Close
Faqja 30 prej 33 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 324
  1. #291
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    Erdogan, njė demokrat apo njė sulltan?

    13 Qershor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Recep Tayyip Erdogan duhet t’i drejtojė protestat e rrugės nė Turqi, jo t’i luftojė ato. Ai duhet tė mendojė pėr njė pasardhės dhe jo pėr pushtet tė pėrjetshėm, argumenton “The Economist”

    Telashet e Turqisė

    Turqia e Erdoganit (1)

    Turqia e Erdoganit (2)

    Turqia e Erdoganit (3)

    Turqia e Erdoganit (4)


    “Kokė tė thyera, gaz lotsjellės, ujė me presion” mund tė jetė Kajro, Tripoli apo ndonjė kryeqytet tjetėr i ndonjė diktature brutale. Megjithatė nuk bėhet fjalė pėr sheshin “Tahrir”, por pėr atė “Taksim”, nė Stamboll, qyteti mė i madh nė Europė dhe kryeqyteti i biznesit nė Turqinė demokratike. Protestat janė shenjė e pakėnaqėsive nė rritje ndaj Recep Tayyip Erdogan, udhėheqėsit mė tė rėndėsishėm tė Turqisė qė nga koha e Ataturk. Pėrleshjet u pėrhapėn si zjarr nė tė gjithė vendin. Mbi 4 mijė njerėz janė plagosur dhe mbi 900 janė arrestuar; 3 kanė vdekur.

    Nisja e protestės ishte plani pėr tė ndėrtuar nė parkun “Gezi”, njė nga vendet e fundit tė gjelbra tė mbetura nė qendėr tė Stambollit. Zemėrimi ishte akumuluar kundėr projekteve tė mėdha ndėrtimore tė qeverisė, duke filluar nga njė urė e tretė mbi Bosfor te njė kanal i ēmendur nga Deti i Zi. Por vetėm pasi kjo protestė e parė u pėrball me njė polici tmerruese tė egėr, zemėrimi shpėrtheu, pėrmes “Twitter” dhe mediave tė tjera sociale. Njė mosmarrėveshje vendore u kthye nė kombėtare pėr shkak tė elementėve tė saj tė sjelljes brutale tė policisė dhe megaprojekteve tė hartuara me njė sjellje mohuese e jokonsultuese. Ato shėrbejnė si njė shembull ekstrem i mėnyrės autoritare me tė cilėn Erdogan drejton vendin.

    Pėr disa vėzhgues, pėrplasjet nė Turqi tregojnė prova tė reja se demokracia dhe Islami nuk mund tė bashkėjetojnė. Por fetaria e Erdoganit nuk ka lidhje me kėtė. Leksioni i vėrtetė i kėtyre ngjarjeve ėshtė mbi autoritarizmin: Turqia nuk do tė pajtohet me njė demokrat tė shtresės sė mesme qė sillet si njė sulltan otoman.

    Devijim nga treni i demokracisė

    Nė disa mėnyra, Erdogani ka ecur gjithsesi mirė. Rritja e Prodhimit tė Brendshėm Bruto ka qenė mesatarisht 5 pėr qind nė vit qė kur Partia e tij pėr Drejtėsi dhe Zhvillim, (AK) mori pushtetin vonė mė 2002. Qeveria kreu gjithashtu reforma pėr tė fituar fillimin e bisedimeve tė anėtarėsimit me Bashkimin Europian nė vitin 2005, njė arritje qė nuk pati qenė e mundur pėr Turqinė pėr mė shumė se 40 vjet. Erdogan ka bėrė mė shumė se ēdokush nga paraardhėsit e tij pėr tė ndarė llogaritė me 15 milionė kurdėt e shtypur dhe rebelė tė kėtij vendi. Turqia ka qenė edhe modeli pėr kombet qė dolėn nga “Pranvera arabe”.

    Kjo e shkuar shpjegon se pse AK fitoi tre zgjedhje me rezultat komandues, mė e fundit nė qershor tė 2011-s. Erdogan mbetet popullor, veēanėrisht mes pronarėve tė biznesit tė vegjėl dhe fshatarėve konservatorė tė Anadollit, tė cilėt pėrbėjnė shumicėn e miliona emigrantėve tė rinj nėpėr qytete. Pėrballė njė opozite tė panevojshme, AK mund tė fitojė sėrish.

    Megjithatė ka pasur vazhdimisht shqetėsime mbi Erdoganin. Ai njė herė e quajti demokracinė njė tren nga i cili mund tė zbresėsh sapo tė arrish nė destinacion. Ai ėshtė pėrbuzės ndaj borgjezisė kozmopolitane tė Stambollit dhe Izmirit. Rrėnjėt fetare tė partisė sė tij kanė shtyrė shumė njerėz t’i frikėsohen islamizimit tė shtetit krenarisht laik tė Ataturkut: njė ligj i ri qė kufizon shitjen e alkoolit, rrit besueshmėrinė e kėtyre shqetėsimeve. Disa nxitojnė tė thonė se, larg tė qenėt njė model i demokracisė islamike, AK mund tė ekspozojė konceptin si njė kontradiktė.

    Megjithatė ka shumė te partia e Erdogan tė cilėt, njėsoj si bashkėthemeluesi i tyre, presidenti Abdullah Gul, nuk janė dakord me autoritarizmin e kryeministrit dhe gjejnė interpretimet e tij pėr demokracinė si shumė tė ngushta; dhe ka shumė udhėheqės jomyslimanė, tė tillė si Vladimir Putin i Rusisė apo Viktor Orban i Hungarisė, sillen rėndė. Problemi nuk ėshtė Islami por Erdogani. Ai ka njė mision mazhoritar mbi politikėn: nėse ai fiton zgjedhjet, ai beson se ka tė drejtė tė bėjė ēfarė tė dojė deri nė zgjedhjet e ardhshme. Nė disa raste, si ai i shkuljes sė dhėmbėve tė ushtrisė sė prirė nga grushtet e shtetit, ai ka pėrdorur pushtetin mirė. Por me kalimin e kohės, kontrolli mbi tė ėshtė zhdukur. Tė emėruarit nga AK mbushin drejtėsinė, njerėzit e AK drejtojnė provincat; miqtė e tyre fitojnė kontratat e mėdha. Erdogan ka frikėsuar median drejt vetėcensurės: ndėrsa protestuesit u bombarduan me gaz lotsjellės, televizionet transmetonin programe mbi gatimet dhe pinguinėt.

    Mė shumė gazetarė janė nė burg nė Turqi sė sa nė Kinė. Erdogan ka mbyllur tė gjithė stafin e gjeneralėve. Brenda partisė sė tij, njerėzit kanė frikė t’i dalin pėrballė. Vetėbesimi i tij shumė kohė mė parė ka kaluar nė gradėn e mostolerancės. Konservatorizmi i tij shoqėror ėshtė kthyer nė inxhinieri shoqėrore.

    Rreziku ėshtė qė ai do tė mbajė pushtetin tani e tutje edhe mė fort. Sipas rregullave tė AK-sė qė kufizojnė deputetėt nė tre mandate parlamentare, ai duhet tė mos jetė mė kryeministėr nė zgjedhjet e ardhshme mė 2015. Ai mund tė jetė i joshur nga ideja pėr ndryshimin e Kushtetutės nė mėnyrė qė ai tė bėhet njė president i fuqishėm ekzekutiv, ose ta drejtojė partinė e tij nga pallati presidencial apo thjesht tė ndryshojė rregullat e partisė qė tė qėndrojė mė gjatė.

    Janė dy arsye se pse Erdogan duhet t’i braktisė kėto ide dhe tė pėrgatitet pėr tė lėshuar udhėheqėsinė e AK dhe pushtetin ekzekutiv te dikush me mė shumė prirje shtetari si Gul nė zgjedhjet e ardhshme. Njė arsye ėshtė qė shumė turq janė lodhur nga ai njėsoj si protestat mbi taksat fikse nė vitin 1990 sinjalizuan se britanikėt qenė lodhur nga Margaret Thatcher, apo se si francezėt refuzuan Charles de Gaulle pas vitit 1968. Nėse Erdogan qėndron, ai mund ta bėjė vendin e tij gjithnjė e mė tė paqeverisshėm.

    Ai ka gjithashtu nevojė tė ruajė arritjet e veta, tė cilat janė sakaq tė dobėta dhe rrezikojnė tė pėrmbysen. Ekonomia ėshtė ngadalėsuar me shpejtėsi, pjesėrisht pėr shkak tė recesionit nė Eurozonė, tregu mė i madh i Turqisė. Bisedimet me BE-nė kanė ndaluar dhe Erdogan duket se ka humbur interesin pėr to. Bisedimet me kurdėt, veēanėrisht me udhėheqėsin e burgosur Abdullah Ocalan, janė gjithnjė tė rrezikuara tė dėshtojnė.

    Erdogan mund tė pėrdorė premtimin pėr njė transferim tė rregullt pėr ta vendosur Turqinė nė rrugėn e drejtė. Vendi ka nevojė pėr njė Kushtetutė tė re pėr tė zėvendėsuar atė tė vitit 1982 qė u hartua nga ushtria; por ajo duhet tė bėhet me konsensus mes tė gjitha partive dhe duhet tė decentralizojė nė vend qė tė centralizojė pushtetin. Nė rast se Erdogan do t’ia pėrkushtojė kohėn e mbetur reformės kushtetuese, zgjidhjes sė problemeve me kurdėt dhe rigjallėrimit tė bisedimeve me BE-nė pėr tė mbajtur demokracinė dhe ekonominė nė rrugė tė drejtė, vendi i tij nė historinė e Turqisė do tė sigurohet.

    Protestat e kėsaj jave nuk kanė qenė gjithēka gaz lotsjellės dhe sy tė pėrlotur. Njerėzit e zakonshėm nė lagjet e zakonshme kanė tringėlluar tenxhere dhe tiganė dhe kanė varur flamuj pėr tė bėrė qė zėri i tyre tė dėgjohet. Shumė turq kanė zbuluar njė ndjenjė tė re uniteti qė me kalimin e kohės mund tė fuqizojė njė demokraci tė pastėr pluraliste – vetėm nėse sulltani do tė pranojė tė dėgjojė. Shumė gjėra varen nga mėnyra se si ai do t’i trajtojė protestuesit nė sheshin Taksim.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...o-nje-sulltan/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #292
    i/e regjistruar Maska e gilberto
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Vendndodhja
    Durres Albania
    Postime
    128

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    Citim Postuar mė parė nga Xhemis Lexo Postimin
    TURQIA NE SHIFRA
    Para Erdoganit dhe sot:
    Borxhi ndaj FMN: 25,6 miljard USD (2001) -- SOT 0$
    Inflacioni: 68% (2001) -- SOT 6,5%
    Eksporti Bruto: 25 $ miljard (2001) -- SOT 151,8$ miljard
    Prodhimi Real: 230$ miljard (2001) -- SOT 770 $ miljard
    Rritja Ekonomike: minus 9,4%(2001) -- SOT PLUS 8,9%
    Tė ardhurat pėr Frymė: 3.000$(2001) -- SOT 10.600$
    Rezervat nė valutė Banka qėndr: 23$ miljard (2001) -- SOT 123$ miljard
    Investimi nė Shėndetsi: 2,9$ miljardi (2001) -- SOT 16,8$ miljard
    Investimi nė Arsim: 6,5$ miljardi (2001) -- SOT 47,4$ miljard


    fotomontazhi laikeve

    Skedarėt e Bashkėngjitur 160849

    http://www.mesazhi.com/artikuj/fotoj...a-fotomontazhe
    Shqipetaret shqetesohen me shume per ate qe ndodh ne shtepine e komshiut se sa ne ate te tyren.
    Sikur te shqetesoheshin te gjith kaqe shume per problematikat e vendit tone qe jan 50fishi i atyre te Turqis, ateher dhe kombi yne i dashur do ''behej'' sh shpejt njesoj si vendet e tjera europjane.

  3. #293
    i/e regjistruar Maska e gilberto
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Vendndodhja
    Durres Albania
    Postime
    128

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    [QUOTE=Anesti_55;3637463]
    Citim Postuar mė parė nga Toffee Lexo Postimin

    Nje pyetje kam une, kush nga kopete demton me shume, 10 miljon qen, apo 10 miljone islamike rradikale?
    Nese do isha ne nje Quiz ... do pergjigjesha ne te 1000/s me siguri +infinit per opsjonin e dyte

  4. #294
    i/e regjistruar Maska e gilberto
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Vendndodhja
    Durres Albania
    Postime
    128

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    Citim Postuar mė parė nga Toffee Lexo Postimin
    Dele si puna jote me bariun grek ne krye
    Une mendoj se kopeja e ''qeneve'' shqiptare jasht kufirit,me prirje radikale islamike, po e demton shqiprin njisoj apo me shume ,se kopeja e QENEVE grek . ( fjalen qen e shenova me te madhe, por ''grek'' nuk e pash te arsyshme)

  5. #295
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anėtarėsuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    Populli turk e theksoj turk dhe jo ai andoll-ak dhe analfabet nuk e meriton kete diktator te pacipe sa per kercenimet etij sot ai thjesht po ja shpejton fundin vetes. Ne fakt ketu eshte e qarte se ne sheshin Taksim po konfrontohet kemalizmi laik Turqia demokratike me islamin politik me mesjeten dhe sharian! E ardhmja i takon rinise dhe ajo do fitoje sikurse eshte edhe dialektike e vjetra do mbese ne dreqninte e saj!

  6. #296
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Deutschlandradio Kultur

    ...

    Ideja e degjueshmerise eshte e rrenjosur thelle ne kulturen islame

    Por kulturat luftojne per nje alfabet, per ta shkruar tekstin e sistemit liberal. Kultura gjermane ka luftaur me shume se nje shekull per kete alfabet. Ne fund, ata u detyruan ta pranojne nje alfabet te diktuar nga jashte.
    Shume musliman sot perballen me pyetjen, nese ata posedojne nje alfabet per ta shkruar teksitin themelor te sistemit liberal. Ndryshe nga gjermanet pas luftes se dyte boterore, shume duket se kundershtojne pervetesimin e nje alfabeti te huaj.
    Dhe edhe ne Turqi njeriu sot ne forme te kryeministrit turk Erdogan perballet me kete pyetje: A mundet nje politikan qe ka qene i socializuar ne nje parti islamike autoritare, te integrohet ne nje shoqeri dhe ne nje sistem politik demokratik? A mund ta gjej ai veten ne nje shoqeri te lire? Apo kerkon ai, duke ndjekur edukimin e tij politik, degjueshmeri nga te gjithe njerezit ne shoqeri?

    Kjo ide e degjueshmerise eshte e rrenjosur thelle ne kulturen islame dhe parandalon deri ne kohet tona, krijimin e sistemeve demokratike ne vende islamike. Liri apo islam po behet sot cdo here e me shume sfide e painjorueshme, ne cdo vend ku njerezit duan te jetojne si qytetare te pergjegjshem dhe jo si skllever te degjueshem.
    Gjuha e pergjegjesise eshte gjuha ametare e iluminizmit. Por ajo kishte mundesi te perkthehej me sukses edhe ne kulturen e krishtere dhe cifute. Ky perkthim nuk ka ndodhur ende per islamin. Keshtu qe muslimanet shpesh jane te konfrontuar me gjuhe te huaj dhe ndonjehere me perkthime te deshtuara.
    Kulturat dhe shoqerite islame kane nevoje sot me shume se kurre, per perkthyes dhe nje alfabet, ne menyre qe te mund ti lexojne tekstet e lirise. Perndryshe shoqerite islamike i kercenon diktatura e shumices politike.

    Sepse partite te cilat thirren ne islamin deri me tani kane sjelle me vete vetem struktura hierarkike qe jane armiqesore ndaj demokracise. Partia ne pushtet ne Turqi ngjallte shpresen per dicka tjeter, shpresen per kapercimin e te menduarit autoritar, shpresen per respekt per stile te ndryshme te jetes, shpresen per nje shoqeri demokratike, te lire dhe te hapur. Kjo shprese ne Turqi sot eshte ne rrezik.


    Autori:
    Zafer Senocak
    Shkrimtar, poet dhe gazetar turk.

    ky shkrim me kujton analizen e Aristotelit mbi "Despotizmin Oriental" te libri "Politics"..
    me sa duket keto shoqeri te orientit, i kane permbledhur ne kuran te gjitha karakteristikat e tyre te periudhes paraislame, per sa i perket normave sociale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akili-A : 13-06-2013 mė 16:44
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  7. #297
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    Citim Postuar mė parė nga gilberto Lexo Postimin
    Une mendoj se kopeja e ''qeneve'' shqiptare jasht kufirit,me prirje radikale islamike, po e demton shqiprin njisoj apo me shume ,se kopeja e QENEVE grek . ( fjalen qen e shenova me te madhe, por ''grek'' nuk e pash te arsyshme)
    Sjellja radikale gjithmon eshte negative si do qe te jete ideologjia (fetare, kombetare,partiake).
    Jashte shtetit ka njerez te tille te shplare nga ideologji te semura qe epiqendra eshte dhuna ndaj njerezimit. Disa njerez te tille kane bere budalleqe edhe per fat te keq jane nje argument me shume per shtetet armike edhe mund te behen sebepe per te prishur marredheniet me shtetet mike.
    Brenda ne Shqiperi keta tipa sjellin percarje dashje pa dashje ne shoqerin shqiptare qe personalisht e denoj shume. Nga ana tjeter edhe ca pseudo-shqiptar sjellin percarje edhe punojne per interesa te huaja.
    Mund te shikosh fort mire nga temat edhe pergjigjet ne kete forum nga te dyja grupet.
    Se kuptova pse me bere quote..sdq ti qofsh

    ps: fjalen Shqiperi shkruaje ashtu sic duhet..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Toffee : 13-06-2013 mė 18:40

  8. #298
    i/e regjistruar Maska e gilberto
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Vendndodhja
    Durres Albania
    Postime
    128

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    Citim Postuar mė parė nga Toffee Lexo Postimin
    Se kuptova pse me bere quote..sdq ti qofsh

    ps: fjalen Shqiperi shkruaje ashtu sic duhet..
    Mu duke sikur me etiketove ne njerin nga dy grupet qe sapo permende me lart,ndaj te bera quote.
    Ndersa e fundit,ishte nje gabim i thjesht,e vura re, kisha mundesi korigjimi por e lash me qellim.

  9. #299
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    Citim Postuar mė parė nga gilberto Lexo Postimin
    Mu duke sikur me etiketove ne njerin nga dy grupet qe sapo permende me lart,ndaj te bera quote.
    Ndersa e fundit,ishte nje gabim i thjesht,e vura re, kisha mundesi korigjimi por e lash me qellim.
    Shoku laje fytyren me uje te ftohte e lexo sic duhet... smbaj mend te te kem etiketuar/komentuar ne ndonje menyre vec nqs je Anesti atehere ndryshon puna. Se ai vuan nga sindroma e Stokolmit.

  10. #300
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    Hacisalihoglu : Erdogan do tė fitojė sėrish. Turqit tė frikėsuar nga “rikthimi” i Sulltan Mehmetit

    Nga: ERJONA RUSI

    Hacisalihoglu : Erdogan do tė fitojė sėrish. Turqit tė frikėsuar nga “rikthimi” i Sulltan MehmetitIntervistė me profesor Mehmet Hacisalihoglu pėr emisionin Diplomatikus

    Gjithēka duket se nisi pėr njė park pemėsh. Ishte vėrtet kjo ēka nxiti protestat, tensionet dhe gjithė situatėn?
    Po nė fakt filloi pėr shkak tė planit tė ndėrtimit nė parkun nė sheshin Taksim i cili ėshtė shumė I rėndėsishėm veēanėrisht pėr tė rinjtė tė cilėt rrinė zakonisht aty pėrreth. Bėhet fjalė pėr pjesėn europiane tė Stambollit ku ka shume bare dhe klube. Por mendoj se nuk ishte thjesht njė reagim ndaj prishjes sė kėtij parku. Janė shumė arsye. Njerėzit u ndjenė tė zemėruar pėr shumė arsye dhe ndaj nisėn kėtė varg protestash ndaj qeverisė. Ėshtė njė kombinim faktorėsh tė ndryshėm.
    Pse janė turqit tė zemėruar?
    Mendoj se arsyeja ėshtė se vitin e kaluar qeveria nisi negociatat me atė qė njihet si njė organizate terroriste, PKK-ja, lideri i sė cilės Abdullah Oēalan sot ėshtė nė burg. Shteti ka deklaruar se nuk do tė hynte nė bisedime, por qeveria sot ėshtė sot nė negociata tė hapura me kėtė lider pėr tė ardhmen e Turqisė, pėr kushtetutėn e vendit per ti bere turqit dhe kurdėt tė barabartė. Madje ka diskutime pėr tė hequr inicialet Republika Turke nga godinat zyrtare dhe qeveritare. Ka njė debat tė madh lidhur me kėtė ēėshtje dhe askush nuk e di se ēfarė do tė ndodhė. Dhe mendoj se shumė qemaliste kanė frikė se themelet e Republikės turke do tė shkatėrrohen dhe i referohen pikėrisht kėtyre bisedimeve. Njė prej arsyeve kryesore pra tė zemėrimit tė njerėzve janė kėto negociata me PKK-ne pėr tė ardhmen e Turqisė. Mendoj qė kjo gjė ka provokuar shumė njerėz jo vetėm ata qė kundėrshtojnė kėto negociata. Ka njė kundėrshtim tė madh ndaj kėtij procesi. Ka shumė njerėz qė e urrejnė kėtė parti dhe e akuzojnė si njė parti islamike qė kėrkon tė ndryshojė jetėn nė Turqi dhe qė kėrkon ta bėjė Turqinė njė vend islamik tė ngjashėm me Iranin. Pra ky grup njerėzish ekzistonte qė nė fillim, por arsye tė tjera ju shtuan zemėrimit tė njerėzve. Ku kėtu hyjnė edhe nacionalistėt turq tė cilėt e konsiderojnė njė rrezik integrimin e kurdėve.
    Ju pėrmendėt negociatat me Abdullah Ocalan qė e konsideroni njė prej arsyeve kryesore. Po ligjet qė janė miratuar sė fundi, lidhur me ndalimin e shitjes sė alkoolit apo pėr akuzat e njerėzve ndaj qeverisė se po pėrpiqet tė imponojė vlerat islamike nė njė shoqėri laike. Sa tė vėrtetė ka kėtu?
    Kryeministri ynė bėn shpesh deklarata si pėr shembull: Duam tė edukojmė njė brez fetar, apo alkooli ėshtė I keq. Ne tė gjithė e dimė qė alkooli nuk ėshtė I mirė, ashtu si dhe duhani. Pra ėshtė si njė figurė dominante, njė baba qė na thotė se ēfarė ėshtė e gabuar dhe ēfarė ėshtė e mirė. Kėshtu ka disa ligje qė imponojnė kufizime dhe njerėzit nuk e kuptojnė qėllimin e tyre. Shumė mendojnė se qeveria po ndėrhyn nė jetėn private dhe po I detyron tė jenė mė shumė myslimanė, ose tė paktėn ekziston njė frikė e tillė. Vitet e kaluara qeveria nuk I ka shpjeguar kėto reforma nė mėnyrė tė zgjeruar qė edhe njerėzit ti kuptonin. Tani qeveria ka shumicėn, nuk ka opozitė nga ushtria, nuk ka opozitė nga sistemi gjyqėsor apo edhe media. Dhe kėshtu qeveria dhe kryeministri u ndje I lirė pėr tė implementuar reforma e ligje pa I diskutuar shumė ato me palė tė tjera apo pa I diskutuar nė publik. Kjo ka provokuar shumė njerėz, megjithėse jo tė gjithė dolėn nėpėr rrugė.
    Pra shumė njerėz ndihen tė frustruar nga qeveria, saktė?
    Shumė njerėz janė tė shqetėsuar dhe ndjehen tė shqetėsuar. Ka shumė arsye por besoj kėto janė arsyet kryesore.
    Nė orėt e para tė 31 majit, policia ndėrhyri me dhunė kundėr ambientalistėve qė protestonin paqėsisht prej disa ditėsh. Policėt i vunė zjarrin tendave dhe pėrdorėn gaz lotsjellės apo topa uji kundėr tyre. Pse njė reagim kaq brutal?
    As unė vetė nuk munda tė kuptoj qėllimin e kėtij veprimi tė policisė sepse tė gjithė menduan se kjo gjė do tė provokonte njė reagim mė tė madh dhe nė fakt kėshtu ndodhi. Mendoj se kryeministri ynė ėshtė njė politikan i zgjuar, por ėshtė qeveria qė jep urdhrat, ndaj nuk e kuptoj kėtė veprim.
    A ishte kjo njė taktikė vetėvrasėse pėr Erdogan, pra nėse policia nuk do tė kishte reaguar kaq dhunshėm mbase nuk do tė kishim protesta tė tilla kaq masive?
    Njerėzit ishin skeptikė ndaj kėtyre ndryshimeve tė fundit dhe debatet qė ekzistojnė. Por ka njė karakteristikė tė popullit turk qė duhet ta kuptoni. Ata mund tėp resin sikur nuk po ndodh asgjė dhe krejt papritur shpėrthejnė. I tillė ishte ky reagim. Ata kishin disa probleme dhe shqetėsime dhe arriti njė moment kur shpėrthyen, pra njerėzit dolėn nėpėr rrugė duke demonstruar pėr Ataturkun. Janė njerėz qė nuk janė tė kėnaqur me politikat e kėsaj qeverie apo qė kanė frikė nė ndryshimet qė mund ti bėhen themeleve tė republikės, kushtetutės, ēėshtja e kurdėve, alkooli, besimi etj. Pra tė gjithė ndjenė se duhet tė bėnin diēka. Shumė prej tyre janė studentė, pėrfshirė edhe studentėt e universitetit tim. Ata janė studentė te thjeshtė por qė po pėrpiqen tė tregojnė ekzistencėn e tyre. Pra ata janė aty dhe qeveria duhet tė marrė mė shumė nė konsideratė se ēfarė duan njerėzit, veēanėrisht tė rinjtė.
    Shumė njerėz argumentojnė se kėto protesta ishin njė surprizė veēanėrisht pėr komunitetin ndėrkombėtar sepse Rexhep Taip Erdogan ėshtė njė lider shumė popullor. Ėshtė ai vėrtet I tillė, a e duan ende turqit Erdoganin, ashtu si disa vite mė parė?
    Po nė fakt ai ėshtė ende shumė popullor por turqit e ndjejnė si njė figurė shumė dominuese, njė baba qė di gjithēka dhe do tė vendosė pėr gjithēka. Jashtė Turqisė mbase kjo gjė nuk ndihet. Nė shumė vende ai luan njė rol mjaft pozitiv padyshim duke ndėrmjetėsuar mes vendeve si pėrshembull mes serbėve dhe shqiptarėve, apo arabėve dhe izraelit e kėshtu me radhė. Politikat e tij tė jashtme nuk janė aspak tė kėqija. Po kėshtu edhe politikat e tij ekonomike ka qėnė tė suksesshme. Ai ia ndryshoi fytyrėn Turqisė, ėshtė e vėrtet. Por njerėzit kanė nevojė pėr mė shumė. Nuk kanė nevojė thjesht pėr ndėrtesa tė mėdha apo qendra tregtare. Ata kanė nevojė pėr mė shumė respekt. Kryeministri nuk duhet tė dalė ēdo ditė nė televizion duke bėrė kėto deklarata si pėr shembull: Duhet tė bėni tre fėmijė. Por kėto fjalė edhe brenda njė familje dikush mund tė thotė-nuk ėshtė puna jote se sa fėmijė bėj unė.
    Pra ai ėshtė imponues doni tė thoni?
    Pra ai pėrpiqet tė imponojė disa gjėra duke thėnė mė shumė se ēi takon njė kryeministri. Nuk I takon njė kryeministri tė merret me ēdo aspekt tė jetės sociale tė popullit. Mbase herė pas herė, por ai I pėrsėrit kaq shpesh kėto deklarata tė cilat I shqetėsojnė njerėzit kur pėrsėriten pėr njė kohė tė gjatė. Mos harroni se ai ėshtė kryeministėr I Turqisė tashmė pėr mė shumė se 10 vjet. Dhe njerėzit shqetėsohen dhe lodhen me kėto gjėra. Tė rinjtė qė sot demonstrojnė sot nėpėr rrugė, ishin nė klasė tė dytė kur ai erdhi pėr herė tė parė nė pushtet. Ata janė rritur me kėtė njeri nė pushtet dhe nėn qeverisjen e tij. Dhe ajo ēka ėshtė interesante se kjo qeveri edukoi kėtė brez qė sot proteston kundėr saj. Mendoj gjithashtu se ka njė konflikt brezash. Ka njė brez modest, korrekt, pa alkool me njė jetė tė organizuar familjare dhe sociale. Por kjo ėshtė shumė perfekte. Tė rinjtė duan tė jenė mė tė lirė qoftė edhe tė gabojnė.
    Ndėrkaq ka edhe njė problem tjetėr. Nė ditėt e para, pati shumė pak raportime pėr protestat qė po ndodhnin. Pra mediat turke po fshihnin atė ēka po ndodhte dhe tė gjithė pyesin pse.
    Mbase sepse nuk ekziston njė media e lirė?
    Ka njė media tė lirė, por pronarėt e mediave pse nuk shkruan pėr atė qė ndodhi? Kjo ėshtė njė pyetje qė e bėjnė tė gjithė. Mbase ata menduan se nėse raportonin pėr kėto ngjarje, do tė kishte pasoja negative, kryesisht ekonomike dhe tregtare. Sepse pronarėt e mediave zakonisht janė pronarė kompanish tė mėdha tregtare apo nė sektorė tė tjerė. Pra ata kishin frikė pėr pėrfitimet e tyre apo marrėveshjet, ēka nuk ėshtė njė shembull I mirė pėr njė vend demokratik.
    Ju thatė vend demokratik, por a ėshtė Turqia njė demokraci funksionale, duke patur parasysh se shumė intelektuale dhe gazetarė ndodhen prapa hekurave. Pra sa autokratike ėshtė qeverisja e Rexhep Taip Erdogan?
    Mė duhet tė pranoj se qeveria e Erdogan ka bėrė disa ndryshime qė e dėmtonin demokracinė turke, pėrshembull ndikimi tepėr I fortė I ushtrisė apo ndikimi I sistemit gjyqėsor. Qeveria ka bėrė reforma tė rėndėsishme pėr ta bėrė demokracinė nė Turqi mė tė fortė, por pavarėsisht kėtyre zhvillimeve ka njė lloj stili turk tė demokracisė nė vend. Por bashkė me kėto reforma qeveria ka dobėsuar cdo forcė tjetėr qė mund tė luftojė apo ti bėjė opozitė qeverisė, cka ka krijuar njė forcė autoritare. Pra atyre nuk u pėlqen kur tė tjerėt mendojnė ndryshe. Njerėzit nė qeveri kanė vėnė njerėzit e tyre pėrreth nėpėr institucione. Dhe vetėm njerėzit qė kanė lidhje me partinė nė pushtet mund tė marrin disa pozicione tė caktuara. Por qeveria duhet tė mendojė pėr bashkėjetesėn. Pra ata njerėz qė nuk janė anėtarė tė partisė duhet tė kenė tė njėjtin shans me njerėzit qė janė pjesė e partisė. Pėrshembull nėpėr universitete, tė gjithė rektorėt janė nga partia e Erdogan. Dhe ky nuk ėshtė aspak njė shembull tė mirė. Ndaj dhe jo tė gjithė votuan pėr Erdogan. Ndėrsa edhe nga ai 50 % qė votuan pėr tė, vetėm 10 % e tyre kanė pėrfituar nga mbėshtetja e qeverisė, ka tė bėjė me fraksione tė organizuara dhe fetare qė kanė pozicione tė mira nėpėr institucione. ndėrsa 40 % qė votoi pėr tė por qė ndonjėherė pi alkool dhe mbase nuk shkojnė nėpėr xhami, nuk ka pėrfituar.
    A ėshtė e vėrtetė, qė kryeministri juaj po pėrpiqet tė bėjė disa ndryshime nė kushtetutė pėr tė forcuar pozicionin e presidentit, sepse ai vetė kėrkon tė bėhet kryetar shteti pas kėtij mandate, dhe madje ka deklaruar se do ta bėjė nė njė formė allaturka, dhe njerėzit kanė frikė se ai mund tė bėhet njė lloj sulltani?
    Mbase jo njė sulltan, por ai ėshtė mik i ngushtė i Vladimir Putin pra ka njė lloj demokracie ruse nė vend. Dhe ju e dini qė Medvedev u ndėrrua me Putin dhe mė pas ia dha prapė presidencėn. Mbase ka njerėz qė duan kėtė lloj presidence pėr Turqinė. Pra njė kryeministėr qė tė ketė kėto mundėsi. Ka nė fakt njė debat pėr tė rritur rrolin e presidentit nė Turqi.
    Por a e ka thėnė vetė Erdogan qė do tė bėhet president apo jo?
    Nuk jam shumė e sigurt nėse e ka shpallur veten kandidat pėr kėtė post por shumė njerėz mendojnė se ai do tė kandidojė pėr president dhe qė do tė ketė njė pozicion mė tė fortė nė shtet. Kjo ėshtė njė tjetėr arsye qė ka mėrzitur njerėzit tė cilėt I druhen njė presidenti mė tė fuqishėm.
    Shumė media ndėrkombėtare qė kjo qė po ndodh nė Turqi ėshtė njė konfrontim mes pluralizmit dhe autoritarizmit tė Erdogan apo ju e shihni si njė pėrballje mes islamizmit dhe laikėve?
    Do tė thosha qė ka patur gjithmonė njė kundėrshtim apo opozitė ndaj kėsaj qeverie qė ka imazhin si njė parti islamike. Por nė mendimin tim ajo nuk ėshtė e tillė, ėshtė njė parti islamike, por neoliberale me disa ngjyra islamike. Nėse kėto ngjyra pastaj janė tė vėrteta apo jo , ėshtė cėshtje tjetėr. Por ata sillen si myslimanė tė mirė. Gjithmonė nė fakt ka patur njė konflikt mes laikėve bashkė me e qemalistėt dhe lėvizjeve islamike. Ashtu sic ka patur njė konflikt mes njerėzve nė qytet dhe atyre nė zonat rurale. Kjo ėshtė njė arsye pse njerėzit sot protestojnė, por jo e vetmja. Pra ka qėnė dikur njė frikė se vendi mund tė shndėrrohej si Irani dhe ka patur protesta pėr kėtė, por sot kjo nuk diskutohej mė.
    Le tė qendrojmė kėtu sepse kam parė njerėz, turq qė shkruajnė nėpėr blogje nė internet. Kėto protesta kanė tė bėjnė me lirinė, ne nuk duam tė bėhemi si Irani. Rrezikon me tė vėrtet vendi juaj tė bėhet si Republika Islamike pra?
    Jo nuk mendoj kėshtu. Turqia nuk tė bėhet si Irani sepse atje ka patur gjithmonė njė sistem tjetėr sheikėsh, cka nuk ka qėnė nė Turqi as nė periudhėn otomane. Madje edhe perandoria otomane, ishte pjesėrisht njė perandori sekulariste. Pra nuk mendoj qė ka njė rrezik tė vėrtet por shumė njerėz mendojnė se cdo parti qė ka ngjyra islamike mund tė pėrbejė rrezik pėr Turqinė, pėr sekularizmin. Njerėzve nuk u pėlqen pra qė partia nė pushtet tė jetė e tillė. Edhe opozita e ka akuzuar Erdoganin se ėshtė islamik, por nuk mendoj qė ka baza tė vėrteta ky lloj pretendimi.
    Tė gjithė po pėrpiqen tė pėrcaktojnė atė qė po ndodh nė Turqi. Nė mendimin tuaj a ėshtė ky njė revolucion, njė pranverė turke?
    Jo nuk ėshtė pranvera turke dhe as njė revolucion. Por ėshtė njė reagim. Njerėzit, ata 50 % qė nuk votuan pėr Erdoganin duan tė thonė se janė aty, dhe se duhet tė pyeten dhe respektohen mė shumė nėse do tė bėhen ndryshime nė cdo plan qė qeveria ka. Pra duan tė merren nė konsideratė. Ata nuk po thonė qė qeveria nuk ėshtė demokratike, por ata thonė qė janė injoruar, ashtu si dhe interesat e tyre. Sot kudo mbizotėrojnė kapitalistėt e mėdhenj dhe gjithēka po bėhet komerciale. Aty ku kishte parqe sot ka qendra tregtare, pra cdo gje po kthehet nė para. Ndaj njerėzit janė tė shqetėsuar, vecanėrisht ata nė qytet. Sepse shohin gjithė kėto ndryshime. Gjithcka kthehet nė para dhe komercializohet nė emėr tė Allahut. Dhe kjo I zemėron njerėzit, vecanėrisht besimtarėt qė nuk e shohin kėtė si njė politikė tė ndershme, kur njerėzit pėrdorin votat pėr fe dhe krejt papritur sheh se kanė ndėrtuar godina tė mėdha.
    Ka njė opozitė tė dobėt nė Turqi, pse sipas mendimit tuaj. Vecanėrisht partia mė e madhe opozitare ėshtė shumė e dobėt. A nuk e ka lejuar Erdogan opozitėn tė rritet tė fuqizohet?
    Nuk besoj se mund ta akuzojmė Erdoganin sepse opozita ėshtė e dobėt. Partia mė e madhe opozitare, fatkeqėsisht nuk ėshtė njė parti social demokrate megjithėse pretendon tė jetė e tillė. Por gjithė deklaratat e kėsaj partie janė republikanizmi, sekularizmi, principet e Ataturkut, ndaj ajo nuk mund tė luajė rolin e njė opozite social demokrate, rol tė cilin po e luan vetė partia e Erdogan. Partia e tij ėshtė social demokrate, fetare, kapitaliste, e majtė edhe e djathtė. Pra gjithēka ėshtė brenda kėsaj partie pėrvec nacionalizmit. Sepse Erdogan ka deklaruar qė ėshtė kundėr nacionalizmit. Mendoj se vetėm njė forcė politike liberale e qendrės sė djathtė do tė ishte njė opozitė e fortė ndaj kėsaj qeverie. Mbase me tė njėjtat argumente si ato tė partisė sė Erdogan. Dhe nuk duhet tė harrojmė se ai ėshtė njė figurė tepėr popullore, njė njeri I suksesshėm qė motivon njerėzit. Shumė njerėz votojnė pėr partinė pėr shkak tė tij. Po tė mos ishte Erdogan, partia do tė fitonte vetėm 10 %tė votave. Sepse ai njė imazh tepėr pozitiv jo vetėm brenda Turqisė, por edhe jashtė vendit, ndaj njerėzit cuditen nga kėto protesta. Por pavarėsisht kėsaj, ka plot qė ende e mbėshtesin Erdoganin, dhe dalin nė rrugė pėr ta pėrkrahur. Ai ėshtė I aftė ti bindė njerėzit.
    Kemi parė gjatė kėtyre ditėve njė mbėshtetje tė madhe pėr protestuesit. Shumė njerėz nuk dolėn nė protestė por i pėrkrahėn protestuesit, njerėz qė i binin tenxhereve nė dyert e shtėpisė, shoferėt e taksive qė i binin burive. Pra njė solidaritet dhe mbėshtetje tė madhe ndaj kėtyre protestave. Si e shpjegoni kėtė?
    Sic e thashė, ka shumė kundėrshtim mes njerėzve, qofshin nacionalistė tė majtė, apo sekularistė. Por nė mendimin tim, si historian e jo si politikan, pika mė e rėndėsishme qė ka shkaktuar zemėrim ėshtė pikėrisht ajo e negociatave me liderin e PKK-sė, Ocalan. Kjo gjė ka shkaktuar mė shumė provokime. Turqit kanė frikė se po humbasin shtetin e tyre komb. Kanė frikė se cfarė do tė ndodhė. Pra do tė hiqet emir I turqve nė kushtetutė ashtu siē kėrkon partia e kurdėve? Sepse ata kėrkojnė barazi, ēka do tė thotė qė nuk do tė ketė emrin republika e Turqisė. Njerėzit nuk e dinė se ēfarė do tė ndodhė me Turqinė pas kėtyre negociatave ndaj dhe janė skeptikė. Ndaj dhe ata po I mbėshtesin kėto protesta nga kėto frikėra qė kanė. Ndaj qeveria duhet ta bėjė tė qartė se ēfarė do tė ndodhė nė kuadėr tė kėtyre negociatave. Pra ka arsye qė njerėzit tė druhen se do tė humbasin simbolet e tyre kombėtare apo nuk do tė ketė ndryshime. Por nėse nuk do tė ketė ndryshime, do tė jenė turqit tė pakėnaqur. Ndaj ėshtė njė pozicion i vėshtirė pėr qeverinė.
    Mendoni se kėto ngjarje, veēanėrisht reagimi I qeverisė do tė testojnė marrėdhėniet mes Erdogan dhe presidentit amerikan Barak Obama, duke patur parasysh qė protestat nisėn pak ditė pas kthimit tė Erdogan nga vizita e tij nė Shtėpinė e Bardhė, ku u theksua nevoja e SHBA-ve pėr ndihmėn e Turqisė pėr situatėn nė Siri, Iran dhe Irak sepse Turqia ėshtė njė faktor I rėndėsishėm nė rajon.
    Shumė njerėz nė Turqi besojnė se Erdogan nuk ėshtė I pavarur nga politika e SHBA-ve. Sipas tyre ajo cka duan SHBA-tė, Erdogan bėn. Kjo ėshtė njė tjetėr arsye e kėtij reagimi. Pėrpara se ai tė shkonte nė SHBA, pati shpėrthime dhe konflikt brenda Turqisė nga Siria. Ai mbase shkoi ti kėrkonte Obamės mbėshtetje dhe ndihmė kundėr Sirisė, por nuk morri dot mbėshtetjen e presidentit amerikan. Me sa kam lexuar, Erdogan nuk morri dot mbėshtetjen e Obamės pėr tė vepruar kundėr Sirisė. Pra nuk mund tė veprojė pėr momentin kundėr Sirisė dhe ai ėshtė shumė I angazhuar nė kėtė konflikt. Kjo ėshtė njė tjetėr arsye qė ka shkaktuar shqetėsim sepse njerėzit nuk e kuptojnė se pse kryeministri turk ėshtė kaq I angazhuar nė konfliktin nė Siri. Pra atyre nuk u pėlqen kjo gjė.
    Cili mendoni se do tė jetė reagimi i Washingtonit, sepse deri tani kemi parė vetėm disa deklarata tė kujdesshme me thirrje qė njerėzit tė vetėpėrmbahen.
    Nuk e di nė fakt se si Washingtoni do tė reagojė ndaj kėtyre ngjarjeve por mendoj se jo vetėm turqit por edhe vendet fqinje janė pak tė shqetėsuar ndaj kėtij dominimi tė Erdogan. Nė emėr tė tij, duket sikur Sulltan Sulejmani ėshtė ringjallur. E kam parė nė disa vende. Nė Armeni pėr shembull, studentėt po mbėshtesin protestat kėtu. Pra ka njė lloj frike aty ku turqit nuk janė shumė popullor.
    Ata kanė frikė nga njė Turqi dhe Erdogan I fuqishėm dhe I suksesshėm. Atyre nuk pėlqen njė fuqi e tillė e qė po rritet, dhe jo vetėm nga ana ekonomike. Nuk bėhet fjalė pėr njė frikė nga islamizmi por nga njė Turqi e re qė mund tė pėrpiqet tė imponojė gjėrat.
    Pėr aq sa ju keni informacion, a kanė marrė pjesė shqiptarėt nė kėto protesta, sepse nė Turqi ka njė komunitet tė madh shqiptarėsh. A janė bėrė pjesė e protestave ata?
    Shqiptarėt nė Turqi nuk janė njė grup homogjen. Ka shqiptarė tė majtė, tė djathtė, mbėshtetės tė qeverisė. Ndaj dhe nuk ka njė formė unike reagimi nga ana e tyre. Mbase disa prej tyre protestojnė dhe tė tjerėt jo.
    Ju thatė se nuk besoni qė kjo ėshtė pranvera turke. Por nėse rezulton e tillė, mendoni qė do tė ketė pasoja tė rėnda nė rajon, duke shkaktuar edhe njė konflikt nė Lindjen e Mesme, duke patur parasysh qė Turqia ėshtė njė faktor I rėndėsishėm nė rajon.
    Do tė thosha qė nėse protestuesit do tė kenė sukses, do tė kemi zgjedhje tė parakohshme. Por mendoj se Erdogan do tė zgjidhet sėrish.
    Pra po thoni qė edhe pas gjithė kėtyre ngjarjeve Erdogan mund tė fitojė zgjedhjet? Pse, pse mendoni kėshtu?
    Sepse ai ka njė mbėshtetje tė madhe dhe qeveria ka qėnė e suksesshme nė politikat e saj. Nuk ka probleme tė mėdha ekonomike qė njerėzit I kishin pėrpara kėsaj qeverie. Pra kėto arsye nuk janė tė mjaftueshme pėr tė ndryshuar sistemin. Ata mbase duhet tė presin pak mė shumė.
    Pra nėse ai kandidon, mund tė fitojė sėrish?
    Edhe nėse kandidon si president mendoj se do tė fitojė.
    E vetmja fitore do tė ishte nėse ai nuk kandidon mė. Sepse partitė e tjera nuk janė aq tė forta.
    Profesor faleminderit pėr kėtė intervistė.
    Ju lutem. Unė jam thjesht njė historian, dhe jo njė politikan dhe gjithēka thashė ka tė bėjė me pėrshtypjet e mia si njė qytetar turk.

    (er.nu/news24/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/intervista/...it-137034.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 30 prej 33 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •