Kur them ju, e kam fjalen per ty dhe te gjithe te tjeret qe jane si ti dhe mos u bej sikur nuk kupton, sepse te demtohet reputacioni

, ato gjera qe i thash une deri tani jane te qarta dhe dhe leht kuptohen. Gjerat qe i beni ju dhe mendoni se me to e perfaqesoni Islamin jane sjellje devijante, qe ne fakt ato nuk kane te bejne asgje me Islamin dhe me Kuranin, sepse per mua Islami eshte Kurani dhe Kurani eshte vete Islami.
thjeshte dhe qarte, te gjitha ato gjera qe ju i praktikoni dhe i fusni ne kuader te Islamit per mua jane shpifje. Ndersa sa i perket pervetesimit te mendimeve qe ti mendon se eshte ashtu te siguroj se ky eshte nje paragjykim dhe e ke shume gabim. Nese do ti, une ta tregoj edhe biografine time, qe qysh kur kam qene femi nuk me kane pelqyer predikimet e hoxhollareve tradicional, por ia kam bere vetes te qarte nje gje, kam thene se nuk do t'i besoj asnje njeriu nese me flet diqka rreth fese deri sa te rritem, te pjekem dhe ta marr vete ne duart e mia Kuranin, ta lexoj e ta analizoj ne menyren time sic une do ta perceptoj pastaj. Dhe jo vetem kaq, une ia kam vene kusht vetes se do te lexoj edhe Biblen dhe pastaj pasi t'i lexoj te dya te beje vete krahasimin dhe te zgjedh vete ate per te cilen mendoj se eshte me e drejta. Pasi kam lexuar te dy librat nga nje here e me teper, krahasimet kane qene te lehta per tu bere e edhe vendimi per zgjedhje ka qene edhe me i lehte per mua.
Pa ndonje qellim fyerje ndaj dikujt ju them se Bibla me eshte dukur si nje prralle dhe shume femijnore, por edhe nga ajo kam pasuruar trurin tim dhe e falenderoj Zotin qe me dha mundesine per ta lexuar ate liber, sepse edhe aty gjeta disa gjera te vlefshme per mua personalisht. Ndersa Kuranin kur e lexova per te paren here, hasa ne disa probleme pasi u mundova te krahasoj me citimet e autorit i cili e kishte perkthyer ate liber. Pastaj gjeta edhe nje Kuran tjeter te perkthyer nga nje autor tjeter, fillova te bej krahasimin e atyre dy Kuraneve dhe aty hasa ne kontradiktat e citimeve te autoreve, te cilat nuk perputheshin pothuajse aspak me njera tjetren. T'ua them te drejten me vune ne depresion keto gjera pasi bera ato krahasime dhe per pak sa nuk kalova ne ateizem (jo te plote) pasi qe besimin ne Zot nuk kishte asgje qe mund te ma vinte ne pike pyetje!!! Ne ate periudh kohore mbeta i pa fe, sepse besimin ne Zot e kisha, por besimi ne fe me humbi. Per keto gjera kisha dyshime qe nga femijeria pra, por isha kurioz me thenjen e besimtareve mysliman "Kurani eshte i pa ndryshueshem". T'ua tregoj edhe kete se kur kam qene ne moshen nente vjecare kisha bere edhe hatme, por ajo nuk me ndihmoi asgje atehere, sepse Kuranin e lexova te terin ne gjuhen arabe dhe nuk kuptova asgje. Pas gjith atyre analizave te mija ne fund mbeta i zhgenjyer dhe me se shumti me zhgenjeu feja ime Islame. Nga ajo kohe mua shua kurreshtja per fete dhe vazhdova te jetoj jeten time private si te gjithe te tjeret, mirepo i pa fe.
Nje dite, deri sa isha duke punuar ne zyren time me erdhi nje mesazh privat ne emailin tim me titullin "Xhamia shqiptare"! E hapa ate MP dhe pash linkun
www.xhamiashqiptare.net # Verzion Shqip i Kuranit (bazuar nė Pėrkthimin e Autorizuar tė Kuranit nė Gjuhėn Angleze nga Rashad Khalifa). Shkarko (PDF). Thjeshte per kuriozitet hapa ate link dhe filloja te kontrolloj se cfare ka aty. Pashe nje Kuran te perkthyer, pashe Kurani Hadithi dhe Islami dhe Mrekullia Matematikore e Kuranit, kjo Mrekullia me beri kurioz dhe vendosa te shfletoj, pastaj edhe Kurani Hadithi dhe Islami (krahasimet), me besoni se u humba i teri....!!!! Me ne fund me erdhi nje lloj gezimi dhe mu duk se ate gezim ma solli vete Zoti me ane te ndonje engjulli apo dic te ngjashme dhe ndoshta ky ishte fat i mire per mua, se Zoti nuk deshi te me lere te humbur, te pa fe dhe gjithnje nen dyshime rreth ekzistences se Tij. Lexo e lexo.... fillova te bindesha ngadale ngadale, sepse ishin fakte bindese me besoni, mirepo per tu bindur ne te verteten, nese e lexoni ate, ju nuk duhet te lexoni me nje sy tjeter dmth ne menyre shperfillje dhe nenqmimi, por thjesht duhet te lexoni ate ne menyre studimore qe te mos mbreteroj mllefi apo gezimi, pra keto dy ndjenja nuk duhet te ekzistojne ne shpirtin dhe ne trurin tuaj pasi te jeni duke e lexuar, dhe mendoj se vetem ne kete menyr do t'ia arrini te bindeni dhe ta kuptoni te verteten.
Aty e keni te verteten e plote dhe do te gjeni te gjitha ato kontradikta te cilat vertete ua kane bere lavazh trurin, e ndoshta ne fillim do t'iu krijohet nje lloj urrejtje ndaj arabeve idhujtar. Por prap nese kerkoni ndihme tek Zoti, ajo urrejtje do t'iu zhduket dhe rrolin e gjykatesit do ta luaj Ai qe duhet ta luaj, kuptohet, per ate gjykim se kur dhe ku vetem Ai do te vendos.
Nuk ma do mendja se eshte e hijshme dhe drejte qe une te sjell e te perseris edhe njehere ato gjerat te cilat jane shpikje arabe dhe te cilat kane degraduar Islamin ne teresi, pasi qe nje anetar me emrin Bani dhe tjetri Master2006 i kishin sjellur te gjitha ato ne kete forum. Ajo qka iu mbetet juve eshte "Ti qaseni studimit".
Tung Nuh Musa... dhe te gjith te tjeret.
Krijoni Kontakt