E kam pasur ëndërr të kahershme që një herë në forum ta hap temën për ndërrimorët, por gjithmonë më ka ardhru keq nga nismëtari i kësaj gjëze, z. Agim Metbala, i cili në filllim e hapi fare si anagram duke ardhur në fjalën shqipe Ndërrimor, fjalë e cila për herë të parë nisi të përdorej e të përhapet nga mesi i viteteve të 90-ta.
As kësaj radhe nuk e kisha hapur, por kur thotë fjala " ra miu nëpër mustaqe" dhe e bëra.
Kërkoj të falur nga miku Agim, por besoj se në hapjet tjera, nuk do ta bëj më, gjithmonë duke shpresuar se do të më ndje miku Agim, i cili e di sa fjalë ka pasur nga gjëzëtarët tjerë për ta kundërshtuar fjalën ndërrimor.
Unë me këtë rast dua ta përshëndes mikun Agim Metbala, i cili është i pari që pa hezitim e pranoi fjalën ndërrimor në vend të fjalës së huaj "anagram"
Të faleminderit mik
edhe një herë kërkoj të falur!
Respkt,
Adem Gashi, Danimarkë
Krijoni Kontakt