Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Me ‘Tako’ nga Serbia helmohen 14 nxënës



    Katërmbëdhjetë nxënës të shkollës fillore “28 Nëntori” në fshatin Bresanë të Komunës së Sharrit, janë helmuar të premten. Rasti ka ndodhur gjatë festimit të ditëlindjes së nxënësit M. F., kur ai së bashku me shokët kanë konsumuar ëmbëlsira të llojit “Tako” të prodhuara në Serbi.

    Lajmin për hemimin e nxënësve e ka bërë të ditur të premten në mbrëmje Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media, pasi është njoftuar nga qendra e saj në Sharr.

    “Drejtori i shkollës dhe kujdestari i klasës i kanë shoqëruar nxënësit menjëherë për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas tyre, shkas i helmimit ka qenë ky lloj i ëmbëlsirës, i cili edhe pse nuk kishte afat të skaduar, kundërmonte një erë të keqe”, thuhet në komunikatë.

    Doktoresha Lebibe Hasani nga Instituti për Shëndet Publik, ka pohuar se janë marrë mostra nga të vjellat e nxënësve dhe rezultatet e analizës përfundimtare të rastit konkret do te publikohen të hënën.

    “Përveç dëmit ekonomik që po i sjell vendit konsumimi i produkteve serbe të cilin ne do të vazhdojmë ta denoncojmë, lejimi i qarkullimit të tyre në treg nënkupton pranimin e vetëdijshëm të rrezikut real të cenimit të shëndetit publik, ashtu siç ndodhi me fëmijët në Bresanë të Sharrit”, thuhet në komunikatë.

    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Sharr, kërkon nga organet e rendit nisjen e menjëhershme të hetimeve për rastin konkret si dhe fillimin e ndjekjes penale ndaj importuesve vendor të këtyre produkteve. /Telegrafi/
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Blini blini prodhime nga Serbia se do t'ia shihni hajrin. Kishit qene n'zor me ble prodhime nga shkau e sa u hoq bllokada vershut me ble mall serb sikur mos te kishin hanger ndonjehere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 29-10-2011 më 04:58

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138
    Keta kosovaret vertete te cuditshem , ketej shajne serbin e nga ana tjeter produktet serbe nuk i nderrojne me asnje produkt tjeter. Hani , hani ...........

  4. #4
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Nuk i fajsoj femijt,po ata prinder qe u kan fut ne koke femijve,qe ato produkte jane shum me kualitative se sa prodhimet vendore-ja zente frymen cdo produkt i bler nga prodhuesit serb!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  5. #5
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga elijsa Lexo Postimin
    Keta kosovaret vertete te cuditshem , ketej shajne serbin e nga ana tjeter produktet serbe nuk i nderrojne me asnje produkt tjeter. Hani , hani ...........
    Ju ka mbetur si tabijat ,produktet serbe .

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Poeti Lexo Postimin

    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Sharr, kërkon nga organet e rendit nisjen e menjëhershme të hetimeve për rastin konkret si dhe fillimin e ndjekjes penale ndaj importuesve vendor të këtyre produkteve. /Telegrafi/
    Konsumatoret nuk kane asnje faj...importuesit na e paskan fajin. Se konsumatoret jane si lopet, ca t'u qesesh e blejne dhe e hane. Pa e lexu se a eshte helm per minj a kush e ka prodhu a per cfare perdoret....Konsumatore idiote.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Konsumatoret nuk kane asnje faj...importuesit na e paskan fajin. Se konsumatoret jane si lopet, ca t'u qesesh e blejne dhe e hane. Pa e lexu se a eshte helm per minj a kush e ka prodhu a per cfare perdoret....Konsumatore idiote.
    Po kush sheh ne shqiperi keto gjera? Aty i thua shitesit me jep nje cokollate e t'a jep.... pyet njeri atje per emer apo per dt skadimi.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar më parë nga elijsa Lexo Postimin
    Keta kosovaret vertete te cuditshem , ketej shajne serbin e nga ana tjeter produktet serbe nuk i nderrojne me asnje produkt tjeter. Hani , hani ...........
    Nuk eshte qe nuk i ndrrojne,femija e kane konsumuar me perpara,dhe e kane blere prape ata nuk dijne!

    ha vete pra e mos u ngopesh....

    Tani e shajne disa V V qe mundohen ta ndalojne importimin e mallrave serbe !

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Me dhimbsen femijet. SIkur te ishin helmu prinderit e tyre mire do ishte. Pak ama sa per ti kap barku mire e mire. Edhe tregtaret qe i sollen dhe edhe ata qe ua mundesuan tregtareve ti sillnin.


    Ps e permiresova Fatlum.
    Ndryshuar për herë të fundit nga anita340 : 29-10-2011 më 14:56
    AUTOCHTHONOUS

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Jo ,ne fakt po te ishin hjelmuar ata qe i importojne,tregtaret,dhe ata qe u mundesuan ketyre tregtareve te importojne nga Serbia.Gjithkund ne bote konsumatori eshte zot,perveq ne Kosove qe fajesohet pse ka blere nje produkt ose pse prindi e ka lene ta bleje ate produkt.
    Kjo eshte Kosova kur kunder importuesit nuk nderrmeret asgje ligjore por fajesohen femijet pse kane ngrene.E ku dijne te ngratit femije te zgjedhin.
    Importuesit shqiptar ne kete rast,jo qe do te ndiqen pse kane importuar produkte te helmuara,por me siguri pas nje kohe do te shpallen si biznismen te suksesshem.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •