Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    INSTAT: 18% e vdekjeve në Shqipëri nga duhani

    TIRANE- Për herë të parë Instituti i Shëndetit Publik deklaron të dhëna tronditëse mbi vdekshmërinë në vend, si pasojë e përdorimit të duhanit apo edhe qëndrimit në ambiente ku konsumohet duhan.

    Të dhënat i referohen një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vendin tonë, sipas të cilit 18 për qind e sëmundjeve në vend, që përfundojnë më pas me vdekje, shkaktohen nga përdorimi i duhanit dhe prek me së shumti grupmoshat nga 30 deri në 59-vjeç

    “18% e të gjitha sëmundjeve që shkaktojnë vdekje mbi moshën 30-vjeç i atribuohen duhanit. Në vitin 2009, sipas INSTAT mbi moshën 30-vjeç kanë vdekur 8 mijë e 13 meshkuj dhe 6 mijë e 867 femra”, - deklaroi specialisti i ISHP-së Roland Shuperka.

    I nisur në vitin 2004, studimi është kryer nga specialistë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe përfshinë të gjithë vendet anëtare të kësaj organizate.
    Sëmundjet më të përhapura, ku duhani vret më shumë, sipas studimit janë sëmundjet kancerogjene dhe ato kardiovaskulare, me 3000 vdekje në vit.

    “Ne po i referohemi, vdekjeve nga kanceri që kanë ndodhur në vitin 2009. afro 53 % , 870 meshkuj kanë vdekur, nga përdorimi i duhanit. Dhe 320 femra me të njëjtëtn pasojë, nga duhani. Vetëm nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut si dhe nga kanceri, janë afro 3 mijë persona që kianë vdekur, duke i’u atribuuar duhan pirjes si dhe qëndrimit në ambiente me tym duhani”, - sqaroi specialisti Shuperka.

    Të dhënat alarmante të këtij studimi, duket se kanë vënë në lëvizje strukturat përkatëse të Shëndetësisë.
    Bazuar në një urdhër të ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili është vendosur ngritja e një grupi të përbashkët Task Force, në zbatim të ligjit antiduhan.

    Vetë ligji i shumëpërfolur antiduhan hyri në fuqi në 26 maj 2007, ndërkohë për të kuptuar se sa impakt ka patur ky ligj deri më sot në parandalimin e duhanpirjes në vendet publike mjafton një vëzhgim rastësor në lokalet në kryeqytet.
    (e.m/NEWS24/BalkanWeb)

  2. #2
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Nuk është se INSTAT i ka shifrat përherë të sakta pasi përherë kanë lënë për të dëshiruar në lidhje me realitetin. Punojësit e INSTAT preferojnë kafenetë përpara seriozitetit të punës - të paktën ky fakt është vërtetuar nga administrata e MPJ-së së bashku me Avokatin e Popullit që i bëjnë shoqëri në të njëjtën kafene. Gjithsesi, rreth shifrave të pretenduara, është mëse e pritshme derisa duhani pihet në përqindje stratosferike në shoqërinë shqiptare, dhe ku ligji antiduhan u miratua veç për tu shënuar në fletoren zyrtare.
    relata refero

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga Deni_Boy Lexo Postimin

    Sigurisht ,me llafe kto ministrite te morin n'qafe ,por ne praktike eshte zulu land.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-02-2011
    Vendndodhja
    Malaga (España)
    Postime
    206
    Mosss.. M´bone me e lon cigaren

  5. #5
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Nuk është se INSTAT i ka shifrat përherë të sakta pasi përherë kanë lënë për të dëshiruar në lidhje me realitetin. Punojësit e INSTAT preferojnë kafenetë përpara seriozitetit të punës - të paktën ky fakt është vërtetuar nga administrata e MPJ-së së bashku me Avokatin e Popullit që i bëjnë shoqëri në të njëjtën kafene. Gjithsesi, rreth shifrave të pretenduara, është mëse e pritshme derisa duhani pihet në përqindje stratosferike në shoqërinë shqiptare, dhe ku ligji antiduhan u miratua veç për tu shënuar në fletoren zyrtare.
    Mese e vertete.

    Dita kur duhani te zhduket nga shoqerite njerezore , ka per te qene dite e madhe per njerezimin. Te mendosh se miliona njerez blejne produkte te cilat rezultojne ne vdekjen e tyre eshte cmenduri. Mgjth mendoj se shtetet po bejne fare pak ne eleminimin e plote te ketij produkti. Sic duket , kompanite e prodhimit te ketij helmi jane me te fuqishme dhe revenue qe sjellin eshte dicka qe ekonomite e shteteve kane nevoje ala. Te sjell neveri ky fakt.

  6. #6
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Reklamat anti-duhan promovohen në mënyrë të vazhdueshme nga kompanitë e sigurimeve shëndetësore. Dhe ky promovim nuk vjen nga keqardhja për dëmet që duhani shkakton tek duhanpirësit, por tek shpenzimet që do të sjellin sëmundjet e tyre të mundshme. Ndërsa përsa i takon shteteve në këtë drejtim, detyrimisht që interesi i tyre qëndron tek konsumi i një sasie sa më të madhe duhani për shak të akcizës. Dhe i gjithë ky proçes është mëse i ''drejtë'' në gjuhën e biznesit.
    relata refero

  7. #7
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Cfare kuptimi ka akciza se nuk e kuptoj?
    Eshte e njejta si excise ne anglisht apo gabohem?

  8. #8
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Deni_Boy Lexo Postimin
    TIRANE- Për herë të parë Instituti i Shëndetit Publik deklaron të dhëna tronditëse mbi vdekshmërinë në vend, si pasojë e përdorimit të duhanit apo edhe qëndrimit në ambiente ku konsumohet duhan.

    Të dhënat i referohen një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vendin tonë, sipas të cilit 18 për qind e sëmundjeve në vend, që përfundojnë më pas me vdekje, shkaktohen nga përdorimi i duhanit dhe prek me së shumti grupmoshat nga 30 deri në 59-vjeç

    “18% e të gjitha sëmundjeve që shkaktojnë vdekje mbi moshën 30-vjeç i atribuohen duhanit. Në vitin 2009, sipas INSTAT mbi moshën 30-vjeç kanë vdekur 8 mijë e 13 meshkuj dhe 6 mijë e 867 femra”, - deklaroi specialisti i ISHP-së Roland Shuperka.

    I nisur në vitin 2004, studimi është kryer nga specialistë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe përfshinë të gjithë vendet anëtare të kësaj organizate.
    Sëmundjet më të përhapura, ku duhani vret më shumë, sipas studimit janë sëmundjet kancerogjene dhe ato kardiovaskulare, me 3000 vdekje në vit.

    “Ne po i referohemi, vdekjeve nga kanceri që kanë ndodhur në vitin 2009. afro 53 % , 870 meshkuj kanë vdekur, nga përdorimi i duhanit. Dhe 320 femra me të njëjtëtn pasojë, nga duhani. Vetëm nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut si dhe nga kanceri, janë afro 3 mijë persona që kianë vdekur, duke i’u atribuuar duhan pirjes si dhe qëndrimit në ambiente me tym duhani”, - sqaroi specialisti Shuperka.

    Të dhënat alarmante të këtij studimi, duket se kanë vënë në lëvizje strukturat përkatëse të Shëndetësisë.
    Bazuar në një urdhër të ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili është vendosur ngritja e një grupi të përbashkët Task Force, në zbatim të ligjit antiduhan.

    Vetë ligji i shumëpërfolur antiduhan hyri në fuqi në 26 maj 2007, ndërkohë për të kuptuar se sa impakt ka patur ky ligj deri më sot në parandalimin e duhanpirjes në vendet publike mjafton një vëzhgim rastësor në lokalet në kryeqytet.
    (e.m/NEWS24/BalkanWeb)
    Ne raste se keto statistikat jane te sakta , une mendoje se ky problem eshte gjithe boterore jo vetem ne Shqiperi. Duhani eshte vetem nje shkake per semundjet ,kurse kemi edhe shume e shume arsye te tjera qe demtojne shendetin e njeriut.

    Mos u frigoni aqe shume se edhe kjo pune e duhanit eshte bisnes . Bab plak i imi ka pire duhan dei ne 90 vjete ,pore nuk vdiq nga duhani .

    Ne Shqiperi Kosove dhe Maqedoni ,shqipetaret jane njeres shume te stresuare, dhe ne anen tjeter jane duke bere nje mbyjetese ,sa qe luksuzi inati xhelozia e pa nevojshem, eshte duke va mare shpirtin para kohe.

  9. #9
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Cfare kuptimi ka akciza se nuk e kuptoj?
    Eshte e njejta si excise ne anglisht apo gabohem?
    Po, është e njëjta gjë.
    relata refero

  10. #10
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Ah the sin tax . Eh , po cfare pret nga shtetet aman? Money comes first , gjithmone .

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •