Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1

    Teza e re e Berishës: Europa po shpërbëhet, nuk na duhet BE-ja!

    Për të mbuluar skandalin me presidentin jokonsensual dhe humbjen e statusit në BE për herë të tretë, kryeministri Berisha po thurr plane të reja strategjike. Prej tre ditësh ka nxjerr në mejdan Fatos Nanon, ish-kryeministrin socialist që i shërben prej vitit 2007, pasi Berisha e ka kapur në dosje. Me kërcënimin se do hapë parti të re apo se do marrë PS-në e Ramës, Nano po mbulon dhe fraksionet brenda PD-së. Por le të hedhim vështrimin te propaganda e klanit siç e quan opozita.

    TV Klan i hapi lajmet sot me një kronikë shokuese. Shokuese e themi për mënyrën se si u stis. Duket se lëvizja e Nanos nuk po jep efekte, por sponsorizimi po del dhe huq nga ana e bizneseve të qeverisë. Por media qeveritare ka kapur një deklaratë të presidentit Manuel Barozo në Bruksel, ku ka thënë se “Europa rrezikon shpërbërjen nëse nuk merren masa dhe BE po ashtu mund të shpërbëhet!”.

    Ja ku doli argumenti qeveritar edhe për presidentin jokonsensual dhe humbjen e statusit për herë të tretë. Berisha po përpiqet që me propagandën që shpëlan trurin e shqiptarëve çdo ditë, të ngulisë teorinë se nuk ka ç’na duhet më Europa, sepse ajo po shkon drejt shpërbërjes!. Dhe kur e hedh TV KLAN, atëherë është një ide dhe strategji e vetë Berishës, që do të mbulojë edhe dështimin e tretë. Por a nuk ishte Berisha dhe ministrat e tij që pas zgjedhjes së Nishanit si president, thanë se Statusi nuk humbet?. E tha Berisha, Meta, Bregu, Haxhinasto dhe shumë politikanë të mazhorancës. Atëherë pse ka ndryshuar mendimi dhe strategjia së fundmi. Pse po përpiqet qeveria të ndryshojë kauzën e saj, se Shqipërisë nuk i duhet BE-ja, pasi dhe ajo po shpërbëhet. Duket qartë se do të ruajë pushtetin duke thënë se humbja e statusit në shtator nuk është fundi i botës për vendin, pasi për ne mendon Kina, Rusia dhe vendet islamike…!


    burimi këtu: http://www.ama-news.al/2012/06/teza-...a-duhet-be-ja/
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    projekt..
    a e njeh ndopak edvinin dhe seli rozen e tij a jo..

    kujton ti apo luan tetater sikur kujton..qe edvini eshte konsensual e pranon konsensa me berishen?

    ti duhet ta dish mire se berisha.. ja dha 400 shancet edvinit te propozoje dike e ai ne cdo takim jo vetem nuk solli propozime por nxorri bidate mbas bidatesh qe kurre te mos gjindej nje pik per konsesnsus..
    e berisha duroj duroj duroj..ne fund..zbatoj ligjin..
    dhe u zgjodh presidenti sipas ligjit e pik..
    pra thirri kaplloqes..
    sa per europ..ti mir e di se edvini beri 707 manovra e djallezi te mos hynte shqiperia ne nato..
    beri 909 kopil-llyqe te mos behej shqiptari me liri levizje..
    dhe beri e ben 1001 maskarallyqe qe te mos behet shqiperia antare e be-së..

    shaje berishen per ato qe ka por jo te shplash trut e tua me mashtrimet e edvinit.. se cnderon vehten.. sa te mendojm qe je i krisur..
    ke kaq koh qe i degjon seli rozet..
    ala nuk i njohe..
    aiii bre..

    100-ndra video ke ne youtub me 21 janara..

    nuk i ke pa kurr?
    po lipe cakulin kur trajnon at hurvicen si me i ba kurth pangos a e ke pa?
    mjafton ajo..

    shiko kte antipropantin..
    analizon me mend e veta cdo gje..
    dhe ti analizo..
    nuk them ta dashurosh berishen.. por jo te marrosesh mbas edvinos e drejtoris se tij te mashtrim-demagogji-djallzimit..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po te ndihmoj o proxh..pak..

    lexo kte "engjelloren" "intelektualen" "geg-folesen" "embeltoren" e "bukuroshen Ledia Shamk..

    te merr ne qaf aq sa ti hypesh ti aeroplanit e te shkoc tja puthc bithen ksaj..
    po pas leximit shikoja vepren asaj dhe shefit te saj qe i jep troje burrit te ksaj /shamko-shkrel mafie betonit) me betonizue kopshtet e shkollat e femijve e me e ba tiranen.. qe te mos ket pem e bar.. as sa ka nji oborr shpije ne kopenhagen..

    -


    Mediokrët dhe matrapazët e arsimit

    25 Qershor, 2012 | Postuar në: Opinion | Shkruar nga: TemA


    Share21




    Nga Ledi Shamku



    Po e nis me njërin nga moria e mesazheve publike që kam marrë këto kohë duke diskutuar me mësuesit për këtë ligj: “Më vjen mirë që diskutohet për arsimin, po me kë do diskutoni?! Si mund të flitet për maturën shtetërore, kur testi i matematikës në orën 10.30 ishte i zgjidhur në facebook?! Na vijnë mësues me master dhe nuk dijnë të shkruajnë. Dua t’i bie shkurt: ka dy Gërdecë sot në Shqipëri – i dyti është arsimi!”.

    Gërdeci në arsim është krim kombëtar! Kaq më motivon që t’ju luftoj deri në fund si kriminelë të së ardhmes së vendit tim. E t’ju përçmoj si përhapës të injorancës e të mediokritetit. Kaq më mjafton edhe që t’i thërras përditë në ndihmë të gjithë ata që duan dhe dinë ta rimëkëmbin fuqinë e dijes. Dhe janë shumë ata që dhanë edhe japin ndihmë përditë në këtë rimëkëmbje.

    Një pjesë të tyre i patë vetë kur sollët këtë projektligj në komisionin parlamentar të edukimit. Pas shtatë vjetësh sorollatje nga tryeza ne tryezë e nga zyra në zyrë, sollët një projektligj që është pak ta quash mediokër. Kot të ndalem në terminologjinë dhe standardet e nevojshme, se ato as i kuptoni e as nuk keni më kohë të përpiqeni. Por po dua t’ju bëj me dije qytetarëve se qysh në vështrim të parë bënte ferk se kush kish ndërhyrë në çdo nen të ligjit, për ta vënë atë në shërbim të xhepit të vet. Kështu tek të ashtuquajturat kompetenca (nen të cilin e rishkruam nga e para!) shihej dora e këshilltarit të Kryeministrit, që e kish gatuar nenin enkas për të shitur masivisht tekstet e tij mbi “të menduarit kritik”. Tek neni i altertekstit (të cilin e rishkruam edhe atë, por jo deri në fund pasi na pengoi forcë e kartonit), tek neni i altertekstit pra shfaqej Ministria e Financave që kontrollon prej shumë kohësh librin shkollor. Nenet e kurrikulave dhe programeve (të cilat ndonëse u përpoqëm shumë, nuk i ndërruam dot), ishin mbikëqyrur posaçërisht nga Myqerem Tafaj dhe Sali Berisha.

    E kështu me radhë, thuajse çdo nen kish një emër konkret nga pushteti. Ndërsa gjithë ligji kish profilin e dhunës hileqare që ja jep posaçërisht Kryeministri: sipas ligjit të tij mësuesit duhej të pushoheshin thjesht me urdhër të drejtorit të shkollës. I cili në çdo rast në këto 7 vjet të sundimit të politikës mbi arsimin, është thjesht një militant. E kështu, me këtë ligj, Sali Berisha desh ta shndërrojë drejtuesin në sekretar partie të kohës kur ai vetë që Sekretar i Partisë, duke i ngarkuar të mbajë nën kërcënim me bukën e gojës çdo mësues. Dhe këtë mjet presioni desh ta bënte gati pikërisht për vitin elektoral 2013!

    Ministri tha se për këtë projekt-ligj konsultat ishin kryer gjerë e gjatë. Për marre të vet, ai u përgënjeshtrua jo vetëm vetëm nga ne, por edhe nga Fondacioni Soros dhe Alternativa Civile, të cilët kishin ndërmarrë një prezantim kapilar të draftit nëpër shkollat e Shqipërisë, duke dëshmuar ata vetë se askush nuk dinte asgjë.

    Terri luftohet me dritë! Kështu këmbëngulëm të bëjmë transparencë të plotë për këtë ligj, që pa droje e them se është ligji që prek gjithë shoqërinë shqiptare, dhe e prek në thelbin e vet: tek arsimi dhe aftësimi. Ligjin e shpërndamë për gjykim ndër mijëra mësues në të dymbëdhjetë qarqet e vendit. E po ashtu në komision planifikuam dhe kryem plot 40 dëgjesa me ekspertë e grupe interesi. Pa harruar këtu Shoqatën e Prindërve dhe gjithë Organizatat për mbrojtjen e fëmijëve. E po ashtu propozime sollën edhe komisionet e tjera parlamentare, përkatësisht ai i ligjeve, ai çështjeve sociale, ai i integrimit etj.

    Përfundimi i njëzëshëm dhe i përbashkët i këtyre dëgjesave qe se ky ligj duhej riformuluar për nga pikëpamja tekniko-shkencore, duhej zhveshur nga çdo deformim i qëllimshëm klientelist dhe sidomos i duhej hequr nga duart Sali Berishës që të mos e përdorte si gogolin e zgjedhjeve, siç ka bërë rëndom me arsimin.

    Si opozitë, ndjehemi deri diku të lehtësuar, pasi falë ngulmit tonë, është hera e parë që përballja e qeveritarëve me ekspertizën teknike dhe civile merr të tilla përmasa. Mjafton t’i hidhni një sy dosjes së plotë të sugjerimeve që u depozituan në Parlament, për të kuptuar se bëmë atë që në fakt qeveria duhej të kish bërë: konsultimin e gjerë dhe cilësor edhe të përgjegjshëm, kur është fjala për një ligj me impakt kaq të gjerë mbi shqiptarët.

    Kështu pas afro dy muaj pune intensive, ju bëjmë me dije se kemi mundur të ndryshojmë plot 41 nene nga 72 që ka në tërësi ky ligj. Çdo ndryshim që propozuam, qoftë ato që mbërritëm t’i përfshinim në ligj, qoftë ato që na u refuzuan jo me arsye por për faj të piramidës së interesave të pushtetit, çdo ndryshim pra e bëmë në emër të cilësisë, të depolitizimit dhe të përbashkimit social të shqiptarëve. Të këtij populli që pushteti po vijon ta përçajë gjeografikisht, ekonomikisht, politikisht edhe fetarisht. Kështu rishkruam nga e para nenin e kompetencave, duke ia kursyer arsimit kështu variantin shtëpiak pa pikë lidhje me Europën që Ministria kish sajuar. Riformuluam edhe nenin e laicitetit të arsimit, në emër të vlerës përbashkuese. Me ngulmin tonë shtuam në ligj se “Çdo nxënësi i sigurohet e drejta për arsimim cilësor si dhe shanse te barabarta për arsimim”. Dhe këtë nuk e shtuam duke pasur këtë pushtet në mendje. Jo aspak! Me këtë buxhet mjeran që i keni lënë arsimit, me këtë indiferencë të neveritshme që po tregoni prej 7 vjetësh për shkollat që bien, për nxënësit që braktisin shkollën, për fëmijët që kalojnë lumenj në këmbë për të shkuar në shkollë, për mësues që, mirë se lihen në mëshirë të rrugës, por ju hiqet edhe pagesa për transportin, për shpërfilljen ndaj gjithkujt që në shkollë nuk vjen dot jo se nuk do, por se nuk mundet, për gjithë këtë indiferencë tuajën të neveritshme pra, ne nuk e shkruam për ju këtë pikë. E shkruam si zotim ligjor, jo thjesht elektoral, për qeverisjen tonë të nesërme. Sepse besojmë që arsimi është e mira më e madhe publike, në të cilën çdo bir shqiptari duhet të ketë akses sipas nevojës, meritës e talentit, dhe jo sipas fuqisë për t’ju paguar juve a klientët tuaj.

    Shpejt ju do t’i hiqeni qafe qeverimit të punëve të arsimit, e kështu arsimi shqiptar, përveçse nga sundimi i injorancës dhe i matrapazëve, do të çlirohet para së gjithash nga dara mbytëse e politikës. Ndaj i shkruam për ne, për qeverisjen tonë, e jo për ju, edhe nenet si më poshtë: “Kandidati për drejtues i njësisë arsimore vendore duhet të ketë të paktën kategorinë “mësues i kualifikuar” dhe të mos bëjë pjesë në forumet drejtuese të partive politike, apo pikën ku thuhet shprehimisht: “Ndalohet organizimi i veprimtarive partiake ne institucionet e sistemit arsimor parauniversitar. E po ashtu me ngulmin tonë të fortë u rrit ndjeshëm prania e prindërve në vendimmarrje, pikërisht se ata janë garanci si qeliza më e pakorruptueshme në punë të shkollimit. Kaq të ndryshëm jemi në nga ju! Shumë të ndryshëm jemi ne nga ju! Ne i përmbahemi qysh në avancë asaj që ju shpalojmë shqiptarëve si filozofi të programit tonë, ju keni 7 vjet që i sillni rrotull prindër e nxënës, dukë jua nxirë çdo ditë me keq,m e duke kërkuar t’ua shisni zhvatjen si dhuratë. Ju merrni vendime brenda qerthuj hesapesh e duhmash korrupsioni, ne organizojmë plot 40 dëgjesa me çdo institucion, organizëm a përfaqësim civil që don të kontribuojë në altërnativën e përbashkët të rilindjes së shpresës. Ne ju ballafaqojmë me gjendjen ku mbi 10 përqind të shkollave e kopshte private punojnë pa marrë asfare licencë, krejt jashtë kontrollit tuaj, pra një Zot e di si është ecuria dhe siguria (sidomos siguria) e atyre fëmijëve, kurse ju na ktheni si përgjigje hallin e gjobave që duhet të paguajnë me këtë rast shkelësit e ligjit.

    Bëmë sa mundëm për këtë ligj, me përgjegjshmërinë e forcës më të madhe politike që ka lidhur një kontratë besimi me popullin e vet, përmes shpalimit të një programi rilindës. Por ju keni ende fuqinë memece të kartonit, ndaj shumë mbeten ende për t’u bërë. Shumë thagma vijon të ketë ky ligj pikërisht se Ministri i Saliut kërkon të kontrollojë, në emër të xhepit të vet e të Saliut, gjithkënd e çdo gjë. Për shembull: Thomëni a ka arsye që një organ këshillimor që ngrihet për të këshilluar vendimmarrjen e ministrit të kryesohet po nga vetë Ministri?! Ja që z. Tafaj don të shohë veten në pasqyrë, dhe këtë nen nuk pranoi ta ndryshojë. Sikundër vijoi të mbetet në fuqi përzgjedhja e teksteve shkollore me borde anonime që ndryhen dy javë nëpër konvaleshenca e dalin që andej me emra “fituesish”, pa pikë përgjegjësie për çfarë kanë aprovuar, ndërkohë që ne propozuam një agjenci në dritë të diellit e me kritere. E po ashtu mbeten te cungëta nenet e maturës shtetërore, të bordeve emëruese dhe shkarkuese, të financimit, sidomos të financimit mes publikut dhe privatit etj.

    Gjithë sa ka mbetur do vijojë të jetë pjesë e opozitës sonë konstruktive në punët e prishura keqas të arsimit. E sidomos gjithë kjo do jetë së shpejti edhe fillimi i punës sonë të bashkëqeverimit, sapo ta çlirojmë arsimin nga injoranca dhe pazaret ku e keni kallur.

    *Fjala e mbajtur në Kuvend për ligjin e arsimit

    ------------


    tash shiko tiranen si e ka masakrue kjo shamku e shkrelit te edvinit.. por shiko dhe kryevepren e ledia shamkut.. si antare e shtabit te 21 janarit..

    mos luj kurgja vec le fotot te dalin vet..

    http://www.panoramio.com/photo_explo...c&user=3402303

    ja dhe bandat e ksaj ledios..

    http://www.youtube.com/watch?v=uDjZC...eature=related

    http://www.youtube.com/watch?v=Nsawo...eature=related

    http://www.youtube.com/watch?v=G_BQS...eature=related

    http://www.youtube.com/watch?v=qlhXO9G6f_w

    http://www.youtube.com/watch?v=v8Gtk...eature=related

    kjo per spiunin leshkuqozi spahi dokle kresh.m.utin

    http://www.youtube.com/watch?v=LPmTV...eature=related

    ja dhe filip cakuli qe i kendon o shqiperia kuqo zi e tj etj..lesh me kime..

    http://www.youtube.com/watch?v=WA9X0uwdFBY

    -

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    apapapa sa e shemtuar

  5. #5
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Për të mbuluar skandalin me presidentin jokonsensual dhe humbjen e statusit në BE për herë të tretë, kryeministri Berisha po thurr plane të reja strategjike. Prej tre ditësh ka nxjerr në mejdan Fatos Nanon, ish-kryeministrin socialist që i shërben prej vitit 2007, pasi Berisha e ka kapur në dosje. Me kërcënimin se do hapë parti të re apo se do marrë PS-në e Ramës, Nano po mbulon dhe fraksionet brenda PD-së. Por le të hedhim vështrimin te propaganda e klanit siç e quan opozita.

    TV Klan i hapi lajmet sot me një kronikë shokuese. Shokuese e themi për mënyrën se si u stis. Duket se lëvizja e Nanos nuk po jep efekte, por sponsorizimi po del dhe huq nga ana e bizneseve të qeverisë. Por media qeveritare ka kapur një deklaratë të presidentit Manuel Barozo në Bruksel, ku ka thënë se “Europa rrezikon shpërbërjen nëse nuk merren masa dhe BE po ashtu mund të shpërbëhet!”.

    Ja ku doli argumenti qeveritar edhe për presidentin jokonsensual dhe humbjen e statusit për herë të tretë. Berisha po përpiqet që me propagandën që shpëlan trurin e shqiptarëve çdo ditë, të ngulisë teorinë se nuk ka ç’na duhet më Europa, sepse ajo po shkon drejt shpërbërjes!. Dhe kur e hedh TV KLAN, atëherë është një ide dhe strategji e vetë Berishës, që do të mbulojë edhe dështimin e tretë. Por a nuk ishte Berisha dhe ministrat e tij që pas zgjedhjes së Nishanit si president, thanë se Statusi nuk humbet?. E tha Berisha, Meta, Bregu, Haxhinasto dhe shumë politikanë të mazhorancës. Atëherë pse ka ndryshuar mendimi dhe strategjia së fundmi. Pse po përpiqet qeveria të ndryshojë kauzën e saj, se Shqipërisë nuk i duhet BE-ja, pasi dhe ajo po shpërbëhet. Duket qartë se do të ruajë pushtetin duke thënë se humbja e statusit në shtator nuk është fundi i botës për vendin, pasi për ne mendon Kina, Rusia dhe vendet islamike…!


    burimi këtu: http://www.ama-news.al/2012/06/teza-...a-duhet-be-ja/
    Zotni Projekti, po ti je edhe si biçim gazetari vete perderisa drejton nje radio.

    Ti çfare mund te kuptosh nga kjo fraze:

    “Europa rrezikon shpërbërjen nëse nuk merren masa dhe BE po ashtu mund të shpërbëhet!”.

    Nqs e ndjek shtypin e vendit ku jeton dhe ke lexuar e ndjekur çfare eshte diskutuar mes Obames, Montit, Hollande dhe Merkel e kupton shume mire frazen e Barrosos.


    A ekziston ndonje gazetar amator gazete gjimnazi ne muajin e pare te vitit te pare te gjimnazit te shkruaj nje artikull te tille duke u nisur nga fraza e Barrosos ???



    Nje shkrim te tille mund t'a sjellesh vetem per te ilustruar injorancen e te vetquajturve gazetare, por kurrsesi nuk mund t'a shesesh si lajm. Te pakten kete nuk mund t'a beje kurre as edhe nje editor me etike profesionale shume minimale.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    ------------


    tash shiko tiranen si e ka masakrue kjo shamku e shkrelit te edvinit.. por shiko dhe kryevepren e ledia shamkut.. si antare e shtabit te 21 janarit..

    mos luj kurgja vec le fotot te dalin vet..

    http://www.panoramio.com/photo_explo...c&user=3402303

    ja dhe bandat e ksaj ledios..

    http://www.youtube.com/watch?v=uDjZC...eature=related

    http://www.youtube.com/watch?v=Nsawo...eature=related

    http://www.youtube.com/watch?v=G_BQS...eature=related

    http://www.youtube.com/watch?v=qlhXO9G6f_w

    http://www.youtube.com/watch?v=v8Gtk...eature=related

    kjo per spiunin leshkuqozi spahi dokle kresh.m.utin

    http://www.youtube.com/watch?v=LPmTV...eature=related

    ja dhe filip cakuli qe i kendon o shqiperia kuqo zi e tj etj..lesh me kime..

    http://www.youtube.com/watch?v=WA9X0uwdFBY

    -
    Ja o brar, kjo eshte politika.... Kush ngel i vrar si qen ne mes te rrugeve ? Populli... sa simpatizante te majte dhe sa te djathte.... dhe per cfare ? A doli kush per taksat, per buken apo per mirqenje ? Qe te gjithe te ndikuar ekstremisht jo jugu jo veriu, jo komunist jo i perndjekur, jo grek dhe serb dhe jo shqiptar..... qe te gjitha lojra politike qe i ha injoranti popull
    Revolution 1848

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    projekt..
    a e njeh ndopak edvinin dhe seli rozen e tij a jo..

    kujton ti apo luan tetater sikur kujton..qe edvini eshte konsensual e pranon konsensa me berishen?

    ti duhet ta dish mire se berisha.. ja dha 400 shancet edvinit te propozoje dike e ai ne cdo takim jo vetem nuk solli propozime por nxorri bidate mbas bidatesh qe kurre te mos gjindej nje pik per konsesnsus..
    e berisha duroj duroj duroj..ne fund..zbatoj ligjin..
    dhe u zgjodh presidenti sipas ligjit e pik..
    pra thirri kaplloqes..
    sa per europ..ti mir e di se edvini beri 707 manovra e djallezi te mos hynte shqiperia ne nato..
    beri 909 kopil-llyqe te mos behej shqiptari me liri levizje..
    dhe beri e ben 1001 maskarallyqe qe te mos behet shqiperia antare e be-së..

    shaje berishen per ato qe ka por jo te shplash trut e tua me mashtrimet e edvinit.. se cnderon vehten.. sa te mendojm qe je i krisur..
    ke kaq koh qe i degjon seli rozet..
    ala nuk i njohe..
    aiii bre..

    100-ndra video ke ne youtub me 21 janara..

    nuk i ke pa kurr?
    po lipe cakulin kur trajnon at hurvicen si me i ba kurth pangos a e ke pa?
    mjafton ajo..

    shiko kte antipropantin..
    analizon me mend e veta cdo gje..
    dhe ti analizo..
    nuk them ta dashurosh berishen.. por jo te marrosesh mbas edvinos e drejtoris se tij te mashtrim-demagogji-djallzimit..
    Përshëndetje Brari, nuk po dua të hyj në analiza e ta lodh veten shumë, sepse kurrë nuk do mund ta gjesh zgjidhjen e duhur me këtë lloj soji që kemi në krye...

    sa për eliten shqiptare të viteve të 90-ta e këtej i ke dhënë vulë vetë. atë s'ta mohon askush, sepse fatkeqësisht është e vërtetë...

    por analizo o Brari, besoj e mban mend mirë, gjithë tragjeditë më të mëdha popullit shqiptar i kanë ndodhur pikërisht sa herë ka qenë në krye "ky" i sotmi ( që nuk po ia përmend emrin ). dhe besoj o Brari, të kujtohet, në popull e ke dëgjuar shprehjen " jo i mbarë", "ugurzi", "taskiratli"e shprehje të ngjashme. Janë me të lindur këto o Brari. Ose më konkretisht kur martohet dikush, po merr nuse të mbarë dhe familjarët thonë:" prej se na ka ardhur ky rob, na u ka kthye shtëpia mbarë" dhe anasjelltas "prej se ka shkelur këmba e këtij robi na është kthyer shtëpia mbrapsht" ose ngjan edhe me kafshët shtëpiake, blen një kafshë, por s'del e mbarë dhe në raste të tilla njerëzia o e shesin, o e presin.

    dhe, o Brari mundohem nganjëherë edhe të bëj analiza, por fatkeqësisht po më dalin keq bre Brari. Po më kujtohen gjera të liga, o Brari. Po t'i kujtoj vetëm dy që s'po mund t'ia fali kurrë:

    1. Rasti i skemave priamidale, kur u deklarua se " këto janë para të pastra" dhe
    2. Urdhëri për ta bombarduar Jugun

    Aman o Brari ma thuaj nëse s'është kjo e vërtetë, se mbase aso kohe kam qenë i shurdhër.

    Nuk po të përmendi të tjera o Brari, se duhet ta bëj një roman këtu. As po ta përmendi aferën e thyerjes së embargos ndaj ish Jugosllavisë, as po të përmend 97-tën, as Gërdecin, madje as 21 janara nuk po të përmend. nuk po përmend as urdhërin për të djegur e shkatërruaar gjithëcka "socialiste" që ishte ndërtuar me mundin e me gjakun e baballarëva tanë, të cilat i kishin ngritur sic thua nganjëherë me një copë misërnike e me një qepë...

    dhe o brari, kur fitoi atëherë demokracia në Shqipëri, ky kishte një shans shumë të mirë të ishte nga figrat më të shkëlqyera në vend, sepse njerëzit ishin mërzitur me diktaturë. po të dilte ky para masës e të thoshte: o burrani e shporrëm një herë e mirë këtë farë të keqe sllavo-ruse, tani do të bëjmë një jetë të re, tani do të ruajmë atë që na kanë lënë të parët tonë, por do të punojmë edhe më shumë, do të hapim vende të reja pune, do të kemi kushte më të mira për shkollim, do ta rregullojmë shëndetesinë... e shumë të tjera.

    Cka ta merr mendja o Brari, po të kishte vepruar kështu edhe ai komunisti më fanatik do të ishte kthyer, se njeriu të bukurën e shijon dhe ia ka ënda.

    Ky me të parën e nisi me hakmarrje, me djegie e mbi të gjitha gati ndezi vëllavrasjen...

    paskam shkruar shumë, o Brari, besoj mjafton kaq.

    Unë e dua Shqipërinë, Brari. Zemar më dhemb kur vritet, kur digjet e kur nepërkëmbet shqiptarizma. Dhe ngjalljen e ndjenjës së shqiptarizmëz, kjo i takon shqipërisë. Ne andej gjithmonë i kemi pasur sytë, prandaj edhe sot andej shikojmë.

    respekt, Brari

    P.S Sikur Shqipëria të ishte më në nivel edhe copëzat tjera shqiptare rreth saj do të ishin më në rregull. Kjo po u jep "ujë të keq" gjithe¨trojeve shqiptare! Fatkeqësisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 27-06-2012 më 21:34
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    përshëndetje cincinati, mos ia shih për të madhe. unë nuk ia pashë për të madhe, sepse disa janë ende në hipnozë të thellë dhe u ka humbur rruga në oborr; nuk e dinë cka është mirë e cka është keq, faktikisht nuk e shohin, se nuk i lë hipnoza!
    PROJEKT keto nuk jan hic ne hipnoz po keshtu ja do mushka drut ketyre ...kto bejne krahasime si komunistat e para 90 me ato te mbretit zog....edhe pse kishin 40 vjet ne pushtet duke share e stershare satrapin???se ndryshe si do ta ushqenin menderisht popullin.edhe keto pseudodemokratet po ta hapesh i cik gojen. te bejne komunist sigurims axhitacjon propogand haha..skan si ta fshehin te verteten lakuriqe ne mes te dites,kur kryeministri yn ve nji doktor lopesh e gomaresh kryediplomatkulmi.baca sali ndjek ate politik qe ndoqi mentorasi i tij politik enver hoxha.duke ngritur ne detyr njerez qe nuk shohin para hundes se tyre.njerez qe nuk kan karakter te pavarur ..te till njerezish i ve cfardolloj kapistre qe te kullosin ku tu thot bac saliu..dhe per hipnozen ato e din mir qe kush e thith pasi pjesa dermuse e shqiptarve eshte shum e dobet ekonomikisht dhe te menduarit politikisht.SHQIPTARET nuk kan ku ta kthejn koken prapa pasi kohen e zogut nuk e mbajn mend vetem me gojdhena.ndersa kohen e monizmit nuk pati me keq per ne.
    u duket bace me lule ky lloj pushteti minidiktatur ...dhe ky eshte problemi qe vendet te tjera rreth nesh edhe pse ishin shum mbrapa na kaluan ne te gjitha fushat ,edhe serbija.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte interesant te shikosh ligesine dhe injorancen politike te njerezve qe mendojne si hapesi i temes.

    Se pari, duhet te mesoni, se aplikimi per anetaresim ne BE eshte nje aspirate e gjithe popullit shqiptar, jo vetem e Berishes. Dhe si e tille, nese Shqiperia lihet jashte BE-se, kjo nuk eshte nje "humbje per Berishen", sic i pelqen te shprehet ai qe ka shkruar ato me lart, por nje humbje per popullin shqiptar.

    Se dyti, eshte bere mese e qarte tashme per cdo shqiptar, qe opozita shqiptare per plot 3 vjet qe nga zgjedhjet e 2009, ka ndermarre cdo hap te mundur per te minuar punen e qeverise shqiptare per permbushjen e kushteve te pranimit ne BE. Filloi me bojkotin e parlamentit, greven e urise, bllokadat e rrugeve kombetare, sulmin ndaj kryeministrise ne 21 janar 2011, dhe u kurorezua me teatrin e "presidentit konsensual", ku opozita jo vetem nuk pranoi asnje nga kandidatet konsensuale te pozites, por nuk doli as me nje kandidat te saj. Qe do te thote, qe qellimi i saj politik ishte ti mohonte Shqiperise nje president konsensual, me qellim qe ta perdorte kete karte per ti mohuar Shqiperise anetaresimin ne BE. Sipas mendjeve te semurave te piktoreve ne krye te opozites: "Po i mohuam Shqiperise anetaresimin ne BE me cdo kusht e me cdo cmim, mund te bejme me faj Berishen dhe qeverine e tij ne fushaten e zgjedhjeve te 2013". Pra opozita i deshmon gjithe shqiptareve, se nuk i ve aspiratat kombetare mbi interesat e veta politike.

    Se treti, Dr. Berisha ka qene dhe mbetet njeriu qe ne listen e objektivave te tij politike, ne krye te listes eshte anetaresimi i vendit te tij ne BE me te drejta te plota. Ai e shikon kete arritje si nje arritje historike te popullit te tij dhe permbushjes me sukses te misionit te tij ne politike. Por situata e krijuar ne BE, sidomos tek dy fqinjet tane, Greqia dhe Italia, le shume pak vend per shprese se BE ka nje te ardhme te sigurt. Ne fakt, shanset jane me te medha sot qe "euro-zone" do te shperbehet brenda nje kohe shume te shkurter. Qe ve ne pikepyetje per vende si Shqiperia jo vetem nese do te anetaresohen, por ve ne pikepyetje edhe nese anetaresimi eshte ne interesin e vendit.

    Se fundi, e kam shprehur vite me pare ne kete forum qe fiksimi i politikes shqiptare dhe Dr. Berishes me anetaresimin ne BE nuk eshte rruga e duhur. Shqiptaret e kane arritur tashme privilegjin e vetem qe ata deshironin nga BE, liberalizimin e vizave qe mundeson levizjen e lire. Zhvillimi ekonomik e kulturor i vendit nuk duhet te lidhet ne menyre te pazgjidhshme me anetaresimin ne BE, por me reformat dhe nismat e vete qeverise e shoqerise shqiptare. Rritja e ndjeshme ekonomike e viteve te fundit, edhe pse bota ishte ne krize, deshmon qe Shqiperia ka shanse me te medha zhvillimi si nje vend jashte BE se sa brenda saj.

    Shqiperia duhet te studioje ate qe ndodhi ne Greqi e Itali pas anetaresimit ne BE, dhe te mesoje nga gabimet e tyre.

    Albo

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Futja ne BE vjen me nje kosto teper teper te larte per popullin shqiptar nuk eshte thjesht nje fjale goje.
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •