Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Dhuna ekstreme nė Xhami

    #1
    Arb





    Dhuna ekstreme nė Xhami


    Nga Artan Behrami mė 22.01.2010 nė ora 8:11
    Menjėherė pas faljes sė namazit, pesė persona kanė rrahur rėndė imamin e xhamisė sė Tunelit tė Parė nė Komunėn e Mitrovicės. Kėta persona, sė pari e kanė mbyllur imamin, Hamit Kamberin nė xhami, mė pas kanė filluar tė godasin me grushte nė kokė.

    “Kam dėgjuar qė disa persona e mbyllėn derėn e xhamisė. Dhe mė pas mė kanė sulmuar fizikisht. Personat nė fjalė i di kush janė, familjet ua njoh”, thotė imami Hamit Kamberi, pėr Express.

    Tash e disa javė, sulmuesit nuk janė tė kėnaqur me ritet fetare qė praktikohen nė kėtė xhami. Ata disa herė kanė kėrkuar largimin e imamit nga Xhamia. Kėtė e pohon vetė imami.

    “Unė i respektoj rregulloret e Bashkėsisė Islame, sipas Medh'hebit Hanefi. Ata duan tė tjera rite me i krye”, thotė Imami i rrahur.

    Sipas tij, kjo ėshtė edhe arsyeja e vetme qė ėshtė sulmuar nga njė pjesė e vogėl e xhematit. Imami Kamberi thotė se asnjėherė nuk ka pas probleme personale me sulmuesit, por atyre iu kanė penguar vetėm rregullat e pėrcaktuara nga Bashkėsia Islame e Kosovės.

    Imam Hamiti tregon se ėshtė sulmuar nė kokė, dhe nga goditjet ka pėsuar lėndime tė jashtme dhe brendshme. “Tash do tė shkoj nė Prishtinė m’u mjeku. Duhet patjetėr tė shkoj te neurologu. Kam lėndime tė brendshme dhe tė jashtme, sepse kam lėndime nė tru, nė kokė dhe qafė”, tregon ai.

    Sipas tij, ngjarja ka ndodhur kur njeri nga sulmuesit e kishte thirrur pėr tė biseduar me tė diēka. Derisa ishte duke biseduar, ai thotė se prapa shpinės ėshtė sulmuar nga katėr persona tė tjerė. Imam Hamiti pranon se njėri nga ta ka pasur mjekėr tė gjatė, derisa tė tjetėr ishin me veshje jo tė zakonshme pėr myslimanėt qė zbatojnė rregullat, sipas Medh'hebit Hanefit.

    “Unė kam mbėshtetjen e xhematit edhe tė institucioneve dhe kam ende. Sulmi ėshtė tinėzar, qyqar, sepse trimi del pėrpara e jo pas shpine. Ata kishin pantallona tė shkurtra”, shpjegon imam Hamit Kamberi.

    Ndėrkohė, Jetish Berisha, kryetar i Bashkėsisė Islame nė Mitrovicė e ka dėnuar sulmin fizik ndaj Hamit Kamberit, imamit tė xhamisė nė Tunelin e Parė nė kėtė qytet.
    Berisha thotė se sulmet ndaj zyrtarėve tė Bashkėsisė Islame janė duke vazhduar dhe duke u ashpėrsuar ēdo ditė e mė shumė. Ai konfirmon sulmin ndaj Kamberit dhe kėrkon nga hetuesia dhe policia qė tė ndriēohet ky rast.

    “Pasi ky ėshtė njė sulm nė vazhdėn e sulmeve qė po i bėhen zyrtarėve tė Bashkėsisė Islame, siē ka qenė mė herėt me rastin e mulla Musliut nė Drenas, mendoj qė prapė tė njėjtit njerėz, me tė njėjtėn ideologji, kanė vazhduar me asi lloj sulmesh”, thekson Berisha.

    Sulmi sipas tij, ėshtė edhe mė i rėndė, ngase ka ndodhur nė shtėpinė e Zotit, ku gjithmonė lutet pėr paqe dhe marrėdhėnie tė mira ndėr njerėzore.

    “Disa persona mendojnė qė me dhunė mund tė merren objektet fetare. Ato ideologji nuk janė parime tė shėndosha islame, ēfarė na takon neve si myslimanė shqiptarė–kosovarė”, vlerėson Berisha. Ai tregon se imami Hamit Kamberi edhe mė herėt ka pasur probleme tė vogla me sulmuesit, por ato kanė qenė mosmarrėveshje qė janė lidhur me ritet fetare.

    Sulmin ndaj imam Hamit Kamberit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovės. “Imami i xhamisė, ka pėsuar lėndime tė dukshme sipėrfaqėsore nė pjesė tė fytyrės dhe tė kokės, ndėrsa pėr ndihmė tė parė ėshtė trajtuar nė Shtėpinė e Shėndetit nė Mitrovicė”, thotė Besim Hoti, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės.

    “Ai ėshtė dėrguar nė QKUK nė Prishtinė pėr njė kontroll tė detajuar, pasi ankohej pėr dhembje koke si rezultat i goditjeve tė pranuara”, sqaron Hoti, nė njė komunikatė pėr media.

    Policia e Kosovės ka mbledhur informatat mbi sulmuesit e imamit dhe ėshtė nė kėrkim tė sulmuesve, tė cilėt ende nuk janė lokalizuar. Pėrveē imamit tė xhamisė, i cili ėshtė intervistuar nė cilėsi tė viktimės, policia ka siguruar edhe deklarata tė dėshmitarėve tė mundshėm tė kėtij rasti.

    “Nė bazė tė informatave preliminare tė rastit tė raportuar, besohet se motivet e kėtij sulmi qėndrojnė prapa kundėrshtimit tė njė grupi tė personave pėr caktimin e tij si imam nė kėtė xhami”, thuhet nė kėtė komunikatė.

    Pėr kėtė sulm, ka reaguar edhe Bashkėsia Islame e Kosovės, e cila pėrmes njė komunikate pėr media thotė se ėshtė e shqetėsuar pas kėtij rasti.

    “Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, sulmin ndaj imamit e konsideron atak nė institucionet e Bashkėsisė Islame, dhunim tė institucioneve dhe sulm nė vendin e punės”, thuhet nė komunikatėn pėr media tė institucionit mė tė lartė fetar islam nė Kosovė.

    Mė tej thuhet se akte tė tilla me elemente kriminale e banditeske janė tė papranueshme pėr shoqėrinė qė pretendojmė ta ndėrtojmė.

    Kryesia e Bashkėsisė Islame gjithashtu apelon dhe kėrkon nga xhemati i xhamisė qė tė ruajė qetėsinė dhe mos tė bjerė pre e provokimeve tė ulėta e tė errėta dhe tė distancohen nga ky akt vandal e kriminal.

    Nė komunikatėn e cila mund tė cilėsohet si mė e ashpra deri mė tash e lėshuar nga BIK-u pas rasteve tė tilla, kryesia fton xhematin tė solidarizohet me imanin dhe institucionin qė ai pėrfaqėson, duke e ruajtur unitetin, doktrinėn dhe respektimin e vijės institucionale.

    “Ata qė dhunojnė institucione, ata qė dhunojnė vendet e adhurimit, ata qė dhunojnė imamėt a zyrtarė nė vendin e punės, nuk ia duan tė mirėn kėtij vendi e kėtij populli.
    Kryesia e BIK-ut angazhohet pėr rend, qetėsi e ligj, e jo pėr anarki e banditizėm”, thuhet nė kėtė komunikatė tė BIK-ut.

    Brenda pak muajsh kanė ndodhur disa sulme mbi imamėt nga persona qė konsiderohen mė radikalė. Para imamit tė njė xhamie nė komunėn e Drenasit, ishte sulmuar edhe njė zyrtar i lartė i Bashkėsisė Islame nė Prishtinė, i cili kishte pėsuar edhe lėndime nė fytyrė.

    G. Express
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Tashti pas nje viti e kusur , a mund te na sjelle kush nje lajm, se si perfundoi kjo ngjarje?
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Tashti pas nje viti e kusur , a mund te na sjelle kush nje lajm, se si perfundoi kjo ngjarje?
    Qyh, qyh !

    Njeriu ketu ne Kosove del para kamerave dhe thote: "Kam vrare kete person, kam vrare ate person" e nuk denohet !!

    Tash shtrohet pyetja, po t'i ē'fare kerkon ??
    Burri 1 X flet !

  4. #4
    vete te ashtoquajturit myslimane bien ndesh me veten e tyre sepse eshte e ndaluar te protestohet kunder udheheqesve "sikur thone ata",

    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Une do ti thoja Hamit Kamberit, te kthej ne besimin e te pareve dhe do te shpetoje njere dhe pergjithmone nga dajaku.Islami eshte dhune.them te verteten,ketu po ben palle Janullatus qe eshte grek dhe jo me te flitet per te dhunuar nje teolog shqiptar.Islamiket shqiptare po ushtrojen dhune dhe terror te vazhdueshem dhe si qeveria dhe populli, bejne te pa diturin.Vrasja e Tivarit,rrahjet ne xhamine e Durresit, ,ky rasti ne Kosove, vrasja e amerikane neGjermani, grupe te tjera te kapura ne flagrance, te tjere ne Maqedoni, e pra keto mjaftojne,qe secili ti therrase mendjes dhe te gjej rrugen e vertete, e ti lene keto mbeturina te pellasin ne xhamite e tyre vetem,si peshku pa uje.Sa shume kemi folur ,por sa pak ndjene shqiptaret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 07-08-2011 mė 11:07
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anėtarėsuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga bani Lexo Postimin
    vete te ashtoquajturit myslimane bien ndesh me veten e tyre sepse eshte e ndaluar te protestohet kunder udheheqesve "sikur thone ata",

    http://www.youtube.com/watch?v=QgnVw..._order&list=UL
    Ēka do tė thuash me kėtė?!!! Si e gjykoni ju njė komunitet,sepse edhe unė jam i muslimanė po nuk protestoi...apo thėnė mė shkurt a ka drejtė dikush t'a njollosė kombin dhe kulturėn shqiptare shkaku i Hamzajve dhe tė Esat Pashajve tė mė hershėm dhe tė sotit?!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anėtarėsuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Une do ti thoja Hamit Kamberit, te kthej ne besimin e te pareve dhe do te shpetoje njere dhe pergjithmone nga dajaku.Islami eshte dhune.them te verteten,ketu po ben palle Janullatus qe eshte grek dhe jo me te flitet per te dhunuar nje teolog shqiptar.Islamiket shqiptare po ushtrojen dhune dhe terror te vazhdueshem dhe si qe veria dhe populli bejne te pa diturin.Vrasja e Tivarit,rrahjet ne xhamine e Durresit, ,ky rasti ne Kosove, vrasja e amerikane neGjermani, grupe te tjera te kapura ne flagrance, te tjere ne Maqedoni, e pra keto mjaftojne,qe secili ti therrase mendjes dhe te gjej rrugen e vertete, e ti lene keto mbeturina te pellasin ne xhamite e tyre vetem,si peshku pa uje.Sa shume kemi folur ,por sa pak ndjene shqiptaret.
    Ēfarė kuptoni ju me dhunė dhe terror?!!! Sepse edhe Xhorxh Uashington i cili ishte udhėheqėsi i kryengritėsve kundėr mbetrisė angleze,qė kėrkonin lirinė e vendit,konsiderohej si njeriu mė terrorist nė atė kohė...Por Uashington vetėm pak vite mė vonė u bė president i Amerikės dhe IMAGJINOJE terroristi numėr njė president i Amerikės!!!

    Hajni kur e sheh sesi polici po zbaton ligjin i duket se polici po ushtron terror mbi tė,e kėshtu po ngjan edhe nė mes disa njerėzve tė paditur ndaj muslimanėve.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga The_Capital Lexo Postimin
    Qyh, qyh !

    Njeriu ketu ne Kosove del para kamerave dhe thote: "Kam vrare kete person, kam vrare ate person" e nuk denohet !!

    Tash shtrohet pyetja, po t'i ē'fare kerkon ??
    Ty te duket normale qe vellezerit e tu te ashtquajtur musliman ushtrojne dhune ndaj imanit? Po behet fjale per persona fetare qe vene e falen ne xhami dhe jo per persona rrugesh qe godasin rastesisht nje iman pa arsye. A eshte e lejueshme kjo sjellje ndaj nje imani per ty?
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Ty te duket normale qe vellezerit e tu te ashtquajtur musliman ushtrojne dhune ndaj imanit? Po behet fjale per persona fetare qe vene e falen ne xhami dhe jo per persona rrugesh qe godasin rastesisht nje iman pa arsye. A eshte e lejueshme kjo sjellje ndaj nje imani per ty?
    Ndaj imanit a? hahahahaha.

    Po he moj si mendon ti, si eksperte e ksaj fushe, eshte e lejueshme apo jo ? , hahahahahha
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga celyy Lexo Postimin
    Ndaj imanit a? hahahahaha.

    Po he moj si mendon ti, si eksperte e ksaj fushe, eshte e lejueshme apo jo ? , hahahahahha
    O Lere se te rane dhembet. Ndaj imanit e mora vesh, po imamit?
    Vdisni ti beni bisht pyetjeve, kur s'ju intereson.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •