Pershendetje
Desha te di se q'ka i nevoitet nje Irakiani per tehyr ne Kosov, a i nevoitet vise?
Apo si mund te hy ne Kosov
Pershendetje
Desha te di se q'ka i nevoitet nje Irakiani per tehyr ne Kosov, a i nevoitet vise?
Apo si mund te hy ne Kosov
Nga faqja e Ministrise se PJ te Kosoves:
Viza për shtetasit e huaj
Republika e Kosovës nuk aplikon ende një regjim vizash për shtetasit e huaj. Çdo shtetas i huaj mund të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës duke paraqitur:
- Dokument udhëtimi të vlefshëm,
- Dëshmi lidhur me mbulimin e shpenzimeve të jetesës për periudhën e qëndrimit
- Biletë kthyese (për qëndrime të shkutra)
- Arsyet e vizitës në Kosovë. (Varësisht nga arsyet e vizitës në Kosovë kërkohen dhe dokumentet e tjera plotësuese.)
Në rastet kur shtetasit e Kosovës ftojnë shtetas të huaj për vizitë private në Kosovë, atëherë shtetasi kosovar duhet që 10 ditë para se të arrijë i ftuari i tij të paraqesë në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion të MPB një letër garantuese e cila duhet të jetë e vulosur nga Gjykata Komunale Kompetente.
Në raste të vizitave biznesore personi garantues duhet të paraqesë në MPB dokumentacionin përkatës lidhur me biznesin që shtetasi i huaj do të zhvillojë në Kosovë dhe, kur kjo është e nevojshme dhe kopjen e certifikatës së biznesit e kompanisë vendase që dërgon ftesën.
Shtetasi i huaj ka të drejtë qëndrimi në Kosovë vetëm 90 ditë. Pas 90 ditësh duhet të lajmërohet në Drejtorinë për të Huaj në Policinë e Kosovës, në të kundërt, qëndrimi i tij do të trajtohet si qëndrim i jashtëligjshëm.
Policia kufitare ka përgjegjësi ta kthejë shtetasin në rast dyshimi të arsyeshëm lidhur me dokumentacionin ose arsyet e hyrjes në Kosovë.
http://www.mfa-ks.net/?page=1,20
Sipas gazetes Koha ( 18.05.2012 )
Kosova do të vërë regjim vizash nga 1 janari i 2013-s.
Shpallet lista e shteteve me të cilat vendoset regjimi i vizave
72 vendet, banorët e të cilave duhen pajisur me viza në ambasada
Afganistani
Algjeria
Angola
Armenia
Azerbajxhani
Bangladeshi
Bjellorusia
Benini
Bolivia
Burkina Faso
Burundi
Çadi
Eritrea
Etiopia
Gaboni
Gambia
Gana
Guineja Ekuatoriale
Guineja
Guineja-Bisau
India
Indonezia
Iraku
Irani
Jemeni
Kamboxhia
Kameruni
Kape Verde
Kazakistani
Kenia
Kirgistani
Kuba
Laosi (Republika Popullore Demokratike e)
Lebanoni
Liberia
Libia
Majanmari
Mali
Maroku
Mauritania
Moldavia
Mongolia
Mozambiku
Nepali
Nigeri
Nigeria
Pakistani
Republika Demokratike e Kongos
Republika e Afrikës Qendrore
Republika e Kongos
Republika Popullore Demokratike e Koresë
Ruanda
Rusia
Sierra-Leone
Siria
Somalia
Sudani
Shri-Lanka
Tajlanda
Tanzania
Taxhikistani
Togo
Tunizia
Turkmenistani
Uganda
Ukraina
Unioni i Komoreve
Uzbekistani
Vietnami
Xhibuti
Zambia
Zimbabve
14 vendet, shtetasit e të cilave duhen pajisur me viza në kufi
Bregu i Fildishtë
Butani
Egjipti
Ekuadori
Filipinet
Gjeorgjia
Haiti
Kina
Madagaskari
Peru
Republika Dominikane
Senegali
Surinami
Xhamajka
Waw po si pergjigjeni as pa ditur fare kush vjen a per c'far qellimi vjen,
Krijoni Kontakt