Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 145
  1. #1
    Muslim4ever Maska e bl3nd
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin ku gjithmone ka pas tradhtara
    Postime
    356

    Vetëvendosje rrëzon maunet serbe

    Ate qe nuk e bene Qeveria e bene VV.

    Lëvizja Vetëvendosje po e kryen punën e policisë. Aktivistë të saj kanë marrë përsipër t'i ndalojnë edhe fizikisht mallrat serbe. Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë sot një aksion për të ndalë tregtinë e Serbisë në Kosovë. Në fshatin Lupç, disa aktivistë të saj me stop në dorë dalën një maune serbe me mallra. Ata e shkarkuan mallin, i cili ishte prodhim i “Centro Proizvod”nga Beogradi dhe më pas e rrotulluan maunen, për ta bërë të palëvizshme.

    "Sot, dhe sa herë të mundemi, ne do të bëjmë gjithë çka mundemi që ta parandalojmë “Tregtinë e Lirë” me Serbinë, apo më mirë, invazionin tregtar që po na imponohet pa marrë parasysh vullnetin tonë politik. Aksioni ynë sot është në konfirmim të kërkesës sonë të vazhdueshme për sovranitet dhe dinjitet, në konfirmim të thirrjes sonë qytetare për të ndihmuar e për të mbrojtur prodhimin vendor. Nëse këtë mbrojtje nuk e ofron qeveria sepse është edhe e paaftë, e padëshiruar, dhe e kompromituar, atëherë ajo le të shkojë, vendin tonë e mbrojmë vetë ne, qytetarët e saj, edhe ekonomikisht, edhe territorialisht!", thuhet në një njoftim. /indeksonline/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Postime
    141
    Eshte per lavdat nje guxim i till,por veprimet e tilla duhet analizuar me gjith spektrin politik e ushtarak,fundja hala bre nuk jan shter gjitha veprimet e qeveris dhe miqve tan Amerikan.Ti lejm ata ta kryejn punen e tyre e pastaj nese nuk kan suksese ateher del populli .

  3. #3
    Muslim4ever Maska e bl3nd
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin ku gjithmone ka pas tradhtara
    Postime
    356
    Deri kur ma o Shefqet
    U bonen 100 vjet luft,e 12 pas lufte,gjeth e gjeth met shkel,spo bon

  4. #4
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Mir jau kan bo, o dasht edhe shoferin me nxan e me i hi dajak, mos me i ra mo kurr ne mend me hy ne Kosove...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Demaskimi i Thaçit
    nga Albin Kurti

    21.09.2011, ora 10:09

    Qeveria e Kosovës po shërbehet me formula të vjetra, me formula tipike për vitet e �90-ta dhe LDK-në, kur besohej që zgjidhja vjen veçse nga ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës. Qeveria e Kosovës po u bën thirrje KFOR-it e EULEX-it që të intervenojnë.

    Mirëpo, këta janë organizma neutralë karshi statusit që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Me këtë mënyrë, Kosovës nuk do t�i shtohet sovraniteti ose integriteti territorial, por dialogut me Serbinë do t�i shtohen temat e reja dhe kompromiset përkatëse.

    Në vitet e �90-ta, ndonëse ishte i pamjaftueshëm, ndërkombëtarizimi ishte i nevojshëm dhe i dobishëm: e bënte Kosovën një çështje duke e nxjerrë atë politikisht nga sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisë. Sot, kur vetë Kosova duhet të bëhet sovrane dhe me integritet territorial, kombëtarizimi, dhe jo më ndërkombëtarizimi, paraqet qasjen e duhur.

    Kryeministri Thaçi po thotë që e ka demaskuar Serbinë. Shqiptarët e kanë njohur mirë Serbinë dhe s�ke pasur se çfarë iu demaskon atyre. Thaçi me siguri po mendon që e ka demaskuar Serbinë para ndërkombëtarëve.

    Ama, edhe nëse ka ndodhur kjo, atëherë bëhet fjalë për maskën e Serbisë që vetë Thaçi ia pati vënë asaj përmes bisedimeve me të. Duke iu falënderuar buzëqeshjeve dhe shtrëngimit të duarve midis Editës e Borkos në Bruksel, Serbia po dukej ashtu siç nuk është.

    E, megjithatë, mbase Thaçi mendon se po e demaskon Serbinë edhe para shqiptarëve: po iu tregon atyre se sa të fuqishme janë strukturat e Serbisë në veri, prandaj ata nuk do të duhej të befasoheshin kur të nisin negociatat për autonominë e veriut (sic.).

    Ndoshta Thaçi beson që shqiptarët kanë harruar disi se sa e fuqishme është Serbia, andaj ky duhet t�ua përkujtojë atyre këtë gjë para se të lëshojë pe në Bruksel. Kësisoj, demaskimi qeveritar i Serbisë para shqiptarëve të Kosovës nuk është demaskim i saj si shtet armiqësor e kriminal, por si shtet i fuqishëm.

    Në veri të Kosovës po krijohet gjendje e faktit të kryer. As në kohën e Milosheviqit strukturat e Serbisë në veri nuk kanë qenë kaq të mobilizuara e serbët nuk kanë qenë kaq homogjenë. Gjestet me helikopter të kryeministrit Thaçi e thelluan ndarjen e veriut si asnjëherë tjetër. Hapat taktikë qeveritarë të Thaçit tash po vihen në shërbim të planit strategjik shtetëror të Serbisë.

    Strukturat ilegale dhe armiqësore të Serbisë në veri e kanë shtuar dukshëm praninë dhe kontrollin atje. Ato kanë bllokuar çdo rrugë të mundshme në pjesën veriore duke na kthyer 20 vjet prapa (thua se ndodhemi në kohën e shkatërrimit të shtetit të Jugosllavisë dhe jo në atë të ndërtimit të shtetit të Kosovës).

    Qeveria e Kosovës është fiksuar me dy pikat kufitare veriore. Ajo po e shpërfill jetën e pasigurt e në ankth të 4.000 shqiptarëve në veri dhe faktin se në veri të lumit Ibër ndodhet 1/5 e territorit të Kosovës. Pikat 1 dhe 31 janë krejt çfarë sheh e dëshiron të shohë në veri Qeveria e Kosovës. Televizionet dhe gazetat qeveritare e ushtrojnë hegjemoninë e kësaj pikëpamjeje të ngushtë.

    Kryeministri Thaçi po orvatet që shteti i Kosovës ta humbasë veriun, ndërsa Qeveria e tij të mos e humbasë pushtetin. E gjithë sfida qeveritare konsiston në këtë pikë. Pra, në fakt, është veçse një pikë, jo dy sosh, që përbëjnë preokupimin e kryeministrrit Thaçi. Si të shkarkohen nga barra që quhet veri i Kosovës dhe, përkundër kësaj, të mos e humbasin pushtetin. Si ta rrudhin shtetin e Kosovës dhe njëkohësisht ta ruajnë pushtetin mbi Kosovën. Kjo është çështja, e vetmja çështje për këtë qeveri.

    Pikërisht për këtë arsye, Thaçi nuk i ka problem strukturat e Serbisë në veri të Kosovës, por opozitën politike në Prishtinë. Ai nuk e ka hall që strukturat e Serbisë do t�ia marrin një copë shtetit të Kosovës. Ai shqetësohet vetëm nëse dikush do të mund t�ia marrë pushtetin atij.

    Prioriteti i kryeministrit kosovar për pushtet në llogari të shtetit të Kosovës, e bën Thaçin aleat me strukturat ilegale dhe armiqësore të Serbisë. Sepse, ato struktura e duan një kryeministër kosovar që nuk i lufton ato por fiksohet vetëm te pikat veriore kufitare.

    Në anën tjetër, kryeministrin Thaçi nuk e brengosin strukturat e Serbisë përderisa dihet që ato nuk duan t�ia marrin pushtetin këtij në Prishtinë.

    Veriu i Kosovës nuk është barrë për Kosovën ashtu siç e konsideron atë Qeveria e Kosovës. Përkundrazi, veriu i Kosovës është vendbanim për popullin dhe pasuri e Kosovës. Kjo Qeveri e Kosovës është barrë për Kosovën. (Zëri)
    Mos lejoni që imtësitë t’ua prishin disponimin

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga bl3nd Lexo Postimin
    Ate qe nuk e bene Qeveria e bene VV.

    Lëvizja Vetëvendosje po e kryen punën e policisë. Aktivistë të saj kanë marrë përsipër t'i ndalojnë edhe fizikisht mallrat serbe. Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë sot një aksion për të ndalë tregtinë e Serbisë në Kosovë. Në fshatin Lupç, disa aktivistë të saj me stop në dorë dalën një maune serbe me mallra. Ata e shkarkuan mallin, i cili ishte prodhim i “Centro Proizvod”nga Beogradi dhe më pas e rrotulluan maunen, për ta bërë të palëvizshme.

    "Sot, dhe sa herë të mundemi, ne do të bëjmë gjithë çka mundemi që ta parandalojmë “Tregtinë e Lirë” me Serbinë, apo më mirë, invazionin tregtar që po na imponohet pa marrë parasysh vullnetin tonë politik. Aksioni ynë sot është në konfirmim të kërkesës sonë të vazhdueshme për sovranitet dhe dinjitet, në konfirmim të thirrjes sonë qytetare për të ndihmuar e për të mbrojtur prodhimin vendor. Nëse këtë mbrojtje nuk e ofron qeveria sepse është edhe e paaftë, e padëshiruar, dhe e kompromituar, atëherë ajo le të shkojë, vendin tonë e mbrojmë vetë ne, qytetarët e saj, edhe ekonomikisht, edhe territorialisht!", thuhet në një njoftim. /indeksonline/
    Ata qe e kane kryer kete akt duhet te perballen me drejtesine. Veprim piratesk dhe shume i demshem per Kosoven!

    Aktoret do te duhet te paguajne demin, ne te cilin futet malli, kamioni dhe fitimi i munguar.

    Edhe nje pike negative ne imazhin e W-se, por per fat te keq dhe nje pike negative dhe per Kosoven.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vv-ja punon per drashkovicin..
    pik


    kto dite Thaqi dhe Jahjaga ne Washington.. duke u taku me te plotfuqishmit e botes keta vv-istet e gjejne te bejne rrugacerira..

    kulmi..

    kaq anti kombetare kishim koh pa pare...

    ..

  8. #8
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Pajtohem me mendimin e DYDRINAS. Per pasojat nuk e di kush do te merret, pra kush do te paguaj mallin dhe maunen? Taksat e Kosoves!?

    Ku qendrron ndryshimi tani, leket prap do harxhohen ne favor te Serbise.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Pajtohem me mendimin e DYDRINAS. Per pasojat nuk e di kush do te merret, pra kush do te paguaj mallin dhe maunen? Taksat e Kosoves!?

    Ku qendrron ndryshimi tani, leket prap do harxhohen ne favor te Serbise.
    cpun kan taksat e kosoves em pagu mallrat e serbis?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    serbet djegin e shkatrrojn i si pengon kush

    bravo VV

    e vetmja parti shqiptare
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •