Te gjithe i njohim hebrenjte dhe historine e tyre (te pakten ne nje menyre siperfaqesore).
I njohim vuajtjet, paragjykimet, keqtrajtimet qe ata kene pesuar gjate gjithe historise ne vende te ndryshme te botes.
Kulmi eshte arritur me masakren qe quajme holokaust ku humben jeten 6 milione hebrenj vetem per faktin sepse kishin lindur te tille.
Pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore, komuniteti nderkombetar u sensibilizua dhe u vendos te krijohej nje shtet,
ku hebrenjte nga e gjithe bota do te mund te jetonin se bashku.
Shume njerez mendojne qe te gjithe hebrenjte jane pro shtetit te Izraelit. Qe ata jane pro largimit te palestinezeve nga territoret e tyre.
Mirepo nuk eshte aspak ashtu.
Numri i hebrenjve qe jane kundra Izraelit eshte shume i madh dhe perfshine shume personalitete te shquara te komunitetit hebraik.
Sidomos shume rabine qe e quajne krijimin e shtetit te Izraelit, si dicka qe eshte krejtesisht kundra besmit te tyre fetar.
Hebrenjte antisioniste kane ekzistuar gjithmone.
Shembulli kryesore eshte ne vitin 1947, kur projekti per krijimin e shtetit te Izraelit ishte duke u perpunuar.
Me 16/07/1947 krye rabini i Jeruzalemit, Yosef Tzvi Dushinsky, i shkroi nje leter Kombeve te Bashkuara, ku ai kerkonte ndalimin e ketij projekti.
Ai kerkon qe "dyert e Palestines te jene te hapura per ata hebrenj qe nuk kane shtepi" por.....
letren e perfundon duke thene:
"Duam te shprehim kundershtimin tone te vendosur, per krijimin e nje shteti hebraik ne cfaredo territori te Palestines."
Por sic e dime te gjithe, nuk ia vuri kush veshin dhe rezultatet e bukura po i shohim sot.
Krijoni Kontakt