"Nje mij e nje nete" Shehrazadja!![]()
"Nje mij e nje nete" Shehrazadja!![]()
Më kujto...kur heshtja është heshtje...dhe ulerima dashuri!
Mesdames, mesdemoiselles, messieurs, bonsoir!
(Vdes per i cik hyrje hollywoodianshe)
U bo koh pa kalu knej, kam pa nja 10 filma te ri, thash "pa" per her te pare dhe jo ri-pa.. se ri-pa kam yyyyy (jo dhe aq)
127 Hours - Adventure, Drame (2011).
Isha septik per ta pa ngaqe njihej fundi por hajt thash, ndoshta ka nej surprize. E vetmja surprize ishte realizimi i matur i Danny Boyle, nji aktor dhe nji shkemb i mjafto per te mbajt ne tension. James Franco nji nga aktoret ma te mir te brezit tij, si gjithmon top. Kolona zanore ishte e mire, por ne pergjethsi mbetet mesatar ... ndoshta ngaqe asht histori e vertet dhe fundi njihej pa fillu filmi ...
Nota: 5/10
The Fighter - Biopic, Drame, Sport (2011).
Filmi me dy Oscar per rolin sekondar mashkullor dhe femeror. Per mendimin tim filmi asht i mir por jo i jashtzakonshem. Gjith filmi mbahet mbi shpatullat e Chrishtian Bale, i cili e merito qe çke me te Oscarin, aktor i tmerrshem. Historia mu duk e thjesht, kolona zanore inekzistente, gjith aktoret e tjer ishin te mir por C.Bale .. wow!
Nota: 7/10
Tron Legacy - Fantastiko-Shkencor, Aksion (2010).
Prisja shum nga ky por nga ana e historis disi me zhgenjeu. Efektet speciale jan t'arrituna, jo dhe aq revolucionare sa mendonim. Kolona Zanore e dyshes Daft Punk ishte fantastike, per mu kjo ishte pika ma pozitive e filmit. Aksioni sikur mungonte pak, s'kishte aq sa prisja. Nga aktoret si gjithmon Jeff Bridges ishte ma i miri, te tjeret hajt ma.
Nota: 6.5/10
Fantastic Mr. Fox - Animacion (2010).
I lezetshem, i veçant, dinak.
Nota: 7.5/10
Megamind - Animacion (2010)
Nga aksioni ishte i realizum bukur, humori kishte por jo dhe aq per kshu lloj filmi.
Nota: 7.5/10
The Box - Thriller, Fantastiko-Shkencor (2009).
Kyt sa e mbarova tani. Filmi i trete i Richard Kelly (Donnie Darko, Southland Tales). Ky mu duk ma i mir se Southland Tales dhe jo aq sa Donnie Darko. S'mund te gjente aktora ma te mir se Cameron Diaz, James Marsden dhe Frank Langella per kyt lloj zhanri. Pjesa e pare e filmit me terhoqi shum por e dyta me ftohi me anen fantastike ... do kisha preferu qe ngjarja te ndjekte rrugen e thrillerit por duke dit qe filmi asht bazu ne nji roman, nuk mund t'ishte ndryshe. Kolona zanore, ngja si ajo e filmave te Hitchcock, ngjet fiks me ambiencen e shtrember te filmit. Film mbi "moralin" si do silleshim ne në vendin e aktoreve?!
Nota 7/10
Marie Antoinette - Historik, Drame, Biopic (2006).
Perfundimisht, tani e tutje do i bojkotoj filmat e Sofia Coppolas ... I vetmi film i saj qe m'ka pelqy çka ka qen Virgin Suicides. Lost in Translation ashtu si Marie Antoinette, per mendimin tim bajn pjes te filmat qe nuk ndodh ASIGJA! Po e rris pak noten veç per Kirsten Dunst dhe kolonen zanore te Air.
Note: 3/10
Mysterious Skin - Drame (2005)
Film shock rreth misterit, pedofilis. Jo te gjith mund ta pelqejn nga skenat e "forta" qe ka ne disa momente por mu duk realist dhe i lujtun perfekt nga aktoret njeri ma i mir se tjetri. Realizimi nga Gregg Araki me shum mjeshtri.
Nota: 8/10
Donnie Brasco - Krime, Drame, Thriller (1997)
E pash ma ne fund. Afersisht ne nji drejtim me Goodfellas por jo aq i detajum sa ai. Depp & Pacino bajn dyshe grand.
Nota: 8.5/10
Primal Fear - Thriller, Drame (1995).
Kyt kisha qef ta shoh ngaqe shum cinefila e kishin fut ne listen e filmave me twistet ma te bukra. Lujn Richard Gere dhe Edward Norton, m'duket sikur asht roli i pare i tij. Ne kyt vit ishte nominu per Oscar dhe se mori, çfare mekati! Norton asht nga aktoret e rralle sot qe lu me aq talent rolin e mir dhe te keq, ne nji koh! Loja e tij ktu me kujtoj at te "The Score". Zgjat pak si shum por nuk do te zhgenjeheni nga fundi.
Nota: 8/10
Ndryshuar për herë të fundit nga Homer : 07-03-2011 më 23:18
D'Oh!
Udhetimet e Guliverit (I fantastici viaggi di Gulliver)
Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.
Bloodo, rregullat e forumit nuk lejojn te vehet reklam per perfitime personale ... tek firma.
Sa pash Ned Kelly (2003), film hisorik, western rreth kriminelit Nr. 1 Australian. Heath Ledger ne rolin e Ned Kelly, ne mosh 20 vjeçare bahet i famshem, filmi trego pse-ne, shkaqet e evolumit te nji individi ordiner ne nji legjend. Kolona zanore i jep i ane te fort emocionale, Legder dhe pse mosh e re, e lu me shum maturitet rolin e "Robin Hood-it" version western.
Nota: 7.5/10
Ndryshuar për herë të fundit nga Homer : 08-03-2011 më 18:34
D'Oh!
opa sa ktheva kanalin e cte shoh ? ' Ask me nicely'- kush e gjen kush e thote kete ? po gjetet kush e thote, gjeni dhe filmin.
kete filmin po rishoh tani ! Me pelqen.
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
nja 500 veta neper 500 filma e kan then ket
un po kerkoj 18 shades of dust me danny aiello po qeka i vetmi film qe nuk egzistoka ne internet
@Dylan: kur e shoh noten qe ka ne IMDB 4.7/10, nuk çuditem qe se gje kund lol
E kerkova ne net dhe veç ne nji site mafioz (Ruse) e gjeta, por mu desh me ik me vrap se qesh tu hanger i virus ballit lol
Dixhe mon amour![]()
Kyt filmin e pash ma shum per Kirsten Dunst plus qe ishte dhe Tom Hardy ne kasting, thash do formojn nej çift te bukur por aha. Kisha qef te shoh dhe filmin e fundit te Sofias, Somewhere por kritikat thojn qe filmat e saj perpara jan 'blockbuster' ne krahasim me kyt te fundit .. imagjino rezultatin. lol
D'Oh!
Krijoni Kontakt