- vetfundosja per me rrejt dhe me bo propaganda keta e kan yrrnek shtetin e vet serbin , prej atje marrin urdhera .
POLICIA: S'KEMI 'DHOMA TË TORTURËS'
nga Express 25 Tetor 2012 14:55
Hetojeni policinë! Në burg pas BajramitPër 3 javë në QKUK kryhen 80 koronarografi dhe 7 stentimetAmnesty International dënon dhunën policoreVV: Policia ushtroi torturë
Policia e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave te Lëvizjes Vetëvendosje të publikuara në media të shkruara dhe elektronike për përdorimin e forcës në siç i vetë-quajnë “dhomat e torturës”.
"Njoftojmë opinionin e gjerë se në kuadër të objekteve të Policisë së Kosovës nuk ekzistojnë “dhoma të torturës” por ka zyre të intervistimit dhe dhoma të ndalimit policor të cilat janë nën monitorim të plotë të kamerave. Veprimet e Policisë së Republikës së Kosovës udhëhiqen nga parimet e trajtimit të barabartë dhe të drejtë për të gjithë personat dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Zyrtarët policorë ushtrojnë autorizimet e tyre dhe kryejnë detyrat në mënyrë të ligjshme, të bazuara në Kushtetutë, në ligjet e tjera në fuqi dhe në Kodin e Etikës të hartuar nga Policia e Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës konform standardeve të parapara sipas Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut bazuar në parimin e trajtimit të barabartë dhe të drejtë të të gjithë qytetarëve u ka ofruar qasje të lirë dhe të papenguar Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KMLDNJ) , Qendrës Kosovare për Rehabilitim të mbijetuarve të torturës (QKRMT-ja) si dhe institucionit të Avokatit të Popullit, anëtarët e të cilave janë të pajisur me kartela të veçanta të lëshuara nga policia që u ofrojnë qasje 24 orë në të gjitha objektet e policisë me theks të veçantë në dhomat e ndalimit dhe intervistimit. Anëtarët e këtyre organizatave kanë qasje të lirë dhe të papenguar që të vizitojnë pa paralajmërim objektet policore, dhomat e intervistimit dhe ndalimit policor ku edhe gjatë kësaj proteste (22.10.2012) personat e ndaluar janë vizituar nga zyrtarë të institucionit të Avokatit të Popullit. Gjatë realizimit të procedurave policore në stacion policor kanë qëndruar edhe tre prokurorë të Prokurorisë Komunale si dhe monitorues nga EULEX-i. Policia e Kosovës fton të gjithë personat që kanë qenë të ndaluar në objektet policore më 22.10.2012, që nëse në çfarëdo mënyre u janë shkelur të drejtat e tyre të deponojnë dëshmitë e tyre në stacionin më të afërt të policisë ose tek Inspektorati Policor i Kosovës", thuhet ne sqarimin e Policisë.
Policia e Kosovës gjithashtu njofton të gjithë qytetarët se pas secilit operacion policor ndërmerren edhe procedura hetimore dhe vlerësuese për veprimet policore dhe varësisht nga të gjeturat ndërmerren veprimet tjera bazuar në ligjin për policinë dhe rregulloren e brendshme të policisë.
Krijoni Kontakt