Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Dy llojet e dashurisė

    Nė kėtė botė, njeriu pėrballet me dy lloje dashurie.

    - Njėra ėshtė e gėnjeshtėr, tjetra ėshtė e vėrtetė.
    - Njėra ėshtė siperfaqesore, tjetra ėshtė e thellė.
    - Njėra ėshtė e akullt, tjetra eshte e zjarrte.
    - Njėra nuk ka te ngopur, tjetra sakrifikon gjithēka.
    - Njėra sjell dėshperim, tjetra sjell lumturi.
    - Njėra ėshtė vdekjeprurėse, tjetra ėshtė jetėdhėnėse.
    - Njėra ėshtė tokėsore, tjetra ėshtė hyjnore.
    - Njėra ėshtė erresire, tjetra ėshtė dritė.
    - Njėra ėshtė helm, tjetra ėshte mjalte.
    - Njėra vjen, tjetra ikėn.

    Kush janė kėto dy lloje dashurie?

    - Dashuria e vetvetes.
    - Dashuria e Zotit.

    A jeni i dashuruar me vetveten apo i prekur nga dashuria e Zotit?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pėr: Dy llojet e dashurisė

    C'eshte Dashuria?

  3. #3

    Pėr: Dy llojet e dashurisė

    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi Lexo Postimin
    C'eshte Dashuria?
    Besoj se ketu flitet per nje Dashuri, ndaj edhe interpretimi i duhet dhene ne kete kontekst...
    Dashuria njerezore, nuk eshte ne gjendje te shprehe dashuri te vertete, te pakten per ate qe jemi
    borxhlinj ndaj Perendise, i cili per neve sakrifikoi jeten e Birit te Tij, te Vetem Lindurin…
    Kete Perendia e beri prej dashurise, na dergoi Zotin Krisht, Shpetimtarin qe, na mesoi si duhej te silleshim me njeri tjetrin,
    dashurine per tjetrin deri tek “armiku”, pasi duke patur kete dashuri te pakushtezuar ndaj njerezve te tjere, neve tregojme dashuri ndaj Perendise.
    Yne Zot Krishti, jo vetem qe na mesoi si duhej te ishte morali dhe dashuria per njeri tjetrin, por Ai vete i pari
    dha shembullin se si duhej bere…, kete e kulmezoi me vetsakrifikimin, ku ndonese me vullnet njerezor, pasi sikur natyra dyte e Tij njerezore,
    u be therror sikur ish parathene shekuj me pare…
    Kete e beri ne menyre ekskluzive per dashurine ndaj njerezimit, gjithe njerezve pa dallim, pasi te gjithe
    jane njerez te krijuar prej Atit, ndaj ne kete kontekst jemi edhe vellezer me Atin, ndaj edhe dashuria eshte
    kusht per te realizuar perkryerjen dhe Deshiren e Perendise qe me porosite qe na i dha ( Urdheresat ) dhe me
    shembullin qe Krishti Zot na mesoi personalisht…, neve duhet te kemi dashuri te sinqerte.
    Por sikur dihet, njeriu nuk eshte i plotfuqishem, debulesa e tij vjen nga natyra e tij, ndaj edhe dashuria
    qe transmeton ndaj te tjereve nuk eshte e perkryer, sikur ne ēdo arritje njeriu i detyrohet Zotit, pasi vetem me ndihmen e Tij, mund te arrihet
    ajo dashuri superiore, dashuri sublime, dashuri e sinqerte, jo tokesore.
    Ndaj njeriu dashurine e ndan ne dy grupime, dashuri njerezore dhe dashuri hyjnore.
    Hyjnore eshte ajo dashuri qe Zoti na mesoi, diktoi dhe porositi…
    Ajo njerezore, eshte e kushtezuar, influencohet dhe peson luhatje pergjate kohes, dashuri e destinuar me nje fund te llogjikeshem,
    ka ne thelb te saj interesa lloje llojesh ose eshte thjesht emotive…, por gjithnje njerezore e per kete edhe jo perfekte!
    Nje ishte perfekt, ku edhe dashuria qe rrezatoi ishte po ashtu!
    Fjala Krisht, eshte dashuria e vertete…
    Poeti rus e thote; “ Zoti eshte jeta, Ai eshte gjithēka…-po deshe jeten ke dashur edhe Zotin” T.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Dy llojet e dashurisė

    Po ju jap disa shembuj nga jeta te njerezve te dashuruar me vetveten.

    1. Njeriu qe do te pasurohet me cdo kusht e me cdo cmim

    Kur u hap nje teme ne forum ne lidhje me cfare eshte e rendesishme ne jeten tuaj, shume anetare te forumit u shprehen se ishte paraja. Dhe nuk duhet te lodhesh shume qe te shikosh kete trend apo fenomen ne shoqerine shqiptare e ne mbare boten: qellimi i ekzistences per shume njerez sot eshte pasurimi me cdo kush e me cdo cmim, e sa me shpejt. Po perse insistojne ne pasurimin? Pasi pasurimin apo parane e shohin si mjeti qe u siguron te mira materiale, u siguron nje jete komode, u siguron permbushjen e te gjitha pasioneve dhe deshirave te tyre. Dhe kjo i shtyn qe te punojne ne rruge te ligjshme apo te paligjshme, mbi udhe e nen udhe, per te arritur objektivin e tyre. Ashtu pa vetedije, ata jane duke u transformuar para syve tane, para syve te familjareve te tyre, ne njerez me nje etje te pangopur per pasuri e para. Sa me shume fitojne, aq me te pangopur tregohen ndaj parase. Kjo eshte vetem nje nga format e dashurise se vetvetes, pasi vete ideja e pasurimit eshte grumbullim i pasurise e te mirave materiale per vete, e te mos i ndash me njeri-tjeter.

    2. Perse duhet te martohem kur mund te bashkejetoj me dike?

    Ne kohen qe jetojme, shume njerez zgjedhin me vetedije te plote te mos martohen, por te bashkejetojne. Ka plot cifte qe kane vite qe bashkejetojne bashke por nuk jane te martuar. Ka nga ata qe kane edhe femije por nuk jane te martuar. Ka te tjere qe preferojne bashkejetesen si nje menyre per te ngopur epshet e tyre seksuale: qellimi im ne jete eshte te fle me sa me shume femra apo meshkuj. Sot jam i lidhur me X person, neser me Y dhe pasneser me Z. Dhe i perserisin vetes fjale si "jeta eshte shume e shkurter per ta kaluar me nje njeri te vetem". Cfare jane duke treguar me kete sjellje dhe keto vendime qe marrin ne jete? Jane aq te verberuar nga dashuria e vetvetes, sa qe e kane te pamundur te duan dike tjeter. Gjithcka duhet te kete lidhje se cfare dua une, cfare me ben mua te ndihem mire, si t'ia plotesoj une vetes te gjitha kenaqesite e epshet trupore.


    3. Femijet ta shkaterrojne jeten!

    Ne shume shoqeri te zhvilluara te botes, ne kohen qe jetojme, eshte krijuar nje fenomen i frikshem: nje numer gjithmone e me i madh ciftesh zgjedhin te mos lindin femije, ose te abortojne femijet ne bark te nenes. Bile ka edhe nga ato qe ose marrin ilace per te mos mbetur shtatezane, ose kryejne operacione te posacme per tu siguruar qe nuk mund te sjellin femije ne jete. Arsyet qe japin per keto vendime jane nga me te shumellojshmet: a) nuk mund te bej karriere ne pune me nje femije b) nuk kam kohe te rrit femije c) femija do te me vriste te gjitha enderrat e pasionet e mia d) njerezit qe kane femije nuk jane te lumtur e) femijet te lodhin e merzisin e jane te padurueshem f) nuk e perballoj dot financiarisht sjelljen e femijeve ne jete g) une dua te bredh boten dhe me femije eshte e pamundur gj) kam frike se po u beme me femije nuk do ta duam me njeri-tjetrin si me pare e) qeni dhe macja jane femijet e mi, etj arsye si keto. Po ti peshoni te gjitha keto arsye me llogjiken tuaj, do te arrini te shihni qe keta njerez zgjedhin te mos lindin femije, pasi nuk duan ti mohojne vetes kenaqesite e momentit. Me pak fjale, jane te dashuruar me vetveten dhe jane te zote vetem te marrin dashuri, por jo te tregojne dashuri ndaj njerezve te tjere. Jo vetem qe nuk e njohin dashurine, por as nuk jane ne gjendje te dashurojne njeri tjeter pervec vetvetes.

    4. Kush je ti qe te me gjykosh mua?

    Nje tjeter dege e trungut te dashurise se vetvetes eshte edhe fenomeni tjeter i kohes ne te cilen ne jetojme: te gjithe njerezit sot pretendojne se mund te sillen, jetojne e bejne si te duan, e askush nuk ka te drejte t'i gjykoje pasi ky gjykim mund t'iu preki ndjenjat dhe emocionet e tyre! Homoseksuali i drejtohet atij besimtarit me fjalet: mos me gjyko se jam homoseksual dhe ti beson qe jeta ime eshte plot mekat! Lexon e degjon plot besimtare qe thone: "Vetem Zoti ka te drejte te me gjykoje mua!". Ka njerez te tjere ne media e publik qe jane kthyer ne "policet e korrektesise" dhe ndjekin parimin: "askush nuk duhet te shprehi lirshem ate qe mendon, nese mendimi i tij prek ndjenjat e nje personi tjeter ne shoqeri." Cila eshte e perbashketa e ketyre sjelleve? Une jam Zot i vetvetes! Une jam i dashuruar me vetveten! Une bej si te dua e nuk i marr leje e nuk degjoj njeri, as shoqerine, as prinderit qe me bene koken, e as Zotin Vete!

    5. Une jam Kisha! Une jam Krishti! Une jam Zoti Vete!

    Nje anetar i forumit qe pretendon se eshte besimtar i krishtere u shpreh ne forum nje dite me fjalet: "Besimi i vertete (ne Zot) per mua eshte ai qe une e kuptoj me mendjen time dhe me ben te ndihem mire perbrenda!" Cfare deshmoi me keto fjale te sinqerta ashtu si pa dashur? Qe ai nuk eshte nje i krishtere i vertete, pasi ai nuk eshte nje ndjekes i Krishtit, ai eshte nje ndjekes i mendjes dhe emocioneve te veta. Te thuash qe besimi i vertete ne Zot eshte ai qe une kuptoj me mendjen time eshte njesoj si te thuash: une jam ne gjendje te kuptoj Zotin e punerat e Tij me mendjen time! Te thuash qe besimi i vertete per mua eshte ai qe me ben te ndihem mire perbrenda, eshte njesoj si te thuash: "Do besoj ne ty o Zot vetem per aq kohe sa ti me besh te ndihem mire duke me bekuar me plot te mira." Ka sot ilace qe te bejne te ndihesh mire emocionalisht e ta heqin merzine. Harrojme qe ne jemi ndjekes se Jisu Krishtit, Birit te Perendise, Zotit qe zgjodhi me vetedije e vullnet te plot te kryqezohet nga krijesa e Tij, ne menyre qe mund ta shpetonte ate e t'i falte jete te ameshuar, si te gjalleve, edhe te vdekurve! Harrojme qe nese e quajme veten te krishtere, nje kryq i rende na pret per ta mbajtur mbi supet tona, ashtu sic e mbajti Zoti yne Krisht. Harrojme qe nuk i perkasim botes, asaj bote qe kryqezoi Krishtin dje, e do te na kryqezoje edhe ne sot!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 07-03-2014 mė 12:39

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-02-2014
    Postime
    29

    Pėr: Dy llojet e dashurisė

    1. Njeriu qe do te pasurohet me cdo kusht e me cdo cmim:

    ne thelb kjo eshte enatyrshme ndryshimi eshte si do mund ta benim kte puna me ndershmeri eshte me e mira per te gjith individin dhe shoqerin .sepse edhe varferia sjell shum her dhun vrasje etj kshu qe nje nder qellimet ne jet ehste paraja

    Perse duhet te martohem kur mund te bashkejetoj me dike?:

    personalisht nuk e miratoj kte pjes te mardhenies ne cift te njihem me dike do te thot ta eksplorojm njeri tjt ne cdo aspekt te personalitetit dhe nese vjen nje moment qe do hedhim kte hap eshte martesa ose ndarja ska alternativa

    Femijet ta shkaterrojne jeten!

    paradokskam tre femije dhe jam njeriu me i lumtur ne bote skam reshtur asnje sekond falenderuar zotin per kte .dhe abortin se gjykoj varet nga rrethanat por nuk e miratoj rri ne heshtje .

    Kush je ti qe te me gjykosh mua?ske asnje te drejte ta besh kte sepse eshte jeta ime dhe vetem un mbaj pasojat e sjelljes time

    Une jam Kisha! Une jam Krishti! Une jam Zoti Vete! no coment jam myslimane se kuptoj kte
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-03-2014 mė 13:15

  6. #6

    Pėr: Dy llojet e dashurisė

    Citim Postuar mė parė nga pffff Lexo Postimin
    Une jam Kisha! Une jam Krishti! Une jam Zoti Vete! no coment jam myslimane se kuptoj kte
    Dhe as ke per te kuptuar or lum miku, ti lexon per se mbrapshti!
    Pa mendohu pak se ē'ka dashur te thote ai qe ti po debaton kot se koti, sa per te shtuar mesazhet.
    Dhe e fundit por me e bukura, qe ai miku qe ti po i komenton mesazhin, ka shkrojtur ne shqip...
    pra leximi behet nga e majta ne te djathte, ne menyre rigoroze, ndryshe pa dyshim qe do te keqkuptohesh pastaj!
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Dy llojet e dashurisė

    Po ju jap edhe disa shembuj nga dashuria e Zotit.

    1. Sakrifica e prindit

    Prinderit e nje te riu shqiptar ne Amerike, te dy intelektuale te nderuar e me shume vite pune ne profesion, e lane Shqiperine dhe gjithcka qe kishin ne ate vend pas, per te jetuar ne nje vend te larget, te panjohur per ta, ne kerkim te nje jete me te mire per ta dhe femijen e tyre. Nese ne Shqiperi kishin pune te mire e gezonin respektin e shoqerise, ne Amerike benin pune te rendomta neper restorante e shkolla, e nuk i njihte asnjeri. Edhe pse ne Amerike i priste nje jete e veshtire, ata prape ishin te lumtur. E rendesishme per ta ishte qe femija e tyre te vazhdonte shkollen dhe ata ishin gati te sakrifikonin gjithcka per te. Ia mohuan te gjitha keto gjera vetes, e bene gjithe kete sakrifice, ne menyre qe femija i tyre te mbaronte nje shkolle e siguronte nje jete me te mire, se sa jeta qe ata veten jetuan ne Shqiperi.

    2. Ushtari i vdekur ne Irak

    Nje ushtar amerikan, babai i tre femijeve, humbi jeten ne luften ne Irak. Lajmi u erdhi si shok gjithe komunitetit ku ai jetonte. Disa e nderonin si hero, disa e merrnin si shembull per t'i dhene fund luftes nje ore e me pare. Mediat e kapen historine e tij e filluan te pasqyronin dhimbjen e pasojat e luftes. Familja e vete, qendroi e heshtur para gjithe ketyre zhvillimeve duke mbajtur zine ne heshtje e larg kamerave. I vetmi qe u prononcua per mediat mbi jeten e ushtarit te vrare, ishte nje shoku i tij po ushtar ne Irak. Kur e pyeten se si mendonte, a duhet te vazhdoje lufta kur po humbim jete amerikanesh, ushtari ndau me ta fjalet qe kishin dale nga goja e ushtarit te vrare, kur e kishin pyetur se pse kish shkuar ne Irak: "Kam tre djem. Une jam ketu ne Irak, pasi nuk dua qe djemte e mi te vijne e luftojne neser."

    3. Dashuria e Nene Terezes

    Nje njeri ateist e pyeti njehere Nene Terezen, si per ta zene ngushte: "Nuk arrij te kuptoj se perse beni punen qe beni ne Kalkuta te Indise, kur ju nuk jeni ne gjendje ti mjekoni e sheroni keta njerez. Ata prape vdesin." Nene Tereza e degjoi dhe i tha: "Urdhri i Zotit tone Krisht nuk ishte qe ti sherojme te gjithe te semuret e kesaj bote, por qe ti duam ata. Dhe ne e tregojme dashurine tone, duke u ardhur ketyre njerezve ne ndihme, kur per ta nuk kujtohet njeri por lihet ne meshiren e fatit qe te vdesin."

    4. Jetimja dhe femijet e saj

    Nje vajze e re ishte rritur jetime dhe pas shume peripecive e veshtiresive ne jete, ajo arriti te mbaroje nje shkolle te larte, te zere nje pune te mire, te martohet me nje djale po te suksesshem ne profesion. Ishte shume krenare per ato qe kish arritur ne profesion dhe jeten qe kish arritur te krijonte. Por asgje nuk vinte para familjes per te. Sapo u be nene me femijen e pare, u shpreh: "Kjo eshte dita me e lutur e jetes sime." Pak jave me vone, ajo mori nje vendim qe shokoi shume veta: hoqi dore nga puna e mire, hoqi dore nga profesioni, per te qendruar ne shtepi e per te rritur femijen e saj. Shume njerez qe e kishin zili "suksesin" e saj nuk e kuptonin dot se si mund te merrte nje vendim te tille. Por miqve te saj ajo u thosh: "Gjithe jeten time u rrita pa prinder, pa nene e baba. Dhe ne ka nje gje qe dua te arrij ne kete jete, eshte te jem nje nene e mire per femijet e mi."

    5. Murgu qe u nda nga familja per hir te Krishtit

    Nje djale i ri 16 vjecar, i hipi nje dite tragetit ne Pire, dhe u nis per ne Malin Athos (Malin e Shenjte) ne veri te Greqise. Ishte vetem 16 vjec, i pa shoqeruar nga prinderit apo njerezit e familjes. Ne Pire punonte cfare pune te gjente dhe me parate qe fitonte i dergonte ne familje, pasi ishte nga nje familje me shume femije dhe shume e varfer. Djali u nis drejt Malit te Shenjte pasi kish degjuar se atje kish "murgj qe njihnin Zotin" dhe ne mendjen e tij, ai mendonte: "po ti takoj keta murgj, keta do te me bejne murg edhe mua, e une do te mund te njihem me Zotin." Kish nje deshire te zjarrte ne zemer qe te njihte Zotin. Udhetimi zgjati disa dite dhe xhaxhai i tij ne Athine, njoftoi familjen se djali i tyre kish humbur, pa lene asnje adrese apo pa ditur si i vati fati. Familja u alarmua ne kulm pasi nuk dinin se cfare u be me femijen e tyre.

    Per hir te dashurise ndaj Krishtit, djaloshi braktisi familjen e tij e gjithe boten qe ai njihte. Ne Malin e Shenjte, ai jetoi me dy murgj pleq vellezer. Pas disa muajsh, ai u tregoi murgjve qe kish ikur pa njoftuar njeri nga familja. Ata e qortuan dhe i dhane urdher qe ti shkruante familjes nje leter per vendodhjen e tij. E shkruajti dhe nisi letren. Pas nje muaji, vjen nje leter pergjigje nga nena e tij, qe pasi djaloshi e lexoi, filloi te qante me psheretime. Ne ate leter nena e tij pasi i rrefente dhimbjen e madhe qe i kish shkaktuar gjithe familjes, i thosh se ai nuk ishte me djali i saj, djali i saj per te nuk jeton me. Nena nuk e kuptonte se si femija e saj do te zgjidhte Malin e Shenjte, Krishtin, jeten e nje murgu, para saj dhe botes ne te cilen ai u lind dhe rrit. Kur murgjit pleq e lexuan letren, ata u pikelluan dhe u erdhi tmerresisht keq per djaloshin. Nje nga murgjit, i shkruan nje leter nenes se tij, ku e qorton me fjalet me te ashpera, dhe nder te tjera i thote: "Edhe egersira e malit nuk i braktis kelyshet e saj!" U deshen disa muaj qe nena te kuptonte gabimin e saj, e te terhiqte fjalet e renda qe kish shkruajtur per femijen e saj. Deri ne ate dite, ajo grua nuk e kish marre seriozisht besimin e saj. Por qe nga ajo dite, fale shembullit te femijes se saj, ajo iu kthye besimit dhe i mbylli ditet e saj ne kete bote si nje murgeshe ne manastir.

    Shembuj si keto ka plot, por cila eshte e perbashketa e tyre?

    Keta njerez zgjedhin te sakrifikojne nga jeta e tyre per njerezit qe ata i duan. Keta njerez nuk jane te fiksuar me vetveten, por gjithe vemendja dhe energjite e tyre u derdhen per te ndihmuar te tjeret.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anėtarėsuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Pėr: Dy llojet e dashurisė

    Dashuria per zotin esh si dashuria per ata faraonet dikur. Njerezit nga frika se mos po te ishin kunder =>kaput e 'dashuronin'.
    Dhe nuk guxonin te hapnin goje apo te vepronin kunder. Por t pakten ishin te lire ta shanin me mendje.
    Ndersa njerezit sot nga frika se mos zoti eshte kudo (edhe ne mendjet e tyre) detyrojne vetveten te dashurojne zotin. Se nqs nuk e dashurojne i pret ndeshkimi.
    Kshu mendojne te shkretet dhe mashtrojne veten. Thone dashuria per zotin.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Dy llojet e dashurisė

    Citim Postuar mė parė nga JuliusB Lexo Postimin
    Dashuria per zotin esh si dashuria per ata faraonet dikur. Njerezit nga frika se mos po te ishin kunder =>kaput e 'dashuronin'.
    Dhe nuk guxonin te hapnin goje apo te vepronin kunder. Por t pakten ishin te lire ta shanin me mendje.
    Ndersa njerezit sot nga frika se mos zoti eshte kudo (edhe ne mendjet e tyre) detyrojne vetveten te dashurojne zotin. Se nqs nuk e dashurojne i pret ndeshkimi.
    Kshu mendojne te shkretet dhe mashtrojne veten. Thone dashuria per zotin.
    Ti po flet nga eksperienca keshtu, apo nga mendja tende? Nga menyra se si shprehesh, e ben te qarte qe ti je nje prej atyre qe nuk e njohin dashurine e Zotit, pasi jane 100% te mbushur plot me dashurine ndaj vetvetes. Dhe njeriu qe eshte i dashuruar sa me nuk tregohet me vetveten, nuk e njeh dot dashurine e Zotit edhe sikur te doje. Dashuria e Zotit eshte si puna e dites dhe dashuria e vetvetes eshte si puna e nates. Kur vjen njera, iken tjetra por ato asnjehere nuk perzihen me njera-tjetren. Qe te njohesh dashurine e Zotit, qe te mbushesh me te, me perpara duhet te zbrazesh qenien tende nga dashuria e vetvetes. Kjo arrihet vetem duke aplikuar perulesine pasi vetem nje njeriu te perulur Perendia i afrohet. Kryenecit i kthen shpinen ne perjetesi.

    Ne mendjen tende, ajo qe na ben ne orthodhokset te duam Zotin eshte "frika ndaj Tij". Eshte e vertete qe ne jetojme me friken e Perendise, por jo ne ate kuptim qe ke ti per friken. Ne nuk i trembemi frikes se Zoti do te na ndeshkoje per mekatet tona, pasi ne e kemi te qarte qe jemi mekatare dhe e meritojme ndeshkimin e Tij. Por ajo qe na frikeson ne, ajo qe na ben te ulim kryet para Tij e t'i pergjerohemi me lote e pendim, nuk eshte frika nga ndeshkimi i Tij ne kete bote, eshte frika e nje jete ne perjetesi pa Te. Ne te krishteret orthodhokse e kerkojme dhe e mirepresim ndeshkimin e Perendise ne kete bote, pasi e dime qe gjithcka qe Perendia lejon te bier mbi ne, eshte per kalitjen tone shpirterore. Parajsa per ne nuk eshte nje vend i bukur me lule te bukura e peme plot fruta, por eshte nje jete ne prani te Perendise. Nuk ka rendesi se ku dhe se si, per aq kohe sa ne jemi ne prani te Tij. Kurse frika ndaj ferrit, nuk eshte thjeshte nje "frike nga flaket e ferrit" por nje frike se shpirti yne do te vuaje ndarjen ne perjetesi nga prania e Zotit.

    Dhe gjeja tjeter qe ti nuk kupton, pasi nuk je prekur nga dashuria e Perendise, nuk e shijuar e perjetuar ate, eshte kjo dashuri nuk eshte njerezore, eshte dashuri hyjnore. Nuk jemi ne besimtaret e thjeshte qe "duam Zotin me dashuri ne zemer", eshte Zoti qe mbush shpirtin tone me Paqen dhe Dashurine e Tij, qe nuk eshte si paqja dhe dashuria njerezore, qe zbehet e humbet me kohen. Dhe Zoti qe lexon shpirtrat tane si liber i hapur, nuk pret nga ne qe "ta duam sa per sy e faqe pasi Ai na kall friken me Fuqine e Tij". Nese Zoti donte qe te na kthente ne sherbetore te bindur, apo ne engjej te bindur, Ai nuk kish perse i dhuronte njeriut "Fryme nga fryma e Vete", dhe nuk na jepte e respektonte nje vullnet te lire, qe nuk e gezon asnje qenie tjeter e krijuar prej Tij, as ne toke e as ne qiell. Na i ka dhene te gjitha keto, dhe sakrifikoi Birin e Tij te Vetem te Lindur prej Tij ne kryq per shpetimin tone, per te na deshmuar dashurine e Tij per ne. Dhe ne kembim, nuk pret as me pak e as me shume, se dashurine tone karshi Tij. Nje dashuri e sinqerte, e kulluar dhe pa interes.

    Pasi Ai eshte Ati yne, e ne jemi bijte e Tij te hirshem ne Krisht!

    Perjetimi me i plote i misterit te dashurise se Perendise per ne njerezit ne kete bote, eshte dhurata e cmuar qe marrim ne Kishe cdo te diele, Trupi dhe Gjaku i Krishtit!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-07-2014 mė 16:50

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anėtarėsuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Pėr: Dy llojet e dashurisė

    O albo un vetem 19 vjec jam dhe shumicen e gjerave qe i them , i them nga mendja , nuk i kam perjetuar.
    Kam lexuar, kam reflektuar , kam perpunuar, por edhe kam pare.
    Njerezit besojne nga frika. Te gjithe ata rreth meje besone nga frika.
    Pastaj ti me thua mua jam i dashuruar me vetveten. Une perpiqem me cdo kusht qe ta luftoj egon. Mbase dhe nuk ia dal.
    Por ta dish , ti dukesh me shume i dashuruar me vetveten sa une.
    Ti ke frike nga zoti se mos ai te le vetem ne jeten e pertejme(nqs ka dicka te tille). Pra ti fillimisht mendon per vete se si mund te perfitosh nga dashuria e zotit.
    Neqoftese nuk do kishe naj perfitim nga zoti nuk do ta doje zotin.
    Por ne bibel tu diktua qe nqs nuk e do zotin ai nuk do te te doje ty.
    Dhe ti nga frika do zotin. Nga frika se kur te vdesesh, TI albo, qe fillimisht mendon si te perifitosh ne emer te egos tende, beson ne zot.
    Pra e do zotin jo per hir te dashurise por e do zotin per hir te mbijeteses te shpirtit tend. Dhe kjo eshte dashuria per vetveten dhe jo per zotin.
    Ket nuk po e them un por e the ti me larte.
    Tjeter.
    Shiko une mbase jam kryenec. Por mua zoti me krijoi ,keshtu qe mbase e ka ai fajin per kryenecesine time.
    Sa per vullnetin e lire ta dish se nuk e kemi.
    Kemi gjysme vullnet te lire. Fati yne eshte se kemi nje tru qe perpunon me shume se ai i kafsheve, por gjithsesi nuk kemi vullnet te lire.
    Ne veprojme per aq sa eshte ne kujtesen tone. Perderisa ne kujtesen e trurin tone nuk eshte gjithcka atehere as ne nuk e ushtrojme dot vullnetin e lire.
    Dhe vijme ketu qe detyrojme vetveten te dashurojme nje force apo qenie qe nuk e dime a ekziston.
    E dashurojme se kemi frike ,se e dime qe nqs nje qenie e tille nuk egziston jemi vetem therrime rere.
    Pra dashurojme zotin per hir te perfitimit e jo per hir te dashurise.
    Prandaj them o Albo. Te dashurosh ne emer te perfitimit nuk eshte dashuri.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •