Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Kodi pellazg i De Radės


    Zenel Anxhaku

    1

    Ishin takuar nė Maki.De Rada ishte kthyer nė njė qėndėr pelegrinazhi pėr tė gjitha shqiptarėt qė dėshironin tė takonin kėtė njeri tė shėnjtė tė ēėshjes shqiptare.

    Dhe ja,tani mori vesh se De Rada kishte vdekur…Dhe nė prill tė vitit1903 Faik Konica do tė shkruante ca fjalė brilante pėr De Radėn e madh kur mori vesh vdekjen e tij.

    …Jam prej atyre qė mendojne se pėrpara varrit tė njė njeriu si De Rada duhen pak fjalė dhe pak fjalė arrijnė.Jeta e De Radės ėshtė e kulluar si ujėt e njė kroi nė malet.

    Po ku ėshtė madhėshtia e De Radės? Sė pari nė dashurinė e nxėhtė dhe kurrė tė lodhur pėr Shqipėrinė.Ky plak nėntėdhjetėvjetėsh kish edhe pėr pėr Atdheun e shkretė njė zemėr njezetė vjeēe djali.Ēmėsim i madh pėr ne tė gjithė…

    Kėtij shqiptari tė vėrtetė ti falemi o shqiptarė.

    2

    Por ajo qė do ta shtinte gjithmonė nė mendime Faik Konicėn ishte pikėrisht poema madhore Milosao qė De Rada e kishte shkruar kur ishte vetėm22 vjeē.Pikėrisht kjo e habiste atė sė tepėrmi.Si ka mundėsi qė ky brilant poetik tė shkruhet si vepėr e parė nga njė djalosh njezetė e dy vjeēar?Mos ishte vetė perėndia e muzave qė fliste…

    …Duke hyrė njė ditė nė libėrtoren time mė ra syri nė vjersha tė De Radės dhe mora Kėngėt e Molosaos.Shkova nė dorė duke kthyer fletėt e kėtij libri tė vogėl tė cilin De Rada ma kish falur duke shkruar disa fjalė mė ato duar qė i dridheshin nga shumėsia e vjetėve.

    3

    Po ku qėndron bukuria e brishtė dhe e papėrsiritėshme Milosaos?Ku i kish marrė ai ato metafora tė ēuditėshmedhe tė paharrueshme?Po ja ,le tė kujtojmė tė paktėn dy vargje si margaritarė tė pashoq qė ndrisin nė fund tė oqeanit tė shpirtit

    Ku dyer tė hapura

    Zjarret dritėsojnė nė udhė…

    …De Rada na vė para syve pamje tė bukurae tė gjalla,na kujton katundet tanė,ku mė tė zėnė tė natės,nė verė dyert hapen tė shtėpive,dritat ndizen dhe fshtarėt dalin nė prag…

    4

    Pse Milosau zė vėndin e parė pas njė pune mė se gjashtėdhjetėvjeēare sė kėrkuari poezinė nė rapsoditė arbėreshe?Ku qėndronte ky mister i heshtur si lumenjtė e nendheshėm?

    …Ai qė meriton vėndin e parė ėshtė padyshim poemi Milosao.Shkrimtarė e dijetare tė medhenj me zė si tanėt dhe tė huaj dhanė gjykime tė larta dhe tė lavdėrueshme.Nė poemėn Milosao De Rada kėndoi tė ndodhurat e njė djali me kėtė emėr,por me tė vėrtetė nuk bėri gjė tjetėr,veē se dėftoi tė ndjerat e zemrės sė vet me dashurinė pėr tė bijėn e Kallogresė.

    5

    Ah,dashuria,dashuria,dhe pėrsėri dashuria…

    Ka dyer tė hapura

    Zjarret dritėsojnė nė udhė…

    6

    Ishin takuar nė Maki.De Rada ishte kthyer nė nje qėndėr pelegrinazhi pėr tė gjitha shqiptarėt.I kishte dhuruar Milosaon.

    7

    …Ndoshta nga vobegtėsia nuk vajti askurrė nė Shqipėri.Sikur tė kish bėrė njė udhėtim gjashtėmuajsh nė vėndin e tė parėve,do tė kishim sot nė gjuhėn tonė jo njė ,por disa kryevepra…

    …Duke hyrė njė ditė nė libėrtoren time mė ra syri nė vjersha tė De Radės dhe mora Kėngėt e Milosaos….

    …Zjarret dritėsojnė nė rrugė…

    8

    Mendoi se nuk ka poet tjėtėr si De Rada qė kaq bukur ,ndritėshėm dhe bindshėm tė jėtė dhėnė portretin e vėndlindjes sė tij.

    Maki ėshtė nė kujtimet,nė poezitė,nė personazhet,nė qindra letrat e dėrguara ,nė porositė dhe ne mesazhet.

    Autobiografinė e tij De Rada e fillon me Makin dhe e mbaron me Makin.Maki ėshtė njė personazh kryesor nė jetėn dhe krijimtarinė e De Radės.

    …Kam lindur mė 28 nentor 1814 nė Maki,koloni e vogėl arbėreshe e Italisė,e vendosur mbi njė kodrinė tė hapur pėrballė detit Jon….

    I fillon me kėto fjalė kujtimet e veta De Rada.Nė Maki ai limi,u rrit,kaloi fėmijėrinė,u burrėrua,u dashurua,gjeti muzėn e tij tė frymėzimit,u ndesh me jetėn,rriti krahėt e pegasit,u forcua dhe u brumos me nje botė tė veēantė shpirtėrore.Aty kaloi njė jetė tė gjatė ,u plak dhe vdiq.Dhe nė fund tė kujtimeve ndėrsa qiriri po shuhej ai shkruajti duke kujtuar pleqėrinė e thellė…

    …Tė shumtėn e rasteve i kaloja tek Markezi Volkano.Njė mbrėmje bija mė e vogėl e Markezit mė lajmėroi pėr qėllimet hakmarrėse tė Princit,kryetar i reaksjonit monarkist qė po krijohej dhe ngulmonte duke mė kėshilluar qė tė mos e lija Napolin.

    Pėrkundrazi tregimet e saj pėrherė e mė tepėr mė bėnė si vendndalesė Makin tim tė bukur,gjashtėqindsh banorėsh,pa gjyqtar,pa kryetar bashkie,pa xhandarė,ku kisha lindur i lirė ,pa mė urdhėruar kush…

    E ky fshat gjashtėqind banorėsh,pa xhandarė dhe pa e urdhėruar kush,pėrveē frymės sė pėrjetėshme tė lirisė tė ardhur nga koha e Motit tė Madh nėpėrmjet gjakut tonė tė shprishur kishte pėr De Radėn njė bukuri tronditėse.

    Kjo bukuri do tė vėrshojė si valėt e detit tek Kėngėt e Milosaos,tek Serafina Topia,tek Skėnderbeu i pafat,madje edhe tek publicistika e tij te Flamuri i Arbėrit.

    …Pa pikėzime tė gjata unė shoh ato kasolle nga perdet e sė cilės duket trualli i zbehtė i buzės sė ujit,lumi dhe mali dhe zogu o vogėl qė kėndon nė mes tė kllzave, bulėzat e pemėve duke pėrshėndetur ditėn e plotė…

    …Deti i soditur nėpėrmjet kodrinash larg ėshtė njė kujtim i gėzueshėm i rinisė sime.Por mua nuk kish ndodhur kurrė tė vėrej borėn qė duke zbritur mbi leshterikėt mbulon krahėt e zhytrave kah fluturojnė nė sipėrfaqen e ujit.Asnjėhėrė nuk mė shkoi mėndja tek ujėrat e detit dhe kodrave si njė valle…

    …Nė Psallmet kemi kodrat qė gėzohen si qėngjat e ndoshta nuk ngjasonin nėn dritėn e hėnės…

    Nga kėto kujtime na shfaqet vargu i parė i eposit tė madh tė dashurisė sė De Radės

    Lisa jeta kish ndėrruar…

    9

    Shumėkush qė ka shkruar pėr De Radėn e ka paraqitur atė gabimisht si njė romantik dhe ėndėrimtar jo shumė vepronjės qė nė fund vdiq i varfėr me ca sardele te thata nė xhepat…

    Ky ėshtė njė imazh i gėnjeshtėrt.Jeta e De Radės ėshtė tepėr e vrullėshme dhe ai ka qėnė dhe autor dhe aktor i jetės sė vet tė gjatė prej militanti politik,artistik dhe nacjonalist njėherėsh.Ai mblodhi rapsoditė e vjetra arbėreshe,botoi njė gazetė duke bėrė njė punė tė madhe praktike,bėri projekte pėr hapje shkollash dhe kolegjesh,studjoi nė mėnyrė tė thellė rrėnjėt e gjuhėsdhe tė historisė shqiptare.

    Gjatė gjithė jetės sė vet ai pėrpunoi njė kod tė veēantė,njė sistem tė veēantė artistik dhe etik.por edhe politik dhe strategjik pėr rilindjen tonė kombėtare ,njė kod qė mė vonė do ta merrnin dhe do ta bėnin tė tyren tė gjithė rilndėsit e mėdhenj shqiptarė.

    Pas njė pune kėmbėngulėse me mendjen det dhe me zemrėn zjarr ai shpall me krenari….

    …Nė kėto pėrpjekje doli zbulimi botėror se me emėra tė gjuhės shqipe janė shėnuar nė Europė idhuj tė natyrės dhe heronjtė traditės mė tė lashtė klasik.Sot ėshtė e qartė se tė paktėn prej katėr mijė vjetėsh folėsit e kėsaj gjuhe tė quajrur nga Homeri ,Pellazgėt hyjnorė,banorė qytetesh qė qenė tė shkelqyeshėm pėr doktrinė dhe fuqi…

    Ja pra kush ėshtė zbulesa hyjnore e De Radės.Ja ku e gjente ai atė fuqi tė mbinatyrėshme qė e bėnte tė pamposhtur dhe i jepte flakė dhe sharm pėr tė shkruar ato xhevahire tė rrallė dhe pėr tė marrė ato inisjativa tė papara.

    Jemi kėtu nė vėndin tėnė

    Qė pa lerė diell dhe hėnė,thoshte kėnga e popullit.

    Duke studjuar thellė folklorin dhe Homerin e madhėrishėmai arriti vėrtet nė njė zbulim tė madh e tronditės.Shqipja ėshtė bijė e vjetėr e pėllazgjikes dhe shqiptarėt vijnė nga pellazgėt.Ai vinte nga njė vend ku shkrepėtinte dhe farkėtohej vetėtima,ku ka kėngė bilbilash ,gjelbėrim trėndafilash dhe xhevahirė vjetėrsirash…

    10

    Pellazgėt…

    A nuk kishin ata njė qytet tė mahnitėshėm Dodonėn ?A nuk e kishin ata Tempullin e parė nė botėn e qytėtėruar ,Tempullin e Dodonės ?A nuk u fal Akili dhe Aleksandri i Madh,Pirro Burri dhe zulmėtarė tė tjerė tė hyjnishėm ?

    Dodona do tė ishte ai qytet dhe Tempull qė do tė ndriēontė dhe do tė bėnte hyjnore lirėn delikate por tė pathyeshme tė De Radės .Brėnda krijimtarisė sė De Radės ndihet kumbueshėm dhe rrėzėllitės

    ky qytet mė mendimet mė tė larta dhe me ndjenjat mė fine dhe humane.Dodona do tė ishte ai diell mirėsie dhe historie ,nxehtėsie dhe mrekullie qė do tė mbinte nė shpirtin e De Radės atė zjarr gjenerues tė epiteteve, metaforave,personifikimeve ,atė rapsodi tė njė poemi arbėresh

    Pellazgėt…

    A nuk thoshte Marin Barleti se Arbėrit janė fis bujarėsh,fis mbrėtėrish ?A nuk krenohej Skėnderbeu nė letrat dėrguar papėve dhe princave se ….Tė parėt tanė kanė qėnė epirotas nga tė cilėt ka dalė ai Pirroja me nam hovin e tė cilit nuk mud ta pėrmbanin romakėt dhe qė pushtoi me armė Torandon dhe dhe shumė qytete tė tjera tė Italisė

    Tė parėt tanė kanė qėnė edhe mė fisnik sepse ata nėn Aleksandin u futėn gjer nė Indi…

    A nuk deklaronte i madhi Homer …

    …O Zeus,mbret Dodanas,pellazg,qė banon larg,qė kujdesesh pėr Dodonėn,ku ishte qėndra e pellazgėve…

    De Rada mahnitet nga ky zbulim dhe ėshtė i vetėdijshėmse qė aty nga Maki ka bėrė njė zbulim tė madh.Dhe kėtė kumt e ka shpėrndarė nė qindra e qindra letra ,nė mijėra faqe krijimtarie.

    Kėtė zbulim do tė merrnin edhe vėllėzėrit Frashėri,edhe Kostandin Kristoforidhi,edhe Jani Vreto,

    Mė tej stėrnipėrit e tyre si Konda,Falaski dhe Pilika do tė shkruanin libra tė paharruar pėr mbrojtjen e kėtij zbulimi.

    Pellazgėt kanė jetuar dikur edhe aty nė Maki,nė brigjet e Italisė dhe tė Greqisė sė sotme dhe pėr kėtė De Rada ndihet krenar se ėshtė pikėrisht nė vėndin e stėrgjyshėrve.

    Ndaj De Rada dyfish krenar pėr takimin me Lamartinin nė vitin 1884 shkruan…

    …Nė shtator erdhi nga Franca nė Napoli nė banjot e Iskias poeti Lamartin.Ai ishte nė kulmin e karjerės sė tij tė shkėlqyer e tė brohoritur.Me anė tė njė marinari i dėrgova atij njė kopje tė Milosaos.Unė isha shtrirė nė shtrat nga dhimbjet e shpirtit kur pas pesė ditėsh marinari u kthye me kėtė letėr

    …Zotni

    Jam i lumtur pėr kėtė shėnjė vllazėrore poetikedhe politike midis jush dhe meje.Poezia ka ardhur nga brigjet Tuajae aty duhet tė tė kthehet.

    Pėr ēfarė brigjesh bėhet fjalė?Pėr brigjet e Makit?Kur flet Lamartini pėr vėllazėri poetikedhe politike dhe pėr brigjet Tuaja,mos vallė edhe ai ka para sysh lashtėsinė e arbėreshėve deri tek pellazgėt ?

    …Libri i jetės qė na rri pėrpara syve ka nė vetvete nje qėnie tė dyfishtė e tė amėshuar ,shkruan nė biografinė e tij De Rada.

    Pėr kėtė qėnie tė dyfishtė do tė shkruajnė mė tej edhe tė tjerė….



    E Shtune, 19 Maj 2007-gazeta ndryshe

  2. #32
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    KENGE E SERAFINES
    Fragment

    Arte, shtator 1443
    Ishim vasha bujaresha
    dhe tek bredherinim.
    Une , nga Himara e ardhur
    me lemsh ne gji ate jave,
    gezim s'kisha, ndonse orne
    shkumbebardhes vale, e buzet
    nga puhiza plasaritur.
    Valandritur nje anije
    nga larg me Bozdarin vinte.
    Gjer ne cast kur beri kthesen,
    gjithe degjuan nje kenge,
    qe humbiste e ngrihej prape
    permbi djep te valeve.
    " Per nje jave patem mjergull,
    dhe nga shkuam , ne na fshehu,
    si ta kishme armiqte boten.
    Por pastaj , te djelen mbrema
    shkrepi hena dhe u mbushen
    udhet,tempujt edhe deti.
    Nga pallati tash me sheh
    vasha qe mua me do !
    Keshtu mua me tha zemra . "
    Dhe vertete , ne drite hene,
    ndonese larg , ne qeme afer.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #33
    Gjithcka e mire ka Fund!! Maska e Warning
    Anėtarėsuar
    21-09-2008
    Vendndodhja
    Prishtine!!
    Postime
    504
    Poetėt romantikė shqiptarė Ēabej i sheh si krijues tė veprave tė artit dhe si atdhetarė e edukatorė tė kombit. Duke pasur parasysh trashėgimitė kulturore autori romantizmin shqiptar e sheh si romantizėm evropian e si romantizėm ballkanik, duke identifikuar pėrfaqėsuesit e mėdhenj tė kėtyre pamjeve Jeronim de Radėn dhe Naim Frashėrin.

    De Rada ka trashėgim njė kulturė shqiptare - bizantine paraturke. Karakteristikat romantike tė poezisė sė tij janė: mbėshtetja nė poezinė popullore, thellimi nė tė kaluarėn kombėtare, lavdėrimi i Mesjetės, kėndimi i shpirtit tė gruas, subjektiviteti, pesimizmi, natyra thellėsisht religjioze, ndjenja e natyrės ... dhe njė interesim pėr Orientin.

    Pėr sa i takon formės, poezia e De Radės i ngjan kėngės popullore arbėreshe nė ritėm, nė frymė epiko-lirike; ka karakter autobiografik dhe njė ndėrtim me pamje qė lidhen nė mėnyrė asociative, pa njė strukturim tė kombinuar logjik.

    Pjesa e vepėrisė sė De Radės lidhet me figurėn e tij nacionale nė botimet e nė diskutimet pėr gjuhėn e pėr kombin.

    “Poezia italo-shqiptare ėshtė lėndė ballkanike e derdhur nė formė romane, autorėt e saj janė tė drejtuar nė themel nga Perėndimi. Nė kundėrshtim me kėtė Naimi ėshtė poet ballkanik i thjeshtė dhe si i kėtillė ėshtė njė natyrė gjysmė-orientale” (105) shkruan Ēabej, pėr tė precizuar qė ndikimet perėndimore e ndikimet lindore janė bashkuar te Naimi. Fryma romantike (e vonuar) mbėrrin te Naimi pėrmes romantizmit frėng qė ishte pėrhapur nė Lindje (Greqi e Turqi). Kėshtu ai karakterizohet si romantik i Evropės Juglindore, duke kultivuar idenė e lirisė si nacionalizėm modern. Mė tutje, Ēabej e karakterizon si edukator “sepse veprat e tij mė shumė se qėllimit estetik i shėrbenin njė qėllimi etik
    !Gjeja me e mire dhe me e keqe e njeriut eshte gjuha!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Pėr: Jeronim De Rada

    Michele Marchiano.
    L'ALBANIA E L'OPERA DI GIROLAMO DE RADA.(1902)

    "Presantoj ketu lexuesve nje pasqyre permbledhese te kronologjise e veprave te autorit,se eshte e nevojshme sa dhe joeperkryer dhe e paplote shenimi i G.C.BUGLIARI (Naz.Alb.,II,7,8,9) dhe e pasakte e papltote nje liste e doreshkruar nga De Rada.

    1.1836.Milosao.
    2.1838.Orazione funebre di M.Bellusci. ("Elegji..")
    3.1839.Traduzione del Canzoniere di F.A.Santori. ("Perkthime te kengeve...")
    4.1840.Divinazioni Pelasghe.
    5.1840.Serafina Thopia (vietata dalla censura ). ("e ndaluar nga ....)
    6.1842.Ristampa delle "Divinazioni pelasghe" nel Mattneer del Bidera. (" Ribotim..)
    7.1843. Serafina Thopia (Publicato in 10 canti)
    8.1845. I Numidi.
    9.1847.Odisse (composto a 19 anni e publicato sotto il nome di Saverio de' Marchesi Prato) (" e kompozuar 19 vjeē nen emerin e...")
    10.1846-1847 Le Quattro Storie (Ho visto tre esemplari.In uno il titolo e L'albania dal 1460 al 1485 ed e unito alla 2.,edizione del Milosao.Vi manca Videlaide...) ("Kater Historite. Kam pare vetem tre egzemplar....)

    11.1847.II edizione del "Milosao".
    12.1848.Diana (non ho notizia di questa novella albanese,che cita il Bugliari (Naz.Alb,II,7,6 ) e che manca nell'elenco dell'autore,che pero vi accenna,insieme a Nasta,la quale m'e anche ignota,nell Autobiologia,Periodo I,p.28) ("Nuk kam lajm per kete novele shqiptare...")

    13.1848.L'Albanese d'Italia.
    14.1861.Principi d'Estetica.
    15.1864. Antichita della Nazione Albanese. (Rimaneggiamento delle Divinacioni pelasgiche ). (" rishkrim...)
    16.1865.Rapsodie d'un poema albanese.
    17.Lettera a G.Stamile.
    18.1869.Grammatica Albanese di Giuseppe De Rada (Nell'elenco apparisce tra le opere di Girolamo,da cui e detto pero che e stata curata ).

    19.1872.Il libro dello Skanderbeg.
    20.1873.III edizione del "Milosao"
    21.1873.II libro dello Skanderbeg.
    22.1873.III libro dello Skanderbeg.
    23.1876.Il Collegio di S.Adriano (Per quest'opuscolo mi affido alla mia memoria)
    24.1877.IV libro dello Skanderbeg.
    25.1882.Quanto di ottimo vivere sia negli Stati rappresentativi.
    26.1883-1886.Flamuri Arberit.
    27.1883-1884. II edizione delle "Rapsodie" (Publicata nel Flamuri).
    28.1884.V libro dello Skanderbeg.
    29.1885-1886.La caduta della Reggia d'Albania (Rimaneggiata dallo Skanderbeg e comparsa nel flamuri,Biblioteca)
    30.1890. Pelasgi ed Albanesi (Non mi e noto d'altronnde se non per la critica del Bugholtz.Ma e un rimaneggiamento delle Antichita Albanesi).
    31.1891.Il Collegio Albanese deve essere un seminario Corsini o un Liceo-Ginnasio italo-greco ?
    32.1893. Sofonisba.
    33.1893.Conferenza sulla lingua Albanese.
    34.1894.Caratteri della lingua albanese e Grammatica della medesima.
    35.1896.Antologia Albanese.
    36.1896.Abbecedario della lingua albanese.
    37.1898.Specchio di Umano Transito ( Vita di Serafina Thopia,principessa di Zadrima).
    38.1899.Caratteri della lingua albanese e suoi monumenti preistorici.
    39.1898.Autobiografia,I Periodo.
    40.1898.Autobiografia,IV Periodo.
    41.1899.Autobiografia,II Periodo.
    42.1899.Autobiografia,III Periodo.
    43.1900.Prefazione alle Poesie Albanesi ( comparsa nella Nazione Albanese,IV,16,17,18).

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Pėr: Jeronim De Rada

    Alberto Stratico

    LETTERATURA ALBANESE.(Hoelpi 1896)

    Ja dhe ku arritem tek Jeronim De Rada,per te cilin mund te perserisim akoma ate qe vite me perpara shkruante per te Angelo Basile,qe e nderon " i larti poet i Shqiperise,i dashuruari i madh i popullit te tije (1)."...
    (1) V.Dedica della Tragedia Ines de Castro (Napoli,Trani,1849)

    ...Tani Jeronim De Rada,plak i nderuar 80-dhjete vjeēar,vazhdon te jetoje thjeshtesisht ne fshatin e tije,duke kultivuar token qe ka,dhe duke rishikuar perkthimet ne italisht te poemave te tije , duke ju kujtuar bashkeatdhetareve te tije memorjet e nenes atdhe.Mosha e vjeter.zhgenjimet qe ka provuar,dhimbjet qe ka hequr nuk i kane humbur asnje nga idealet e rinise,sa qe mendon te pergatiti nje kongres per Shqiptaret,ne synimin kryesor-ashtu siē ai me shkruante ne muajin e kaluar (8 maj 1895) (1)-dhe krijimin e nje publiku lexues te librave kombetare (2).

    (1) Per punen e tanishme,me shkruante:"Nga libri juaj keni per tu nderuar,sepse ju me mire se te huajt e njihni léndén,dhe mund te dalloni aty ku ata shtremberojne gjuhen tone perballe teorive te tyre.

    (2) Ndersa punimi i tanishem ishte gati per ty shtypur,u be ne Corigliano Calabro Kongresi shqipetar,nga 1 deri ne 4 tetor 1895...
    U vendosen bazat e nje Shoqerie Nacionale Shqipetare,dhe u shpall me njézéshmi president nderi i vyeri De Rada...
    Ne kongres midis te tjerash u percaktua publikimi i Revistes Italo-Shqiptare,me titull Ili Arbéresévet (Ylli Arberesh-La Stella degli Albanesi)...,krijimin e nje fjalori shqip...,dhe perdorimin e alfabetit te De Rades per shkrimin e gjuhes shqipe,me qellim perdorimin e nje alfabeti te perbashket.



    Lidhur me Milosao autori shkruan midis te tjerash, ne gjuhen origjinale:
    Fed.Mistral,il grande poeta chiamato da Lamartine l'Omero della Provenza,cosi scriveva del Milosao a 16 maggio 1885 :" Vos creations sont pleines de charme,de frescheur et de calme evangelique. Il giorno cilestro ha sorriso,ecc.,, (e uno dei canti del Milosao) quel deliceux tableau ! cela a le pafum des idylles bibliques et la séve des langues vierges.Je vous felicite,monsieur,d'avoir consacré votre muse,votre amour et votre existence au culte de votre langue maternelle,a la glorification de votre pays et de votre race."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 09-11-2014 mė 21:24

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023

    Pėr: Jeronim De Rada

    Serafim , mos shkruj aty ku poston BARAT , ka fol shum keq per Ty ..

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Pėr: Jeronim De Rada

    Citim Postuar mė parė nga Zagor Lexo Postimin
    Serafim , mos shkruj aty ku poston BARAT , ka fol shum keq per Ty ..

    E di Busave,bashke me Kallashin nuk flasin fjale te mira...

    Kush eshte Barati,se keta ndryshojn emrat si Salomoni grat.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023

    Pėr: Jeronim De Rada

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    E di Busave,bashke me Kallashin nuk flasin fjale te mira...

    Kush eshte Barati,se keta ndryshojn emrat si Salomoni grat.
    me duket se nuk e ka ndryshu emrin , veq forumet i ndryshon si ...

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Pėr: Jeronim De Rada

    Citim Postuar mė parė nga Zagor Lexo Postimin
    me duket se nuk e ka ndryshu emrin , veq forumet i ndryshon si ...

    Busave shoku im ;

    ēa ti bojm Shkendijes qe nuk na thot nai fjale te mire ... me miletin koperativist nuk kena probleme

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023

    Pėr: Jeronim De Rada

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Busave shoku im ;

    ēa ti bojm Shkendijes qe nuk na thot nai fjale te mire ... me miletin koperativist nuk kena probleme

    thuj :

    Hej Shkendije sefte kur t'kan pa
    syt mo prej teje nuk kam mujt mi nda
    ti e ulun me do shoqe e perbri me nje djal
    e une me ni shok aty ball per ball..

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar busavata pėr postimin:

    SERAFIM DILO (09-11-2014)

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prof. Dr. Ylli Popa pėr Kryepeshkopin Anastas Janullatos
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-10-2014, 03:11
  2. Jeronim de Rada
    Nga Sokoli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-02-2013, 12:23
  3. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  4. Jeronim De Rada
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-03-2003, 08:30
  5. Jeronim de Rada
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 04:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •