Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 83
  1. #11
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Wikileaks: Topalli po e pozicionon veten si pasardhësja e Berishës

    Ambasada amerikane raportonte në Departamentin e Shtetit edhe për çështje të brendshme partiake të PD-së apo PS-së. Në kabllogramet e nxjerra në dritë nga Wikileaks bëhet e ditur se Jozefina Topalli po krijonte imazhin e pasardhësit të Berishës në PD dhe kjo gjë sipas ambasadës i zemëronte shumë të tjerë brenda partisë. Ndërsa për PS-në, ambasada vëren ndryshimet e partisë pas ardhjes së Ramës në krye të saj, duke i zëvendësuar disa drejtues të vjetër me njerëzit e tij.
    “Topalli ka udhëtuar në shumë vende kohët e fundit, më shumë se çdo qeveritar tjetër, për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vendet e Organizatës Islamike. Stili i saj i fortë dhe i sigurt e ka kapur disa herë opozitën në mungesë vigjilence. Gjithashtu, ka dhe disa në partinë e saj që nuk e durojnë dot ndikimin që ajo ka te kryeministri. Me hyrjen e karrierës së kryeministrit në muzg politik, aktivizimi i saj në rritje duket si një pozicionim për ta përcaktuar vetën si pasardhësi, shumë kohë përpara se të hapet lufta për pushtetin dhe kreun e partisë”, thuhet në raport. Në fund të dokumentit bëhet dhe një përmbledhje e jetës së kryeparlamentares:
    “Topalli vjen nga qyteti veriperëndimor i Shkodrës, një bastion i fortë i Partisë Demokratike. E lindur në një familje katolike, disidente dhe në një rajon antikomunist, Topalli hyri në politikë në vitin 1997 si anëtare e Parlamentit dhe Zëvendëskryetare. Ajo është një nga gratë e pakta që ka parlamenti”.

    /GazetaTema/

    --------------------------------------------------

    WikiLeaks: Pesë gratë më të fuqishme në Kosovë

    Presidentja Atifete Jahjaga ka qenë njëra prej grave më të fuqishme edhe para 4 vjetësh në Kosovë. Kjo del në dritë nga publikimi i kabllogrameve të ambasadës amerikane nga Wikileaks.
    Në korrespodencën e ish-ambasadores Tina Kaidanov me Departamentin Amerikan të Shtetit thuhet se zyrtarja politike e Ambasadës Amerikane në Prishtinë për çështje të grave, Heidi Barrachina, ka identifikuar pesë gratë me më ndikim në Kosovë dhe tri gratë e Kosovës, të cilat kanë ndikim më së shumti në popullsinë minoritare.

    1. Flaka Surroi paraqitet e para në listën e amerikanëve si gruaja më e fuqishme në Kosovë, drejtoreshë e Grupit Koha, kompania që boton gazetën “Koha Ditore”. Flaka Surroi para luftës përshkruhet se ka qenë aktiviste e një organizate të mbrojtjes të së drejtave dhe lirive humanitare, ndërsa pas luftës ka drejtuar një OJQ, ndër më të suksesshmet, Fondi i Komunitetit të Kosovës.

    2. Jeta Xharra cilësohet si femra e dytë më e fuqishme në Kosovë. Drejtoresha e Rrjetit të Raportimit Investigativ në Ballkan (BIRN) dhe moderatore e programit debatues “Jeta në Kosovë”, ajo para luftës ka punuar si gazetare në gazetën “Koha Ditore” dhe pastaj në BBC. Më vonë, shkruan kabllogrami, ajo kompletoi një master në Mbretërinë e Bashkuar.

    3. Pranvera Dobruna, gruaja e tretë e renditur në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-së, përshkruhet si grua me ndikim të fuqishëm, ngase është drejtoreshë menaxhuese e Koorporatës Energjetike të Kosovës (KEK), e cila vlerësohet si e përfshirë drejtpërdrejt në influencimin e rregullave të energjisë.

    4. Atifete Jahjaga, gjeneral-majore, gruaja e katërt me radhë e përshkruar në kabllogramin e paklasifikuar, përshkruhet me funksion si komisionare asistuese në Bordin e Sigurisë dhe Policisë Kufitare të Kosovës. Ndërsa, në përshkrimin e jetës së saj, cilësohet si udhëheqëse kyçe në Policinë e Kosovës, që ka punuar në promovimin e demokratizimit të forcës së policisë. Ajo ishte femra e parë kosovare që ka arritur gradën gjeneral-lejtnante dhe pastaj komisionare asistuese dhe oficerja e parë e Shërbimit Policor të Kosovës, e cila është pranuar në Akademinë e FBI-së, në Quantico të Virgjinias.
    Jahjaga edhe në biografinë e saj zyrtare ka shënuar se ka ndjekur programe studimore në Akademinë e FBI-së.

    5. Mimoza Kusari-Lila, në atë kohë drejtoreshë e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, është cilësuar si zëri i komunitetit të Kosovës, e cila përshkruhet se ka pasur influencë direkte në rregullat e investimeve të huaja dhe ekonomike të Qeverisë.

    Dokumenti përmend edhe gra të fuqishme nga minoritetet në Kosovë, Vesna Jovanoviq, anëtare e Kuvendit të Kosovës, si pjesë e “Listës serbe për Kosovë e Metohi”, Nadira Avdiq-Vllasi, kryeredaktore e programit në gjuhën boshnjake në RTK dhe kryeredaktore e revistës “Alem” në gjuhën boshnjake, si dhe Hilmnijeta Apuk, drejtoreshë dhe themeluese e organizatës “Little People of Kosovo” , drejtuese financiare në Ministrinë e Shëndetësisë, përfaqësuese e komunitetit dhe e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe shefe e gazetës për personat me aftësi të kufizuara./kohaditore/

    -----------------------------------------------------------

    Roli i ambasadorit Dell mbi kryeministrin “e pamatur” Thaçi

    Publikimi i kabllogrameve të Ambasadës amerikane në Prishtinë nga “Wikileaks” ka treguar rolin e ambasadorit amerikan, Christopher Dell, mbi kryeministrin “e pamatur” Hashim Thaçi dhe PDK-në e tij “të pamëshirshme” pas zhvillimeve që çuan në prishjen e koalicionit qeveritar me LDK-në.

    Në mesazhet dërguar Departamentit amerikan të Shtetit jepen vlerësimet e Dellit për liderin “bashkëpunues’ të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe paralajmërimi bërë Behgjet Pacollit për rëndësinë e “frenimit të ndikimit ekstremist islamik” në Kosovë. Dell e kishte bërë të qartë se popullata kosovare ka ndjenja properëndimore, mirëpo shihte elemente të “ideologjive më ekstreme” myslimane.
    Dell po ashtu kishte siguruar mbështetjen e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi në mandatin e parë lidhur me protokollin e shumëpërfolur të EULEX-it dhe Serbisë për bashkëpunim në fushën e drejtësisë, ku Krasniqi ishte zotuar se do ta përkrahte marrëveshjen e arritur pa marrë qëndrimin e autoriteteve të Kosovës.
    Delli paralajmëroi Thaçin “e pamatur dhe emocional”
    Kryeministri Hashim Thaçi e kishte njoftuar Ambasadën amerikane për qëllimin e tij për prishjen e koalicionit qeveritar me LDK-në menjëherë pas njoftimit se ishte arritur një marrëveshje parazgjedhore ndërmjet LDK-së dhe AAK-së në natën e 19 nëntorit, thuhet në një kabllogram sekret të Ambasadës amerikane në Prishtinë, publikuar nga “Wikileaks”.

    Thaçi u kishte thënë zyrtarëve të Ambasadës amerikane se LDK-ja me këtë veprim kishte shkelur parimet e koalicionit qeveritar dhe se “synonte formimin e një Qeverie të re me partitë opozitare, Lidhjen Demokratike të Dardanisë të Nexhat Dacit dhe Aleancën për Kosovë të Re të Behgjet Pacollit.”
    Por kriza e koalicionit qeveritar ishte tejkaluar mëngjesin e 20 nëntorit pas një takimi të mbajtur ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe presidentit të atëhershëm, Fatmir Sejdiu.

    Mesazhi sekret i Ambasadës amerikane më tej bën të ditur se pas spekulimeve se Thaçi kishte kërcënuar me shkarkimin e Sejdiut nga posti presidencial, Ambasada amerikane ishte nxitur “ta paralajmëronte Thaçin se nuk do ta mbështesnin ndonjë përpjekje ekstra-kushtetuese për ta detyruar Sejdiun të largohej nga zyra dhe se kjo do ta dëmtonte imazhin e Kosovës në mbarë botën, dhe do t’i dënonte mundësitë e Kosovës në procedurat e ardhshme para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila do të shprehet për ligjshmërinë e Deklaratës së Pavarësisë së vendit”.

    “Sipas të gjitha llogarive, kryeministri Hashim Thaçi veproi me pamaturi natën e kaluar kur vendosi ta largonte LDK-në nga koalicioni vetëm një orë pasi mësoi për marrëveshjen ndërmjet LDK-së dhe AAK-së. Ai nuk ishte konsultuar as me LDD-në, e as me AKR-në, dhe do të kishte problem të siguronte votat për ruajtjen e qeverisjes. Në fakt, i tillë ishte Thaçi në humorin e tij më të keq – emocional, impulsiv dhe i ngutshëm”, thuhet në komentin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell, në fund të kabllogramit.
    Ambasada amerikane kishte parë se kishte pak gjasa që koalicioni të vazhdonte mbijetesën pas fërkimeve ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.
    “Në të njëjtën kohë, lajm i mirë është se sistemi funksionoi, dhe mbijetoi një test kritik politik. Për më tepër, kosovarët ia dolën vetë ta kalonin këtë (fazë)…Kjo ishte një përvojë e mirë mësimi për të gjithë ata”, thuhet në komentin e ambasadorit Dell, publikon “Wikileaks”.

    Partitë në pushtet vazhduan edhe pak kohë bashkëqeverisjen deri në momentin kur Sejdiu tërhoqi LDK-në nga koalicioni pas dorëheqjes së dhënë si pasojë e mendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës se Sejdiu kishte shkelur Kushtetutën duke vepruar njëkohësisht edhe si kryetar i LDK-së.
    Haradinaj e shikonte Dellin si “udhërrëfyes”
    Ndërkaq në një kabllogram tjetër të publikuar në “Wikileaks”, që mban titullin “Ambasadori takon liderin opozitar”, thuhet se Christopher Dell ishte takuar me liderin opozitar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, më 9 shtator të vitit 2009, i cili i kishte konfirmuar atij dallime dhe çarje të thella ndërmjet partive opozitare.
    Haradinaj i kishte ofruar Dellit bashkëpunim të plotë, duke theksuar se “ambasadori amerikan ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në Prishtinë dhe se ‘ne presim prej jush të na prini neve’”.
    Ish-kryeministri Haradinaj kishte diskutuar me Dellin marrëdhëniet me rivalët e tij politikë, duke i cilësuar “të varfra” me kryeministrin Thaçi, “korrekte” me ish-presidentin Sejdiu dhe “problematike” me liderët opozitarë të kohës, Behgjet Pacollin e AKR-së dhe Nexhat Dacin e LDD-së. Haradinaj ia kishte bërë të ditur Dellit se AAK-ja nuk kishte “objektiva politike në Kuvend derisa nuk mbarojnë zgjedhjet lokale të 12 nëntorit”, shkruan në kabllogramin e Dellit dërguar Departamentit amerikan të Shtetit pas takimit me liderin “bashkëpunues” të AAK-së.

    “Me Kosovën në një pikë delikate në marrëdhëniet e saj me Evropën, politikanët e Prishtinës duhet të punojnë bashkë për t’i shmangur grackat e Beogradit dhe paragjykimet evropiane me qëllim të avancimit të interesave të vendit”, kishte komentuar Dell në fund të kabllogramit, ku shpjegohet sesi ai i kishte rekomanduar të tregohej e matur edhe për protokollin e shumëpërfolur të EULEX-it me Serbinë.
    Haradinaj kishte marrë mesazhin, sepse “refuzoi të përgjigjej për protokollin kur u pyet nga gazetarët”.
    Delli për çështjen e protokollit të nënshkruar ndërmjet Serbisë dhe EULEX-it për fushën e drejtësisë kishte takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
    Krasniqi i kishte premtuar Dellit “mbështetje për protokollin”, ani pse përmbajtja e tij kishte shkaktuar një reagim të madh të shumicës së politikanëve dhe opinionit publik të Kosovës. EULEX-kishte draftuar në vitin 2009 edhe protokollet për dogana dhe polici, por u detyrua të hiqte dorë pas presionit të madh.
    Në kabllogram thuhet se Krasniqi kishte mbrojtur marrëveshjen e protokollit si një marrëveshje të domosdoshme me EULEX-in për luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit, si pjesë e përpjekjeve për rritjen e sundimin e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të vendit. Në komentin e tij Dell shkruan se “Krasniqi ka mbajtur një qëndrim jopopullor” për opinionin kosovar, por ka demonstruar “bashkëpunim”.
    Frikë nga “ndikimi ekstremist islamik” i Pacollit
    Ambasadori Dell kishte zhvilluar një takim edhe me liderin e atëhershëm opozitar të Aleancës për Kosovë të Re, Behgjet Pacolli, lidhur me zhvillimet e fundit brenda Kosovës dhe aktivitetit privat të lobimit për njohjen e shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës.

    Në përmbledhjen e raportit të kabllogramit të 11 shtatorit të vitit 2009, Ambasada njofton se Delli kishte diskutuar me Pacollin edhe për “rëndësinë e frenimit të ndikimit ekstremist islamik” në prag të zgjedhjeve komunale. I pranishëm në takimin e Dellit me Pacollin ishte edhe Esad Pushkar, këshilltar i lartë i Pacollit. Pushkari kishte shkëmbyer SMS me ambasadorin Dell gjatë dështimit të dy raundeve të para për zgjedhjen e Pacollit president më 22 shkurt të këtij viti, kur disa deputetë të PDK-së nuk i ishin bindur marrëveshjes së arritur ndërmjet Thaçit dhe Pacollit për ndarjen e posteve kryesore. Pacolli u zgjodh president në raundin e tretë, por dha dorëheqje pasi Gjykata Kushtetuese vlerësoi se nuk ishin respektuar procedurat e rregullta të votimit.
    Ambasadori amerikan ia kishte shprehur në sy Pacollit shqetësimin e tij për takimin me disa liderë të shteteve të botës së tretë, si ai i zhvilluar me tashmë diktatorin e rrëzuar libian, Muammar Gaddafi.
    “Ambasadori kishte ngritur çështjen e ekstremizmit islamik që po hynte në Kosovë dhe i tërhoqi Pacollit vërejtjen e shqiptarëve potencialë që punojnë brenda kufijve të regjimeve si ai në Libi dhe (të cilët) pastaj kthehen në shtëpi me ideologji më ekstremiste. Ambasadori ia ka bërë të qartë se ne nuk duam të shohim rritje të ndikimit ekstremist në mesin e popullatës së moderuar properëndimore të Kosovës”, thuhet në përmbledhje të kabllogramit.

    “Hyrja miqësore ia promovoi ambasadorit një mundësi për t’i bërë Pacollit shumë mesazhe në lidhje me qëndrimin e Qeverisë amerikane për një numër të çështjeve të brendshme dhe ndërkombëtare me të cilat ballafaqohet Kosova”, thuhet në komentin e Ambasadës amerikane. “Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me Pacollin dhe AKR-në, të inkurajojmë AKR-në të luajë një rol më konstruktiv në politikën e Kosovës dhe për të theksuar rëndësinë për AKR-në që të koordinojë përpjekjet e saj për lobim për njohje bashkë me Qeverinë e Kosovës”.
    “Dobësimi” i pozicionit të Thaçit
    Departamenti amerikan nëpërmjet një tjetër kabllogrami të Ambasadës amerikane ishte njoftuar në detaje edhe për zhvillimet pas deklaratës së ish-deputetëve Adem Salihaj dhe Gani Geci më 29 nëntor kur njoftuan mediat se kishin një DVD me të dhëna për sulmet dhe vrasjet e drejtuesve të LDK-së ndërmjet periudhës 1999-2003, nga siç thanë ata, SHIK-u, krah inteligjence i PDK-së së Thaçit. Geci e identifikoi operuesin e SHIK-ut, Nazim Bllaca, i cili në të njëjtën ditë doli para Kuvendit të Kosovës dhe tha se ishte i përfshirë në 16 raste të vrasjeve, rrahjeve, torturimeve, dhe akuzoi zyrtarë të lartë të PDK-së se urdhëruan kryerjen e tyre. Bllaca kishte deklaruar se kishte marrë urdhra direkt prej Azem Sylës, anëtar i Kryesisë së PDK-së, nëpërmjet Shpresim Ukës, nip i Sylës.
    Bllaca, i cili e ka pranuar se edhe vetë e ka kryer një vrasje, në dëshminë e tij kishte implikuar edhe ministrin e atëhershëm të Transportit dhe të Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ish-zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelilin dhe Xhavit Halilin, anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

    Kabllogrami thotë se dëshmia e Bllacës u bë “në kohën kur kryeministri edhe ashtu kishte një pozicion të dobësuar” pas përplasjeve me LDK-në. EULEX-i ende është duke hetuar rastet që lidhen me “peshqit e mëdhenj”, si test për përkushtimin e tij për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
    PDK-ja, “e pamëshirshme”
    Kryetari i Grupit parlamentar të LDK-së, Lutfi Haziri, kishte kërkuar krijimin e një komisioni parlamentar për hetimin e akuzave të Bllacës, por nuk mori mbështetjen në Kuvendin e dominuar nga PDK-ja.
    Kabllogrami konfirmon se Thaçi kishte dështuar ta bindte ish-presidentin Sejdiu të dilnin në një konferencë të përbashkët shtypi më 30 nëntor për t’i dënuar akuzat e Bllacës.

    Bashkësia ndërkombëtare i kishte bërë thirrje EULEX-it të tregohej i vendosur për zbardhjen e akuzave të Bllacës, por edhe i kishte kërkuar të tregonte “përgjegjësi politike” dhe ndjeshmëri për zhvillimet e brendshme në Kosovë.
    “Kjo konfirmon një perceptim të zakonshëm në mesin e qytetarëve të Kosovës se PDK-ja është e pamëshirshme dhe e përgatitur për të ushtruar dhunë për t’i arritur qëllimet e saj, dhe kjo nuk i ndihmon aspak PDK-së derisa ajo po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të 13 dhjetorit. Duke pasur parasysh këtë, kriza mund të jetë një mundësi për EULEX-in dhe Kosovën. Nëse EULEX-i heton akuzat e Bllacës kundër zyrtarëve të lartë të PDK-së ashtu si duhet, dhe nëse njerëzit e fuqishëm thirren të japin përgjegjësi për veprimet e tyre, ky incident mund ta ndihmojë Kosovën të merret me trashëgiminë e politikës së dhunshme të periudhës së paskonfliktit, sikurse edhe t’i bindë qytetarët e saj se ‘sundimi i rendit dhe ligjit’ është më shumë se një slogan”, thuhet në komentin e kabllogramit të ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell.

    /Koha Ditore/
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #12
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    11 Korrik 2011 - 10:33 | Kosova

    Wikileaks: Frika e Thaçit nga ndikimi i Berishës në Kosovë

    PRISHTINE-Vizita dhe ndikimi i politik i Sali Berishës në Kosovë, e kishin shqetësuar kryeministrit Hashim Thaçi, verën e vitit 2009, pak muaj para zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit.

    Në një bisedë private zyrtarë të ambasadës amerikane në Prishtinë, më 13 gusht 2009, Thaçi ishte shprehur i brengosur nga “përzierja në politikën e Kosovës”, që sipas tij bën kryeministri i Shqipërisë.

    Kështu thuhet në një dokument ende të pabotuar diplomatik, pjesë e dosjes së WikiLeaksit, që është dërguar nga ambasada amerikane në State Departament dhe një kopje të së cilës e publikon sot “Koha Ditore”.

    “Në një bisedë private menjëherë pas takimit, Thaçi i tha të ngarkuarit me punë se ishte i brengosur nga përzierja e kryeministrit Sali Berisha në politikën e Kosovës”, thuhet në një dokument, që flet për takimin e Thaçit me të ngarkuarin me punë në ambasadë, Michael Murphy.

    Takimi i Thaçit me zyrtarin amerikan kishte ndodhur disa ditë pas pritjes që Sali Berisha i kishte bërë Ramush Haradinajt, në Tiranë, me të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Sipas dokumentit diplomatik, Thaçi kishte përmendur se Berisha planifikon një vizitë në Prishtinë për vjeshtë të atij viti, dhe shtoi se “ai do ta mirëpriste një vizitë nga Berisha në Kosovë për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale, por nuk kishte dëshirë ta shihte atë duke bërë fushatë në Kosovë për LDK-në, apo për opozitën e AAK-së”.

    Në atë kohë, PDK-ja e Thaçit ishte në koalicion qeverisës me LDK-në derisa AAK-ja ishte në opozitë, ashtu si sot.

    Për më tepër, Thaçi ishte shprehur se përzierja nga Shqipëria në politikën kosovare paraqiste “kërcënim” për Kosovën, ndërsa ka kërkuar ndërhyrje amerikane te Berisha, duke theksuar se “Kosova është një shtet i pavarur, dhe jo krahinë e Shqipërisë”.

    “Thaçi tha se përfshirja shqiptare në politikën në Kosovë paraqet një kërcënim për Kosovën dhe kërkoi nga Ambasada që të kundërshtojë një përfshirje të tillë”, - thuhet në dokument.
    “Ai po ashtu kërkoi nga qeveria e SHBA-së që, përmes ambasadës në Tiranë, të kërkojë nga Berisha të përmbahet nga deklarimet apo veprimet që zgjojnë frikë në rajon nga panshqiptarizmi”.

    Në komentet që përmbyllin dokumentin diplomatik, i ngarkuari me punë Murphy shton se “pajtohet që përfshirja e politikanëve nga Republika e Shqipërisë (dhe nga Kosova) në garat jashtë vendeve të tyre është problematike dhe nuk ndihmon”.

    “Edhe pse dyshojmë që nëse Berisha do të përqafonte PDK-në, Thaçi do të kishte më pak shqetësim për kërcënimin nga politika panshqiptare për Kosovën dhe rajonin, ne po ashtu besojmë se do të mund të ishte e dobishme t’i përkujtojmë bashkëbiseduesit tanë në rajon për dëmin potencial që manovrat e tyre afatshkurta politike mund të kenë në interesat tona afatgjata të përbashkëta”, - thuhet në komentet në fund të kabllos diplomatike.

    Sali Berisha e vizitoi Kosovën dy muaj më vonë, më 6 tetor 2009, u prit nga kryeministri Thaçi, dhe gjatë qëndrimit tha se bashkimi kombëtar i shqiptarëve do të ndodhë në Evropë.

    “Sot ideali kombëtar i shqiptarëve është ideali evropian. Po sepse ne aty kemi përcaktuar të ardhmen tonë dhe të shkëlqyer. Ne nuk dimë ndonjë të ardhme më të ndritur sesa integrimi në Evropë”, - ka thënë Berisha gjatë vizitës së tij.

    Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nuk ka komentuar këtë pjesë të dosjes së WikiLeaks-it.

    “Departamenti i Shtetit nuk komenton lidhur me materiale të supozuara, përfshirë dokumente të klasifikuara që mund të kenë rrjedhur”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së, dërguar gazetës nëpërmjet zyrës së saj për shtyp.

    Gazeta nuk ka arritur të sigurojë edhe qëndrimin e Qeverisë së Kosovës. Në mungesë të një zëdhënësi të Qeverisë, gazeta ka provuar disa herë të kontaktojë me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve.

    (d.b/KohaDitore/BalkanWeb)

    ------------------------------------------------------

    Thaçi: Nuk komentoj Wikileaks, me Berishën marëdhënie të shkëlqyera

    PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk shprehet aspak i shqetësuar nga publikimi i raportit të “Wikileaksit”, ku zbulohej se ai u kishte thënë diplomatëve amerikanë që “i frikësohej ndikimit të Sali Berishës në Kosovë”.

    E përditshmja “Koha Ditore” siguron sot reagimin e Thaçit nëpërmjet një interviste, ku ai shprehet se raportet me homologun nga Tirana si ato personale, ashtu edhe institucionale i ka të shkëlqyera.

    “Unë nuk i komentoj opinionet e tilla, ashtu siç nuk i komenton as Washingtoni, e as kryeqytet e tjera. Por dua të theksoj se raportet edhe personale, edhe institucionale me kryeministrin Berisha janë të shkëlqyera”.

    Para pak ditësh e përdishmja kosovare publikoi një kabllo diplomatike të “Wikileaks” të cilën Ambasada amerikane në Prishtinë ia kishte dërguar State Departamentit, ku Thaçi shfaqte shqetësimin për ndërhyrjen e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në stabilitetin e brendshëm të vendit.

    Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, shefi i Qeverisë nuk shqetësohet as se “Wikileaks” mund të zbulojë kabllo të tjera diplomatike, të cilat e implikojnë atë në lidhjet e kontratave për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar, apo në dhënien me koncesion të Aeroportit të Prishtinës. Thaçi thotë se kontrata e autostradës nuk është vendosur mbi kritere politike, por mbi kritere ekonomike dhe se shefi i ICO-s, Pieter Feith, do të duhej pyetur se pse nuk e ka parë asnjëherë këtë kontratë. I pari i ekzekutivit mohon që më 2 korrik të jetë arritur ndonjë marrëveshje mes palës vendëse dhe asaj serbe.

    (d.b/BalkanWeb)

    -----------------------------------------------

    Wikileaks, SHBA presion Indisë për njohjen e Kosovës

    NEW DELHI- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtruar presion mbi Indinë në të kaluarën për të njohur Pavarësinë e Kosovës, por New Delhi zyrtar nuk ka lëvizur nga pozicioni i kundërt, nga frika e paralelizimit të cështjes së Kosovës me atë të Kashmirit

    Kjo është zbuluar nga Wikileaks në dokumentat e Ambasadësë SHBA-ve në Indi, ndërsa u bë pulike sot në të përditshmen indiane The Hindu, raporton ANSA.

    Para se Prishtina të shpallte pavarësinë e njëanshme në 17 shkurt të vitit 2008, Ambasadori amerikan në Indi David Mulford, citohet t’i ketë bërë thirrje qeverisë në New Delhi “të ndiqte shembullin e SHBA dhe vendeve më të mëdha europiane për të njohur pavarësinë e Kosovës”.

    "Njohja e Indisë do të jetë një shenjë solidariteti global dhe do të ndihmojë për të mbajtur larg paqëndrueshmërinë në Kosovë dhe të gjithë rajonin," citohet të ketë thënë ambasadori amerikan në dokumentat që posedon Wikileaks.

    Dy nga arsyet pse India ka refuzuar janë: Lidhja historike e Indisë me qëndrimet e Rusisë, si dhe frika që pavarësia e Kosovës mund të përbënte një precedent për pavarësinë e Kashmirit.
    (m.a/ansa/BalkanWeb)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #13
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Wikileaks: Ujgurët në Shqipëri, anëtar të Al Kaedës

    TIRANE- Wikileaks ka nisur publikimin e dosjeve sekrete të të burgosurve të Guantanamos ku figurojnë edhe disa prej ish të burgosurve të cilët u transferuan në Shqipëri pak vite më parë por edhe të tre personave që mbërritën në Shqipëri në shkurt të 2010.

    Dy prej këtyre personave Abu Bakr Qasim dhe Abdel Abduhelim të transferuar në Shqipëri në maj të 2006-tës i ëprkasin etnisë ujgure, dhe në dokumentet e botuara nga Wikileaks rezultojnë ti përkasin lëvizjeve islamike të Turkistanit lindor. Dy të burgosurit e parë kanë patur një nivel të caktuar terrorist dhe sipas dokumenteve të publikuara në Ëikileaks, Abu Bakr Qasim lindur më 13 maj të 1969 në Ghulja të Kinës është vulnerabël për rekrutim nga grupe terroriste që kanë në shënjestër SHBA dhe aleatët e saj.

    Ndërsa për Abdel Abduhelim shkruhet në dokumente se “i burgosuri është trajnuar në një kamp të Afganistanit. I dënuari është një anëtar i mundshëm i lëvizjes islamike të Turkistanit lindor, një organizatë separatiste”

    Statusi i këtij personi është rivlerësuar më 30 qershor 2003 dhe ai mbetet një luftëtar armik. Në atë kohë u tha se ujgurët që kishin mbërritur në Shqipëri kishin marrë pafajësi, dhe kishin fituar statusin e azilantit port ë paktën 20 shtete refuzuan ti pranonin ato.

    Shqipëria nuk hezitoi dhe sipas fakteve të publikuara vite më vonë po nga Wikileaks dhe mediat ndërkombëtare, ky ishte një favor që SHBA I dha Shqipërisë në këmbim të anëtarësimit në NATO. Pranimi i ujgurëve nga Shqipëria rrezikoi dhe marrëdhëniet e vendit tonë me Pekinin. Në 2009 kryeministri Berisha deklaroi se ishte i gatshëm të pranonte të burgosur të tjerë nga Guantanamo por me një kusht të mos ishin me origjinë nga Kina.

    Edhe tre të burgusorit e Guantanamos që mbërritën në shkurt të 2010 rezultojnë të rezikshëm. Në dosjen e publikuar nga Wikileaks, për të burgosurin Sharif Fati Ali al- Mishad I lindur në dhjetor të 1976 në Shabin el- Kom, të Egjiptit shkruhet se i dënuari vlerësohet të jetë anëtar i Al Kaedës i cili ka luftuar në vijën e parë të Brigadës arabe 55 të Osama Bin Laden në Afganistan dhe ka luftuar kundër SHBA dhe forcave aleate në Torabora.

    Sipas dokumenteve të Wikileaks, i burgosuri është trajnuar në kampin Al Kaeda Al Faru pas rekrutimit të tij në Milano të Italisë. Një dosje tjetër është për Abdul Rauf Omar Mohammed Abu Al Qusin i lindur në 1 janar 1965 në Tripoli të Libisë i cili u transferua në Shqipëri në shkurt 2010. Në dokumentet e publikuara nga Ëikileaks shkruhet se u arratis nga Libia për në Tunizi në 1990 duke dezertuar nga ushtria e vendit të tij. Në fund të 1990 i burgosuri qëndroi me talebanët për të luftuar në Afganistan. Sipas dokumentit arsyet për vazhdimin e burgimit është se i dënuari është anëtar i grupit luftëtar islamik dhe i Al Kaedës dhe ka lidhje të gjëra brenda Afganistanit. “I burgosuri ka marrë trajnim në kampet e terroristëve dhe mori pjesë në aktivitetet kriminale në Afganistan”- thuhet në dokumente.

    Në dosjen e Salah Bin al- Hadi Assasi, i lindur më 24 qershor 1973 në Menzil të Tunizisë, i transferuar në Shqipëri po në 2010, shkruhet se i dënuari vlerësohet të jetë anëtar I Al Kaedës.I burgosuri ishte anëtar i celulës së Al Kaedës dhe pranoi se kishte udhëtuar në Afganistan në 2001 oër të marrë pjesë në xhihad. I burgosuri mori trajnim ushtarak në një kamp të lidhur me Al Kaedën dhe ndoshta ka marrë pjesë në akte kriminale kundër forcave të SHBA dhe koalicionit.
    (NEWS24/BalkanWeb)

    --------------------------------------

    Arvizu: Duhet unitet për axhendën europiane, nuk komentoj Wikileaks

    TIRANE- Ambasadori amerikan i akredituar në Tiranë, Aleksandër Arvizu përsëriti qëndrimin se SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa theksoi se “është e nevojshme uniteti mes faktorëve politikë në mënyrë që të plotësohet të 12 rekomandimeve të Komisionit Europian”.

    “Biseduam për integrimin e Shqipërisë në BE dhe rrugën që duhet ndjekur. SHBA mbështet plotësisht përpjekjet e Shqipërisë në këtë drejtim. Duket se ekziston një konsensus i gjerë kombëtar në lidhje me këtë çështje, do të shtoja veç se modalitetet specifike sigurisht janë një çështje ndërmjet vendeve anëtare të BE-së dhe Shqipërisë.” -deklaroi ambasdori Aleksandër Arvizu, menjëherë pas takimit me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto. Takimi u zhvillua sot paradite në ambientet e kësaj ministrie.

    “Që integrimi të jetë i suksesshëm- vazhdoi më tej ambasadori- nevojitet përpjekje kombëtare, nevojitet konsensus e përkushtim kombëtar, kjo do të thotë jo vetëm qeveria, jo vetem një parti, por duhet të ketë një bashkim përpjekjesh. Kjo mund të arrihet me motivimin e duhur jam i bindur për këtë

    Nga ana e tij Haxhinasto tha se është i domosdoshëm hartimi i një pakti kombëtar për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Një pikë tjetër e bisedimeve me ambasadorin Arvizu ishte dhe plotësimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri.

    WIKILEAKS
    Ambasadori Arvizu nuk pranoi të japë asnjë koment në lidhje me publikimet nga Wikileaks të kabllogrameve për Shqipërinë. Ky është qëndrimi i SHBA për Wikileaks. “Publikimi i cdo gjëje sekrete është vërtet i pavend. Çdo gjë që lidhet me Wikileaks është tepër e pavend dhe e dëmshme”—deklaroi ambasdori Aleksandër Arvizu.
    (s.g/BalkanWeb)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #14
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Roli i ambasadorit Dell mbi kryeministrin “e pamatur” Thaçi

    Roli i ambasadorit Dell mbi kryeministrin “e pamatur” Thaçi

    http://koha.net/repository/images/wi...08110930_1.jpg

    Publikuar: 29.08.2011 - 09:31
    Prishtinë, 29 gusht – Publikimi i kabllogrameve të Ambasadës amerikane në Prishtinë nga “Wikileaks” ka treguar rolin e ambasadorit amerikan, Christopher Dell, mbi kryeministrin “e pamatur” Hashim Thaçi dhe PDK-në e tij “të pamëshirshme” pas zhvillimeve që çuan në prishjen e koalicionit qeveritar me LDK-në.

    Në mesazhet dërguar Departamentit amerikan të Shtetit jepen vlerësimet e Dellit për liderin “bashkëpunues’ të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe paralajmërimi bërë Behgjet Pacollit për rëndësinë e “frenimit të ndikimit ekstremist islamik” në Kosovë. Dell e kishte bërë të qartë se popullata kosovare ka ndjenja properëndimore, mirëpo shihte elemente të “ideologjive më ekstreme” myslimane.

    Dell po ashtu kishte siguruar mbështetjen e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi në mandatin e parë lidhur me protokollin e shumëpërfolur të EULEX-it dhe Serbisë për bashkëpunim në fushën e drejtësisë, ku Krasniqi ishte zotuar se do ta përkrahte marrëveshjen e arritur pa marrë qëndrimin e autoriteteve të Kosovës.

    Delli paralajmëroi Thaçin “e pamatur dhe emocional”

    Kryeministri Hashim Thaçi e kishte njoftuar Ambasadën amerikane për qëllimin e tij për prishjen e koalicionit qeveritar me LDK-në menjëherë pas njoftimit se ishte arritur një marrëveshje parazgjedhore ndërmjet LDK-së dhe AAK-së në natën e 19 nëntorit, thuhet në një kabllogram sekret të Ambasadës amerikane në Prishtinë, publikuar nga “Wikileaks”.

    Thaçi u kishte thënë zyrtarëve të Ambasadës amerikane se LDK-ja me këtë veprim kishte shkelur parimet e koalicionit qeveritar dhe se “synonte formimin e një Qeverie të re me partitë opozitare, Lidhjen Demokratike të Dardanisë të Nexhat Dacit dhe Aleancën për Kosovë të Re të Behgjet Pacollit.”

    Por kriza e koalicionit qeveritar ishte tejkaluar mëngjesin e 20 nëntorit pas një takimi të mbajtur ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe presidentit të atëhershëm, Fatmir Sejdiu.

    Mesazhi sekret i Ambasadës amerikane më tej bën të ditur se pas spekulimeve se Thaçi kishte kërcënuar me shkarkimin e Sejdiut nga posti presidencial, Ambasada amerikane ishte nxitur “ta paralajmëronte Thaçin se nuk do ta mbështesnin ndonjë përpjekje ekstra-kushtetuese për ta detyruar Sejdiun të largohej nga zyra dhe se kjo do ta dëmtonte imazhin e Kosovës në mbarë botën, dhe do t’i dënonte mundësitë e Kosovës në procedurat e ardhshme para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila do të shprehet për ligjshmërinë e Deklaratës së Pavarësisë së vendit”.

    “Sipas të gjitha llogarive, kryeministri Hashim Thaçi veproi me pamaturi natën e kaluar kur vendosi ta largonte LDK-në nga koalicioni vetëm një orë pasi mësoi për marrëveshjen ndërmjet LDK-së dhe AAK-së. Ai nuk ishte konsultuar as me LDD-në, e as me AKR-në, dhe do të kishte problem të siguronte votat për ruajtjen e qeverisjes. Në fakt, i tillë ishte Thaçi në humorin e tij më të keq – emocional, impulsiv dhe i ngutshëm”, thuhet në komentin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell, në fund të kabllogramit.

    Ambasada amerikane kishte parë se kishte pak gjasa që koalicioni të vazhdonte mbijetesën pas fërkimeve ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.

    “Në të njëjtën kohë, lajm i mirë është se sistemi funksionoi, dhe mbijetoi një test kritik politik. Për më tepër, kosovarët ia dolën vetë ta kalonin këtë (fazë)...Kjo ishte një përvojë e mirë mësimi për të gjithë ata”, thuhet në komentin e ambasadorit Dell, publikon “Wikileaks”.

    Partitë në pushtet vazhduan edhe pak kohë bashkëqeverisjen deri në momentin kur Sejdiu tërhoqi LDK-në nga koalicioni pas dorëheqjes së dhënë si pasojë e mendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës se Sejdiu kishte shkelur Kushtetutën duke vepruar njëkohësisht edhe si kryetar i LDK-së.

    Haradinaj e shikonte Dellin si “udhërrëfyes”

    Ndërkaq në një kabllogram tjetër të publikuar në “Wikileaks”, që mban titullin “Ambasadori takon liderin opozitar”, thuhet se Christopher Dell ishte takuar me liderin opozitar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, më 9 shtator të vitit 2009, i cili i kishte konfirmuar atij dallime dhe çarje të thella ndërmjet partive opozitare.

    Haradinaj i kishte ofruar Dellit bashkëpunim të plotë, duke theksuar se “ambasadori amerikan ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në Prishtinë dhe se ‘ne presim prej jush të na prini neve’”.

    Ish-kryeministri Haradinaj kishte diskutuar me Dellin marrëdhëniet me rivalët e tij politikë, duke i cilësuar “të varfra” me kryeministrin Thaçi, “korrekte” me ish-presidentin Sejdiu dhe “problematike” me liderët opozitarë të kohës, Behgjet Pacollin e AKR-së dhe Nexhat Dacin e LDD-së. Haradinaj ia kishte bërë të ditur Dellit se AAK-ja nuk kishte “objektiva politike në Kuvend derisa nuk mbarojnë zgjedhjet lokale të 12 nëntorit”, shkruan në kabllogramin e Dellit dërguar Departamentit amerikan të Shtetit pas takimit me liderin “bashkëpunues” të AAK-së.

    “Me Kosovën në një pikë delikate në marrëdhëniet e saj me Evropën, politikanët e Prishtinës duhet të punojnë bashkë për t’i shmangur grackat e Beogradit dhe paragjykimet evropiane me qëllim të avancimit të interesave të vendit”, kishte komentuar Dell në fund të kabllogramit, ku shpjegohet sesi ai i kishte rekomanduar të tregohej e matur edhe për protokollin e shumëpërfolur të EULEX-it me Serbinë.

    Haradinaj kishte marrë mesazhin, sepse “refuzoi të përgjigjej për protokollin kur u pyet nga gazetarët”.

    Delli për çështjen e protokollit të nënshkruar ndërmjet Serbisë dhe EULEX-it për fushën e drejtësisë kishte takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

    Krasniqi i kishte premtuar Dellit “mbështetje për protokollin”, ani pse përmbajtja e tij kishte shkaktuar një reagim të madh të shumicës së politikanëve dhe opinionit publik të Kosovës. EULEX-kishte draftuar në vitin 2009 edhe protokollet për dogana dhe polici, por u detyrua të hiqte dorë pas presionit të madh.

    Në kabllogram thuhet se Krasniqi kishte mbrojtur marrëveshjen e protokollit si një marrëveshje të domosdoshme me EULEX-in për luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit, si pjesë e përpjekjeve për rritjen e sundimin e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të vendit. Në komentin e tij Dell shkruan se “Krasniqi ka mbajtur një qëndrim jopopullor” për opinionin kosovar, por ka demonstruar “bashkëpunim”.

    Frikë nga “ndikimi ekstremist islamik” i Pacollit

    Ambasadori Dell kishte zhvilluar një takim edhe me liderin e atëhershëm opozitar të Aleancës për Kosovë të Re, Behgjet Pacolli, lidhur me zhvillimet e fundit brenda Kosovës dhe aktivitetit privat të lobimit për njohjen e shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës.

    Në përmbledhjen e raportit të kabllogramit të 11 shtatorit të vitit 2009, Ambasada njofton se Delli kishte diskutuar me Pacollin edhe për “rëndësinë e frenimit të ndikimit ekstremist islamik” në prag të zgjedhjeve komunale. I pranishëm në takimin e Dellit me Pacollin ishte edhe Esad Pushkar, këshilltar i lartë i Pacollit. Pushkari kishte shkëmbyer SMS me ambasadorin Dell gjatë dështimit të dy raundeve të para për zgjedhjen e Pacollit president më 22 shkurt të këtij viti, kur disa deputetë të PDK-së nuk i ishin bindur marrëveshjes së arritur ndërmjet Thaçit dhe Pacollit për ndarjen e posteve kryesore. Pacolli u zgjodh president në raundin e tretë, por dha dorëheqje pasi Gjykata Kushtetuese vlerësoi se nuk ishin respektuar procedurat e rregullta të votimit.

    Ambasadori amerikan ia kishte shprehur në sy Pacollit shqetësimin e tij për takimin me disa liderë të shteteve të botës së tretë, si ai i zhvilluar me tashmë diktatorin e rrëzuar libian, Muammar Gaddafi.

    “Ambasadori kishte ngritur çështjen e ekstremizmit islamik që po hynte në Kosovë dhe i tërhoqi Pacollit vërejtjen e shqiptarëve potencialë që punojnë brenda kufijve të regjimeve si ai në Libi dhe (të cilët) pastaj kthehen në shtëpi me ideologji më ekstremiste. Ambasadori ia ka bërë të qartë se ne nuk duam të shohim rritje të ndikimit ekstremist në mesin e popullatës së moderuar properëndimore të Kosovës”, thuhet në përmbledhje të kabllogramit.

    “Hyrja miqësore ia promovoi ambasadorit një mundësi për t’i bërë Pacollit shumë mesazhe në lidhje me qëndrimin e Qeverisë amerikane për një numër të çështjeve të brendshme dhe ndërkombëtare me të cilat ballafaqohet Kosova”, thuhet në komentin e Ambasadës amerikane. “Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me Pacollin dhe AKR-në, të inkurajojmë AKR-në të luajë një rol më konstruktiv në politikën e Kosovës dhe për të theksuar rëndësinë për AKR-në që të koordinojë përpjekjet e saj për lobim për njohje bashkë me Qeverinë e Kosovës”.

    “Dobësimi” i pozicionit të Thaçit

    Departamenti amerikan nëpërmjet një tjetër kabllogrami të Ambasadës amerikane ishte njoftuar në detaje edhe për zhvillimet pas deklaratës së ish-deputetëve Adem Salihaj dhe Gani Geci më 29 nëntor kur njoftuan mediat se kishin një DVD me të dhëna për sulmet dhe vrasjet e drejtuesve të LDK-së ndërmjet periudhës 1999-2003, nga siç thanë ata, SHIK-u, krah inteligjence i PDK-së së Thaçit. Geci e identifikoi operuesin e SHIK-ut, Nazim Bllaca, i cili në të njëjtën ditë doli para Kuvendit të Kosovës dhe tha se ishte i përfshirë në 16 raste të vrasjeve, rrahjeve, torturimeve, dhe akuzoi zyrtarë të lartë të PDK-së se urdhëruan kryerjen e tyre. Bllaca kishte deklaruar se kishte marrë urdhra direkt prej Azem Sylës, anëtar i Kryesisë së PDK-së, nëpërmjet Shpresim Ukës, nip i Sylës.

    Bllaca, i cili e ka pranuar se edhe vetë e ka kryer një vrasje, në dëshminë e tij kishte implikuar edhe ministrin e atëhershëm të Transportit dhe të Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ish-zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelilin dhe Xhavit Halilin, anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

    Kabllogrami thotë se dëshmia e Bllacës u bë “në kohën kur kryeministri edhe ashtu kishte një pozicion të dobësuar” pas përplasjeve me LDK-në. EULEX-i ende është duke hetuar rastet që lidhen me “peshqit e mëdhenj”, si test për përkushtimin e tij për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

    PDK-ja, “e pamëshirshme”

    Kryetari i Grupit parlamentar të LDK-së, Lutfi Haziri, kishte kërkuar krijimin e një komisioni parlamentar për hetimin e akuzave të Bllacës, por nuk mori mbështetjen në Kuvendin e dominuar nga PDK-ja.

    Kabllogrami konfirmon se Thaçi kishte dështuar ta bindte ish-presidentin Sejdiu të dilnin në një konferencë të përbashkët shtypi më 30 nëntor për t’i dënuar akuzat e Bllacës.

    Bashkësia ndërkombëtare i kishte bërë thirrje EULEX-it të tregohej i vendosur për zbardhjen e akuzave të Bllacës, por edhe i kishte kërkuar të tregonte “përgjegjësi politike” dhe ndjeshmëri për zhvillimet e brendshme në Kosovë.

    “Kjo konfirmon një perceptim të zakonshëm në mesin e qytetarëve të Kosovës se PDK-ja është e pamëshirshme dhe e përgatitur për të ushtruar dhunë për t’i arritur qëllimet e saj, dhe kjo nuk i ndihmon aspak PDK-së derisa ajo po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të 13 dhjetorit. Duke pasur parasysh këtë, kriza mund të jetë një mundësi për EULEX-in dhe Kosovën. Nëse EULEX-i heton akuzat e Bllacës kundër zyrtarëve të lartë të PDK-së ashtu si duhet, dhe nëse njerëzit e fuqishëm thirren të japin përgjegjësi për veprimet e tyre, ky incident mund ta ndihmojë Kosovën të merret me trashëgiminë e politikës së dhunshme të periudhës së paskonfliktit, sikurse edhe t’i bindë qytetarët e saj se ‘sundimi i rendit dhe ligjit’ është më shumë se një slogan”, thuhet në komentin e kabllogramit të ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell.
    koha net
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 29-08-2011 më 14:50
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #15
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Wikileaks: Qeveria ka frikë për çështjen çame

    Kabllogramat e ambasadës amerikane në Tiranë vazhdojnë të zbulohen në faqen online të Wikileaks dhe një prej tyre i referohet cështjes së pronave dhe problemeve të lidhura me të.
    Ish-ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers, nenvizon kritikat e shumta ne drejtim te qeverise shqiptare per menyren sesi eshte menaxhuar procesi i kthimit dhe kompensimit te ish-pronareve. Ne kabllograme, evidentohen pretendimet se ceshtje te vecanta jane manipuluar per shkak te korrupsionit dhe i gjithe procesi ka mbetur ne vendnumero prej mungeses se vullnetit politik.

    Madje sipas ambasades, ka edhe qytetare amerikane apo shtetas shqiptare me banim ne Amerike qe prej kohesh jane ne konflikt me qeverine sepse nuk u jane kthyer pronat e tyre te ligjshme. Dokumenti permend dhe faktin qe ne mjaft raste, ceshtje te tilla perfundojne ne gjykate, ku zvarriten per vite me radhe pa gjetur zgjidhje. Sipas ambasades, procesi i nisur ne 1993-shin, veshtire se perfundon para 2014-es.

    “Çështja çame, qeveria ka frike”

    Ne nje tjeter analize te tij, permbajtja e se ciles zbulohet nga nje kabllogram i nentorit te vitit 2008, zoti Withers, del ne perfundimin se qeveria shqiptare nuk deshiron te perplaset me Athinen zyrtare per ceshtjen e cameve. Ish-shefi i misionit diplomatik te Shteteve te Bashkuara ben nje permbledhje te detajuar te problemit te cameve, duke e shoqeruar ate edhe me te dhena te rendesishme historike.
    Per Withers, qeveria shqiptare nuk e do perplasjen me Greqine, pasi ka frike se ndeshet me akuza nacionaliste dhe mund te rrezikoje marredheniet me vendin fqinje. Shume pak eshte bere per ceshtjen came qe nga rezoluta e vitit 1994 e parlamentit shqiptar, kur ajo u njoh si e tille, thuhet ne mesazh. Perspektiva e ceshtjes ligjore mund ta ktheje me shume vemendjen mbi camet, por nuk eshte e qarte cila gjykate do te kishte juridiksionin e duhur per t’u marre me kete problem, dhe cfare rezultati konkret mund te kete per camet.
    Ish-të përndjekurit, “nuk hapen arkivat”
    Ne kendveshtrimin e ambasades se Shteteve te Bashkuara ne Tirane, prania e ish-komunisteve ne politiken shqiptare, duke perfshire ketu edhe vete kreun e qeverise, Sali Berisha, pengon hapjen e arkivave te shtetit, kerkese qe sic shkruhet ne kabllogramen ’06tirana506′, ka rene ne vesh te shurdher.
    Qeveria, thuhet aty, ka pak gjasa ta perballoje koston e kompensimit te te persekutuarve politike. Viktimat e komunizmit, obelisk, por jo akses ne arkivat shteterore eshte titulli i kesaj kabllograme, qe cilesohet subjekt sensitiv, por jo i klasifikuar, cka do te thote se nuk permban informacione sekrete apo te paditura me pare. Megjithese qeveria shqiptare, thuhet ne raport, ka premtuar nje ndihme siperfaqesore per viktimat e komunizmit dhe ne parim eshte pajtuar me kompensimin e tyre, ka shume pak gjasa qe ajo te disponojne mjetet e nevojshme financiare per te kenaqur plotesisht anetaret e shoqates.
    Qeveria per me teper zor se do te angazhohet per zbardhjen e plote te fakteve dhe te dhenave te nevojshme per zbardhjen e te gjithe demeve te shkaktuara nga komunizmi. Nje analize e tille do te kerkonte hapjen e arkivave deri me tani te vulosura te shtetit, qe shume pak vete besojne se do te hapen ndonjehere nisur nga fakti qe shume ish-komuniste, perfshire vete kreun e ekzekutivit, jane sot pjese e kastes politike ne Shqiperi. Ky nuk eshte nje problem i ri, thote kabllograma dhe nuk ka ka gjasa te zgjidhet shpejt./Top Channel/

    --------

    Interesant kjo puna e tokave Came dhe fakti që qeveria bën këtë paralelizëm mbi mosdhënien e pronave të vetë Shqiptarëve brënda territorit Shqiptar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pamvaresisht se cfar u thot Delli te vetve me emaila.. e celulara.. neve duhet te jemi ne nji linje me Dellin e Thaqin..

    pallavrat e Opozites se tashme kunder Thaqit jan destruktive e nuk jane te sinqerta..

    Thaqi ecen me kujdes..

    Ta mbeshtesim..

  7. #17
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Wikileaks, Kosova II

    http://www.zeri.info/fotot/35662/ball_wikileaks-001.jpg

    (E plotësuar)Vlerësimi i plotë për kryeministrin e Kosovës ka qenë: “Në fakt, kjo e paraqiste Thaçin në formën më të keqe–emocional, i ngutshëm (impulsiv) dhe i nxituar”. Komenti amerikan, i shkruar nga ambasadori Christopher Dell, bën fjalë për natën kur PDK, nga kafe-bari i Prishtinës, “Zanzibar”, përmes një mesazhi telefonik dërguar RTK-së, njoftoi shpërbërjen e qeverisë PDK–LDK.

    Kryeministri Thaçi, thuhet në dokument, e ka njoftuar Ambasadën amerikane se ai konsideron që marrëveshja të cilën e kishte arritur partneri i koalicionit, LDK, me partinë opozitare, AAK, për zgjedhjet lokale 2009, e ka dëmtuar koalicionin qeverisës.

    Dell, në këtë dokument, jep edhe këtë sqarim interesant për atë natë: “Sipas të gjitha gjasave, kryeministri Thaçi ka vepruar në mënyrë të pakujdesshme natën e kaluar, kur ka vendosur që të përjashtojë LDK-në prej koalicionit, vetëm një orë pasi ka marrë vesh për marrëveshjen mes LDK-së e AAK-së.

    I njëjti dokument i zbuluar nga Wikileaks shkon më tutje në trajtimin e këtij problemi duke thënë se Thaçi e kishte të qartë “marrëzinë e këtij veprimi, mëngjesin e nesërm pas një takimi me presidentin Sejdiu, atëherë kur nuk kishte asgjë për të treguar”.

    Një pjesë tjetër interesante e këtij dokumenti është edhe parashikimi i saktë i Ambasadës amerikane për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme një vit më pas, zgjedhje këto që me të vërtetë u mbajtën në fund të vitit 2010.

    Sipas dokumentit të shkruar nga ambasadori amerikan Christopher Dell, dëmi që i ishte shkaktuar qeverisë PDK – LDK nga veprimi i Thaçit “ndoshta ishte i pariparueshëm”. Me gjithë parashikimet e sakta të ambasadorit Dell për këtë problem, ky i fundit vlerëson diçka pozitive ka nga kjo, pasi “sistemi funksionoi duke e mbijetuar një test kritik politik”.

    Dell vazhdon më tej duke vlerësuar se “diçka edhe më e mirë nga kjo është se kosovarët e tejkaluan këtë problem vetë, ndërsa kjo ishte një mësim i mirë për të gjithë”. Vlerësimet e ambasadorit Dell gjithashtu bëjnë të qartë se kryeministri Thaçi kishte njoftuar opinionin për krijimin e një qeverie të re, me partinë e Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re, dhe me partinë e Nexhat Dacit, Lidhja Demokratike e Dardanisë, pa i njoftuar fare këta të fundit.

    AAK, jo e gatshme për pushtet, Pacollit i përmendet ekstremizmi

    Në mesin e mbi 320 dokumenteve të Ambasadës amerikane të zbuluara nga Wikileaks, janë edhe komunikimet e ambasadorit Dell me Uashingtonin rreth takimeve që ka pasur me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe atë të AKR-së, Behgjet Pacolli.

    Takimi me Ramush Haradinajn është mbajtur më 9 shtator 2009, ku thuhet se lideri i AAK-së i ka thënë Dellit se “ne shikojmë nga ju që të na udhëzoni neve”.

    Në këtë dokument, vlerësimet që i ka bërë Haradinaj për kolegët e tij nga partitë e tjera, është si vijon: marrëdhëniet me kryeministrin Thaçi janë “të varfra”, ndërsa marrëdhëniet e tij me presidentin Sejdiu janë “korrekte”, ndërsa me “problematike” i ka vlerësuar marrëdhëniet e tij me kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin, dhe me kreun e LDD-së, Nexhat Dacin. Dokumenti e citon Haradinajn se në atë kohë “AAK (shtator 2009) nuk është e gatshme që të marrë pushtetin”.

    Komenti, që është pjesë e çdo fundi të dokumenteve amerikane, ndër të tjera vlerëson se AAK atëkohë ka qenë partia më së miri e organizuar opozitare. Sidoqoftë, pjesa më interesante e komentit të ambasadorit Dell është kur thotë që “Kosova në këtë kohë delikate të marrëdhënieve me Evropën, politikanët e saj duhet patjetër të punojnë së bashku që të evitojnë kurthet e Beogradit dhe paragjykimet evropiane, me qëllim që të çojë para interesat e vendit”.

    Ndërkaq, dokumenti tjetër flet për takimin e 12 shtatorit me, atë kohë, liderin e AKRsë, Behgjet Pacolli. Ky dokument tregon se, gjatë këtij takimi, Pacollit i është thënë se ambasadori Dell “e kishte paralajmëruar me shqetësim rreth angazhimit të Pacollit me liderë të ndryshëm si Muamer al Gadafi , me të cilin ai ishte takuar në fillim të shtatorit 2009”.

    Ambasadori amerikan me shqetësim e kishte ngritur çështjen e ekstremizmit islamik, pasi ekziston mundësia që kosovarët, që shkojnë për të punuar në vende si Libia, mund të “rikthehen në shtëpi me ideologji më ekstremiste”. Ambasadori ia ka bërë të qartë Pacollit, thuhet në këtë dokument, se SHBA-të “nuk duan të shohin rritje të ndikimit të ekstremizmit në popullatën e moderuar properëndimore të Kosovës”.

    Më tej, një shënim i shtuar në këtë dokument thotë edhe këtë: “Thashetheme të pabazuara flasin se si Pacolli financon ndërtimin e xhamive në stil të vahabistëve në Kosovë”.

    LDK me Mustafën, PDK me Thaçin

    Në dy dokumente të tjera, Ambasada amerikane bën vlerësimin e dy partive më të mëdha para zgjedhjeve lokale të 2009. Ambasada amerikane kujton se “hiq më pak se tre kandidatë të PDKsë janë dënuar nga drejtësia për krime apo përballen me akuza: Sami Lushtaku–Skenderaj, kandidati i Kaçanikut, Xhabir Zharku, i cili në dokument gabimisht përmendet si kandidat për Podujevë, dhe Shukri Buja, kandidat i Lipjanit.

    Dokumenti vlerëson se tipar i dobishëm për PDK është vetë Hashim Thaçi, të cilin e quan “një luftëtar të palodhshëm i cili ka premtuar një numër mbresëlënës dhe jo gjithmonë bindës të projekteve në sektorin publik”.

    Ndërkaq, në vlerësimet për LDK-në, një fakt interesant është parashikimi që bën Ambasada amerikane për, atë kohë, kandidatin e LDK-së për Prishtinën, Isa Mustafën, si njeriu i mundshëm që do ta sfi dojë Fatmir Sejdiun në krye të partisë.

    “Paraqitja më e mirë teknike nuk mund t’i sigurojë LDK-së rikthimin në ditët e saj të lavdisë në politikën kosovare; partia ka nevojë edhe për një lider që e prezanton partinë në formën të cilën Sejdiu nuk mundet. Isa Mustafa mund ta luajë atë rol, dhe është ironike që derisa ai e udhëheq igjallërimin politik të LDK-së, ai mund të jetë gjithashtu duke krijuar kushtet për një përballje lidershipi që e vendos atë kundër presidentit Sejdiu.”, thuhet në vlerësimin e Ambasadës amerikane, të shkruar para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 15 shtatorit 2009.

    Vrasësi i paguar

    Në dokumentet sekrete amerikane, i vetëdeklaruari si anëtar i Shërbimit Sekret të Kosovës, Nazim Bllaca, cilësohet si “vrasës i paguar”. Ambasada ka përshkuar se si iniciues i publikimit të këtij rasti kishte qenë deputeti Gani Geci e më pas publikisht kishte dalë edhe vetë Nazim Bllaca në një konferencë për media.

    “Lidershipi politik kosovar është tronditur nga deklarimet pas akuzave se zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës janë të përfshirë në komplote vrasjesh që kanë ngjarë gjatë periudhës 1999-2003”, fillon rrëfimin Ambasada amerikane në Prishtinë lidhur me ngjarjen e ashtuquajtur “Bllaca” që kishte ngjarë në fund të nëntorit 2009.

    Uashingtoni ishte informuar për arrestimin e Bllacës dhe caktimin e arrestit shtëpiak për të, ndërsa në një faqe ishte folur edhe për përmbajtjen e DVD-së që e kishte prezantuar Nazim Bllaca. Azem Syla, Xhavit Haliti, Fatmir Limaj, Fatmir Xhelili kishin qenë disa nga emrat të cilët Bllaca i kishte përmendur në CD-në e tij, emra për të cilët ishin njoftuar edhe strukturat amerikane nga punonjësit e tyre në Kosovë.

    Pas kësaj ngjarje, zyrtarët amerikanë, sipas dokumenteve të publikuara nga Wikileaks, kanë raportuar për takimin që ka pasur presidenti i atëhershëm i Kosovës Fatmir Sejdiu me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ky i fundit për takimet që ka pasur me përfaqësuesit e shteteve të Kuintit.

    Mes të gjithëve ishte diskutuar se duhet ti lihet rrugë drejtësisë për të zgjidhur këtë rast “Mesazhi privat i Sejdiut i ka kujtuar Thaçit se respekti i tij për sundimin e ligjit është më i rëndësishmi dhe se rasti Bllaca duhet t’i lihet sundimit të ligjit dhe institucioneve gjyqësore për hetim të drejtë dhe jopolitik”, thuhet mes të tjerash në dokumentin e datës 2 dhjetor 2009 të cilin Ambasada e kishte dërguar në Uashington.

    Thaçi citohet në këtë dokument të ketë takuar asokohe zëvendësshefi n e EULEX-it, Roy Reeve, nga i cili kishte kërkuar që të arrestohet Nazim Bllaca. Thaçi po ashtu mësohet se kishte raportuar tek anëtarët e Kuintit që EULEX i ka penguar institucionet e Kosovës për të arrestuar Nazim Bllacën në ditën e daljes së tij publike. EULEX, sipas këtij dokumenti, kishte planifikuar të arrestonte Nazim Bllacën në fund të javës edhe pse kishte pasur kontroll mbi të në njëfarë mënyre, qysh një ditë pas daljes së tij publike.

    “Më 1 dhjetor, në takimin e ambasadorëve të Kuintit (përjashtuar ambasadorin francez), është kritikuar EULEX-i në raport me trajtimin e rastit Bllaca dhe ky rast është karakterizuar si test për kredibilitetin e EULEXit”, thuhet më tej në dokument. Kuinti kishte kërkuar nga EULEX që të keq dorë nga mantra (shprehje rutinore) se po këshillon, monitoron e mentoron, por të pozicionohet në “përgjegjësinë politike” dhe në zhvillimet aktuale.

    Në komentin personal të ambasadorit amerikan në Kosovë thuhet se nuk dihet çfarë qëndron prapa deklaratave të Bllacës dhe cila është e vërteta e tyre. Kjo ngjarje, sipas komentit të ambasadorit, ka ngjarë në kohën kur më shumë ishte dashur të përqendrohen në mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën dhe në kohën kur kryeministri Thaçi nuk ishte stabilizuar pas përpjekjes së tij për t’u shkëputur nga koalicioni me LDK-në. Ky rast, sipas ambasadorit Dell, është një shans i mirë për EULEX por edhe për Kosovën që si një shtet në transicion të vërë para drejtësisë njerëz me ndikim të lartë të cilët përmenden se kanë kryer krime në vitet e para të pasluftës.

    Në vazhdën e publikimeve në faqen e Internetit Wikileaks, Kosova këtë fundjavë ka mbushur hapësirën ku publikohen dokumentet e dërguara nga Ambasada amerikane në Prishtinë drejt Uashingtonit.

    Në 332 dokumente të publikuara gjatë të shtunës jepen vlerësime nga më të ndryshmet për zhvillimet politike dhe për ngjarje të tjera që e kanë karakterizuar Kosovën në tri vitet e fundit.

    Në dokumentet e publikuara nga Wikileaks përshkruhet përshtypja amerikane që nga përgatitja e Pakos së Ahtisarit, takimet e ambasadorëve amerikanë me liderë të ndryshëm në Kosovë dhe përshtypjet e njërit për tjetrin.

    Më tutje, amerikanët nuk kanë lënë pa raportuar për nivelin e kriminalitetit në Kosovë, për kandidatët partiakë që janë dënuar nga gjykatat e që nuk kanë hezituar të kandidojnë për zgjedhjet lokale 2009.

    Në dokumentet disafaqëshe, amerikanët kanë dhënë vlerësime në detaje për tentativat e kryeministrit Thaçi për ta përjashtuar LDK-në nga koalicioni, duke e cilësuar atë si formën më të keqe të paraqitjes së Thaçit.

    Thaçi, sipas dokumenteve, është lëkundur edhe në momentin kur publikisht ishte paraqitur Nazim Bllaca. Dokumenti i Ambasadës amerikane, që është shkruar më 20 nëntor të vitit 2009, i emëruar: “Kryeministri e rimendon shpërbërjen e qeverisë”, zbulojnë ato që Ambasada i quan “momentet më të këqija të Hashim Thaçit”.
    Zeri
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin

    qart e kane pershkrue thacin amerikanet keshtu pra nder sy e lemojne por shefave te vet delli ua tregon realitetin!

    e paskan verejt bukur mire amerikanet se qenka trondite nga bllaca hashim thaci athua pse more a din kush te spjegoi?!

  9. #19
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ambasada: Berisha qesharak, ka humbur lidhjet me realitetin

    Në këtë kabllogram të publikuar nga Wikileaks, ndodhet një raport i firmosur nga ish-ambasadori Uithers për shefat e tij në Uashinton. Gjuha e përdorur është “lisho”, më në fund mund të kuptohet se sa qesharak u dukej ambasadës amerikane, kryeministri shqiptar. Më poshtë, pjesë nga kabllogrami:

    Titulli: Ambasada e Tiranës, raporti javor

    Dërguar: Nga Ambasada e Tiranës më 25 nëntor 2008

    Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit

    Autori: Ambasadori Xhon Uidhers

    “…Kur kryeministri Sali Berisha nis të flasë, ai fluturon. Deklaratat e fundit që nisnin nga mbjellja e ullinjve deri tek platformat energjetike kanë lënë gojëhapur shumë shqiptarë. Edhe ata që janë mësuar me lulëzimet e shpeshta histerike të kryeministrit, kësaj here mendojnë se kryeministri i ka humbur lidhjet me realitetin.

    Berisha habiti si FMN-në, ashtu edhe këshilltarët e tij ekonomikë kur tha se Shqipëria ka një rritje ekonomike “dyshifrore”,- dyfishin e asaj që mendojnë vetë këshilltarët e tij ekonomikë dhe FMN-ja. Në një tjetër dalje publike, Berisha detajoi planet e tij për të bërë Shqipërinë “superfuqinë energjetike të rajonit”, një deklaratë që për shqiptarët ishte gallatë duke pasur parasysh ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike që ka ky vend.

    Kryeministri u zotua në çojë Shqipërinë në epokën dixhitale duke vendosur kompjuterë në çdo shkollë dhe çdo familje, kur shumë nga këto shtëpi dhe shkolla nuk kanë ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Në fund, deklarata më e çuditshme dhe qesharake ishte zotimi për ta bërë Shqipërinë “vendin më të bukur me ullinj në Mesdhe” duke mbjellë 20 milionë pemë ulliri në vitet e ardhshme.

    Që nga viti 2005 (kush Berisha u rikthye në pushtet) shqiptarët janë mësuar të dëgjojnë fjalime të madhërishme mbi projektet gjigante që kryeministri ka ndër mend të bëjë njëri pas tjetrit. Kryeministri më duket se thjesht nuk është i aftë të mendojë për gjërat e vogla. Problemi vjen kur përplasen fjalimet e kryeministrit për Shqipërinë që lulëzon dhe ashpërsinë e jetës reale të shqiptarëve të thjeshtë.

    Kjo u kujton shqiptarëve një barsoletë të vjetër të kohës së komunizmit kur një edukatore kopshti po i fliste fëmijëve për Shqipërinë e mrekullueshme. Kur ajo mbaroi së foluri rreth vendit që e përshkroi si një kopsht me lule, një vend të begatë ku njerëzit ishin më të lumturit në botë, një vend ku çdo fëmijë kishte gjithçka, një fëmijë në fund nisi të qante. Kur edukatorja e pyeti pse, djali që po qante nisi të bërtasë: “Dua të shkoj në Shqipëri, ju lutem më çoni atje, ju lutem”.

  10. #20
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Wikileaks/SHBA: Berisha sulmoi Temën me policë pas publikimit të aferave të djalit të tij në Gërdec

    Hyrje: Ambasada amerikane në Tiranë i ka kushtuar vëmendje çështjes së mbylljes së gazetës Tema në vitin 2008, kur ministri Ruli vendosi të ndërpresë kontratën e qirasë pa asnjë lajmërim dhe policët nuk lejuan gazetarët të hyjnë në zyrat e tyre. Në kabllogramin me numër 12958: N/A të publikuar nga Wikileaks nën titullin “Qeveria përpiqet të mbyllë gazetën kritikuese” ambasadori Uithers sqaron Departamentin e Shtetit për mënyrën se si qeveria urdhëroi policinë të mbyllë zyrat e gazetës dhe nuk la gazetarët të hyjnë për ditë të tëra, pavarësisht se gjykata kishte urdhëruar që gazetarët të ktheheshin në ambjentet e tyre deri në një vendim final. SHBA shqetësohet për mesazhin negativ që jep qeveria duke rrethuar me policë dhe duke treguar forcë ndaj zërave kritikues. Ambasada përmend skandalet e zbuluara nga Tema që mund t’i kenë ngritur nervat kryeministrit Berisha, që nga lidhjet e djalit të tij me Gërdecin e deri tek lidhjet e tij me pastruesin e parave Damir Fazlliç. Edhe sot ambjentet e gazetës Tema vazhdojnë të jenë të kyçura nga policia.

    Më poshtë kabllogrami i plotë i ambasadës :

    Në lëvizjen e fundit për të shuar zërat kritikues forcat policore kanë rrethuar zyrat e një gazete të vogël të përditshme “Tema” dhe kanë ndaluar stafin e Temës për të hyrë në godinë në katër ditët e fundit, pavarësisht vendimit të gjykatës së Tiranës që urdhëron që Tema duhet të qëndrojë në zyrat e saj. Ngatërresa ndodhi kur qeveria në mënyrë të njëanshme vendosi të ndërpresë kontrat e qirase 20 vjeçare të Temës më 16 dhjetor. Editori i Temës Mero Baze tha se bllokimi është me natyrë politike dhe ai tha se është një përgjigje ndaj kritikave të tij për Kryeministrin Berisha dhe qeverinë. Nga ana e saj qeveria pohon se i duhet hapësira e zyrave të Temës për “arsye të sigurisë kombëtare”. Dy parti opozitare, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste kanë kritikuar gjithashtu qeverinë për aksionin e saj.
    Më 8 janar forcat policore rrethuan zyrat e gazetës me tirazh të ulët Tema dhe ndaluan punonjësit që të hynin. Ditën tjetër stafi i gazetës dhe gazetarë të tjerë e akademikë, mbajtën një protestë jashtë ndërtesës. Edhe më 12 janar stafi i Temës akoma s’mund të hyjë në zyrat e tyre, por vazhdon të punojë dhe të printojë gazetën jashtë në zyra alternative të dhuruara nga simpatizantë të medias. Sipas editorit Mero Baze, Tema nuk ka marrë një lajmërim për largimin

    Shkoni tek Tema: nxirrini jashtë!

    Më 16 dhjetor 2008 ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë njoftim ndërpreu kontratën 20 vjeçare të qirasë për ndërtesën, sipas Bazes. Baze e përshkruan aksionin e qeverisë si një kërcënim ndaj një gazete kritike ndaj qeverisë. Nga ana e saj, qeveria shpalli se Tema duhet të zhvendoset për shkak të çështjeve të “sigurisë kombëtare”; qevria sqaron se ka nevojë për hapësira që të shërbejnë si zyra për programin kombëtar të kartave të identitetit për votuesit. Tema ngriti padi kundër konfiskimit dhe në 6 janar gjykata e Tiranës urdhëroi që qeveria të ndërpresë përpjekjet për të nxjerrë Temën në pritje të një vendimi final nga gjykata. Tema tani ka në plan që të ngrejë një padi kundër policisë që ka injoruar këtë vendim. Çuditërisht, gjithashtu makina e Bazes u përfshi nga flakët dhe shpërtheu në 31 dhjetor, një rast që policia e etiketoi si një aksident.

    Partitë opozitare mbështesin Temën
    Lideri i LSI-së, Ilir Meta, tha për median se e drejta e një media për të kritikuar qeverinë është elementi kyç në një demokraci , ndërsa lideri i PS-së Edi Rama gjithashtu apeloi ndaj qeverisë, gjatë një konference për shtyp, që të hiqte dorë nga bllokimi dhe të lejonte gjykatën të zgjidhte çështjen. Rama gjithashtu nxiti drejtorin e përgjithshëm të policisë që të mos përfshinte policët e tij në një çështje politike dhe i kujtoi atij se një gjykatë kishte dhënë vendim në favor të Temës.

    Koment:

    Edhe pse ndoshta qeveria mund të ketë të drejtë për të lëvizur Temën nga godina, rrethimi i ndërtetës së Temës me policë dërgon ekzaktësisht mesazhin e gabuar – një pikë ku ne dhe të tjerët ia kemi bërë të ditur në mënyrë të përsëritur qeverisë. Reagimi i fortë i qeverisë ndaj Temës jep përshtypje të fortë që ky është vetëm një shembull tjetër se si qeveria do të trajtojë çdo zë tjetër opozitar dhe kritikues, tani që zgjedhjet e qershorit po afrojnë dhe hetimi i Gërdecit po mbyllet. Ndërsa Baze për një kohë të gjatë ka qenë mbështetës i kryeministrit Berisha, ai e ndërpreu mbështetjen e tij në 2008-ën, dhe gazeta e tij ishte e para që bëri lidhjen mes djalit të Berishës me aferën e Gërdecit dhe raportoi për lidhjet e Berishës me të dyshuarin për larje parash Damir Fazlliç, një biznesmen serbo-boshnjak. Kjo gjithashtu nuk është hera e parë që qeveria ka sulmuar mediat kritikuese ndaj qeverisjes të saj, në 2006-ën qeveria urdhëroi stacionin televiziv dikur kritik, Top-Channel, që të lironte ambjentet ku qëndronte. Rasti është akoma i pazgjidhur në gjyq.

    /GazetaTema/

    -----------------------------------------------------------

    SHBA për myslimanët në Shqipëri: Ndikohen nga Turqia, më pak nga arabët

    Në kabllogramin e prillit të vitti 2008 ambasada amerikane i kushton vëmendje mënyrës së festimit nga myslimanët shqiptarë të Ditëlindjes së profetit Muhamed dhe shfrytëzon këtë rast për të bërë një përshkrim të dy linjave të ndryshme mes myslimanëve shqiptarë duke thënë se linja konservatore mbështetet nga bota arabe, ndërsa pjesa tradicionale nga Turqia.

    “Më shumë se dy mijë ndjekës të islamit mbushën qendrën më të madhe të tubimeve në Tiranë këtë fundjavë për të shënuar ditëlindjen e profetit Muhamed. Ngjarja festive u hap me një kor të mrekullueshëm djemsh dhe vajzash të reja nga shkolla e medresesë dhe vazhdoi me rexitime të vargjeve të profetit nga aktorë të njohur shqiptarë. Më pas shumë këngëtarë popullore u ngjitën në skenë, gjë që bëri që të ngjante më shumë si një koncert se sa një përkushtim tradicional. Duke vënë në dukje këtë entuziazëm kryeministri Berisha lëvdoi të pranishmit, duke thënë se këta besimtarë mishërojnë traditën e gjatë shqiptare të tolerancës.

    Ky ishte celebrimi i tretë nën patronazhin e komunitetit mysliman shqiptar dhe i sponsorizuar nga fondacioni fetar turk. Tubimi tregoi karakteristikat liberale të islamizmit shqiptar, kur praktikat tradiciale folklorike do të ishin të anatemuara për shumë muslimanë që jetojnë gjetkë. Por aty vihej re mungesa e dukshme e “mjekrave të gjata” tradicionale dhe pantallonat e shkurtra deri tek kyçi i këmbës, dhe gratë e mbuluara, që po përqafohen nga një numër i vogël por i rëndësishëm shumica të rinj shqiptarë. Duke u rritur të ndarë, ata të edukuar jashtë në pjesët më konservative të botës arabe po ndjekin një degë më pak liberale të islamizmit Sunni. Disa myslimanë konservatorë në Shqipëri refuzojnë tubime si kjo e kësaj jave. Më shumë liberal, krahu nacionalist i komunitetit mysliman shqiptar, ka ndihmuar që të minimizojë influencën e këtyre konservativëve , të ndihmuar nga një prezencë në rritje të fondeve nga burime turke se sa nga burimet arabe. Pavarësisht këtyre dallimeve, festivali vjetor konfirmoi sërish se shumica e besimtarëve myslimanë shqiptarë janë shumë të lidhur me traditën unike dhe tradiciale islamike shqiptare.

    ---------------------------------------------------------

    Roli i ambasadorit Dell mbi kryeministrin “e pamatur” Thaçi

    Publikimi i kabllogrameve të Ambasadës amerikane në Prishtinë nga “Wikileaks” ka treguar rolin e ambasadorit amerikan, Christopher Dell, mbi kryeministrin “e pamatur” Hashim Thaçi dhe PDK-në e tij “të pamëshirshme” pas zhvillimeve që çuan në prishjen e koalicionit qeveritar me LDK-në.
    Në mesazhet dërguar Departamentit amerikan të Shtetit jepen vlerësimet e Dellit për liderin “bashkëpunues’ të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe paralajmërimi bërë Behgjet Pacollit për rëndësinë e “frenimit të ndikimit ekstremist islamik” në Kosovë. Dell e kishte bërë të qartë se popullata kosovare ka ndjenja properëndimore, mirëpo shihte elemente të “ideologjive më ekstreme” myslimane.
    Dell po ashtu kishte siguruar mbështetjen e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi në mandatin e parë lidhur me protokollin e shumëpërfolur të EULEX-it dhe Serbisë për bashkëpunim në fushën e drejtësisë, ku Krasniqi ishte zotuar se do ta përkrahte marrëveshjen e arritur pa marrë qëndrimin e autoriteteve të Kosovës.
    Delli paralajmëroi Thaçin “e pamatur dhe emocional”
    Kryeministri Hashim Thaçi e kishte njoftuar Ambasadën amerikane për qëllimin e tij për prishjen e koalicionit qeveritar me LDK-në menjëherë pas njoftimit se ishte arritur një marrëveshje parazgjedhore ndërmjet LDK-së dhe AAK-së në natën e 19 nëntorit, thuhet në një kabllogram sekret të Ambasadës amerikane në Prishtinë, publikuar nga “Wikileaks”.

    Thaçi u kishte thënë zyrtarëve të Ambasadës amerikane se LDK-ja me këtë veprim kishte shkelur parimet e koalicionit qeveritar dhe se “synonte formimin e një Qeverie të re me partitë opozitare, Lidhjen Demokratike të Dardanisë të Nexhat Dacit dhe Aleancën për Kosovë të Re të Behgjet Pacollit.”
    Por kriza e koalicionit qeveritar ishte tejkaluar mëngjesin e 20 nëntorit pas një takimi të mbajtur ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe presidentit të atëhershëm, Fatmir Sejdiu.

    Mesazhi sekret i Ambasadës amerikane më tej bën të ditur se pas spekulimeve se Thaçi kishte kërcënuar me shkarkimin e Sejdiut nga posti presidencial, Ambasada amerikane ishte nxitur “ta paralajmëronte Thaçin se nuk do ta mbështesnin ndonjë përpjekje ekstra-kushtetuese për ta detyruar Sejdiun të largohej nga zyra dhe se kjo do ta dëmtonte imazhin e Kosovës në mbarë botën, dhe do t’i dënonte mundësitë e Kosovës në procedurat e ardhshme para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila do të shprehet për ligjshmërinë e Deklaratës së Pavarësisë së vendit”.

    “Sipas të gjitha llogarive, kryeministri Hashim Thaçi veproi me pamaturi natën e kaluar kur vendosi ta largonte LDK-në nga koalicioni vetëm një orë pasi mësoi për marrëveshjen ndërmjet LDK-së dhe AAK-së. Ai nuk ishte konsultuar as me LDD-në, e as me AKR-në, dhe do të kishte problem të siguronte votat për ruajtjen e qeverisjes. Në fakt, i tillë ishte Thaçi në humorin e tij më të keq – emocional, impulsiv dhe i ngutshëm”, thuhet në komentin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell, në fund të kabllogramit.
    Ambasada amerikane kishte parë se kishte pak gjasa që koalicioni të vazhdonte mbijetesën pas fërkimeve ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.
    “Në të njëjtën kohë, lajm i mirë është se sistemi funksionoi, dhe mbijetoi një test kritik politik. Për më tepër, kosovarët ia dolën vetë ta kalonin këtë (fazë)…Kjo ishte një përvojë e mirë mësimi për të gjithë ata”, thuhet në komentin e ambasadorit Dell, publikon “Wikileaks”.

    Partitë në pushtet vazhduan edhe pak kohë bashkëqeverisjen deri në momentin kur Sejdiu tërhoqi LDK-në nga koalicioni pas dorëheqjes së dhënë si pasojë e mendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës se Sejdiu kishte shkelur Kushtetutën duke vepruar njëkohësisht edhe si kryetar i LDK-së.
    Haradinaj e shikonte Dellin si “udhërrëfyes”
    Ndërkaq në një kabllogram tjetër të publikuar në “Wikileaks”, që mban titullin “Ambasadori takon liderin opozitar”, thuhet se Christopher Dell ishte takuar me liderin opozitar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, më 9 shtator të vitit 2009, i cili i kishte konfirmuar atij dallime dhe çarje të thella ndërmjet partive opozitare.
    Haradinaj i kishte ofruar Dellit bashkëpunim të plotë, duke theksuar se “ambasadori amerikan ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në Prishtinë dhe se ‘ne presim prej jush të na prini neve’”.

    Ish-kryeministri Haradinaj kishte diskutuar me Dellin marrëdhëniet me rivalët e tij politikë, duke i cilësuar “të varfra” me kryeministrin Thaçi, “korrekte” me ish-presidentin Sejdiu dhe “problematike” me liderët opozitarë të kohës, Behgjet Pacollin e AKR-së dhe Nexhat Dacin e LDD-së. Haradinaj ia kishte bërë të ditur Dellit se AAK-ja nuk kishte “objektiva politike në Kuvend derisa nuk mbarojnë zgjedhjet lokale të 12 nëntorit”, shkruan në kabllogramin e Dellit dërguar Departamentit amerikan të Shtetit pas takimit me liderin “bashkëpunues” të AAK-së.

    “Me Kosovën në një pikë delikate në marrëdhëniet e saj me Evropën, politikanët e Prishtinës duhet të punojnë bashkë për t’i shmangur grackat e Beogradit dhe paragjykimet evropiane me qëllim të avancimit të interesave të vendit”, kishte komentuar Dell në fund të kabllogramit, ku shpjegohet sesi ai i kishte rekomanduar të tregohej e matur edhe për protokollin e shumëpërfolur të EULEX-it me Serbinë.

    Haradinaj kishte marrë mesazhin, sepse “refuzoi të përgjigjej për protokollin kur u pyet nga gazetarët”.
    Delli për çështjen e protokollit të nënshkruar ndërmjet Serbisë dhe EULEX-it për fushën e drejtësisë kishte takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

    Krasniqi i kishte premtuar Dellit “mbështetje për protokollin”, ani pse përmbajtja e tij kishte shkaktuar një reagim të madh të shumicës së politikanëve dhe opinionit publik të Kosovës. EULEX-kishte draftuar në vitin 2009 edhe protokollet për dogana dhe polici, por u detyrua të hiqte dorë pas presionit të madh.
    Në kabllogram thuhet se Krasniqi kishte mbrojtur marrëveshjen e protokollit si një marrëveshje të domosdoshme me EULEX-in për luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit, si pjesë e përpjekjeve për rritjen e sundimin e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të vendit. Në komentin e tij Dell shkruan se “Krasniqi ka mbajtur një qëndrim jopopullor” për opinionin kosovar, por ka demonstruar “bashkëpunim”.
    Frikë nga “ndikimi ekstremist islamik” i Pacollit

    Ambasadori Dell kishte zhvilluar një takim edhe me liderin e atëhershëm opozitar të Aleancës për Kosovë të Re, Behgjet Pacolli, lidhur me zhvillimet e fundit brenda Kosovës dhe aktivitetit privat të lobimit për njohjen e shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës.

    Në përmbledhjen e raportit të kabllogramit të 11 shtatorit të vitit 2009, Ambasada njofton se Delli kishte diskutuar me Pacollin edhe për “rëndësinë e frenimit të ndikimit ekstremist islamik” në prag të zgjedhjeve komunale. I pranishëm në takimin e Dellit me Pacollin ishte edhe Esad Pushkar, këshilltar i lartë i Pacollit. Pushkari kishte shkëmbyer SMS me ambasadorin Dell gjatë dështimit të dy raundeve të para për zgjedhjen e Pacollit president më 22 shkurt të këtij viti, kur disa deputetë të PDK-së nuk i ishin bindur marrëveshjes së arritur ndërmjet Thaçit dhe Pacollit për ndarjen e posteve kryesore. Pacolli u zgjodh president në raundin e tretë, por dha dorëheqje pasi Gjykata Kushtetuese vlerësoi se nuk ishin respektuar procedurat e rregullta të votimit.
    Ambasadori amerikan ia kishte shprehur në sy Pacollit shqetësimin e tij për takimin me disa liderë të shteteve të botës së tretë, si ai i zhvilluar me tashmë diktatorin e rrëzuar libian, Muammar Gaddafi.

    “Ambasadori kishte ngritur çështjen e ekstremizmit islamik që po hynte në Kosovë dhe i tërhoqi Pacollit vërejtjen e shqiptarëve potencialë që punojnë brenda kufijve të regjimeve si ai në Libi dhe (të cilët) pastaj kthehen në shtëpi me ideologji më ekstremiste. Ambasadori ia ka bërë të qartë se ne nuk duam të shohim rritje të ndikimit ekstremist në mesin e popullatës së moderuar properëndimore të Kosovës”, thuhet në përmbledhje të kabllogramit.

    “Hyrja miqësore ia promovoi ambasadorit një mundësi për t’i bërë Pacollit shumë mesazhe në lidhje me qëndrimin e Qeverisë amerikane për një numër të çështjeve të brendshme dhe ndërkombëtare me të cilat ballafaqohet Kosova”, thuhet në komentin e Ambasadës amerikane. “Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me Pacollin dhe AKR-në, të inkurajojmë AKR-në të luajë një rol më konstruktiv në politikën e Kosovës dhe për të theksuar rëndësinë për AKR-në që të koordinojë përpjekjet e saj për lobim për njohje bashkë me Qeverinë e Kosovës”.
    “Dobësimi” i pozicionit të Thaçit
    Departamenti amerikan nëpërmjet një tjetër kabllogrami të Ambasadës amerikane ishte njoftuar në detaje edhe për zhvillimet pas deklaratës së ish-deputetëve Adem Salihaj dhe Gani Geci më 29 nëntor kur njoftuan mediat se kishin një DVD me të dhëna për sulmet dhe vrasjet e drejtuesve të LDK-së ndërmjet periudhës 1999-2003, nga siç thanë ata, SHIK-u, krah inteligjence i PDK-së së Thaçit. Geci e identifikoi operuesin e SHIK-ut, Nazim Bllaca, i cili në të njëjtën ditë doli para Kuvendit të Kosovës dhe tha se ishte i përfshirë në 16 raste të vrasjeve, rrahjeve, torturimeve, dhe akuzoi zyrtarë të lartë të PDK-së se urdhëruan kryerjen e tyre. Bllaca kishte deklaruar se kishte marrë urdhra direkt prej Azem Sylës, anëtar i Kryesisë së PDK-së, nëpërmjet Shpresim Ukës, nip i Sylës.
    Bllaca, i cili e ka pranuar se edhe vetë e ka kryer një vrasje, në dëshminë e tij kishte implikuar edhe ministrin e atëhershëm të Transportit dhe të Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ish-zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelilin dhe Xhavit Halilin, anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
    Kabllogrami thotë se dëshmia e Bllacës u bë “në kohën kur kryeministri edhe ashtu kishte një pozicion të dobësuar” pas përplasjeve me LDK-në. EULEX-i ende është duke hetuar rastet që lidhen me “peshqit e mëdhenj”, si test për përkushtimin e tij për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
    PDK-ja, “e pamëshirshme”
    Kryetari i Grupit parlamentar të LDK-së, Lutfi Haziri, kishte kërkuar krijimin e një komisioni parlamentar për hetimin e akuzave të Bllacës, por nuk mori mbështetjen në Kuvendin e dominuar nga PDK-ja.
    Kabllogrami konfirmon se Thaçi kishte dështuar ta bindte ish-presidentin Sejdiu të dilnin në një konferencë të përbashkët shtypi më 30 nëntor për t’i dënuar akuzat e Bllacës.

    Bashkësia ndërkombëtare i kishte bërë thirrje EULEX-it të tregohej i vendosur për zbardhjen e akuzave të Bllacës, por edhe i kishte kërkuar të tregonte “përgjegjësi politike” dhe ndjeshmëri për zhvillimet e brendshme në Kosovë.
    “Kjo konfirmon një perceptim të zakonshëm në mesin e qytetarëve të Kosovës se PDK-ja është e pamëshirshme dhe e përgatitur për të ushtruar dhunë për t’i arritur qëllimet e saj, dhe kjo nuk i ndihmon aspak PDK-së derisa ajo po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të 13 dhjetorit. Duke pasur parasysh këtë, kriza mund të jetë një mundësi për EULEX-in dhe Kosovën. Nëse EULEX-i heton akuzat e Bllacës kundër zyrtarëve të lartë të PDK-së ashtu si duhet, dhe nëse njerëzit e fuqishëm thirren të japin përgjegjësi për veprimet e tyre, ky incident mund ta ndihmojë Kosovën të merret me trashëgiminë e politikës së dhunshme të periudhës së paskonfliktit, sikurse edhe t’i bindë qytetarët e saj se ‘sundimi i rendit dhe ligjit’ është më shumë se një slogan”, thuhet në komentin e kabllogramit të ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell./KD/
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •