Close
Faqja 17 prej 50 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 499
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tiranë, ekzekutohet pas kafesë me të vëllanë miku i Emiljano Shullazit

    Habjon Hasani

    Tiranë Pesë plumba pistolete i kanë marrë jetën një 34-vjeçari në Tiranë, vetëm pak minuta pas kafesë së fundit me të vëllanë. Viktima quhet Arlind Fuga, tregtar materialesh gipsi, por edhe mik fëmijërie me Emiljano Shullazin, një personazh i njohur ky për policinë e kryeqytetit. Dëshmitarë në vendngjarje i thanë mbrëmë “MAPO”-s se Fuga ka mbyllur dyqanin e tij në katin e parë të një pallati në rrugën “Him Kolli” si çdo mbrëmje, rreth orës 19:00. Së bashku me të vëllanë dhe një mikun e tyre, ata i janë drejtuar një kafeje në lagje, ku kanë qëndruar për 40 minuta. Është çuar i vetëm dhe është drejtuar tek bilardoja ku kalonte pasditet, rreth 30 metra larg lokalit ku ndodhej i vëllai dhe breshëria e plumbave ia ka prerë jetën në mes, duke lënë jetimë dy fëmijë të mitur. Sapo i është afruar derës së bilardos, Arlind Fuga është qëlluar nga cepi i murit nga një person i vetëm, i cili ka zbrazur pesë plumba pistolete mbi të. Policia tha dje se nuk kishte një autor të identifikuar, ndërsa vrasësi është parë për herë të fundit nga një grua e cila ndodhej në ballkon. “E pashë duke ikur me vrap nëpër rrugicat e lagjes, në drejtim të rrugës së Kavajës”, – i ka thënë ajo policisë, pa mundur të japë të dhëna të sakta për identifikimin e tij. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka administruar gëzhojat e gjetura si dhe predhat. Viktima është transportuar pesë minuta pas goditjeve në spital prej vëllait, por ka ndërruar jetë, ende pa mbërritur në duart e mjekëve. Arlind Fuga jetonte që në fëmijëri në rrugën “Him Kolli”, një rrugicë e ndërmjetme mes rrugës “Myslym Shyri” dhe “Rrugës së Kavajës”, shumë pranë Drejtorisë së Policisë. Banorë të lagjes thanë dje se ai rrinte shumicën e kohës në dyqanin ku punonte dhe nuk njihej si tip problematik prej fqinjëve të tij. Ishte praktikant i fesë islame dhe pjesën më të madhe të ditës e kalonte në dyqanin ku së bashku me të vëllanë, tregtonin materiale gipsi dhe bojëra. “Ka dy fëmijë dhe punonte gjithë ditën në dyqan me të vëllanë. Është besimtar mysliman shumë i devotshëm e njoh prej vitesh. Jemi rritur në këtë lagje. Nuk di ç’të them. jam shumë i habitur”, – tha një banor i lagjes. Krismat e pistoletës kanë nxjerrë në ballkone banorët e lagjes, të cilët më pas janë informuar për vrasjen e Arlindit. “Sapo dëgjova krismat kam dalë në ballkon. Dukeshin që nuk ishin fishekzjarrët e zakonshëm. Porsa kam dalë, kam parë vetëm siluetën e një trupi të shtrirë pranë bilardos dhe më pas mora vesh se ishte vrarë Arlindi”,- tha dje për MAPO-n një tjetër fqinj i tij. Në lagjen e tij, Arlind Fugën e njohin si njeri punëtor dhe të qetë, por hetuesit në Tiranë e kanë të dëgjuar prej kohësh emrin e tij, për shkak të lidhjeve shoqërore me Emiljano Shullazin, një ndër emrat më të njohur të nëntokës së krimit në kryeqytet, aktualisht në qeli për armëmbajtje pa leje. Ndonëse kanë ndjekur dy rrugë të ndryshme në jetë, Fuga dhe Shullazi duket se kanë ruajtur ndër vite shoqërinë e tyre, ndërsa Fuga njihet si më i besuari ndër miqtë e Shullazit. “Ishin shokë për kokë. Ishte ndoshta njeriu që Emiljano Shullazi i besonte më shumë nga i gjithë rrethi i tij shoqëror, edhe për arsyen se viktima nuk ka qenë asnjëherë pjesë e krimit. Ne dyshojmë se kjo miqësi mund të ketë lidhje me vrasjen e tij, si një sinjal hakmarrjeje për të arrestuarin Shullazi”, – tha dje një burim nga grupi hetimor i çështjes. Emrin e Fugës me Shullazin e ka përmendur edhe një femër e hetuar për mashtrim, e cila ka dëshmuar në polici se Fuga e kishte shoqëruar atë me porosi të Emiljano Shullazit, për të sqaruar një ndërhyrje për ryshfet pranë një prokurori. Përtej dyshimeve mbi këtë vrasje të radhës në Tiranë, të paktën deri në mbrëmjen e djeshme policia nuk ka pasur asnjë emër si autor të vrasjes, ndërsa dyshimet mbi organizatorët e saj edhe kësaj here kanë rënë mbi rivalët e Emiljano Shullazit në Tiranë.

    mapo

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    si ju mor jeta vajzes 8 vjecare sot e tmerrshme
    durt me dridhen ta publikoj lajmin besoj e keni lexu tek balkan web
    ca eshte kjo mizori qe sna shqiptet ne si popull
    o gjykatesa futi te tre brenda per jete e mot mos pafshin driten e diellit me me sy
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sherri me armë për pronat mes vëllezërve, babai vret vajzën

    KURBIN-Sherri për pronën ka sjellë një tjetër rast të krimit të familje. Ngjarja u shënua paraditen e sotme në fshatin Zhej të Kurbinit, kur një 31 vjecare ka humbur jetën, ndërsa xhaxhai i saj është plagosur.

    Gjithcka ndodhi pas një sherri mes dy vellezërve Mark dhe Llesh Cara, ndërsa ky i fundit dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht vajzën e tij Lula Cara, e cila ka humbur jetën.
    Në konflikt ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë Mark Cara 40 vjec, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak.
    Policia ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe Llesh Caren dhe djalin e tij Aleksandrin.
    Megjithëse cështja gjyqësore për pronën kishte përfunduar, konflikti mes vellezërve vijonte prej kohësh dhe ka kulmuar ditën e sotme me një viktimë e një të plagosur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Disa orë pas krimit, u arrestuan nga policia shtetasit Aleksandër 29 vjec dhe Llesh Cara 68 vjec.

    (d.b/News24/BalkanWeb)

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gsh

    -

    Vrasja e Fugës, hetim armiqve të Shullazit
    » Dërguar më: 22/03/2012 - 12:20

    Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja misterioze e Arlind Fugës, Policia e Tiranës ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete që mund ta çojë në identifikimin e autorëve të krimit. Një numër i madh personash janë marrë në pyetje gjatë gjithë ditës së djeshme, por dëshmitë e tyre e kanë ndihmuar pak, për mos të thënë fare grupin hetimor. Edhe pse jo zyrtarisht, mësohet se një ndër pistat kryesore ku janë shtrirë hetimet për ekzekutimin e 34-vjeçarit Fuga, është ajo e miqësisë së tij me Emiljano Shullazin, i njohur si një ndër personazhet më problematikë në kryeqytet për sa i përket aktivitetit kriminal. Dyshohet se vrasja e Fugës mund të jetë kryer nga rivalët e Shullazit, të cilët në pamundësi për të sulmuar vetë Shullazin kanë zgjedhur të hakmerren duke vrarë miqtë e tij. Por më shumë, ngjarja e dy ditëve më parë shihet si një rikthim i konflikteve mes bandave rivale në kryeqytet, të cilat vetëm gjatë vitit të fundit kanë prodhuar 3 vrasje.
    Hetimet
    Ndërkaq, me anë të një njoftimi për shtyp, Policia e Tiranës dha detaje në lidhje me vrasjen e 34-vjeçarit Fuga. "Më datë 20.03.2012, rreth orës 20:30, në rrugën "Him Kolli" Tiranë, është vrarë me armë zjarri, nga persona të paidentifikuar, Arlind Fuga, 34 vjeç, banues në Tiranë. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe 3 në Tiranë, u formua grupi i posaçëm hetimor, i cili kreu veprimet e para hetimore dhe procedurale, duke shoqëruar dhe pyetur persona që kanë dijeni për këtë ngjarje. Në vendngjarje u kryen veprimet procedurale, si kqyrja e vendit të ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat, ndërsa në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u sekuestruan 6 gëzhoja arme zjarri", - thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, fqinjë të 34-vjeçarit Fuga, të pyetur nga "Gazeta Shqiptare" janë shprehur të tronditur nga ngjarja e ndodhur mbrë-mjen e së martës dhe se për ta Fuga ishte një djalë shumë i qetë dhe i përkushtuar për familjen dhe dy fëmijët e tij. "Arlindin e njihja si djalë lagjeje dhe gjatë gjithë këtyre viteve nuk kam dëgjuar të ketë pasur probleme me njeri. Ishte djalë i rregullt dhe korrekt me ne dhe ishte shumë i lidhur me familjen e tij. U habita kur mora vesh se ishte vrarë, pasi nuk mund ta imagjinoja kurrë një gjë të tillë.", - deklaron një prej fqinjëve të viktimës.
    Përplasjet
    Rinisja e "luftës" mes grupeve rivale në Tiranë, daton më 25 qershor, kur persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë Gilmando Danit, i njohur për miqësinë e tij me Emiljano Shullazin. Danit i kanë bërë pritë vetëm pak metra larg banesës së tij dhe kanë qëlluar me automatik disa herë në drejtim të tij, por fatmirësisht ka arritur të shpëtojë vetëm me një plagosje në këmbë. Në shenjë hakmarrjeje për këtë atentat, vetëm një muaj më pas, më 29 korrik 2011 është qëlluar për vdekje juristi Sokol Doçi, i njohur si mik i kundërshtarëve të Shullazit. Por nuk mbaron me kaq. Dy muaj pas vrasjes së Doçit, vritet Arjan Selimi, një personazh i njohur i botës së krimit në vend, gjithashtu i njohur për miqësinë e tij me Emiljano Shullazin.

    ---------

    "Sarandjoti Gjika u vra për borxhin 70 mijë euro
    » Dërguar më: 22/03/2012 - 13:35

    Xhemil Beharaj

    FIER -Zbardhet motivi i vrasjes së 36-vjeçarit Dhimitër (Alqi) Gjika nga Saranda. Të paktën kështu kanë deklaruar dje burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit. Pas hetimeve të kryera që nga mbrëmja e së hënës, blutë kanë arritur në përfundimin se babai i dy fëmijëve u ekzekutua për borxhe. Sipas hetuesve të çështjes, bëhet fjalë për një shumë prej afro 70 mijë eurosh që viktima ua kishte marrë borxh dy vëllezërve Kastrati dhe nuk ua kishte shlyer. Referuar burimeve të mësipërme rezulton se Dhimitër Gjika u qëllua për vdekje me 4 plumba pistolete nga K. Kastrati dhe D.Kastra-ti, përkatësisht 28 dhe 25 vjeç. Në fakt, deklaratat e policisë kanë qenë kontradiktore në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth orës 21:30 të së hënës, pasi dy ditë më parë u deklarua se Gjika u ekzekutua nga Kastratët (babë dhe bir) për motiv hakmarrjeje ose prishje pazaresh. Mësohet se pasditen e së martës u shoqërua babai i dy vëllezërve Kastrati. 62-vjeçari është marrë në pyetje dhe më pas është lënë i lirë për mungesë provash. Po të njëjtat burime kanë bërë me dije se sarandjoti Dhimitër Gjika kishte vetëm pesë ditë që ishte kthyer nga Italia. Ai rrinte shpesh në Fier, pasi kishte marrë edhe një banesë me qira, ndërkohë që në pronësi të tij është edhe një banesë në Tiranë. Ndërsa vëllezërit Kastrati i kanë kërkuar që t'u jepte paratë, 36-vjeçari iu është shmangur duke mashtruar se borxhin do ta shlyente shumë shpejt. Dy autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për arrestimin e tyre. Nga ana tjetër, burime nga Prokuroria e Fierit janë shprehur se policia është në ajër dhe nuk ka asnjë provë të për vrasjen e Dhimitër Gjikës. "Ne si organ akuze flasim dhe veprojmë në bazë të provave dhe jo me aludime. Policia duhet të grumbullojë prova për ngjarjen, pasi nuk mund të arrestosh njerëz vetëm me aludime", - thanë burimet nga organi hetimor.

    balkan web
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 22-03-2012 më 12:56

  5. #165
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    Policia duhet te kete dosje edhe per gjithe miqte e Shullazit.Keto miq si dhe Shullazi duhet te survejohen nga policia 24/7(24 ore rresht nga e hena deri te djelen cdo jave gjithe vitin).Grupet armiq te shullazit duhet te jene ne rreth te kuq dhe survejim 24/7 gjithashtu,perndryshe policia do haje lesht me hetime dhe nuk mund te parandaloje krimin.Survejimi i jep shume shance dhe favor policise pasi i ka nen vezhgim te fshehte 24 ore dhe mund ti kape keto kriminele ne flagrance duke kryer krim dhe te beje arrestimet.Gjykimi dhe denimi eshte i garantuar pasi deshmitare ne krim jane vete policat,nuk ka vend as per toleranca,hamendje paragjykime hipoteza,pasi krimet e bera jane pare nga vete policet.
    Ky Fuga mund te jete vrare edhe per borxhe,ose per vjedhje,ose per droge,per motive krejt banale qe skane lidhje fare me bandat rivale.Hajde merre vesh si eshte e verteta.Keto elemente te rrezikshem duhet te jen nen survejim.
    ----
    Per idiotat Kastrati jeta ka vlere 70 mije euro.Tani ta mbyllin jeten ne burg.
    Eurot nuk i moren,ku eshte llogjika e vrasjes????Morons.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #166
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin

    Ben7, polic je ???

    Si te duket opsioni, le te heqin qafe njeri-tjetrin ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #167
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ka ardhur koha qe ne Shqiperi te ndertohet rrjeti i inteligjences
    per parandalimin e krimeve.
    Ne kete rrjet te perfshihen
    1.Informatore qe do sigurojne informacion per cdo shtepi,bllok lagje
    per persona mbi 16 vjec qe jane emocionalisht jo stabel qe merren me aktivitete te
    dyshimta,qe kane potencial per te kryer akte te dhunshme,qe dyshohen se mund te kene arme,qe kane temperament gjaknxehte dhe ekziston mundesia qe keto persona te kryejne sherre dhe akte kriminale te pa parashikuara.Informacion per cdo person qe dyshohet qe merret me droge,shet apo blen.
    2.Te krijohet dosje te vecanta per keto persona me te dhena te hollesishme se me cfare merren me ke komunikojne,jane ne pune /jane te papune,numrat e tyre te telefonave dhe te aprovohet ligj per monitorizimin e bisedave telefonatave.
    3.Per rajone problematike te montohen neper rruge kamera
    4.Te gjithe te burgosurit e liruar nga burgu,te dale ligj qe mos te lihen si qen rrugeve por te nderhyje shteti dhe ti fuse ne pune.Po i le ne rruge,ne meshire te fatit,shancet jane qe ato te rifillojne perseri ndonje aktivitet te dhunshem me arme,apo vjedhje apo akte te tjera.
    5.Per cdo zone rajon ne qytet apo fshat te ngrihen njesi te vogla te specializuara te nderhyrjes se shpejte qe te nderhyjne rrufe dhe te parandalojne krim.Per cdo zone
    ne fshat apo qytet duhet te vendoset nje numer telefoni per raste emergjence,numri i telefonit te antikrimit dhe per cdo problem qytetaret te marrin ate telefon dhe forca speciale te nderhyjne menjehere.Kjo eshte shume e rendesishme pasi elemente kriminele do jene te vetedijshem qe po te ndermarrin te kryejne nje krim do ndeshen me presionin e nderhyrjes se shpejte nga forca speciale dhe mund te kapen,keshtu qe krimi mund te parandalohet.
    6.Per cdo zone ku vihen re grumbullime njerezish duhet te afrohet diku nje makine policie per vezhgim dhe si kercenim pozitiv,keshtu qe ndonje element ne turme me mendje te keqe,nuk do guxoje te beje ndonje krim se do kapet,makina e policise eshte afer.
    7.Ndertesat si lojra fati/disko,supermarkate,ndertesa shteterore,dyqane te medha institucione,te gjitha duhet te jene te pajisura me kamera vezhgimi dhe te pakten dy punonjes policie rrotull.
    8.Te gjitha rruget ne qytet duhet detyrimisht te jene te ndricuara mire naten gjithashtu edhe ne qytete te vogla.
    9.Te ndalohet me ligj qarkullimi i qytetareve ne kembe naten vone pas ores 11:30pm.
    Ato qe kapen te kontrollohen per arme /thika dhe nqs u gjehen ne xhepa arme te ftohta te kalojne ne gjyq.Persona pa arme te gjobiten.
    10.Policia duhet te pajiset me makina shume te shpejta te reja,per patrullim dhe nderhyrje te menjehershme.,shteti te financoje.
    11.Cdo qytetar/fshatar duhet te krijoje vetedijen qe te lajmeroje menjehere policine nqs degjon zhurma sherri te komshiu ne pallat,te telefonoje nqs degjon zhurma nga turma rrugecerish ne rruge,te lajmerohet policia.Te lajmerohet policia nga qytetare ne klube/bar restorante kur vihen re rreziqe per te plasur ndonje sherr aty nga dikush.
    12.Policia te kontrolloje makinat me te cilat qarkullojne grupe te rinjsh(3-5 te rinj brenda ne makine),Te ndalohen dhe kontrollohen makinat per droge dhe arme edhe sikur te gjendet 1mg droge dhe nje thike,keto persona te arrestohen,kalojne ne gjyq dhe makina konfiskohet i kalon ne pronesi shtetit.A do e frenoje kjo krimin?Pa diskutim qe do e frenoje pasi pasojat e aktivitetit kriminal do jene shume te renda.
    13.Te vezhgohen me polici cdo dite gjithe shkollat dhe universitetet brenda dhe jashte per te parandaluar futjen shperndarjen e droges,parandaluar futjen perdorimin e armeve dhe mos lejuar perdorimin e duhanit dhe mbrojtur cdo student nga akte te dhunes.Te gjitha shkollat duhet te pajisen brenda per cdo korridor me kamera.
    14.Te investohet per skanera te mire ne pika doganore/porte/ aeroport,per te parandaluar trafikun e droges dhe armeve qe hyn apo del.
    15.Per raste arme mbajtje pa leje,posedim droge/shitje droge,/plagosjesh me arme,mbajtje arme te ftohta akte sulmi dhe dhune duhet te krijohen ligje te reja akoma me te forta me burgime afatgjata.
    Per rastesh krimesh me vrasje,autoret e krimit duhet te denohen me vdekje.
    16.Duhet te dale ligj qe te ndaloje blerjen dhe perdorimin e pijeve alkolike nga te rinj nen 21 vjec.
    17.Jo amnisti,jo lirim me kusht per te arrestuar per here te dyte(ish te denuar).
    I like you
    ---------------------

    ka ndonje lajm te ri?
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  8. #168
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Në pranga i kërkuari në SHBA

    Mediat amerikane publikuan të mërkurën lajmin e arrestimit, të njërit prej shqiptarëve më të kërkuar nga Interpoli në të gjithë botën.

    Siç njofton gazeta "New York Daily News", FBI arrestoi ne shtetin e Illinois-it, Redinel Dervishaj 35 vjeç, vëllai i Plaurent Dervishajt, kunatit të shefit të bandës së Durrësit Lulzim Berisha. Mbi Dervishajn rëndon akuza e vrasjes në një restorant të italianit Antonio Lakertoza, i cili ndodhej duke darkuar me miqtë e duke festuar fejesën.Pas nje ngaterrese me tyre, Dervishaj goditi me thike disa here per vdekje Lakertoza.

    Krahas kesaj ngjarje mediat amerikane komentojne te shkuaren e Devishajt, duke zbuluar nje tjeter fakt ate te plagosjes se tij ne vitin 2007 pas nje perleshje te dhunshme me arme, mes bandave shqiptare ne zonen e Quins-it.

    Top channel

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gh

    -

    Fuga, dyshime për atentatin tek Muça
    » Dërguar më: 23/03/2012 - 13:30

    Emri i Arlind Fugës, miku i Emiljano Shullazit, që u ekzekutua me gjashtë plumba mbrëmjen e së martës, ishte renditur në listën e të dyshuarve për vendosjen e eksplozivit në banesën e ish-Zv.Drejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muça. Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të lartë në Policinë e Shtetit. “Po, është e vërtetë. Arlind Fuga ka qenë në listën e personave të dyshuar për atë ngjarje, por nuk kishim prova për të bërë një arrestim të tij. Dyshimet lindën nga pamjet filmike që kishim në dispozicion, pamje të cilat ishin fiksuar nga një kamera në derën e shtëpisë së ish-zv.drejtorit Muça. Autori i vënies së eksplozivit në shumë aspekte ngjante me të ndjerin Arlind Fuga, sa i përket gjatësisë, të ecurës dhe pjesës së mjekrës”, - thanë të njëjtat burime.
    Ndërkaq gjatë ditës së djeshme është zhvilluar ceremonia mortore për 34-vjeçarin, i cili është përcjellë për në banesën e fundit sipas të gjitha riteve të fesë myslimane, pasi ai ishte një praktikant i rregullt i saj. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës është duke vijuar hetimet për të mbledhur të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e autorit të ekzekutimit të Fugës, mbrëmjen e 20 marsit.
    Dyshimet
    Menjëherë pas shpërthimit të ndodhur në banesën e Dorian Muçës dhe sigurimit të pamjeve filmike ku dallohej autori, emri i Arlind Fugës është futur në listën e të dyshuarve, pasi një sërë të dhënash të autorit përputheshin me ato të Fugës. Gjatësia trupore, mjekra, mënyra e të ecurit kanë qenë disa nga tiparet e nxjerra nga ekspertët për autorin e vendosjes së sasisë së eksplozivit. Ishin këto të dhëna që shtynë grupin hetimor që të vendosnin Fugën në listën e personave të dyshuar për këtë ngjarje dhe të nisnin mbledhjen e informacioneve mbi të. Por dyshimet e ngritura nuk u arritën të dokumentoheshin për faktin se cilësia e filmimeve dhe shmangia e kamerave nga ana e autorit nuk të linin mundësi për identifikimin e plotë të fytyrës së tij.
    Hetimet për vrasjen
    Tre ditë pas ngjarjes, Policia e Tiranës ka vetëm 6 gëzhoja 7.62 mm të qitura nga një armë tip pistoletë TT dhe dëshmitë e disa personave, të cilat nuk kanë arritur të identifikojnë autorin. Burime të rezervuara nga grupi hetimor bëjnë të ditur për “GSH” se nga provat e mbledhura deri më tani dhe nga ato pak dëshmi të vlefshme, dyshohet se ekzekutori ka qenë një person i vetëm, i cili e ka pritur 34-vjeçarin derisa të dilte nga lokali ku ndodhej dhe ka qëlluar mbi të 6 herë në pjesën e gjoksit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Gjithnjë sipas të njëjtave burime, autori është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes duke u fshehur në rrugicat e errëta të asaj zone. Ndërkaq, pas ekspertizave balistike të kryera mbi 6 gëzhojat e gjetura rezulton se ato nuk janë përdorur në tjetër ngjarje, duke zbehur edhe këtë provë të gjetur në vendngjarje. Mësohet se në pyetje janë marrë dhe familjarët e viktimës, të cilët kanë deklaruar përpara oficerëve të policisë se nuk e dinin se kush mund të kishte qëlluar mbi 34-vjeçarin dhe se në dijeninë e tyre Fuga nuk ka pasur asnjë konflikt që mund të çonte deri në vrasjen e tij. Nga ana tjetër, gjatë ditës së djeshme është zhvilluar ceremonia mortore e 34-vjeçarit Arlind Fuga, ceremoni e cila është zhvilluar sipas të gjitha riteve të fesë myslimane, pasi viktima prej kohësh ishte praktikant i rregullt i kësaj feje.

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Polici vrau shokun për xhelozi, tentoi të vriste në fund veten

    Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj ish-policit Genci Domi, i cili ekzekutoi shokun e tij, pasi dyshonte për tradhti me gruan e tij. Domi do të përgjigjet para Gjykatës së Tiranës për akuzën e “vrasjes me paramendim” në dëm të Bashkim Memisë. Në dosjen e prokurorisë thuhet se: Më datën 12.01.2012 rreth orës 12:50 në vendin e quajtur Kombinat, Tiranë dhe pikërisht tek lulishtja përballë stacionit të autobusëve, shërbimet e policisë, arrestuan Genc Domin, punonjës policie në Komisariatin e policisë Nr.3 Tiranë, pasi me pistoletën e tij ka vrarë për arsye xhelozie shtetasin Bashkim Memia. Ish-polici Domi u ka rrëfyer hetuesve se në datën 12.01.2012 rreth orës 12:30 ka shkuar në Kombinat për të shkuar tek kioska e Bashkim Memisë, dhe ka shkuar nga pjesa e mbrapse e kioskës, më qëllim që i ndjeri Bashkim të mos e shihte. Sapo ka hyrë tek dera e pasme e kioskës, duke u ndodhur përballë me të ndjerin Bashkim, i dyshuari Genc Domi ka drejtuar pistoletën dhe pa thënë asnjë fjalë ka qëlluar tre herë në drejtim të tij. Në këtë moment i ndjeri ka arritur të dalë nga sporteli i kioskës, por i dyshuari Genc e ka ndjekur nga pas ku e qëllon edhe dy herë të tjera. Pasi i ndjeri Bashkim Memia është rrëzuar në tokë, ish-polici Domi, i është afruar dhe ka tentuar të qëllojë sërish, por nuk kishte më fishekë. Në këto kushte ai e ka qëlluar viktimën disa herë me pjesën fundore. Më pas ka nxjerrë karikatorin rezervë dhe si e ka mbushur sërish armën ka qëlluar mbi trupin e pajetë të Memisë. Pasi ka ekzekutuar shokun, Genc Domi, u tha hetuesve se ka drejtuar pistoletën nga vetja, por ajo tashmë nuk kishte fishekë. I dyshuari Genc Domi tregon se arsyeja e vrasjes së Bashkim Memisë ka qenë për motive xhelozie.

    balkanweb
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

Faqja 17 prej 50 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •