Holandė: 1 nė 6 priftėrinj nuk besojnė nė zot, pohon studimi
Holandė: 1 nė 6 priftėrinj nuk besojnė nė zot, pohon studimi Njė studim nga Universiteti i Lirė i Amsterdamit pohon se njė nė gjashtė priftėrinj tė Kishės Protestante Holandeze nuk besojnė nė zot. Njė rast qė ka ngjallur interesin e mediave ka qenė dhe ai i priftit Klas Hendrikse, njohur nė Holandė si "prifti ateist".
Autoriteteve kishtare u ishte kėrkuar tė merrnin masa disiplinore ndaj tij pas botimit tė librit me titull "Besimi nė zotin qė nuk ekziston". Por prifti qėndroi nė postin e mėparshėm, pasi u vu re se brenda Kishės Holandeze kishte dhe funksionarė tė tjerė me bindje tė tilla.
"Unė vetė nuk e ndjej tė nevojshme tė besoj nė jetėn pas vdekjes," thotė Hendrikse. "Aspak! Pėr mua jeta jonė, detyra jonė, ėshtė pėrpara vdekjes. Kur ndodh diēka, ndodh kėtu nė tokė, mes teje e meje, mes njerėzve dhe vetėm kėtu mund tė ndodhė."
"Zoti nuk ėshtė as qenie... ėshtė thjesht njė fjalė qė shėnon pėrjetimin, ose pėrjetim njerėzor," vazhdon ai. Hendrikse madje e pėrshkruan rrėfimin biblik tė jetės sė Jezusit si njė rrėfim mitologjik rreth njė personi qė mund tė mos ketė ekzistuar kurrė.
Profesori Hijme Shtofels, i Universitetit tė Lirė tė Amsterdamit, pohon se njerėzit tashmė e mbėshtesin fenė mbi koncepte tė pėrditshme dhe jo mė teologjike.
"Nė shoqėrinė tonė quhet 'diēkaizėm'," thotė ai. "Duhet tė ketė 'diēka' midis tokės e qiellit, por ta quash kėtė 'zot', e aq mė tepėr 'zot personal', duket se ėshtė e pamendueshme pėr shumicėn e holandezėve," - pėrfundon Shtofelsi.
Burimi
Krijoni Kontakt