
Postuar më parë nga
llapi-pr
Megjithe gabimet e Hashim Thaçit, une kurr nuk mund te besoj se ai, ose PDK-ja ne pergjithesi, ka gisht ne arrestimin e ish luftetareve te lirise, e aq me pak ka interes ti arrestohet Nenkryetari i PDK-se Fatmir Limaj.
Inatet personale, njeanshmeria ekstreme, si sidomos shkurtpamesia e disa idhnakeve qe as vet nuk e dijne se çka duan, shkone aq larg, sa dyshojne se vertete Fatmir Limaj eshte tradhtuar nga Hashim Thaçi dhe koleget e tij te partise, e si pasoje e kesaj tradhtie sot ai gjendet i akuzuar nga EULEX-i, njesoj siq ishte dje i akuzuar nga UNMIK-u dhe Tribunali i Hages.
Disa shpirtshitur nuk hezotojne qe Hashim Thaçin (kuptohet, here haptas e here ne menyre te terthorte) ta akuzojne edhe per burgosjen e Ramush Haradinajt nga Tribunali i Hages, duke dashur qe ne kete menyre ta demoniszojne sa me teper Kryeministrin e vendit.
Nuk eshte aspak e quditshme sikur tani keta maskarenje Hashim Thaçit t´ia deshirojne edhe arrestimin, gjykimin e denimin ne baze te akuzave tejet apsurde te Dick Martit, per gjoja trafikim organesh, pa menduar fare se çfare demi i behet Kosoves dhe shqiptareve ne pergjithesi nga kjo ofanzive e proces antishqiptar.
Une e dij se askush, qofte edhe nga anonimiteti ne kete forum, nuk ka guxim ta thote hapur se eshte per arrestimin e Hashim Thaçit, por nuk eshte shume e veshtire te kuptohet kjo deshire mizore nga nje numer palaqosh qe vehten e konsiderojne shume te pjekur, ngritur, te menqur e atdhetar, te cilet per kushedi se çfare arsye edhe me djallin bashkohen kur eshte ne pyetje interesi i tyre meskin.
Kjo eshte maskarades se radhes nga EULEX-i me burgosjen e radhes te ish luftetareve te lirise, se ciles maskarade edhe pse nuk e thone hapur, jo pak njerz i gezohen.
Krijoni Kontakt