Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11

    Pėr: Ēfare do te thote te imitosh Krishtin?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ne nje manastir orthodhoks jetonin shume murgj. Te gjithe mundoheshin qe te benin nje jete te mire ne syte e Perendise, nje jete ne pendim, lutje pa pushim. Te gjithe murgjit mundoheshin se kush e kush te perpiqej me shume, qe te fitonte Hirin e dhuratat e cmuara te Perendise. Ne manastir ishte edhe nje murg dembel. Nuk punonte sa duhej per te ndihmuar vellezerit e tij murgj. Fliste me shume sec duhej dhe nuk e ruante qetesine e tij. Edhe per te ngrene nuk kreshmonte sa kreshmonin murgjit e tjere. Edhe per tu lutur nuk lutej sa duhej. Te gjithe murgjit e tjere ne manastir, ne mendjet e tyre e mbanin kete murg si "murgun model dembel", shembulli me i keq i nje murgu.

    Murgjit e rinj, kishin nje zakon qe sa here qe nje nga murgjit pleq te manastirit ishte gati per te vdekur, i mblidheshin te gjithe prane tek koka, per te pare nese do te ndahej nga kjo bote ne paqe apo me nje shpirt te trazuar. Nese Zoti i jepte qetesi e paqe ne momentet e tij te fundit mbi toke, kjo ishte nje shenje ne syte e murgjve te rinj qe ai murg do te shperblehej nga Zoti me jeten e ameshuar. Por nese murgu kish frike e ankth ne momentet e fundit te jetes, ai nuk do te shijonte jeten e ameshuar.

    Pas shume vitesh, i erdhi rradha "murgut dembel" qe te ndahej nga kjo bote. Murgjit e rinj te manastirit iu mblodhen te gjithe tek koka, pasi ne mendjet e tyre mendonin "kushedi sa do vuaje ky njeri tani qe po troket vdekja ne dere". Por per cudine e tyre, murgu dembel kish nje pamje te qete, ne paqe dhe nje buzeqeshje te lehte ne fytyre, i gezuar qe do te ndahej nga kjo bote. Kjo i cuditi jashte mase murgjit e rinj qe i ishin mbledhur tek koka, dhe e pyesin:

    - O At, cfare ke bere qe Perendia te pa te denje qe te te shperbleje me jeten e ameshuar?

    - Ah bijte e mi. Ju te gjithe e dini se une nuk i kam mbajtur sic duhet te gjitha urdherimet e Zotit tone Krisht. As nuk kam qene nje murg model pasi nuk jam munduar sic duhet. Por ama nje gje e kam bere gjithe jeten time. Asnjehere nuk kam gjykuar njeri. Te gjitha urdherimet e Zotit nuk i mbaja dot, por kete te vetmin e kam mbajtur gjithe jeten time.



    Mesimi i kesaj historie te vertete qe na vjen nga Tradita e Kishes ne shekuj? Jo te gjithe njerezit e kesaj bote do te behen murgj. Jo te gjithe do te mund te imitojne Krishtin ne te gjitha virtytet e tij. Por edhe nese perpiqemi qe te mbajme vetem nje nga ato dhjetra urdherime qe Krishti na mesoi sa ishte mes nesh, Perendia do te na meshiroje e nuk do te na braktisi as ne kete bote, e as ne boten qe ka pergatitur per ne pas vdekjes.

    Albo
    Me pelqeu shume kjo histori Albo.
    Shume domethenese, sa e veshtire eshte te mos gjykojme ...
    Faleminderit !
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar arbereshi_niko pėr postimin:

    mesia4ever (30-08-2014)

  3. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ēfare do te thote te imitosh Krishtin?

    5. Durimi

    Zoti yne Krisht u tregua i duruar gjate gjithe jetes se Tij mbi toke. U tregua i duruar per 30 vjetet e para te jetes se Tij. Duhet te vinte ora qe kish caktuar Zoti, qe Ai te fillonte misionin e Tij. U tregua i duruar edhe me aktin e pare te fillimit te misionit te Tij: thirrjen e peshkatareve te Galilese qe ta ndiqnin nga pas e te ktheheshin ne nxenes se Tij. Keta ishin "ata qe i dha Zoti" te cileve Ai u mesoi dhe deshmoi gjithcka. Edhe pse shpesh ata gabonin, Krishti u tregua i duruar me ta dhe i korrigjonte e mesonte sic duhet. U tregua shume i duruar edhe me popullin e Izraelit, popullin e zgjedhur te Perendise, per te cilin Krishti kish ardhur qe t'i shpetonte. Per plot 3 vjet Ai predikoi mes popullit te Izraelit, per plot 3 vjet ai beri mrekulli e cudira qe syte e tyre i pane, veshet e tyre i degjuan, e shume prej tyre nuk besuan. U tregua i duruar edhe me prifterinjte e farisejte e Izraelit, te cilet kerkonin si e si t'i ngrinin kurthe, ta akuzonin e vrisnin. Edhe pse Ai i shikonte te gjitha keto, i duroi te gjitha, pasi ky ishte misioni i Tij, ky ishte Vullneti i Atit ne Qiell. Te gjitha keto duhej te kalonin e duhej durim. I duruar u tregua edhe me princin e te keqes mbi toke, qe e tundoi tre here ne shkretetire. Demonet shihnin e degjonin zerin e Zotit Krisht, e dridheshin e largoheshin prej trupit te mekatareve. Mjaftonte nje fjale e Tij qe legjionet e engjejve ne qiell ti kapnin, lidhnin e surgjynosnin gjithe keto forca te erreta, por ai nuk e beri kete gje. Nuk ishte ardhur ende ora, duhej durim per te permbushur planin e Perendise. Dhe durimi i Krishtit arrin kulmin kur ai durron vuajtjet e patregueshme ne duart e prifterinjve hebrej dhe ushtareve romake. Kur Pilati i kerkoi Krishtit qe ti fliste e te mbrohej per akuzat e prifterinjve, Ai nuk e hapi gojen por beri durim. Edhe kjo duhet te kalonte. Pastaj erdhen torturat, talljet, fshikullimat e kamzhikeve, shpifjet, kryqi mbi krahe e vdekja ne kryq. Pas vdekjes erdhi varrimi, e pas varrimit ngjallja te treten dite.

  4. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pėr: Ēfare do te thote te imitosh Krishtin?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    2. Bindja

    Virtyti tjeter i madh i Krishtit eshte bindja e tij e patundur tek Ati ne Qiell dhe Nena e Tij ne toke. Ne te gjitha lutjet e Tij, fjala e pare qe del nga goja e Tij: "O Ati im...". Mrekullia e pare qe Krishti ben mbi toke, eshte mrekullia ne Dasmen e Kaanes, pas kerkeses se Nenes se Tij, te Tereshenjtes Virgjershe Mari. Ora e Tij e caktuar nga Zoti nuk kish ardhur akoma per te nisur misionin e Tij, por ai nuk e refuzon kerkesen e Nenes se Tij, dhe ben mrekulline: e kthen ujin ne vere! Kur vuajtjet e tij beheshin te padurueshme ne duart e xhelateve romake apo njerezve te Tempullit, Ai asnjehere nuk jepet por pranon Kupen e Vuajtjes te Tij pasi "ky eshte Vullneti i Atit"! Kur apostujt e tij te terrorizuar kerkojne te ndalin me force arrestimin e Tij nga njerezit e Tempullit, Krishti i qorton duke u mesuar se Ai nuk eshte ne toke qe te vere ne vend vullnetin e njerezve, por Vullnetin e Atit: ai e mirepret arrestimin, gjykimin e denimin e Tij, pasi ky ishte misioni i Tij!

    Mendja njerezore i degjon e lexon keto fjale, dhe tronditet prej tyre. Eshte nje gje te jesh femije i bindur, e te zbatosh ato qe prindi te meson. Por kur prindi te kerkon qe te shkosh i sigurt drejt Kryqit, drejt vdekjes, a do te shkonim te sigurt drejt vdekjes me bindje te plote tek dashuria e prindit?! Perseri, nje bindje qe i kalon caqet e bindjes njerezore. Nese Zoti yne Krisht, Biri i Vetem i Lindur prej Atit, u kryqezua ne kryq per te permbushur Vullnetin e Atit, po ne te krishteret mekatare, a e jemi ne gjendje qe te mbajme kryqin tone mbi supe e te shkojme te sigurt drejt vdekjes?! Ky eshte testi i madh i besimit tone ne Krisht.

    http://www.forumishqiptar.com/tags.php?tag=albo_besimi

    Ju thoni:"Virtyti tjeter i madh i Krishtit eshte BINDJA e Tij e patundur tek Ati ne Qiell dhe Nena e Tij ne toke."

    Gabimi juaj, pa ju gjykuar, eshte se ju beni nje paralelizem midis Atit Qiellor, dhe Maries, dmth mids Perendise dhe njeriut, kur thoni se Jezusi ju bind Atit dhe nenes se tij. Fondamentalisht, Jezusi dhe e gjith fjala profetike na deshmon se, Jezusi njeri, ju bind gjithmone vetem Vullnetit te Atit Qiellor. Paralelizmi juaj ne kete veshtrim eshte, sepse ju ngrini kultin e Maries deri ne adhurim. Dhe nuk pranoni se edhe vete Maria ishte nje pasardhese e Adamit, e cila trashegonte mekatin dhe vdekjen, ashtu si mbare njerzimi. Se edhe vete Maria mori shpetim dhe falje te mekateve, ashtu si te gjith besimtraret e vertet kristian, vetem permes gjakut te Krishtit. Kur thua fjalen, BINDJA e Krishtit, duhet te kesh parasysh se cdo te thote kjo fjale per Jezusin. Shembulli qe ju sillni, duke shpjeguar se Jezusi ju "BIND" Meries ne dasmen e Kanes, mendoj se duhet te thoshit: Ai e digjoi nje kerkese te Maries, ashtu si shume e shume kerkesa qe njerzit e izraelit kerkuan prej Tij. Si psh. i verberi apo paralitiku, te cilet kerkonin prej Jezusit qe ti sheronte. Apo komandanti romak, i cili kerkoi i Jezusit qe te sheronte sherbetorin e tij. Pra simbas llogjikes dhe shembullit qe ju sillni, duhet te mendojme se Jezusi ju bind kerkesave te tyre, nderkohe qe ai pranoi (sepse keshtu deshi) te bente mrekullite per lavdi te Atit. .

    Ne dasmen e kanes, Maria shprehu vetem nje shqetesim dhe konstatoi kur i tha Jezusit:

    “Nuk kanė mė verė!.” Gjon:2:3.

    Ju shihni aspektin njerzor, dhe e quani Bindje te Jezusit ndaj Maries, kjo ndodh sepse mbeshtetni ne llogjiken dhe menyren njerzore.. Eshte e vertete qe prindi e urdheron birn e vet, per ti bere nje pune, dhe nje bir i BINDUR ndaj prinderve e zbaton ate. Por ne rastin konkret nuk jemi ne kete lloj mardhenie, nene e bir. Ne te gjith doktrinen tuaj, ju i shmangeni thelbit te ungjillit, kjo sepse argumentoni biblen si nje liber fetar, dhe jo si mesazh te Perendise, drejtuar njeriut, dhe te frymezuar nga Fryma e Perendise, pa te Cilin nuk ka zbulese.
    Ne te gjith ungjillin e Krishtit, Jezusi Marien e thiri Grua. Kjo, sepse Ai ishte nen Sherbese dhe berje te vullnetit te Atit Qiellor, duke permbushir Lijgin, shkrimin dhe profetet. Bile, ne nje moment kur Jezusi po shpallte ungjillin dhe erdhen e kerkuan nena, vellezerit dhe motrat e Tij, Ai na deshmoi se nena, vellezerit dhe motrat e Tij jane ata qe digjojne fjalen e tij, dhe bejne vullnetin e Atit Qiellor.
    Te thuash se Jezusi ju Bind Maries,dmth. njeriut, do te thote qe se pari ai te ishte i neneshtruar ndaj saj, sepse Bindja vjen si rezultat i neneshtrimit. Nuk ka Bindje, pa qene se pari i neneshtruar. Jezusi kur ishte rreth 12 vjec, u largua nga prinderit gjate kohes qe ishte ne Jeruzalem. Ai ju mungoi prinderve per disa dite, dhe ata renden poshte e lart se kerkuari. Natyrisht kjo eshte detyra e cdo prindei, por kur e gjeten Jezusin ne tempull dhe i thane se u beme merak qe na humbe, (qe eshte plotesisht njerzore) Jezusi ju tha: Kam ardhur te permbush vullnetin e Atit tim qiellor, (qe do te thote jo ate njerzor). Ne aspektin njerzor, nuk eshte normale dhe e hijshme qe nje femije ne ate moshe te largohet per disa dite nga familja pa adrese. Po keshtu, shqetesimi prinderor eshte mese normal, qe te rende poshte e lart per te gjetur femijen e humbur. Pra ky eshte veshtrim krejt njerzor, dhe as Maria, as Jozefi dhe askush tjeter pervecse Jezusut, nuk dinin ate qe Jezusi ishte duke bere, prandaj dhe Ai ju tha:

    "Pėrse mė kėrkonit? A nuk e dinit se mė duhet tė merrem me punėt e Atit tim?. Por ata nuk i kuptuan fjalėt qė Ai u tha atyre." Mat:2:49.

    Ja pra, Jezusi ndan konceptin dhe preokupimin prinderor njerzor, qe per ne eshte mese normale, duke na shpallur vullnetin e Tij qiellor. E mendoni se si do te ndjehet nje prind, kur i biri i tij 12 vjecar i larguar per disa dite nga shtepia, tju thote prinderve, perse me kerkoni?? Fjala e Perendise, nuk ndjek llogjiken dhe eksperiencen njerzore. Jezusi eshte Biri i Perendise ne Fryme, dhe bir i njeriut ne mish, por Ai asnjehere nuk e kenaqi dhe nuk ju bind vullnetit te Mishit, dmth njeriut, edhe pse ishte bir njeriu. Vete fjalet e Jezusit drejtuar nenes se tij: Cke me mua o Grua." ne ben te kutpojme se askush nuk kishte pushtet mbi te, pervecse Atit qiellor, prandja Ai ju bind dhe beri vetem vullnetin e Atit qiellor. Ai dijgon cdo lujte dhe ben gjithshka qe ne( ku permblidhet dhe nena e tij) kerkojme, vetem kur ato perputhen dhe jane ne vullnetin e Atit Qiellor. Per te deshmuar dhe predikuar fort BINDJEN e Krishtit, jane fjalet e Ttij thene ne lutjen para kryqezimit: “Ati im, nė qoftė se nuk ėshtė e mundur qė kjo kupė tė largohet prej meje pa u pirė prej meje, u bėftė vullneti yt!.” Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 16-07-2014 mė 16:42

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar deshmuesi pėr postimin:

    mesia4ever (30-08-2014)

  6. #14
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Pėr: Ēfare do te thote te imitosh Krishtin?

    Faleminderit Albo, me te vertet kjo (akuza kunder vellait) eshte nga kurthet me te medha, pra te akuzosh dike.

    Bile ne qofte se nis te besh dicka te tille direkt e ndjen ne trup dhe ne shpyrt nje ndjenj te keqe. Zoti te na ruaj ngo kjo, me te vertet!

    Nje akt i tille (akuza) hap dyert per tu futur shume te keqija te tjera ne zemer, vetem dhe vetem ky akt sjell gjith ato te keqija te tjera.

  7. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ēfare do te thote te imitosh Krishtin?

    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi Lexo Postimin
    Ju thoni:"Virtyti tjeter i madh i Krishtit eshte BINDJA e Tij e patundur tek Ati ne Qiell dhe Nena e Tij ne toke."

    Gabimi juaj, pa ju gjykuar, eshte se ju beni nje paralelizem midis Atit Qiellor, dhe Maries, dmth mids Perendise dhe njeriut, kur thoni se Jezusi ju bind Atit dhe nenes se tij. Fondamentalisht, Jezusi dhe e gjith fjala profetike na deshmon se, Jezusi njeri, ju bind gjithmone vetem Vullnetit te Atit Qiellor. Paralelizmi juaj ne kete veshtrim eshte, sepse ju ngrini kultin e Maries deri ne adhurim. Dhe nuk pranoni se edhe vete Maria ishte nje pasardhese e Adamit, e cila trashegonte mekatin dhe vdekjen, ashtu si mbare njerzimi. Se edhe vete Maria mori shpetim dhe falje te mekateve, ashtu si te gjith besimtraret e vertet kristian, vetem permes gjakut te Krishtit. Kur thua fjalen, BINDJA e Krishtit, duhet te kesh parasysh se cdo te thote kjo fjale per Jezusin. Shembulli qe ju sillni, duke shpjeguar se Jezusi ju "BIND" Meries ne dasmen e Kanes, mendoj se duhet te thoshit: Ai e digjoi nje kerkese te Maries, ashtu si shume e shume kerkesa qe njerzit e izraelit kerkuan prej Tij. Si psh. i verberi apo paralitiku, te cilet kerkonin prej Jezusit qe ti sheronte. Apo komandanti romak, i cili kerkoi i Jezusit qe te sheronte sherbetorin e tij. Pra simbas llogjikes dhe shembullit qe ju sillni, duhet te mendojme se Jezusi ju bind kerkesave te tyre, nderkohe qe ai pranoi (sepse keshtu deshi) te bente mrekullite per lavdi te Atit. .

    Ne dasmen e kanes, Maria shprehu vetem nje shqetesim dhe konstatoi kur i tha Jezusit:

    “Nuk kanė mė verė!.” Gjon:2:3.

    Ju shihni aspektin njerzor, dhe e quani Bindje te Jezusit ndaj Maries, kjo ndodh sepse mbeshtetni ne llogjiken dhe menyren njerzore.. Eshte e vertete qe prindi e urdheron birn e vet, per ti bere nje pune, dhe nje bir i BINDUR ndaj prinderve e zbaton ate. Por ne rastin konkret nuk jemi ne kete lloj mardhenie, nene e bir. Ne te gjith doktrinen tuaj, ju i shmangeni thelbit te ungjillit, kjo sepse argumentoni biblen si nje liber fetar, dhe jo si mesazh te Perendise, drejtuar njeriut, dhe te frymezuar nga Fryma e Perendise, pa te Cilin nuk ka zbulese.
    Ne te gjith ungjillin e Krishtit, Jezusi Marien e thiri Grua. Kjo, sepse Ai ishte nen Sherbese dhe berje te vullnetit te Atit Qiellor, duke permbushir Lijgin, shkrimin dhe profetet. Bile, ne nje moment kur Jezusi po shpallte ungjillin dhe erdhen e kerkuan nena, vellezerit dhe motrat e Tij, Ai na deshmoi se nena, vellezerit dhe motrat e Tij jane ata qe digjojne fjalen e tij, dhe bejne vullnetin e Atit Qiellor.
    Te thuash se Jezusi ju Bind Maries,dmth. njeriut, do te thote qe se pari ai te ishte i neneshtruar ndaj saj, sepse Bindja vjen si rezultat i neneshtrimit. Nuk ka Bindje, pa qene se pari i neneshtruar. Jezusi kur ishte rreth 12 vjec, u largua nga prinderit gjate kohes qe ishte ne Jeruzalem. Ai ju mungoi prinderve per disa dite, dhe ata renden poshte e lart se kerkuari. Natyrisht kjo eshte detyra e cdo prindei, por kur e gjeten Jezusin ne tempull dhe i thane se u beme merak qe na humbe, (qe eshte plotesisht njerzore) Jezusi ju tha: Kam ardhur te permbush vullnetin e Atit tim qiellor, (qe do te thote jo ate njerzor). Ne aspektin njerzor, nuk eshte normale dhe e hijshme qe nje femije ne ate moshe te largohet per disa dite nga familja pa adrese. Po keshtu, shqetesimi prinderor eshte mese normal, qe te rende poshte e lart per te gjetur femijen e humbur. Pra ky eshte veshtrim krejt njerzor, dhe as Maria, as Jozefi dhe askush tjeter pervecse Jezusut, nuk dinin ate qe Jezusi ishte duke bere, prandaj dhe Ai ju tha:

    "Pėrse mė kėrkonit? A nuk e dinit se mė duhet tė merrem me punėt e Atit tim?. Por ata nuk i kuptuan fjalėt qė Ai u tha atyre." Mat:2:49.

    Ja pra, Jezusi ndan konceptin dhe preokupimin prinderor njerzor, qe per ne eshte mese normale, duke na shpallur vullnetin e Tij qiellor. E mendoni se si do te ndjehet nje prind, kur i biri i tij 12 vjecar i larguar per disa dite nga shtepia, tju thote prinderve, perse me kerkoni?? Fjala e Perendise, nuk ndjek llogjiken dhe eksperiencen njerzore. Jezusi eshte Biri i Perendise ne Fryme, dhe bir i njeriut ne mish, por Ai asnjehere nuk e kenaqi dhe nuk ju bind vullnetit te Mishit, dmth njeriut, edhe pse ishte bir njeriu. Vete fjalet e Jezusit drejtuar nenes se tij: Cke me mua o Grua." ne ben te kutpojme se askush nuk kishte pushtet mbi te, pervecse Atit qiellor, prandja Ai ju bind dhe beri vetem vullnetin e Atit qiellor. Ai dijgon cdo lujte dhe ben gjithshka qe ne( ku permblidhet dhe nena e tij) kerkojme, vetem kur ato perputhen dhe jane ne vullnetin e Atit Qiellor. Per te deshmuar dhe predikuar fort BINDJEN e Krishtit, jane fjalet e Ttij thene ne lutjen para kryqezimit: “Ati im, nė qoftė se nuk ėshtė e mundur qė kjo kupė tė largohet prej meje pa u pirė prej meje, u bėftė vullneti yt!.” Amin.
    Jisu Krishti nuk do te kish lindur ne kete bote, nuk do te kish hyre ne historine e njerezimit, nese Shen Maria nuk do t'i ishte BINDUR e para Zotit. Kur ajo degjoi Ungjillin e para nga goja e engjellit Gabriel, ishte ajo qe aprovoi planin e Zotit me fjalet: "Le te behet ne mua Vullneti Yt o Zot!" Nese ajo do te ishte trembur e do te kish refuzuar planin e Zotit me vullnetin e saj te lire, Krishti nuk do te kish lindur e historia e njerezimit do te kish marre nje drejtim krejt tjeter. Nuk eshte problemi se ne te krishteret "e adhurojme Shen Marine" sic te genjen shpirti i semure ty, por se ju sektarianet a) nuk e njihni Shen Marine sa duhet b) nuk keni njohjen e duhur theologjike mbi te. Keto te dyja, t'i ofron vetem Kisha Orthodhokse, qe ka brenda saj ate Traditen e Shenjte, qe nuk e ka asnje kishe tjeter, dhe prej kesaj Kishe e kesaj tradite ka dale edhe ai Ungjilli qe ti ze ne goje e lexon me endje sot. Packa se ti nuk e di kete gje apo e mohon kete gje.

    Ti mohosh Jisu Krishtit Nenen e Tij, eshte njesoj si te mohosh natyren njerezore te Krishtit. Shen Maria i dha Krishtit mish nga mishi i saj qe u be njeri! Dhe dashurine e Tij per Nenen e Tij Krishti e shprehu edhe ne Kryq. Iu drejtuar apostullit te Tij te dashur, Shen Joan Theologut dhe i la detyre qe te kujdeset per Nenen e Tij. Dhe momenti i vdekjes se Shen Marise, eshte momenti i dyte me madheshtor i gjithe historise se Ungjillit: Krishti e lartesoi Nenen e Tij ne Qiell, duke e veshur ate me lavdine e Mbretereshes se Kupes se Qiellit. Ajo vajze e re qe degjoi e para ne historine e njerezimit Ungjillin, ajo e jetoi jeten e saj me besim dhe perulesi, dhe perjetoi dhimbjen e Krishtit ne Kryq me shume se gjithe bota, se ajo ishte Nena e Tij. Dhe Nena e Krishtit, eshte edhe Nena e te gjithe te krishtereve orthodhokse, pasi qe te hyjme ne Kishe, qe te lindim ne Krisht, lindim po prej barkut te Shen Marise, qe simbolizon ai kazani i ujit te pagezimit ne Kishe. Sic na meson Shen Grigor Naziani: "Ka vetem nje menyre per ne per te njohur Krishtin, e kjo eshte nepermjet Nenes se Tij!"

    Fryma e Shenjte foli me gojen e Shen Elisabetes e shpalli per gjithe njerezimin: "E bekuar je ti nder gjithe grate dhe i bekuar eshte barku yt." Per ta vazhduar me tej me fjalet e drejtuar Shen Marise si Nena e Zotit. Ne Ungjill i ke te shkruajtura e keto fjale, por zgjidhni qe ti injoroni ne injorancen tuaj theologjike.

    Dhe ata qe perdhosin Nenen e Zotit ne kete bote, qe lutet e na mbron e shpeton ne mekataret me lutjet e Saj, nuk kane per te njohur meshiren e Perendise!

    Nuk mund te pretendosh te jesh i krishtere e te ndjekesh Krishtin, e te mos duash e kesh Shen Marine Nene! Nena e zotit Krisht, Theotokos, Virgjeresha e Tereshenjte dhe e Kulluar Mari, Mbreteresha e Kupes se Qiellit e Nena e gjithe Shenjtoreve te Kishes ne shekuj, eshte Nena e gjithe te Krishtereve. Dhe ne e lavderojme, nderojme dhe i pergjerohemi asaj ne lutje, qe te na ruaje e ndermjetesoje tek Biri i saj per ne mekataret!

    Albo

    P.S Je i lire te lexosh ne forumin orthodhoks por nuk je i lire te shprehesh helme te tilla ne kete forum.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-07-2014 mė 11:28

  8. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ēfare do te thote te imitosh Krishtin?

    6. Lutja

    Nje tjeter aspekt po kaq i dukshem dhe i rendesishem ne jeten e Krishtit eshte edhe lutjet e Tij drejtuar Atit ne Qiell. Edhe pse kudo ku ai shkonte ishte i rrethuar nga njerez te shumte qe dilnin ta takonin e ti kerkonin ndihme per hallet e tyre, ai gjente kohe qe te shkeputej prej tyre, dhe ne qetesine e ujit te detit apo ne qetesine e nates ne kopshtin e ullinjve ne Jeruzalem, ai kalonte ore te tera ne lutje. Nese predikimi ne popull dhe edukimi i dishepujve te tij ishte detyra e tij kryesore, lutja ishte forca e Tij. Lodhja e rrugeve te gjata, peripecive te shumta qe e ndiqnin kudo, kompesohej me forcen, paqen qe i jepte lutja. Teksa shume prej dishepujve te tij bini ne gjume, Krishti e kalonte naten ne lutje.

    Lutja e Krishtit ishte e padegjuar ne kohen e Tij. Judenjte luteshin Zotit sipas riteve e zakoneve te tyre, por ajo qe e dallonte lutjen e Krishtit nga lutjet e tyre, ishte se Krishti i drejtohej Zotit si "Ati im qe je ne qiell". Per veshet e judenjve, kjo ishte nje bllasfemi. Si mund te lutej nje njeri e ti drejtohet Zotit si Ate? Ne mendjet e tyre, Zoti ishte sovrani, dhe ata ishin sherbetoret e roberit e Tij. Nje nga arsyet perse prifterinjte e judenjve e luftonin Krishtit ishte se jo vetem Ai kish arritur te bente qe shume nga populli i izraelit te besonin se Ai ishte Mesiah i shume pritur i tyre, por se Ai predikonte hapur se Ai nuk ishte thjeshte "nje profet" por ishte Biri i Vetem i Lindur prej Zotit ne Qiell! Judenjte prisnin nje profet qe ti shpetonte e clironte nga skllaveria e vuajtjet, por nuk e dinin se Zoti iu dergoi Birin e Tij te Vetem qe eshte Zot si Ai.

    Lutja e Krishtit ne kopshtin e ullinjve para arrestimit te Tij, eshte shpalosja me e plote e Ungjillit per gjithe njerezimin. Po ua sjell te plote ta lexoni e rilexoni pasi eshte Vete Zoti duke na rrefyer per planin e shpetimit per gjithe ata qe besojne e luten per shpetimin e tyre ne Jisu Krishtin:


    Ungjilli sipas Joanit 17

    17 Jezusi tha kėto gjėra, pastaj i ngriti sytė drejt qiellit dhe tha: “O Atė, ora ka ardhur, pėrlėvdo Birin tėnd, qė edhe Biri yt tė tė pėrlėvdojė,
    2 sepse ti i ke dhėnė pushtet mbi ēdo mish, qė t’u japė jetė tė pėrjetshme tė gjithė atyre qė ti ia ke dhėnė.
    3 Dhe kjo ėshtė jeta e pėrjetshme, tė tė njohin ty, tė vetmin Perėndi tė vėrtetė, dhe Jezu Krishtin qė ti ke dėrguar.
    4 Unė tė kam pėrlėvduar mbi tokė; unė e kam kryer veprėn qė mė ke dhėnė tė bėj.
    5 Tani, pra, mė pėrlėvdo, o Atė, pranė teje, me lavdinė qė unė e kisha pranė teje para se tė bėhej bota.
    6 Unė ia kam dėftuar emrin tėnd njerėzve qė ti m’i ke dhėnė nga bota; ishin tė tutė dhe ti m’i ke dhėnė; dhe ata e kanė zbatuar fjalėn tėnde.
    7 Tani ata kanė njohur se tė gjitha gjėrat qė ti mė ke dhėnė vijnė prej teje,
    8 sepse ua kam dhėnė atyre fjalėt qė ti mė ke dhėnė mua; dhe ata i kanė pranuar dhe kanė njohur se me tė vėrtetė unė dola nga ti, dhe kanė besuar se ti mė ke dėrguar.
    9 Unė lutem pėr ta, nuk lutem pėr botėn, po pėr ata qė mė ke dhėnė, sepse janė tė tutė.
    10 Dhe tė gjitha gjėrat e mia janė tė tuat, dhe gjėrat e tua janė tė miat; dhe unė jam pėrlėvduar nė to.
    11 Tani unė nuk jam mė nė botė, por ata janė nė botė, dhe unė po vij te ti. O Atė i shenjtė, i ruaj ata nė emrin tėnd, ata qė mė ke dhėnė, qė tė jenė njė sikurse ne!
    12 Kur isha me ata nė botė, unė i kam ruajtur nė emrin tėnd; unė i kam ruajtur ata qė ti mė ke dhėnė dhe askush nga ata nuk ka humbur, pėrveē birit tė humbjes, qė tė pėrmbushej Shkrimi.
    13 Por tani unė po vij te ti dhe i them kėto gjėra nė botė, qė gėzimi im tė bėhet i plotė nė ta.
    14 Unė u kam dhėnė atyre fjalėn tėnde dhe bota i ka urryer, sepse nuk janė prej botės, ashtu si edhe unė nuk jam prej botės.
    15 Unė nuk kėrkoj qė ti t’i heqėsh nga bota, por qė ti t’i mbrosh nga i ligu.
    16 Ata nuk janė nga bota, sikurse unė nuk jam nga bota.
    17 Shenjtėroji nė tė vėrtetėn tėnde; fjala jote ėshtė e vėrteta.
    18 Sikurse ti mė ke dėrguar mua nė botė, po ashtu unė i kam dėrguar ata nė botė.
    19 Dhe unė pėr ta po shenjtėroj vetveten, qė edhe ata tė jenė tė shenjtėruar nė tė vėrtetė.
    20 Tani unė nuk lutem vetėm pėr ta, por edhe pėr ata qė do tė besojnė nė mua me anė tė fjalės sė tyre,
    21 qė tė gjithė tė jenė njė, ashtu si ti, o Atė, je nė mua dhe unė nė ty; edhe ata tė jenė njė nė ne, qė bota tė besojė se ti mė ke dėrguar.
    22 Dhe unė u kam dhėnė lavdinė qė mė ke dhėnė, qė ata tė jenė njė, ashtu si ne jemi njė.
    23 Unė jam nė ta dhe ti nė mua, qė tė jenė tė pėrsosur nė unitet dhe qė bota tė njohė qė ti mė ke dėrguar dhe qė i ke dashur, ashtu si mė ke dashur mua.
    24 O Atė, unė dua qė atje ku jam unė, tė jenė me mua edhe ata qė mė ke dhėnė, qė ta shohin lavdinė time qė ti mė ke dhėnė, sepse ti mė ke dashur para themelimit tė botės.
    25 O atė i drejtė, bota nuk tė ka njohur, por unė tė kam njohur; dhe kėta e kanė njohur se ti mė ke dėrguar.
    26 Dhe unė i kam bėrė tė njohin emrin tėnd dhe do tė bėj ta njohin akoma, qė dashuria, me tė cilėn ti mė ke dashur mua, tė jetė nė ta dhe unė nė ta.”

  9. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ēfare do te thote te imitosh Krishtin?

    7. Vdekja

    Nje nga mesimet qe Jisu Krishti na dha me shembullin e jetes se Tij, qe ne si te krishtere e leme ne hije e harrese me dashje e pa dashje, eshte vdekja e Tij. Jisu Krishti e dinte se cfare e priste ne kete bote, pasi e njihte Planin e Zotit per krijesen e Tij qe nga fillimi i kohes. Qe pa lindur nga Virgjeresha Mari, Krishti e dinte qe vdekja e priste ne duart e xhelateve te romakeve, i tradhetuar nga populli i izraelit, populli i Tij. Ne si te krishtere, e kalojme kete fakt pa shume vemendje pasi per shume nga ne vdekja vazhdon te jete nje gje e frikshme, nje tabu. Vdekja nuk ishte tabu per Krishtin. Tani qe lexojme Ungjillin ne Shkimin e Shenjte, kushdo mund te mesoje se Krishti jo vetem qe e dinte qe e priste vdekja, por as nuk e ndali kete gje, por ndali e korrigjoi kedo nga dishepujt e Tij qe u mundua te pengonte fundin e Tij: vdekjen ne kryq!

    Ne te krishteret orthodhokse, shenjtoret e Kishes ne shekuj qe e kane humbur jeten e tyre nga duart e xhelateve ne mbrojtje te beses orthodhokse, i njohim si Martire te Besimit. A jemi ne si te krishtere orthodhokse gati te vdesim per besimin tone? A do ta mbrojme besen tone ne Krisht deri ne frymen e fundit, apo do ta mohojme ate sic beri dishepulli i Tij Petro? A jemi gati te mbajme mbi supet tona Kryqin e rende qe Krishti na ka caktuar, ashtu sic na meson Krishti? A jemi gati te vdesim ne Kryq per Krishtin? Ky eshte testi i besimit tone. Nese nuk jemi gati te durojme kupen tone te vuajtjeve ne kete jete me durim, nese nuk i trembemi vdekjes pasi kemi bese ne Krisht, atehere jemi te krishtere te vertete, te rrahur me zjarr e hekur.

    Shume nga shenjtoret martire te Kishes Orthodhokse, i luten Zotit Krisht qe t'i shihte ata te denje qe te perjetonin nje vdekje prej martiri. "Ata qe e humbin jeten per hir te Krishtit, fitojne jeten e ameshuar!"

    Po perse ishte e rendesishme qe Zoti Krishti jo vetem te jetonte por edhe te vdiste?

    Krishti nuk u solli shpetim e jete te ameshuar vetem te gjalleve, por edhe gjithe te drejteve qe kishin vdekur. Ai nuk na cliroi vetem ne te gjallet me vargonjte e rende te mekatit, por cliroi edhe ata te drejte qe flinin ne varre te roberuar nga princi i se keqes se kesaj bote. Dhe jo vetem kaq, por Krishti zbriti ne Hadh qe te shkaterronte fuqine e vdekjes mbi krijesen e tij, te lidhte e burgoste princin e se keqes, i cili nuk ka me pushtet mbi gjithe shpirtrat e te krishtereve qe bejne nje jete me besim ne Krisht, e prehen ne Te ne vdekje.

    Dyert e Mbreterise se Qiellit i hap vetem nje emer i vulosur ne shpirtin e cdo te krishteri: Jisu Krisht!
    Dhe vdekja nuk ka pushtet mbi ata qe "...Zoti i dha Krishtit dhe ata qe besojne ne Te."!

  10. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pėr: Ēfare do te thote te imitosh Krishtin?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    6. Lutja


    Lutja e Krishtit ishte e padegjuar ne kohen e Tij. Judenjte luteshin Zotit sipas riteve e zakoneve te tyre, por ajo qe e dallonte lutjen e Krishtit nga lutjet e tyre, ishte se Krishti i drejtohej Zotit si "Ati im qe je ne qiell". Per veshet e judenjve, kjo ishte nje bllasfemi. Si mund te lutej nje njeri e ti drejtohet Zotit si Ate? Ne mendjet e tyre, Zoti ishte sovrani, dhe ata ishin sherbetoret e roberit e Tij.

    Gjon:8:40. Farisnjte i thone Jezusit se Ati i tyre eshte Perendia.
    " por ju tani kėrkoni tė mė vrisni mua( tha Jezusi), qė ju kam folur tė vėrtetėn qė kam dėgjuar nga Perėndia; Abrahami kėtė nuk e bėri. 41 Ju bėni veprat e atit tuaj.” Prandaj ata ( judenjte) i thanė: “Ne nuk lindėm nga kurvėrimi; ne kemi njė Atė tė vetėm: Perėndinė.”
    Keshtu eshte kur kur nuk njeh biblen, dhe ja keput ashtu kot, si te ta mare mendja.. .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 28-08-2014 mė 17:20

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •