Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 126
  1. #61
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Parashkruesit:

    Ju lutem shkruani ne numrin njejez sepse nuk besoj se flet ne emer te Kosoves.











    Ore ornament ke flejte gjume ne oren e historise ti?
    (Nuk e dija qe qeke komunist, fatos nanos e klaneve komuniste ne RSH as qe i intereson Bashkimi sepse kjo te thote zhdukje te tyre, apo mendon se kosovaret do te votojne qe te kene nje qeveri ku ka vetem 1 anetare nga pjesa mbi Shkumbin ose do te votojne ate force politike qe eshte e lidhur me Greqine)


    Austro-Hungaria ka qene perandori dhe bile me shume peshe se shteti Gjerman.( jo per gje por a e di ti kur eshte themelu shteti gjerman e kush e themeloi?)

    Analogjija RSH e Kosove e me Gjermani Austri nuk qendron.

    Eshte problem i madh qe Kosova te kete flamur e Himn tjeter Kombetar?

    Ne asnje menyre, nje formalitet elementar.

    Dy gjera kane rendesi kardinale per Kombin Shqiptar sot per sot:

    Marrja e Mitrovices serbeve sepse eshte nje zone e nje rendesie strategjike e burimesh natyrore shume te vlevshme.

    Shpetimi i Kosoves nga sllavet.

    Une nuk jam kunder atyre forcave nacionaliste qe kerkojne Bashkimin e menjehershem, por shumica e atyre qe kerkojne kete ne fakt jane enverista dhe vuajne si ta them ne psikologji thuhet simptoma te "humbjes se realitetit" per te qene dashamires me ta. Sepse ka mundesi qe te jene te manipuluar per ti bere dem ceshtjes shqiptare.

    Ka nje arsyetim elementar per te argumentuar pse ne duhet te punojme per Pavaresine e Kosoves.

    Thjesht :

    eshte me lehte te arrihet se Bashkimi me RSH.

    (kete besoj e kupton kushdo)

    Ne Bashkimin mund ta cojme perpara pa e permendur se po e bejme.
    Ide ka me shumice. (psh futja e Euros ne RSH, bashkepunim te persosur ne sistemin arsimor ne nivelet universitare etj, etj)

    Tani per Pavaresine e Kosoves:

    Kush jane pengesat e saj?

    Une mendoj se e para eshte RSH. Ne asnje konference apo organizem nderkombetar RSH nuk kerkon qarte e me argumente Pavaresine e Kosoves.
    Domosdoshmeria e Pavaresise se Kosoves eshte argumentuar ne menyre te shkelqyer dhe nga studiues e keshilltare politik:
    (psh http://www.edsh.org/kosova-p.html)

    ose http://www.forumishqiptar.com/showth...&threadid=4483)

    Studimin e Prof. Dr. F. Münzel duhet te qe te gjithe diplomatet e jo diplomatet shqiptare ta dine permendesh, por dyshoj se as e kane idene se ekziston)

    (ka ndonje shkrim argumentues te ndonje studiuesi shqiptar per Pavaresine e Kosoves?)

    Ne rast se kjo nuk eshte e mundur sepse qeveria shqiptare eshte vasale greke atehere i takon forcave te djathta ne politiken shqiptare te bejne te pamunduren per te ndihmuar per arritjen e Pavaresise se Kosoves, qofte me artikuj, studime e argumentime neper konferenca e takime me perfaqesues te partive te tjera te djathta ne bote.

    Per pengesat e tjera vazhdoj me vone.

    Por ju ftoj te gjitheve te shkruajme kush jane pengesat e si mund ti eleminojme.

    Pershendetje
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #62
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Toni, pengesa me e madhe do te jete kriminaliteti, sepse kjo u shkon drejt ne dore serbeve, dhe menjehere pas hyrjes se natos, ata filluan ne kete drejtim te argumentojn. Natyrisht se ata nuk perfitojn asgje nga kjo, por shkaktojn shpifje. Motoja e serbeve eshte "nese une JO, atehere edhe ty ske per te pare drite". Nga kjo ane i kercenohet kosoves nje shtirje e statusit ne kohe. Cdohere ata kane argumentuar se UCK ja netevertet ka luftuar per te siguruar korridore transporti te droges, cigareve e shvercit tjeter. Kane felliqur udheheqesit e uck duke i emeruar bossa te mafijes shqiptare etj. Keto akuza nuk kane mbetur pa echo ne europe, dhe vet "Der Spiegel" (reviste javore me tirazh me te madh ne gjermani) ka patur disa here artikuj te tille, ku jane dhane informacione NEGATIVE per shqiptaret, dhe ku jane atakuar. Krejt kjo shkon ne dem tonin, dhe tregon se shqiptaret ENDE nuk jane te afte per te udhehequr shtetin, ergo, UNMIK duhet ende te mbetet. Ne duhet te dalim sa me shpejt nga lajmet negative, OSE, nese nuk mundemi, atehere ti mbulojm lajmet tona me lajme mbi fqinjet, se krejt ai kriminalitet futet nga“jasht ne vendin tone. Pra ta kapim atehere rrenjen dhe ta demolojm, per kete duhet nje institut i forte sdhe serioz ne skenen e mediave, e kemi kete?

    Nga ana tjeter mungojn zerat PER pamvaresine e kosoves nga ana jone, dhe te drejt ke kur thua se RSH nuk punon ne kete drejtim, ajo, si shtet ame, esht dash me diten kur shkeli NATO ne kosove te kish pranuar PAMVARESINE, edhe qoft ajo vece formale. Pere te aritur dicka duhet te provokojm, kete u mundova tja shpjegoj edhe taulantit.

    Te kish qene berisha ne pushtet, a do te kish be nje hap te tille?


    Flm
    albanish by nature

  3. #63
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ndersa une Nuh nuk mendoj se bota perendimore eshte kunder nesh.

    Ka jo vetem artikuj tek Spiegel, por ne shume gazeta e revista serioze. ( une kam mbledhe disa)

    Nuk mendoj kurre qe te gjithe autoret jane fanatike antishqiptare.

    Per krimin e organizuar eshte dicka jetike dhe shume e dobishme qe te vendose nenkontroll strukturat shteterore.

    Qe mafia kosovare e tashme ajo shqiptare ekziston ky eshte nje fakt i padiskutueshem.
    Qe asaj i intereson nje shtet kaotik si ne RSH dhe ne Kosove dhe ky eshte nje fakt i padiskutueshem.

    Ne RSH problemi eshte jashtezakonisht serioz:

    Une jam i mendimit se mafia(krimi i organizuar) eshte ne lidhje te drejtperdrejta me politiken dhe me policine. (fakte mjafton Kociu besoj apo historite e Rinasit etj, etj) ( ne RSH ka zona te tera ku mbillet canabis)

    Ne Kosove ka me pak lajme apo fakte e procese gjygjesore, por po te shofish numrin e te arrestuarve e te denuarve per shitje te droges ose per shfrytezim prostitucioni ne Europe eshte e pamundur te mos arrish ne perfundimin se dhe atje mafia ka rrenje.

    Ne jemi te detyruar te marrim informacionet nga gazetat e revistat e huaja sepse organanet perkatese ne RSH e ne Kosove nuk japin asnje informacion te kenaqshem.

    Tani permbi Berishen. (dihet qe une jam shume kritik ndaj tij)

    Te jesh i bindur se Berisha eshte pafundesisht me Kombetar se te gjithe politikanet e tjere shqiptar.

    ( Ben perjashtim Abaz Ermenji (lexoni kete thirrje http://membres.lycos.fr/ballikombetar/), por ai ka shume pak ndikim )

    Qendrimet e tij dhe te Serreqit kane qene shume te sakta.
    (Serreqi , ne nje interviste te pare me syte e mi, pat lene te nenkuptohet :

    Ne rast te nje gjenocidi ne Kosove ne do te reagojme deri me mobilizim te pergjithshem.

    Rezoluta e parlamentit shqiptar permbi Pavaresine e Kosoves eshte nje veper e mrekullueshme kombetare.
    ( ka kohe qe po e kerkoj e nuk po e gjej, nuk e di pse e fshehin keta parlamentaret sot?)

    Nje deshmi personale:

    Ne demostratat e studentave ne 1990 , une kam qene rastesisht kur Sali Berisha ka marre fjalen per here te pare. Dhe ne ate fjale te pare nuk harroi te permende Kosoven dhe gjendjen atje.

    Pershendetje.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #64
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Sa me teper flasim rreth ketij problemi aq me e turbullt duket zgjidhja, kjo tregon se punet jane keq te koklavitura.

    Vete mendoj se FAKTORI kryesor per realizimin e ASPIRATAVE shqiptare,
    sot per sot, bile dhe per shume kohe akoma, mbetet SHQIPERIA.

    Sipas lajmeve te fundit punet atje me ne fund po ecin mbare. Analiste te ndryshem si dhe vizitore, po fillojne te ndyshojne opinionin qe ata kishin disa vite perpara, sidomos mbas 97.
    Dje erdhi nje parizian qe ishte per vizite ne Tirane. Si NjuJorku konstatoi ai. Jo ēdo gje bere me shije te mire, por puna po leviz me shpejtesi.
    Ky pariziani tha; ne Paris s'djehem i pasur, ndersa ne Tirane u ndjeva i varfer.

    Gjithashtu analistet politike po fillojne te jene entuziast.
    Entuziazmi i shqiptareve ata po i ēudit, ai eshte aq i madh, sa te tille nuk e verejne as ne metropolet me te medha te botes.

    Hera e pare, qe mbas shume vitesh ne shqiperi ka pas nje turizem masiv te kosovareve, dhe hera e pare qe ata largohen me mbresa pozitive nga pritja shqiptare. Pse?
    Sepse midis tyre, tashme ka marredhenie leku, dmth, fitimi reciprok.
    Perpara shqiptaret i shikonin me ngurim kosovaret, nga frika e nje dominimi ekonomik prej tyre.
    Nga frika se kudo PATRONI do te qe kosovar, edhe shitsi bukes te cepi pallatit.
    Kush me thote a pranojne kosovaret qe ēdo shitore e kosoves te jete prone labi (ta zeme). S'besoj qe PO.
    Kjo gje s'ndodhi ne shqiperi, shqiptaret po pasurohen dalngadale, po ashtu siē u pasuruan kosovaret me te njejtat rruge, emigracion, komerce, turizem, mafie, etj, etj.
    Kur kjo barazi ekonomike te realizohet plotesisht, bile kur shqiperia tja kaloje kosoves, e cila duhet thene pengohet nga te huajt qe e qeverisin pa ket interes,
    atehere dhe vetem atehere BASHKIMI do te jete i mundur.

    Ndersa per pavaresine e thash, ajo ju perket kosovareve dhe do te varet kryekeput nga ata. Neqofte se ata do ta duan ate, do ta kene ate, neqofte se jo kjo do te marre akoma shume vite, derisa shqiperia te behet vendi me i zhvilluar ne Ballkan, qe i ka vdek nona dhe kjo ne ket shekull do te ngjase se s'ben.
    Nga kjo do te perfitojne dhe ēamet, alvanitasit, bile dhe shqiptaret e kalabrise.

    Gjthashtu mendoj se zhvillimi ekonomik do te sjelle zhvillim intelektual te shqiptareve si dhe ate politik, pra te kete nje race te re politikanesh me te zhdervjellet e me aktive, ndryshimet thjesht partiake qe propozon Antoni veē zvarisin punet dhe vonojne ne arrtjen e ketij qellimi.

    Kjo s'eshte veē menyra ime e shikimit kesaj pune.

  5. #65
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Vertet qe shqiptaret do i japin drejtim puneve dhe te ardhmes se tyre por nuk duhet harruar edhe aleati me i forte i ceshtjes shqipetare : SHBA.
    Me poshte nje foto e senatorit republikan John McCain ne 11 shkurt 2000 me nje grup shqiptaresh duke folur pro-Kosoves (shumica jane perballe tij e nuk duken ) .
    Keta shqiptare sigurisht ndihmuan edhe monetarisht fushaten e senatorit per mbledhje fondesh....
    Ndihmen e vertete shqiptaret e kane marre gati gjithmone nga Partia Demokratike e SHBA-se ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #66
    Ketu me dil, tek SHBA-ja.

    Vetem ne rast se shqiptaret do te ndjekin nje politike pro amerikane dhe do te bashkepunojne me ta, atehere arritja e aspiratave tona ka per te qene shume me lehte.


    Nuk duhet te kemi shume besim tek Europa, pasi ajo na ka lene gjithmone ne balte, madje shume shtete jane shprehur hapur fare dhe pa kurrfare ngurimi kundra pavaresise se Kosoves.

    Midis tyre une mund te permend presidentin e Frances, Shirak dhe dihet qe Franca ka qene gjithmone nje aleat i Serbise;
    gjithshtu kundra pavaresise se Kosoves jane shprehur edhe Presidenti italian dhe ministri i jashte belg.

    E kam fjalen per deklarata te hapura, pasi per ato diplomatike me dy kuptime ka plot dhe jane shume me teper politikane europiane qe jane shprehur kundra pavaresise se Kosoves.


    Amerika mbetet nje nga aleatet tona dhe shteti ku ne duhet te mbeshtetemi.

    Dua te kundershtoj ketu Glaukus, ne lidhje me faktin qe partia Demokratike amerikane ka ndihmuar ceshtjen shqiptare.

    Kjo gje me perjashtim te ndonje rasti episodik nuk ka ndodhur kurre, perkundrazi, PD-ja amerikane ka mbeshtetur jo rralle here lobin grek dhe ka marre financime te fuqishme prej atij.

    Mos u genjeni me faktin qe Klinton ishte demokrat, pasi ai deri ne 97 pati keshilltar grek ne administrate, plus qe ne nje fare mase u detyrua te beje ate qe beri.

    Republikanet amerikane kane qene gjithmone mbeshtetes te ceshtjes shqiptare.
    Ne foton e publikuar shihet qarte McCain, ish-kandidati republikan per President i SHBA-se, dhe gjithashtu mund te permenden edhe figura te tjera te politikes amerikane, si Bob Doll, i cili eshte shprehur gjithmone hapur ne favor te shqiptareve dhe interesave tona. Madje ai ka shkuar deri aty, sa te permendi edhe termin Shqiperi Etnike.
    Gjithshtu ka edhe disa kongresmene dhe senatore amerikane qe gjithmone kane mbeshtetur ceshtjen shqiptare, si Engel, Trafikant etj.

    Pra me kete dua te them qe, shqiptaret duhet te shohin SHBA-ne si nje aleate te tyre dhe ta mbeshtesin ate.

    Dikujt qe kishte bere nje pyetje mbi Berishen, une mund ti them qe te lexoje deklaraten e Berishes ne Nntor 1994 ne sheshin Skenderbej, gjate fushates per referendumin per Kushtetuten, per te kuptuar se cfare synimesh kishte Berisha dhe pse u dogj Shqiperia.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Nuk e kemi ne nė dorė dhe-pikė!

    Statusin pėrfundimtar tė Kosovės e ka cilido shtet i madh me potencial politik, ushtarak, ekonomik nė botė, mė sė shumti Perėndimor. Po tė vendosė, tė themi, Gjermania, Anglia apo Amerika ambasadėn e saj nė Prishtinė, tė pothuaj tė gjithė do pasonin. Mė sė pari do duhej njė vendim i Kombeve tė Bashkuara pėr njohjen e Kosovės shtet. Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė mund tė ndodhte mė lehtė, p.sh. Me njė vendim tė Kombeve tė Bashkuara me tė cilin i njihej e drejta e protektoriatit Kosovės nga Shqipėria e jo nga 50 shtete qė nuk bėjnė gjė tjetėr por tallin k**** me shqiptarėt nė Kosovė. Shikoni si shembull Timorin Lindor, ku nė dorė e ka Australia. Pra, Amerika apo Kombet e Bashkuara, shumė bukur mund ta ndihmonin Shqipėrinė, e nėpėrmjet saj Kosovėn. Shqipėria po na ēon trupa nė Afganistan, ndėrsa nė Kosovė, jo. Po ashtu, trupat shqiptare ndodhen edhe nė Bosnje e Kroaci, po ashtu nė mos gaboj. Po tė ishte puna se Shqipėria shpėrfillej, kjo pjesmarrje ushtarake e saj nė botė s'do ishte.
    Ti frysh erėrave tė ndarjes Kosovė-Shqipėri ėshtė absurditet. Edhe sikur ndonjė politikan Shqiptar e anashkalon kėtė ēėshtje nė forume ndėrkombėtare, kjo nuk don tė thotė se Shqiptarėt vėretetė duhet t'i largohen mendjes pėr Bashkim Kombėtar. Kurrėsesi nuk mund tė shpėrfillen masat. rezistenca e armatosur nė Kosovė ēoi nė ndėrhyrjen e Nato-s dhe jo idetė BALLKANIA e Adem Demaēit (kam respekt pėr tė, mos tė gabohemi) apo recetat e Fatos Nanos, apo gandizmi I Rugovės. Pra, u desh kryengritja e armatosur mbarėpopullore qė tė tėrhiqej opinioni botėror. Po ashtu, edhe tani e gjithmonė, duhet parreshtur tė kėmbėngulet nė synimet pėrfundimtare tė Shqiptarėve, e masave dhe jo e ndonjė ēapaēuli politikan qė i intereson njė pagė e majme nga kancelaritė antishqiptare nė Europė apo qoftė edhe Amerikė. Gur pa lėvizur nuk duhet lėnė.
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  8. #68
    Shmekeri Prishtines
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    Duam Pavaresi, e jo bashkim...ndoshta mbas dy dekadave, apo tri.


    UNe.. trimi simpatik
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-08-2002
    Vendndodhja
    France
    Postime
    2

    Arrow

    Per mendimin tim kosovar apo shqiptar eshte e njejta gje sepse flasim te njejten gjuhe , kemi te njejten kulture , te njejten origjine. Por per bashkimin e trojeve tona jam i mendimit se duhet te presim edhe pak sepse si shqiptaret e Shqiperise ashtu edhe shqiptaret e Kosoves nuk jane akoma ne gjendje qe te pranojne nje bashkim midis Shqiperise dhe Kosoves. Nuk duhet te harrojme se ne shqiptaret ne pergjithesi nuk e duam njeri-tjetrin dhe jemi te perēare nga zilia dhe xhelozia per kete gje kemi qene dominuar gjithmone ne ballkan nga fqinjet tane.Por shprsoj qe ku mentalitet do te zhduket me kalimin e kohes dhe qe te gjithe shqiptaret ane e mbane trojeve shqiptare te mendojne per kombin. Duke pare ndodhine e njarjeve ne Evrope mendoj se shqiptaret do te gjenden te bashkuar brenda Evropes. Shpresoj qe kjo dite do te vije sa me shpejt. Faleminderit
    Ju falenderoj

  10. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Si mund te shpreheni "PRO" ose "KUNDER" bashkimit kur ju nuk keni idene dhe as vizionin tuaj personal se si kjo fjala "bashkim" do te zberthehet ne nje realitet shqiptar?

    Uluni mendoni e pastaj hidhni ne forum vizionin tuaj per kombin shqiptar, ashtu sic do te deshironit ta shihnit ju ne mendjen dhe zemren tuaj si shqiptare. Kur ta beni kete me sukses, atehere mund te diskutojme edhe menyrat se si mund ta arrijme atje.

    Problemi me i madh qe une shoh ne rradhet tona te shqiptareve eshte mungesa e lidershipit i cili shpalos nje vizion per nje shtet dhe nje komb te bashkuar. Pak rendesi ka forma qe merr fjala "bashkim", e rendesishme eshte ndergjegjesimi i shqiptareve me ate c'ka duam te ndertojme, dhe rrugen qe duhet te ndjekim per te arritur atje.

    Nuk e shoh aspak "identitetin kosovar" si pengese pasi shqiptaret ende nuk kane kaluar me sukses fazen e njohjes me njeri-tjetrin. E perseris, nuk mund te duash apo urresh, nje bashkekombas qe nuk e njeh. Po e bete nje gje te tille, e ka emrin paragjykim.

    Nese shpenzojme me shume kohe te njohim dhe diskutojme me njeri-tjetrin, nese fokusohemi mbi ato cka na bashkojne si shqiptare, vete koha do te na i mesoje te tjerat.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •