Pse tani Rufi Osmani?
Pėr nga natyra jam prirur gjithnjė tė anojė kah partitė mė radikale nė Maqedoni, duke pasur parasysh faktin se sa mė me kėrkesa maksimaliste qė del njė parti nė njė shtet multinacional e multikonfesional, ka gjasa tė realizojė mė shumė objektiva nė rrafshin politik.
Dalja nė skenė e PPD-sė mėnjėherė pas pluralizmit ngazėlleu ēdo shqiptar. Ishte shpresė e madhe se kjo parti do ta rikthente sado pak dinjitetin e nėpėrkėmbur nga komunistėt maqedonas, tė cilėn nėn Maqedoninė jugosllave mbyllėn shkollat shqipe, rrėnuan muret e shqiptarėve, burgosėn e torturuan shumė shqiptarė etj. etj. Shpresa ishte se me demokratizimin e Maqedonisė gjėrat do tė ndryshonin pėr tė mirė. Pėr fat tė keq nga PPD-ja nuk doli ajo qė pritej. Kreu i saj Nevzad Halili doli tė ishte amator nė politikė dhe nuk arriti ti shtrėngojė dizgjinėt. Partia kalėronte ngarkuar me dy hejbe: njėra e mbushur me kėrkesa kombėtare e tjetra me apetite tė sėmura karrieriste tė anėtarėve tė saj, e cila peshoi mė shumė dhe mori anė, sinonim i sė cilės u bė kryetari i mėpasėm i saj Abdurrahman Aliti. Ndodhėn shumė ngjarje tė rėnda antishqiptare, kurse kėrcėnime serioze nga partneri shqiptar i koalicionit nuk kishte. Mjaftoi njė bombė-koment nga TVSH-ja pėr ta shkapėrderdhur kėtė parti tė brishtė pothuajse ende pa u konsoliduar si e sa duhet.
Nga trungu i saj u shkėput fraksioni PPDSH i shndėrruar mė pas nė parti me akronimin PDSH. Anėn ideore e udhėhiqte Arbėr Xhaferi (Marksi), kurse atė praktike Menduh Thaēi (Engelsi). Tandemi Xhaferi-Thaēi ishin njė frymėzim pėr shumicėn e pakėnaqur shqiptare, ashtu siē ishin klasikėt e dikurshėm socialist pėr klasėn punėtore. Mu sikurse mėsonin teoricienėt e revolucionit proletar pėr mobilizimin dhe bashkimin e forcave tė shtypura pėr mposhtjen e borgjezisė, po me aq pasion prijėsit e partisė sė re proklamonin zgjimin e ndjenjave kombėtare, duke i stimuluar ato edhe me kėngė patriotike tė Ilir Shaqirit dhe me ovacione shqip e vetėm shqip, me qėllim tė zhbėrjes sė nomenklaturės sė PPD-sė. Natyrshėm kjo strategji kishte efektin e vet dhe gradualisht kjo parti e plandosi pėrtoke PPD-nė. Mjerisht mė pas u dėshmua se sloganet u pėrdorėn sa pėr hallo efekt parazgjedhor dhe nuk kishin ndonjė lidhje as mė tė vogėl pragmatike aty ku duhej e pritej nė qeveri. Pėr fat tė keq, nė njė linjė me PPD, edhe kjo parti nuk iu kėrcėnua asnjėherė partnerit tė koalicionit me lėshimin e qeverisė: u kall a u shkrumbua nė popull.
Rrjedhimisht plasi lufta
Dhe pėr kėtė askush nuk mund tė jetė mė fajtor se sa partitė shqiptare nė pushtet deri nė 2001.
Lufta filloi nė mėnyrė difuze (Tetovė Kumanovė) dhe konfuze (sdihej realisht ēfarė kėrkohej: filloi pėr territor dhe pėrfundoi nė insistimin konseguent pėr ruajtjen e integritetit territorial tė Maqedonisė). Nėse krahasohet lufta e serbėve nė Bosnjė dhe pozita e serbėve nė Kosovė humbjen, pozitėn dhe pėrfitimin e shqiptarėve nė Maqedoni, njeriu e ka vėshtirė a tė qajė a tė qesh, a nė histeri ti kombinojė sė bashku tė dyjat. Pas dhjetė vite tė pėrfundimit tė luftės njė marrėveshje me garanci ndėrkombėtare po zvarritet sa pėr gjynah. Sado zjarr tash tė hedhin tė tjerėt dhe benzinė mbi tė (p.sh: enciklopedia, kisha nė kala etj.), ish-luftėtarėt pozicionohen si katalizator, qetėsues e stabilizues. Kjo rokadė paradoksale qė transformoi ish-luftėtarėt nė qetėsues e paqtues tė devotshėm, kėrkon analizė tė thellė psikologjike dhe sociologjike. Ajo ēka ėshtė faktike dhe shumė e qartė tė konstatohet me argumente tė pamohueshme ėshtė se pozita e shqiptarėve vazhdon tė jetė e pavolitshme. Megjithėkėtė, Ali Ahmeti si personalitet dhe karizmė, me vokabularin dhe retorikėn e tij, ka arritur ti pėrshtatet mentalitetit tė njė pjese dėrrmuese tė popullit, simpatinė e tė cilės pjesė e ka fituar falė stilit identik tė ish-presidenti tė ndjerė Ibrahim Rugova, duke sfiduar edhe luftėn e dosjeve, tė cilat ateronin si pjatat fluturuese nė oborre tė ndryshme.
Tani sė fundi nė skenėn politike u riaktivizua njė emėr tashmė i njohur me tė bėmat e tij. Ėshtė fjala pėr Rufi Osmanin, i cili nė Gostivar arriti ti mund BDI-nė dhe PDSH-n. Tani, nė prag tė zgjedhjeve tė parakohshme, ai doli me subjektin e tij politik. Janė disa arsye tė cilat tė shtyjnė tė mendosh se Rufi Osmani dallon shumė nga liderėt e partive tjera: as oponentėt e tij tė hapur nuk mund tė spekulojnė pėr mundėsinė e vėrjes sė biografisė sė tij nė dyshim me qėllim kompromitimi; ka provuar guximin e tij drejtpėrdrejt - jo tėrthorazi (ngjarjet e 1997 nė Gostivar), ka bėrė luftė briliante e tė pakrahasueshme debatuese nė kuvend gjersa ishte deputet, ėshtė i vetmi me ngritje intelektuale tė njė kalibri qė i lė shumė larg liderėt tjerė shqiptarė; Pėrkundėr kėsaj, ai ka kėrkuar rreth vetes tė ketė njerėz tė dijshėm, pėr dallim nga tė tjerėt qė madje edhe janė prononcuar se tė dijshmit nuk u duhen se tė dijshėm janė vetė, por u duhen duatrokitės. Nė tė gjitha prononcimet e deritanishme tė tij ka mature - urtėsi mprehtėsi e thellėsi mendimi, ėshtė i ekuilibruar nė deklarimet e tij pėr dallim nga deklaratat e tė tjerėve qė janė pėrplot kontradikta. Nė pika tė shkurta kėto tipare janė sinjale tė mjaftueshme pėr tė dhėnė motive shtesė pėr tė shpresuar se dalja e tij nė skenėn politike, do tė ndryshojė shumėēka. Pushteti maqedonas duhet ta dijė se me Rufiun sdo tė mund ta luajė lojėn e moēme fluturon-fluturon bualli. Shqiptarėt duhet ta dinė se u ka mbetur edhe kjo kartė nė dorė, nėse dinė ta shfrytėzojnė si duhet, si shpresė e vetme-mbase u provuan tė gjitha tė mundshmet. Filozofi antik Sokrati pohonte se e keqja ėshtė burim i mosdijes. Praktika e gjertanishme politike nė Maqedoni e konfirmon mė sė miri kėtė.
Nuk e idealizoj nismėn e re politike, sepse shumė gjėra varen edhe nga strukturat organizative. Mirėpo mendoj se me Rufiun, skena politike nė Maqedoni, do tė jetė krejtėsisht ndryshe. Nė qoftė se edhe paskėtaj sdo tė ketė ndryshime, atėherė Zoti qoftė me ne e na ndihmoftė!
Krijoni Kontakt