Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208

    Post Sekreti i nëntë burrave të panjohur!

    Sekreti i nëntë burrave të panjohur

    "Të nëntë burrat e panjohur" është emri i një sekreti 2000-vjeçar të vjetër, për të cilin supozohet se themeluesi ka qenë perandori indian rreth viteve 270 para lindjes së Krishtit
    Perandori Ashoka i Indisë kujtohet nga historia si perandori, i cili gjatë shekullit III para erës sonë, e mbushi vendin me shkrime në pllaka prej guri, në të cilat thuhej se njerëzit duhet të silleshin mirë me njëri-tjetrin dhe se shteti duhet të qeveriste me mençuri dhe se rregull themelor për cilindo ishte përkujdesja mjekësore, që u duhej bërë ushtarëve të kampit armik pas betejës, nëse ata ishin të plagosur.

    E megjithatë, Ashoka do të analizohej më shumë në kohën tonë për hir të shoqërisë sekrete, që thuhet se ai themeloi gjatë udhëheqjes së tij. "Të nëntë burrat e panjohur", është emri i një sekreti 2000-vjeçar të vjetër, për të cilin supozohet se themeluesi ka qenë perandori indian rreth viteve 270 para lindjes së Krishtit. Duke iu referuar legjendës pas konvertimit të tij në budist, pas një masakre gjatë luftës, perandori themeloi shoqërinë e "Të nëntëve", për të mbrojtur dhe zhvilluar dije, të cilat mund të ishin të rrezikshme për njerëzimin, nëse binin në duart e njerëzve të gabuar. Disa versione të historisë përfshijnë një motiv shtesë për perandorin, i cili fshehu këtë dituri shkencore. Mbetjet e Perandorisë Rama, një versioni tjetër të Atlantisit, sipas shkrimeve hindu, janë shkatërruar nga një teknologji armësh shumë të avancuara për kohën 15.000 vjet më parë. Kjo shoqëri në epokën tonë u përmend për herë të parë në shek. XIX në punimet e Louise Jacolliot dhe në shekullin XX nga shkrimtari i fantazisë, Theosophist Talbot Mundy. Në 1960, Louis Pauwel dhe Jacques Bergier shkruan rreth "Nëntë burrave të panjohur" te "Mëngjesi i magjikëve". Perandori indian, Ashoka, krijoi një shoqëri sekrete të quajtur "Shoqëria sekrete e nëntë burrave të panjohur", të cilët ishin shkencëtarë që supozohet se kataloguan shumë shkenca. Ashoka e mbajti punën e tyre të fshehtë, pasi ishte i trembur nga përmbledhja e avancuar e shkencës, që bënë këta shkencëtarë dhe mund të përdorej për luftë - ndaj së cilës ai ishte totalisht kundër. Ashoka ishte kthyer në një budist të devotshëm, pasi kishte mundur një ushtri të madhe në një betejë shumë të përgjakshme.

    "Nëntë burrat e panjohur" shkruan një total prej nëntë librash, një prej secilit. Një prej këtyre librave ishte "Sekretet e forcës gravitacionale". Ky libër, i njohur prej historianëve, por aktualisht i palexuar e i pagjetur akoma prej ndonjërit prej tyre, trajton çështjet e gravitacionit dhe të kontrollit të tij. Ky libër mendohet se është diku i mbajtur fshehur, në ndonjë bibliotekë të Indisë ose të Tibetit. Arsyet e Ashokës për krijimin e kësaj shkence ishin pozitive, pasi nëse dikush me qëllime negative do të mund të kishte në dorë njohuri të tilla, atëherë toka do të kthehej sërish në një grumbull pluhuri. E megjithatë, mendohet se ishin pikërisht këto armë e këto njohuri që shkatërruan perandorinë e lashtë indiane, Rama.

    Pak vite më parë, kinezët zbuluan disa dokumente sanskrite në Llahsa, Tibet dhe i çuan ato në Universitetin Chandrigarh për t'i përkthyer. Dr. Ruth Reyna i këtij universiteti deklaroi se, këto dokumente përmbajnë instruksione, për të ndërtuar anije hapësinore për udhëtime ndëryjore. "Metoda e tyre e shtytjes, - tha ajo, - ishte e tipit "anti-gravitacional" dhe ishte e bazuar në një sistem analog e "laghimas", fuqia e panjohur e egos, që ekziston në psikologjinë e njeriut, "një forcë centrifugale e fuqishme mjaftueshëm për të mposhtur forcën gravitacionale". Duke iu referuar Yoga-s hindu, është pikërisht kjo lloj force ajo që lejon ngritjen në ajër dhe zhvendosjen e një personi. Dr. Reyna tha se, në bordin e këtyre makinave, të cilat ishin të quajtur "Astras", në tekst, indianët e lashtë mund të kishin dërguar njerëz në cilindo planet. Dorëshkrimet, u tha se ishin bartëse të sekretit të "antimas", "mbulesës së padukshme" dhe "garimës", si dhe "si të bëhesh i rëndë sa një mal plumbi".

    Natyrisht, shkencëtarët indianë nuk i morën këto tekste seriozisht, por u bënë më të ndjeshëm ndaj këtyre teksteve të lashta dhe vlerës së tyre, vetëm kur kinezët deklaruan se, studimi i këtyre teksteve ishte përfshirë në programin hapësinor që ata kishin. Ky ishte një nga rastet e para, kur një qeveri deklaronte se ishte duke punuar mbi projekte kërkimesh mbi anti-gravitacionalitetin.

    Megjithatë, një prej epikeve indiane më të mëdha, Ramayana, ka në përmbajtje të saj një përshkrim të hollësishëm të një udhëtimi në Hënë, në bordin e një Vimana (ose Astra), dhe tregon një betejë të zhvilluar në Hënë me një Asvin (një anije e qytetërimit atlantis). Kjo është vetëm një evidencë e vogël në lidhje me kontrollin antigravitacional të përdorur në kohën e indianëve të lashtë.

    E ashtuquajtura Perandoria Rama e Indisë Veriore dhe Pakistanit, që i përkiste Indisë dhe ishte një komb shumë i madh, me qytete të sofistikuara, shumë prej të cilëve vazhdojnë të zbulohen edhe sot në shkretëtirën e Pakistanit, në Indinë Perëndimore dhe atë Veriore.

    Rama ekzistonte paralel me qytetërimin atlantis, qytetërim i cili drejtohej nga "udhëheqësit shpirtërorë të dritës", të cilët ishin dhe qeverisësit e qyteteve. Shtatë qendrat më të mëdha të qytetërimit Rama, njihen në tekstet hindu si, "Shtatë qytetet Rishi". Duke iu referuar teksteve indiane, njerëzit kishin fluturuar me makina fluturuese të quajtura "Vimana". Këto ishin me dopio kuvertë, dritare anash dhe një kube qendrore dhe ngjanin nga forma me një pjatë të filxhanëve të sotëm. "Udhëtonin me shpejtësinë e erës dhe lëshonin një tingull melodioz", shkruhet aty. Kishte të paktën katër tipe të ndryshme të "Vimana"-s. Disa ishin si tip pjate, të tjera si cilindër në formë cigareje.

    Si përfundim, përveç materialeve të shkruara që tregojnë ndërtimin e këtyre teknologjive nga Perandoria Rama, janë gjetur edhe referenca të ngjashme dhe episode që tregojnë imazhe dhe të dhëna për përdorimin e armëve dhe shkatërrimin e asaj perandorie me to.

    Kur qyteti Rishi i Mohenjodaros u gërmua nga arkeologët në shekullin e kaluar, aty u gjetën skelete të shtrira në rrugë në pozicion dorë për dore, sikur kishin vdekur nga një vdekje e menjëhershme. Këta skelete, pas analizave të bëra, rezultuan me përqindje radioaktiviteti në nivele që nuk ishin hasur asnjëherë në Tokë, krahasuar me skeletet e Hiroshima Nagasakit. Qytete të lashta, ku muret e gurit dhe tullat janë shndërruar në qelq, janë gjetur në Indi, Irlandë, Skoci, Francë, Turqi e vende të tjera. Nuk ka shpjegim tjetër logjik për shndërrimin e fortesave të gurit në qelq, përveçse një shpërthimi nuklear. Me shkatërrimin kataklizmik të Atlantidës dhe të Perandorisë Rama, duke u shkatërruar nga armë atomike, bota kaloi në një kolaps dhe në të ashtuquajturën "epoka e gurit"... dhe pas disa mijëra vjetësh filloi historia "moderne".

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Tregim shume interesant.
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  3. #3
    Nine unknown Man (NUM) ose ndryshe Ashoka (per nder te themeluesit te tyre) eshte nje nga shoqerite hermetike, ezoterike nga me te vjetrat ne bote, shume e fuqishme qe atehere, dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite te jete po aq e fuqishme. Nente Mjeshterat e Ashokes, jane te panjohur, te paidentifikuar, dhe mbaje ne doren e tyre, te dije ezoterike, shkencore, alkimike etc etc....qe sigurisht ruhen me shume fanatizem qe keto njohuri te mos bien ne duart e gabuara, sepse do sillnin pasoja te renda per njerezimin.
    Eshte interesante numri 9, ky numer haset edhe ne shoqeri te tjera hermetike, qe kane luajtur rrol shume te rendesishem ne historin e mbare njerezimit, shpesh here nisur nga qellime, Misione te larta Hyjnore ne drejtim te evolucionit njerezor, por qe ne disa raste per shkaqe te ndryshme kane devijuar ne pasoja katastrofale.

    Nuk flitet shume per NUM, por pa dyshim eshte nje nga shoqerite me te fuqishme hermetike prej mijevjecaresh dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite, sigurisht jo vetem, por edhe ne bashkepunim edhe me shoqeri te tjera te fshehta....

    Nga disa materiale, shkrime qe kam lexuar mbi NUM, me bente pershtypje nje fjali ne fund: "kujdes ata mund te jene kudo"

    Ehh... histori te gjata keto.....

    OM Mani Padme Hum!

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin

    Mos u merrni me budallalliqe kot, sensacionalizma e misticizma koti. Na paskan shkuar në hënë njerëzit para mijëra vitesh. Po hë pra, pse nuk po i gjejmë këto artifakte sot ? Ku janë këto artifakte, këto anije kozmike ?

    Ku e bazon sigurinë që kjo shoqëri vazhdon dhe sot ? Pse nuk qënka gati njerëzimi të bëj një hap cilësie ? Kush janë këta që dinkan më mirë se c'është e mira për njerëzimin e për njerëzit që po vuajnë si qeni e po vdesin me miliona ? Ku është kjo teknologjia që do na coj në botëra të tjera, të dali e të zgjidhi shumë probleme.

    Shoqeritë Theosofike të Blavatsky & co janë rrena, debillëqe antishkencore, sensacionaliste dhe jashtazonisht të dëmshme për zhvillimin shkencor.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 16-07-2011 më 14:47
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Qenke ne humor sot!
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Mos u merrni me budallalliqe kot, sensacionalizma e misticizma koti. Na paskan shkuar në hënë njerëzit para mijëra vitesh. Po hë pra, pse nuk po i gjejmë këto artifakte sot ? Ku janë këto artifakte, këto anije kozmike ?
    Qe ne momentin, kur shprehesh me keto lloj fjalesh, nuk e kuptoj se per cfare kerkon te diskutojme, sepse ti tregon se je i bindur se jane budalliqe kot etj etj...dhe ne kesi rasti, kur dicka nuk e beson me siguri te plote, mund ta shmangesh pa bere komente te kesaj natyre.
    Ku e bazon sigurinë që kjo shoqëri vazhdon dhe sot ? Pse nuk qënka gati njerëzimi të bëj një hap cilësie ? Kush janë këta që dinkan më mirë se c'është e mira për njerëzimin e për njerëzit që po vuajnë si qeni e po vdesin me miliona ? Ku është kjo teknologjia që do na coj në botëra të tjera, të dali e të zgjidhi shumë probleme.
    Se ku e bazoj sigurine time, eshte problem imi, por qe siguria nuk lind nga gjera tek tuk, por gjithmone e kane nje baze, dikush e merr nga nje burim info tjeter dikush nga nje tjeter, dhe krijon sado pak nje panorame mendimi. Qe njerezimi nuk eshte i gatshem t'i perballoje keto lloj njohurish, mjafton ta shikosh se si eshte katandsiur drejt kotesive dhe degjenerimit dita dites, apo sic ke thene edhe ti vete; njerezimi qenka i verber! Se ku eshte, une nuk jam pjesetare e asaj shoqerie qe ta di, dhe te ta tregoj, keshtu sikur po me kerkon shume me kete pretendim.
    Pastaj, qe jane te fuqishem, kete nuk e luan as topi, do apo nuk do ti, eshte pune tjeter. Ne nje teme tjeter kam permendur diku nje germe....po nejse me mire eshte qe nuk e beson.
    Shoqeritë Theosofike të Blavatsky & co janë rrena, debillëqe antishkencore, sensacionaliste dhe jashtazonisht të dëmshme për zhvillimin shkencor.
    Me kete demtimin e shkences, se nga i vjen, e ke mbylle cdo diskutim tani

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Qenke ne humor sot!

    Qe ne momentin, kur shprehesh me keto lloj fjalesh, nuk e kuptoj se per cfare kerkon te diskutojme, sepse ti tregon se je i bindur se jane budalliqe kot etj etj...dhe ne kesi rasti, kur dicka nuk e beson me siguri te plote, mund ta shmangesh pa bere komente te kesaj natyre.

    Se ku e bazoj sigurine time, eshte problem imi, por qe siguria nuk lind nga gjera tek tuk, por gjithmone e kane nje baze, dikush e merr nga nje burim info tjeter dikush nga nje tjeter, dhe krijon sado pak nje panorame mendimi. Qe njerezimi nuk eshte i gatshem t'i perballoje keto lloj njohurish, mjafton ta shikosh se si eshte katandsiur drejt kotesive dhe degjenerimit dita dites, apo sic ke thene edhe ti vete; njerezimi qenka i verber! Se ku eshte, une nuk jam pjesetare e asaj shoqerie qe ta di, dhe te ta tregoj, keshtu sikur po me kerkon shume me kete pretendim.
    Pastaj, qe jane te fuqishem, kete nuk e luan as topi, do apo nuk do ti, eshte pune tjeter. Ne nje teme tjeter kam permendur diku nje germe....po nejse me mire eshte qe nuk e beson.

    Me kete demtimin e shkences, se nga i vjen, e ke mbylle cdo diskutim tani
    Në humor jam gjithmonë unë, por ti spo më thua asgjë mua. Cfarë ka speciale kjo shoqëri sekrete që nuk e ka një tjetër shoqeri sekrete ? Cfarë sekreti dinë këta ? Un nuk kam problem analizën historike të këtyre gjërave, madje e adhuroj nga pikpamja historike, evolutive etj, por ti ke një besim të verbër idealizues që nuk është mirë.

    Nuk do i zgjidhin këta të 9 vetat problemet, ata edhe nëse ekzistojnë janë njerëz si ti e si unë. Eshtë interesante kjo mani e njëriut të shpiki përralla se cdo gjë ndodh nga një qënie më e zgjuar që shpik ose në rastin tonë ndihmon një qënie më pak të zgjuar, sepse mënyra se si ti i paraqit gjërat është që ne jemi dhe do mbetemi injorantë dhe ata ndodhen në një stad tjetër njohurish. Psh feja thotë Zoti që i di të gjitha shpiku njëriun që është një idiot. Në këtë logjikë funksionojnë dhe këto gjëra që ti përmend. Pra janë thelbësisht antievolutive dhe antishkencore.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7

    Besim te verber nuk besoj se e kam, por kam dicka: jam mendjehapur, qe nuk me pelqen te perjashtoj asgje, por edhe nese duket me absurdja ne plan te pare, per syrin e njeriut te sotem, a thua vertete eshte aq absurde dhe perralle? Kjo pra, nuk e perjashtoj menjehere me idene; eshte budallek, perralle etj etj, dhe ne fakt kjo teme nuk e ka vendin tek Historia, sepse sic e kam theksuar edhe tek tema mbi te Urtet e Sionit, Historia ne ceshtje te tilla ngel ne klase, por jo vetem historia, por edhe kjo shkenca e sotme bashke me fene. Vendin do t'a kishte tek fenomene paranormale, sepse e tille eshte ne fakt. E mesa di une, ti nuk beson fare tek paranormalja, por je teper i ngurte ne analiza te kesaj natyre. Tjeter, edhe po te duam ta marrim ne aspektin historik, ku ne fakt ka nje mjegullnaje dhe pak flitet per ta, dhe jo me kot quhen edhe te panjohur; une po te drejtoj nje pyetje: me syrin e njeriu te sotem, me kriteret e njerezimit te sotem dhe mbi te gjitha me subjektivizmin tend, do ta matesh kete? Dhe po, njeriu i sotem eshte idiot, sepse eshte selektiv, merr ate qe i pershtatet, dhe i mbyll syte aty ku nuk i pershtatet subjektivizmit te tij.
    Sa i perket prap pastaj, shoqerive te tilla, disa prej tyre kane sigurisht bashkepunime midis tyre, dhe disa te tjera lufte midis njera tjetres, dhe disa te tjera jane te kamufluara ne shoqeri te tjera "filiale" te tyre. Nese ti mendon se keto jane antievolutive, une jam e mendimit qe shoqerite hermetike, jane kujdesur dhe kujdesen akoma per evolucionin njerezor. Nuk po e zgjas me, sepse do dilnim tek paranormalja, dhe ketu flitet per histori. Nese une e besoj apo jo, do te thote qe nuk e besoj se me pelqen te lexoj perralla, por cdo njeri ka te drejte te marre njohuri me aq sa mundet, ne lemi te ndryshme, pa i refuzuar menjehere si absurde.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Edhe ne kete rast si zakonisht per te mos perseritur fjalet citoj dhe konfirmoj fjalet e koleges Yes.
    H.P.Blavatskyt me shoke e shoqe dhe pasardhesve te shoqerise teozofike ti vini anes.

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Edhe ne kete rast si zakonisht per te mos perseritur fjalet citoj dhe konfirmoj fjalet e koleges Yes.
    H.P.Blavatskyt me shoke e shoqe dhe pasardhesve te shoqerise teozofike ti vini anes.
    Na ilumino me dicka nga Blavatsky.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Ca gjera jane me deshire, shume personale dhe shume subjektive, edhe sikur te doja une nuk do kisha mundesi te iluminoja per asgje.
    Po mund te them vetem dicka, qe egziston nje lloj njohurie, qe nuk mesohet dot direkt nepermjet librave, ashtu sic eshte shkenca e fenomeneve fizike objektive.Kjo eshte njohuria mbi fenomenet subjektive, qe jane po aq reale dhe pjese e realitetit, dhe pjese e jona sigurisht, por qe per natyren e tyre subjektive nuk mund ta komiunikosh kaq lehte duke perdorur per me teper nje gjuhe te kufizuar nepermjet nje mediumi te kufizuar sic eshte shkrimi. Kjo lloj njohurie fitohet me pervojen, me shume e ndjen se sa e memorizon ne formen e informacionit.
    E bukura eshte se normalisht kush mendon qe H.P.Blavatsky psh nuk eshte aq kot sa mendon ti, ne te njejten kohe nuk eshte se ka ndonje interes apo deshire te te binde ty se ajo nuk eshte kot, se do binim ne nivelin e fese se rendomte, dhe meqe jemi liberal e respektojme opinionin tend mbi fushen e ashtuquajtur pseudoshkencore. Nese ti mendon qe ajo eshte budallallik total eshte e drejta jote, por por por, mbetet nje opinion i joti, dhe eshte e tepruar te pohosh gjithe autoritet si fakt shkencor nje opinion shume subjektiv tendin mbi zonjen ne fjale, per me teper qe dyshoj se ti ke lexuar ndonjehere ndonje liber te saj apo te rrethit te autoreve qe i perkasin se njejtes rryme.

    Megjithate objektivisht mendoj dhe une se keto punet e teozofise jane budallallik, po ja qe me ka qelluar qe me interesojne budallalliqet qe jane goxha interesante.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •