Close
Faqja 88 prej 107 FillimFillim ... 3878868788899098 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 871 deri 880 prej 1065
  1. #871

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Ministria e Pushtetit Lokal, si dhe te gjithe ata qe bejne buje e zhurem te madhe per vendosjen e Flamurit Kombetar dhe heqjen e Flamurit te Inponuar te Ahtisarit nga zyret Kryetarit Komunal te Prishtine nga ana e VV dhe Shpend Ahmeti për Prishtinën, disa gjera:

    1. E para asnjehere asnjeri nga keta qe tani po bejne kete zhurem te madhe, nuk kane reaguar qe 14 vjet pas perfundimit te Luftes, dhe 6 vjet pas shpalljes se Pavaresise se Kosoves, ku ne Komunat me popullate Serbe ne Veri e ne Jug eshte vendos Flamuri i nje Shteti tjeter, edhe ate te nje shteti me te cilin kemi patur nje Histori shume te hidhur ne te kaluaret jo edhe aq te larget...

    2. VV dhe Shpendi, nuk e kane larguar Flamurin e Inponuar te Ahtisarit nga Kuvendi Komunal ne Prishtine, por vetem kane larguar nga Zyret e Kryetarit te Kuvendit. Kurse ne Kuvendet Komunale ku jane Serbet (kryetaret te zgjedhur te Dacicit), ky Flamur i Kosoves nuk eshte i vendosur as ne Kuvende, e as ne Zyre. Bile ne zyret e Kryetareve te minoritetit serb eshte i vendosur Flamuri i Serbise dhe askush asgje asnje fjale te vetme.

    3. Ne rradhe te pare Ministria e Pushtetit Lokal, dhe te gjithe keta qe tani po reagojne, le te vendosin kete Flamur te Kosoves ne te gjithat Komunat me Kryetar Serb si ne Kuvendet Komunale e si ne Zyre. E me pastaj kane te drejte te reagojne edhe ne Prishtine. Ne te kunderten nese vetem ky reagim i tyre eshte vetem per Prishtinen, atehere kjo hapurazi del qendrim i dyfishte i Ministrise se Pushtetit Lokal dhe te gjithe atyre qe po bejne kete buje e zhurem te madhe per vendosjen e Flamurit Kombetar dhe Heqjen e Flamurit te Inponuar te Ahtisarit nga zyret e Kryetarit te Prishtines...

    Shteti nuk respektohet vetem duke respektuar simbolet e saja...
    Shteti respektoket duke punuar ne te miren e shtetit dhe jo duke vjedhur ate...

    Shteti respektohet duke respketuar shumicen absolute te popullates dhe jo duke jep privilegje te shumta minoriteteve respektivisht minoritetit serb...

    Shteti nuk respektohet vetem duke respektuar simbolet. Por Shteti duhet respektohet duke mos arritur marreveshje qe jane ne dem te shtetit. E keto marreveshje te arritura ndermjet Qeverise se Kosoves dhe Serbise jane ne dem te Interesave Shteterore te Kosoves.

    Mendoj se ne rradhe te pare Shpendi me ekipin e tije duhet te punoj ne te mire te Prishtines dhe qytetareve te saj, sepse per kete e ka marre verdiktin e qytetareve. Dhe, mos te harrojme se qytetaret e Prishtines te cilet kane votuar Shpendin dhe VV, jane ne dijeni te plote me qendrimet e VV sa i perket simboleve shteterore te inponuara te Kosoves...

    Andaj, duhet koncentruar se a di i mbaje zotimet te cilat i ka dhene Shpendi dhe VV, dhe jo per qendrimet e tyre sa i perket ketyre simboleve...
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #872
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!


    Kush ik nga malet, ik nga pushka!
    Kush ik nga pushka, ik nga liria!
    Kush ik nga liria, ik nga populli!
    Kush ik nga populli, ik nga Atdheu!
    Kush ik nga Atdheu i robëruar, ik nga Zoti!
    Kush ik nga Zoti – s’ka fe, as dhe, as atdhe!


    Riza Greiçevci
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Llapi për postimin:

    Boy_XL (30-01-2014)

  4. #873
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Albin Kurti: Thaçi po i jep shokët, një nga një
    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për KosovaPress, thotë se kryeministri Thaçi po i jep shokët e vet një nga një.

    “Ata shokë të cilët ose e kundërshtojnë me të drejtë, ose i ka të papërdorshëm”, deklaron ai.

    Kurti thotë se pazaret me Serbinë në Bruksel po e shfajësojnë Serbinë dhe po e inkriminojnë Kosovën, dhe pjesë e kësaj dukurie politike janë edhe persekutimet, siç është shprehur ai, që po bëhen në Kosovë ndaj ushtarëve të UÇK-së.

    Kurti shprehet se EULEX-i nuk do të duhej të trajtonte krimet e luftës fare, duke e vlerësuar luftën çlirimtare të UÇK-së si një luftë të drejtë.

    “Neutraliteti ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së, tashmë është mbajtja e anës së Serbisë dhe regjimit të Milosevicit”, thotë ai. “Mos harroni që fundi i vitit 2013 shënohet nga një ngjarje shumë e rëndë, e ky është fakti që kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e bëri Serbinë sërish lidere në Ballkan. Pra, Serbia fillon negociata për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, Kosova dhe Shqipëria nuk fitojnë asgjë. Ky jo vetëm që nuk po e ndihmon popullin, dhe kombin tonë, por ky po e ndihmon armikun tonë”.

    Si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Kosovës, ai kritikon ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, duke thënë se gjatë mandatit nuk ka qenë në nivel të detyrës sa i përket llogaridhënies ndaj Kuvendit. Sipas tij, në të gjitha vizitat që Hoxhaj i ka bërë jashtë vendit, asnjëherë nuk është shoqëruar me asnjërin prej anëtarëve të Komisionit, ndonëse rregullorja e punës së Kuvendit e kërkon një gjë të tillë, transmeton kosovapress.

    Lëvizja Vetëvendosje, në Parlament, shpeshherë ka ndryshuar agjendat. Kurti thotë se kjo ka ndodhur për shkak se Kuvendin e Kosovës nuk e shohin si shtëpi ku banojnë politikanët, por si arenë ku ballafaqohen botëkuptimet demokratike, .

    “Pa deputetët e Vetëvendosjes, në Kuvendin e Kosovës, ai nuk do të ishte as Kuvend, as i Kosovës. Ne aty e kemi mbrojtur edhe Republikën, si prej Qeverisë, po ashtu edhe prej Serbisë”, thotë Kurti.

    Sipas tij, arritja kryesore e Kosovës në vitin 2013 është ndryshimi në kryeqytetin e Kosovës, pra fitorja e Vetëvendosjes dhe Shpend Ahmetit.

    “Nuk ka asgjë në vitin 2013 më pozitiv sesa ky fakt, i cili do të testohet dhe sfidohet në vitin 2014, për shkak se në vitin 2014 ne do të arrijmë të tregojmë me shembullin tonë se si duhet të qeveriset. Duhet ta dëshmojmë që administrata është shërbim, jo sundim. Do ta kemi transparencën radikale, dhe gjithashtu, përveç se do t’i ndalim të gjitha të këqijat që kanë ardhur nga pushtetet e pasluftës, në të njëjtën kohë do të bëjmë edhe shumë punë të mira, gjithnjë përbrenda konceptit tonë”, thotë Kurti.
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...Bv2_PuqyrDbvbA

    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...LqIYGrwTB3wZKw

  5. #874
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    bajrak ti a je me VF. a me LKJ(ldk)
    ti u myte tuj vrapue poshte e nalt
    lidhe dikun pelen he dai se tu ka lodh.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #875
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    GJeri ne vitin 2006 Ldk, me vone u shkel kushtetuta, u ndryshua flamuri etj.
    Vendvendosja esht pro shqiptare,jo hajni ne qeveri, varferi, vrasje etj
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 12-01-2014 më 08:47

  7. #876
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    .......................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 12-01-2014 më 09:04

  8. #877
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!



    sh-aktivisti i VV-së kujton komunstin rus Lenin
    21:40 / E premte, 24 Janar 2014


    Dikur përvjetorët e vdekjes apo të lindjes së tij shoqëroheshin me manifestime të mëdha në Shqipëri dhe Jugosllavinë komuniste.

    Por ka kohë që ai është harruar nga shqiptarët.

    Bëhet fjalë për Leninin, Vladimir Ilic-Leninin.

    Megjithatë, është dikush që nuk e ka harruar; ai është Rron Gjinovci, ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje që mbahet mend për aksionin e tij të ngjyrosjes së Rektorit Mujë Rugova.

    Më datën 21 janar, atë ditë kur rrjetet sociale vlonin nga fotot dhe mesazhet përkujtuese për vdekjen e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Rron Gjinovci ka kujtuar Lenin përmes një postimi në Facebook.

    “21 janar 1924, vdes Vladimir Iliç - Lenin. Na ke mësu gjana me vlerë, shok”, shkruan Gjinovci.

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #878
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    sh-aktivisti i VV-së kujton komunstin rus Lenin
    21:40 / E premte, 24 Janar 2014


    Dikur përvjetorët e vdekjes apo të lindjes së tij shoqëroheshin me manifestime të mëdha në Shqipëri dhe Jugosllavinë komuniste.

    Por ka kohë që ai është harruar nga shqiptarët.

    Bëhet fjalë për Leninin, Vladimir Ilic-Leninin.

    Megjithatë, është dikush që nuk e ka harruar; ai është Rron Gjinovci, ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje që mbahet mend për aksionin e tij të ngjyrosjes së Rektorit Mujë Rugova.

    Më datën 21 janar, atë ditë kur rrjetet sociale vlonin nga fotot dhe mesazhet përkujtuese për vdekjen e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Rron Gjinovci ka kujtuar Lenin përmes një postimi në Facebook.

    “21 janar 1924, vdes Vladimir Iliç - Lenin. Na ke mësu gjana me vlerë, shok”, shkruan Gjinovci.

    - keta te Vetfundosjes e kan Bab keto , kan te drejt me kujtu naj her !
    Vv - Palaço+LISBA :D

  10. #879
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!



    FOTO:Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke qëndruar në msin e Llapjanve me plisin tipike tradicionale shqiptare – jo në Drenicë, por në Llap, në Podujevë.
    Kryeministri Hashim Thaçi, Xhorxh Washingtoni apo Ismajl Qemajli i Kosovës dukshëm i relaksuar është krah per krah me Llapjanet që e rrethojën.
    Keshtu të bashkuar i “plasim” Shkiet andej kufirit në Kushumli por edhe dostat e tyre ketu në Llap, që e kan kap pushtetin në Podujevë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Llapi për postimin:

    Boy_XL (30-01-2014)

  12. #880
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!



    Para një viti e dëmtuan, sot e vendosin flamurin e Kosovës

    15:2314 Shkurt 2014

    Pushteti komunal në Prishtinë ka filluar vendosjen e flamujve në qytet për nder të gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

    Po vendosen flamuj të Kosovës dhe të Shqipërisë. Sipas Asdren Osajt, ish zëdhënës i Komunës së Prishtinës, i cili edhe i ka fotografuar punëtorët duke i vendosur flamujt, kjo është bërë në ora 10:45. Fotografitë janë bërë në udhëkryqin kryesore të Prishtinës.

    Në të njëjtën kohë siç me erdhi mirë po ashtu me erdhi edhe keq
    Pse mirë:

    1. Sepse për herë të parë VV (që tash udhëheq me komunën) po kujdeset për flamurin shtetëror dhe po e nderon Atë,

    2. Sepse këto simbole po vendosen në mes të ditës dhe vlugun me të madh të qarkullimit të qytetarëve.
    Pse keq:

    1. Sepse kur para një viti kjo gjë patë ndodhur, këta që sot udhëheqin me Prishtinën:
    I. Patën organizuar heqjen dhe dëmtimin e këtij flamuri
    II. Patën sharë e fyer, deri në atë masë sa që u patën përmend edhe nenat e vdekura, nenat plaka, motrat dhe gratë, me arsyetimin se pse kjo po bëhet në mes të ditës dhe jo në një kohe tjetër,
    III. Patën akuzuar për mashtrim dhe tjetërsim kombëtar.

    Sot dikush mund të thotë, se ketë po e bënë Qeveria Qendrore dhe jo ajo Lokale, por kjo realisht nuk qëndron. I gëzohem dhe përkrah evoluimin/emancipimin e gjithkujt në këtë shoqëri, ka shkruar Osaj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 88 prej 107 FillimFillim ... 3878868788899098 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •