene pjesteret e saj. - Te shohe punen e saj, e te mos fute hundet kudo.

  9. #29
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Nukeshte Kisha Greke institucion antishqiptar. Kisha Greke dhe Kisha Orthodhokse e Shqiperise jane motra. Ato nuk mund te veprojne ne dem te popujve te njeri tjetrit, popullit shqiptar dhe atij grek, pavaresisht nga besimi. Kete e ka treguar historia.
    Per mediat nuk jap dot mendim sepse nuk i njoh.
    Prape ti mo??
    Ik bej ndonje lutje dhe leri te flasin ata qe e njohin kete ceshtje,mos fut fecken kudo.
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  10. #30
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Administratori1, e di ti me mire se une se cfare eshte autoqefalia apo historine e Kishes Orthodhokse Shqiptare?

    Albo
    Ketu gabohesh shume Ilir!

    Qe te dish dhe te njohesh Autoqefaline e Kishes Orthodokse Shqiptare duhet te mesosh rreth vepres se At Papa Kristo Negovanit dhe shume klerike te tjere te nderuar patriot dhe njerez te urte.
    Jane ata qe kisha greke i quante "te pafe" sepse u flisnin besimtareve ne gjuhen shqipe.
    Jane ata qe u theren dhe u helmuan sepse u quajten "njerez te djallit".

    Per te vazhduar me tej me vepren e At Fan S.Noli njeriut qe ty dhe shume orthodokseve te tjere pseudo autoqefalist ju vrrenjt gjykimin dhe ju shton indiferencen sepse :

    Me 15 qershor te vitit 1929 u mblodh Kongresi i I i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise. Ai miratoi Statusin e perhershem te vitit 1929 te KOASH-it. Ky status pasqyronte traditat e vecanta kombetare te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise dhe dogmat universale te ortodoksizmit. Ne artikullin 16 te ketij statusi kerkohet qe kryepeshkopi e gjerarkia e larte kishtare te jene me nenshtetesi, gjak e gjuhe shqiptare. Me kete Status nuk lejohet nderhyrja e Patriarkanes Ekumenike ose e cdo kishe tjeter ne Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

    Autoqefalia e Kishes Orthodokse Shqiptare nuk njeh Janullatos apo si mitropolit te Gjirokastres, Permetit, Tepelenes e Sarandes nje tjeter shtetas grek, Dhimitris Sineimatis.

    Dhunimi ndaj statutit te '1929 eshte turpi me i madh qe i eshte bere orthodoksise shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shkelqesia_E_Tij : 24-02-2009 mė 21:04 Arsyeja: !!!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •