Do fillojmë me dardhën
Ua uroi vitin 2012 të gjithë forumistëve dhe ata qe lexojnë foruminshqiptar. Pasi qe kam filluar me dardhën do përfundoi me te e pastaj me radhë
Dardha – Prejardhja
DARDHA (Pyrus sp.), pemë qe rrjedhë nga rendi Rosales, familja Rosaceae, nënfamilja Pomoideae, rodi Pyrus
Në rodin e dardhës në pemëtari bëjnë pjesë tridhjetë lloje, ka numër të madh të nënllojeve. Sipas disa autorëve, prejardhjen e ka nga Zakaukazi (Azia e mesme dhe Irani) edhe nga Kina. Jeta e sajë mund të zgjatë deri në 200 vjet. Në kultivim të lirë mund të arrijë lartësinë deri në 25 m.
Cilësia e dardhës (vetitë organoleptike) varet nga: përmbajtja e sheqerit, acidet organike, nga lëngshmeria, tretja e sajë gjatë konsumimit, nga shija, aroma, mishit të frytit etj. Këto veti organoleptike veren nga: vetitë e varietetit, por në masë të madhe varen nga kushtet klimatike, ato tokësore dhe përdorimi i masave agroteknike.
Frutat e dardhës në vete përmbajnë: 87 – 97% materie ushqyese, ndërsa 2,04 – 14% pjesë të pa përdorshme (mbeturina).
-Materiet ushqyese: 80,83 – 87,50% ujë, 12,50 – 19,17% materie të thatë.-
- Materia e thatë përmban: sheqer invert 6,01 – 17, 64%, sakarozë 0,87 – 5,13%, acid organik 0,03 – 0,36%, hiri 0,26 – 0,40%, celulozë 0,78 – 1,45%, albumine 0,26 – 0,48% dhe tanine 0,01 – 0,10%,
- Nga acidet organike më së shumti përmban acidin e mollës dhe atë te limonit.
- Ndërsa, sa i përket enzimave përmban: invertazë, pektazë dhe oksidazë.
- Materiet minerale përmbajnë: Kalcium (Ca) 2,70 – 14,50 mg %, fosfor (P) 4,50 – 26,50 mg%, hekur (Fe) 0,08 – 0,57 mg%, Magnez (Mg) 6,39 – 8,82 mg% dhe Mangan (Mn) 0,04 – 0,09 mg%
- V i t a m i n a t: Karotinë 0,008 – 0,042 mg, Acid nikotinik 0,200 – 0,430 mg, Vitaminë B1 0,6 -0 1,68 mg, B2 0,016 – 0,038 mg, Vitaninë C 2,31 – 12,51 mg në 100 të frytit.
Qellimi im ishte, përveç urimit të Vitit të Ri, ti bëjë me dije të gjithë ata qe e konsuminin dardhën gjatë kësajë feste, ta dinë se çfarë po konsumonin. Konsumatorët e duhanit mund të konsumojnë më pak duhan sepse dardha përmbanë edhe acid nikotinik qe plotëson nikotinën. U r i m e!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Krijoni Kontakt