Mesohet se neser mund te zyrtarizohet edhe kalimi i Ibrahimovic nga Milani per tek Parisi. Tani qe iku Thiago le te ike dhe ky. Me mire te perfitohen ca para dhe te investohen ne lojtar te rinj. Ibrahimovic eshte 30 vjec dhe me ate rroge qe ka rendon shume ne arken e cdo klubi. Me te vertet eshte lojtar i mire, por nganjehere behet barre. Nganjehere nuk ka impenjimin e duhur. Do me pelqente shume nje sulmues qe te kishte karakterin e Thiago Silves, Sheves apo Kaka', qe kur hynin ne fushe jepnin gjithēka ne fushen e lojes per ekipin. Zlatan nuk e ben kete. Me mire nje sulmues qe impenjohet e shenon atehere kur duhet, se sa nje lojtar qe shenon vetem kur do vete dhe qe kerkon qe te behet si thote ai.
Po flitet qe mund te largohen edhe Robinho dhe Boateng. Robinho dihet qe nuk pelqehet nga klubi, ndersa Boateng ka patur keto kohe mosmarreveshje me shoqerine per punen e pages. Ai do qe ti ngrihet paga qe tani, klubi kerkon t'ja rishikoje ate pas mbylljes se vitit financiar.
Une mendoj qe me shitjen edhe te Robinhos, Milan duhet te investohet ne njerin mes Tevez ose Dzeko si dhe per Damiaon ose Destron qe jane mosha te reja dhe mund te jene e ardhmja.
Krijoni Kontakt