
Postuar më parë nga
Albo
Eshte interesant te shikosh ligesine dhe injorancen politike te njerezve qe mendojne si hapesi i temes.
Se pari, duhet te mesoni, se aplikimi per anetaresim ne BE eshte nje aspirate e gjithe popullit shqiptar, jo vetem e Berishes. Dhe si e tille, nese Shqiperia lihet jashte BE-se, kjo nuk eshte nje "humbje per Berishen", sic i pelqen te shprehet ai qe ka shkruar ato me lart, por nje humbje per popullin shqiptar.
Se dyti, eshte bere mese e qarte tashme per cdo shqiptar, qe opozita shqiptare per plot 3 vjet qe nga zgjedhjet e 2009, ka ndermarre cdo hap te mundur per te minuar punen e qeverise shqiptare per permbushjen e kushteve te pranimit ne BE. Filloi me bojkotin e parlamentit, greven e urise, bllokadat e rrugeve kombetare, sulmin ndaj kryeministrise ne 21 janar 2011, dhe u kurorezua me teatrin e "presidentit konsensual", ku opozita jo vetem nuk pranoi asnje nga kandidatet konsensuale te pozites, por nuk doli as me nje kandidat te saj. Qe do te thote, qe qellimi i saj politik ishte ti mohonte Shqiperise nje president konsensual, me qellim qe ta perdorte kete karte per ti mohuar Shqiperise anetaresimin ne BE. Sipas mendjeve te semurave te piktoreve ne krye te opozites: "Po i mohuam Shqiperise anetaresimin ne BE me cdo kusht e me cdo cmim, mund te bejme me faj Berishen dhe qeverine e tij ne fushaten e zgjedhjeve te 2013". Pra opozita i deshmon gjithe shqiptareve, se nuk i ve aspiratat kombetare mbi interesat e veta politike.
Se treti, Dr. Berisha ka qene dhe mbetet njeriu qe ne listen e objektivave te tij politike, ne krye te listes eshte anetaresimi i vendit te tij ne BE me te drejta te plota. Ai e shikon kete arritje si nje arritje historike te popullit te tij dhe permbushjes me sukses te misionit te tij ne politike. Por situata e krijuar ne BE, sidomos tek dy fqinjet tane, Greqia dhe Italia, le shume pak vend per shprese se BE ka nje te ardhme te sigurt. Ne fakt, shanset jane me te medha sot qe "euro-zone" do te shperbehet brenda nje kohe shume te shkurter. Qe ve ne pikepyetje per vende si Shqiperia jo vetem nese do te anetaresohen, por ve ne pikepyetje edhe nese anetaresimi eshte ne interesin e vendit.
Se fundi, e kam shprehur vite me pare ne kete forum qe fiksimi i politikes shqiptare dhe Dr. Berishes me anetaresimin ne BE nuk eshte rruga e duhur. Shqiptaret e kane arritur tashme privilegjin e vetem qe ata deshironin nga BE, liberalizimin e vizave qe mundeson levizjen e lire. Zhvillimi ekonomik e kulturor i vendit nuk duhet te lidhet ne menyre te pazgjidhshme me anetaresimin ne BE, por me reformat dhe nismat e vete qeverise e shoqerise shqiptare. Rritja e ndjeshme ekonomike e viteve te fundit, edhe pse bota ishte ne krize, deshmon qe Shqiperia ka shanse me te medha zhvillimi si nje vend jashte BE se sa brenda saj.
Shqiperia duhet te studioje ate qe ndodhi ne Greqi e Itali pas anetaresimit ne BE, dhe te mesoje nga gabimet e tyre.
Albo
Krijoni Kontakt