Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Per Hipoteken

    Kush merr vesh nga punet me Hipotekat.. Le te diskutojme..
    '
    ---------


    Pėr hipotekėn, ndryshon skema e shitjes sė pasurive tė paluajtshme

    Aktualitet e Enjte, Dhjetor 8th, 2011

    Opozita: Ndryshimet do shtojnė burokracitė pėr qytetarin.

    Noteri shkon nė ZRPP dhe tėrheq aktin e pronėsisė sė qytetarit.

    Qeveria ndryshon procedurėn e shitjes sė pasurive tė paluajtshme. Drafti i ri, i cili u miratua nė fillim tė muajit tetor nė Kėshillin e Ministrave, ėshtė diskutuar dje nė Komisionin e Ligjeve, ku opozita u shpreh skeptike pėr rregullat e reja dhe abstenoi (vetėm Arben Isaraj votoi kundėr). Pas miratimit vetėm me votat e maxhorancės, akti do tė kalojė nė seancėn parlamentare dhe do tė presė datėn 1 mars kur do tė hyjė nė fuqi. Sipas pėrfaqėsuesve tė qeverisė, dixhitalizimi i procesit pėrfundon brenda marsit edhe nė Durrės dhe deri nė fund tė 2012-s do tė pėrfundojė nė tė gjithė vendin.
    Procedura e re
    Ministri i Drejtėsisė, Eduard Halimi, sqaroi nė mbledhjen e Komisionit tė gjithė hapat qė do tė ndiqen nga qytetarėt qė blejnė pasuritė e paluajtshme dhe aplikojnė nė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive (ZRPP) pėr ndryshimin e emrit nė aktin e pronėsisė. Sipas procedurave aktuale, fillimisht shitėsi i pasurisė sė paluajtshme bėn rifreskimin e kartelės, e paraqet atė te noteri, ku sė bashku me blerėsin, nėnshkruajnė kontratėn. Mė pasi, kur blerėsi ka derdhur tė gjitha detyrimet financiare te shitėsi, shkon nė ZRPP pėr tė ndryshuar emrin nė aktin e pronėsisė. Me ligjin e ri, tė gjitha kėto procedura tashmė do t’i bėjė noteri. “Me procedurėn e re do tė kemi njė model krejt tjetėr tė kėsaj veprimtarie. Shitėsi, bashkė me blerėsin do tė paraqiten te noteri. Nuk ka nevojė qė shitėsi tė ketė rifreskuar vėrtetimin e pronėsisė, por do tė paraqitet vetėm me njė vėrtetim tė vjetėr tė tij. Noteri nė atė moment do tė futet nėpėrmjet sistemit online, qė ėshtė i lidhur me ZRPP, brenda pak sekondave do tė vėrtetojė qė shitėsi ėshtė apo jo pronar real i kėsaj pasurie dhe do tė kryejė kontratėn. Noteri duhet tė ketė njė llogari bankare dhe blerėsi kalon nė llogarinė e noterit shumėn me tė cilėn do tė blihet pasuria. Noteri, pasi ka bėrė verifikimin online dhe nėse nuk ka asnjė pengesė ligjore pėr tė kryer transaksionin, do tė marrė edhe vėrtetimin e pronėsisė nė ZRPP nė emėr tė blerėsit, do tė kthehet te palėt dhe do t’i ēojė blerėsit aktin e pronėsisė”, tha ministri Halimi.
    Debatet
    Nga ana e saj opozita u shpreh skeptike pėr kėtė procedurė. Nėnkryetari socialist i Komisionit tė Ligjeve, Fatmir Xhafaj, u shpreh se me ligjin e ri do tė jetė noteri qė do tė vihet pėrballė burokracive tė administratės. “Sa kohė qė ky proces nuk ėshtė mbyllur, qytetari do tė jetė pėrballė dy vuajtjeve: njė pėrballė noterit dhe njė qė do ta transferojė noteri te qytetari pėr shkak tė problemeve qė do tė ketė noteri te ZRPP-ja. Instrumentet qė na bėjnė bindėse nė interes tė qytetarit nuk janė qė tė mė bindin qė unė ta votoj pro kėtė ligj, prandaj, si hap i parė, duke ndjekur dhe duke parė diskutimet, duke njohur dhe ligjin, ndoshta mund tė evoluojė. Unė do tė abstenoj”, tha Xhafaj. Nė pėrgjigje tė skepticizmit tė opozitės, Halimi theksoi se “skepticizmi nė njė proces tė tillė nuk ka pikė kuptimi, sepse sė pari ne kemi ndėrmarrė njė nismė qė e ofron shėrbimin e noterisė nė Shqipėri me shėrbimin e noterisė nė vendet e BE-sė, e bėn shėrbimin e noterisė nė Shqipėri lider nė rajon. Asnjė nga vendet e rajonit nuk ka filluar ta implementojnė procesin e dixhitalizimit”.

    Debati nė Komision
    Eduard Halimi (ministėr i Drejtėsisė): Sot, pėr tė kryer njė transaksion blerėsi dhe shitėsi, para se tė shkojnė te noteri, shitėsi duhet tė shkojė nė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme tė rifreskojė aktin e vet tė pronėsisė. Pasi ka shkuar dhe ka bėrė kėrkesėn nė ZRPP, do tė presė edhe rifreskimin qė janė jo mė pak se 10 ditė, do tė paraqiten te noteri, do tė nėnshkruajnė kontratėn te noteri, do tė pėrfundojnė kontratėn, do tė kryejnė pagesat respektive siē ėshtė ligji aktual, mė pas blerėsi do tė paraqitet nė njė moment tjetėr nė ZRPP, do tė bėjė kėrkesė pėr ta regjistruar dhe nė rastin mė tė mirė blerėsi do tė marrė prej andej, nė ditėn e 30-tė, njė vėrtetim pronėsie. Kjo ėshtė praktika e derisotme. Me procedurėn e re do tė kemi njė model krejt tjetėr tė kėsaj veprimtarie. Shitėsi bashkė me blerėsin do tė paraqiten te noteri. Nuk ka nevojė qė shitėsi tė ketė rifreskuar vėrtetimin e pronėsisė, por do tė paraqitet vetėm me njė vėrtetim tė vjetėr tė tij. Noteri nė atė moment do tė futet nėpėrmjet sistemit online, qė ėshtė i lidhur me ZRPP, brenda pak sekondave do tė vėrtetojė qė shitėsi ėshtė apo jo pronar real i kėsaj pasurie dhe do tė kryejė kontratėn. Noteri duhet tė ketė njė llogari bankare dhe blerėsi kalon nė llogarinė e noterit shumėn qė do tė blihet pasuria. Noteri, pasi ka bėrė verifikimin online dhe nėse nuk ka asnjė pengesė ligjore pėr tė kryer transaksionin, do tė marrė edhe vėrtetimin e pronėsisė nė ZRPP nė emėr tė blerėsit, do tė kthehet te palėt dhe do t’i ēojė blerėsit aktin e pronėsisė.
    Shega Ligori: Qytetarėt e kanė tė detyruar kėtė mėnyrė veprimi, apo ėshtė alternative?
    Eduard Halimi: Pėr idenė e veprimeve online ne iu referuam eksperiencės me dėshmitė e penalitetit. Ne hoqėm radhėt dhe e kthyem nė njė shėrbim online. Thamė se me shenjat e gishtave mund tė verifikohet gjendja e kriminalitetit tė gjithsecilit. Kėtė mėnyrė tė vepruari e morėm dhe e implementuam edhe kėtu. Qytetarėt do tė shkojnė te noteri sepse e kėrkon Kodi Civil, dhe paratė do t’i derdhin te llogaria e noterit. Pėr tė shkuar nė hipotekė, qytetarėt mund tė shkojnė vetė. Pėr kėtė rast mund tė ketė njė shėrbim dhe njė tarifė ekstra, pėr shembull 10 euro, qė noteri tė shkojė nė ZRPP. Por qytetari edhe mund tė mos dojė dhe tė shkojė vetė nė ZRPP.
    Fatmir Xhafaj: Sa kohė qė ky proces nuk ėshtė mbyllur, qytetari do tė jetė pėrballė dy vuajtjeve, njė pėrballė noterit dhe njė qė do ta transferojė noteri te qytetari pėr shkak tė problemeve qė do tė ketė noteri te ZRPP-ja. Instrumentet qė na bėjnė bindėse nė interes tė qytetarit nuk janė qė tė mė bindin qė unė ta votoj pro kėtė ligj, prandaj, si hap i parė, duke ndjekur dhe duke parė diskutimet, duke njohur dhe ligjin ndoshta mund tė evoluojė, unė do tė abstenoj.
    Shega Ligori: Tė paktėn Kryeministri apo tė tjerė nuk do shpifin me pasuritė e opozitarėve sepse do t’i shohė online dhe do tė ndizet flamuri i kuq apo blu. Por, nė fakt, opozita ka diēka qė nuk i shkon sepse duke klikuar nuk gjen dot sekserėt.
    Eduard Halimi: Skepticizmi nė njė proces tė tillė nuk ka pikė kuptimi sepse sė pari ne kemi ndėrmarrė njė nismė qė e ofron shėrbimin e noterisė nė Shqipėri me shėrbimin e noterisė nė vendet e BE-sė, e bėn shėrbimin e noterisė nė Shqipėri lider nė rajon. Asnjė nga vendet e rajonit nuk ka filluar ta implementojnė procesin e dixhitalizimit.

    Ndryshimet nė ligj
    Neni 26 ishte
    Pėr kryerjen e akteve e tė veprimeve noteriale paguhet njė tarifė, e cila caktohet nga Ministria e Drejtėsisė, duke marrė edhe mendimin e Ministrisė sė Financave dhe tė Kėshillit Kombėtar tė Noterisė.
    Neni 26 bėhet
    Pėr kryerjen e akteve e tė veprimeve noteriale si dhe pėr shėrbimin noterial tė regjistrimit tė akteve pėr tjetėrsimin e pasurisė sė paluajtshme pranė zyrės sė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme paguhet njė tarifė, e cila caktohet nga Ministria e Drejtėsisė, duke marrė edhe mendimin e Ministrisė sė Financave dhe tė Kėshillit Kombėtar tė Noterisė.
    Neni 49 shtohet njė paragraf
    Nė rastet e tjetėrsimit tė pasurisė sė paluajtshme tregohen verifikimi i noterit nė regjistrin elektronik tė pasurive tė paluajtshme, si dhe mėnyra e derdhjes sė ēmimit tė tjetėrsimit nė llogarinė bankare tė tij. Procedura teknike pėr derdhjen e pagesės pėrcaktohet me udhėzim tė pėrbashkėt tė ministrit tė Drejtėsisė dhe tė ministrit tė Financave.
    Neni 54 ishte
    Akti noterial pėr tjetėrsimin ose njohjen e pronėsisė mbi sende tė paluajtshme, ose tė njė tė drejte reale mbi to, kryhet nga noteri, pasi tė ketė verifikuar pronėsinė e palės mbi sendin e paluajtshėm. Pėr kėtė qėllim ajo i paraqet noterit dokumentet e pronėsisė tė lėshuara nga organi kompetent dhe, kur sendi nuk figuron i regjistruar, njė vendim gjyqėsor detyrimi pėr vėrtetim pronėsie. Noteri duhet tė shėnojė nė akt verifikimin e bėrė.
    Neni 54 bėhet
    Akti noterial pėr tjetėrsimin ose njohjen e pronėsisė mbi sendet e paluajtshme ose tė njė tė drejte reale mbi to kryhet nga noteri, pasi tė ketė verifikuar pronėsinė e palės mbi sendin e paluajtshėm. Pėr kėtė qėllim, pala i paraqet noterit dokumentet e pronėsisė dhe noteri, me pėlqimin e saj, verifikon gjendjen juridike tė pronėsisė nė regjistrin elektronik tė pasurive tė paluajtshme. Noteri duhet tė shėnojė nė aktin noterial pėr tjetėrsimin e pasurisė sė paluajtshme verifikimin e bėrė dhe t’i bashkėlidhė rezultatin e verifikimit.
    Dispozitė tranzitore
    Dispozitat e kėtij ligji janė tė zbatueshme pėr zyrat e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme, ku funksionon regjistri elektronik i pasurive tė paluajtshme. Deri nė krijimin dhe funksionimin e regjistrit elektronik, tjetėrsimi i pasurive tė paluajtshme kryhet sipas procedurave ligjore tė mėparshme.
    Hyrja nė fuqi
    Ky ligj hyn nė fuqi mė 1 mars 2012.

    panorama

  2. #2
    Ka vetem nje problem dhe qe eshte ky :

    Shqiptaret nuk i kane te regjistruara pronat pasi asnje qeveri nuk po ja mundeson kete. E vetmja menyre per te regjistruar nje prone eshte ose te jeshe hallke e qeverise ose te paguash nje shume kolosale per ekonomine vendase dhe si te mos mjaftoje kjo, do te duhet te endeshe ne dyert e institucioneve burokratike Shqiptare, duke u ndeshur me mosperfilljen dhe anarshine qe gjendet ne cdo institucion shteterore
    Revolution 1848

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir e ke o euro..

    po ligji sotshem cfar thot?

    po ne fakt cfar bejn mileti qe te mbarojn ndoj pun neper hipotekat?

    kini shembuj?

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    mir e ke o euro..

    po ligji sotshem cfar thot?

    po ne fakt cfar bejn mileti qe te mbarojn ndoj pun neper hipotekat?

    kini shembuj?
    Si do tė bėhet hipotekimi?

    Sipas udhėzimit, do tė regjistrohen nė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme objektet pėr tė cilat nuk ėshtė lėshuar leje shfrytėzimi, edhe pse ėshtė paraqitur kėrkesė nga subjekti i interesuar pranė zyrės apo seksionit tė urbanistikės tė organit tė qeverisjes vendore.

    Do tė pėrfitojnė nga regjistrimi tė gjitha objektet, pėr tė cilat nuk ėshtė lėshuar leje shfrytėzimi dhe nuk ėshtė paraqitur kėrkesė pėr leje shfrytėzimi nga subjekti i interesuar pranė zyrės sė urbanistikės sė organit tė qeverisjes vendore dhe objektet pėr tė cilat ėshtė lėshuar leje shfrytėzimi, por kjo e fundit nuk rezulton tė jetė pėrcjellė pėr regjistrim pranė ZRPP-sė.

    Do tė pėrfitojnė nga hipotekimi edhe objektet, pėr tė cilat ėshtė lėshuar leje shfrytėzimi dhe kjo e fundit ėshtė pėrcjellė pėr regjistrim pranė ZRPP-sė. Nė rastet kur Drejtoria e Urbanistikės nė Bashkinė e Tiranės konstaton se pėr objektet pėr tė cilat janė lėshuar leje ndėrtimi, janė paraqitur kėrkesa pėr lėshimin e lejeve tė shfrytėzimit dhe kėto tė fundit nuk rezultojnė tė jenė lėshuar, do tė vijohen procedurat e lėshimit tė lejes sė shfrytėzimit brenda 30 ditėve dhe duhet tė njoftohet Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve pėr detyrimet e papaguara tė objektit.

    Nė njė rast tjetėr, kur ALUIZNI konstaton se objekti ėshtė vetėdeklaruar brenda afateve ligjore dhe disponon aktin e vetėdeklarimit, procedon me regjistrimin.


    Para brari para te kesh pa nuk ka gje qe nuk behet
    Revolution 1848

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Cfare eshte kjo"leje shfrytezimi"?
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Paskan per t'u bere lorda noteret !!!


    Perdorimi i llogarise bankare te noterit eshte nje gje shume e mire, pasi lufton informalitetin dhe evazionin fiskal. Po edhe kesaj do t'ia gjejne anen ne Shqipri ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Cfare eshte kjo"leje shfrytezimi"?
    Leje shfrytezimi eshte qe po nuk plotesove nje thes me letra dhe nuk derdhe ne xhepat e shtetit para, nuk e shfrytezon dot objektin qe ke ndertuar. Kjo leje u nevoitet vetem atyre qe nuk kan qene te paisur kurre me pare. Pra shtepit e reja qofte ato ne pallate apo vila, dyqane objekte biznesi te ndertuara pa leje ndertim dhe te pa kontrolluara nga ndertimoret.

    Pagesat varjojne psh mua per shtepin time me nje siperfaqe prej 500 M truall dhe 170 M ndertese me kane kerkuar 3.600.000 lek te vjetra
    Revolution 1848

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •