Close
Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 145
  1. #111
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137

    Ēfarė do tė thotė tė pranosh Jezus Krishtin?

    Ēfarė do tė thotė tė pranosh Jezus Krishtin?

    Nė kėtė artikull ne do tė shikojmė se ēfarė thotė Bibla nė lidhje me kėtė pyetje. Njerėzit kanė ide tė ndryshme nė lidhje me kėtė ēėshtje, dhe nėse do tė bazoheshim te ēfarė njerėzit thonė, mendimi ynė do tė ishte njė mė tepėr se i tė tjerėve, prandaj mė mirė do tė shohim se ēfarė thotė vetė Zoti pėr kėtė nė Fjalėn e Tij.


    Sipas Biblės, sė pari duhet tė pranosh se ke mėkatuar kundėr Perėndisė dhe pėr shkak tė mėkateve ti meriton dėnimin nė ferr (Romakėt 3:23, Zbulesa 21:8). Nqs dikush nuk bie dakort me kėtė pikė, atėherė ai njeri nuk mund tė shpėtohet, sepse ai nuk e sheh nevojėn pėr njė shpėtimtar. Tek Romakėt 3:23 thuhet se “tė gjithė kanė mėkatuar”, prandaj ēdo njeri duhet tė vendosė nėse do tė besojnė kėtė apo jo. Nėse dikush nuk beson kėtė, nuk ka pse tė besojė pjesėn tjetėr tė Biblės.


    Sė dyti duhet tė kuptosh qė ti nuk e shpėton dot vetveten, pavarėsisht nga pėrpjekjet e tua. Arsyeja ėshtė e thjeshtė: standarti qė Perėndia kėrkon qė njė njeri tė shkojė nė Parajsė ėshtė 100% shenjtėrim, pra shumė i vėshtirė (i pamundur nė fakt) qė ndonjė njeri ta arrijė (Zbulesa 21:27). Kur dikush kupton dhe beson kėto dy pika, atėherė, kupton gjithashtu qė ka nevojė pėr njė shpėtimtar. Perėndia (mė mirė se ēdokush tjetėr) e dinte kėtė, prandaj siguroi njė shpėtimtar pėr ne, Jezus Krishtin. Romakėt 5:8 thotė: “Por Perėndia e tregon dashurinė e tij ndaj nesh nė atė qė, kur ende ishim mėkatarė, Krishti vdiq pėr ne”. Jezusi nuk ėshtė njė shtesė (apo pjesė) e rrugės pėr nė Parajsė, Ai ėshtė vetė rruga, dhe nuk ka rrugė tjetėr. Tek Veprat 4:12 duke folur pėr Jezusin Bibla thotė: “Dhe nė asjė tjetėr nuk ka shpėtim, sepse nuk ka asnjė emėr tjetėr nėn qiell qė u ėshtė dhėnė njerėzve dhe me anė tė tė cilit duhet tė shpėtohemi”.

    A mund tė thuhet mė qartė se kaq ? Pėr shumė njerėz, tė pranosh Jezusin do tė thotė, ti shtojnė jetės sė tyre diēka nė lidhje me Perėndinė ose Jezusin, psh tė shkojnė nė kishė (me raste festash), apo tė bėjnė kryqin, apo tė pagezohen, apo gjėra tė tjera si kėto, por kjo ėshtė larg kuptimit qė Bibla pėrkufizon pėr ne se ēdo tė thotė tė pranosh Jezusin. Tek Galatasit 2:21 Bibla thotė: “Unė nuk e hedh poshtė hirin e Perėndisė sepse, nė qoftė se drejtėsia vjen me anė tė ligjit, atėherė Krishti ka vdekur mė kot”. Pra ky varg thotė qartė, se nėse ne mund tė shkonim nė parajsė duke zbatuar disa gjėra tė caktuara (bėj kėtė, mos bėj atė, dmth nje ligj tė caktuar), atėherė Jezusi paska vdekur mė kot, sepse unė mund tė shkoja nė parajsė edhe pa tė, por padyshim qė Jezusi vdiq nė kryq duke marrė dėnimin nga Perėndia nė vendin tonė, sikur ai tė kishte bėrė tė tėra mėkatet tona, me qėllim qė ne tė shpėtonim.

    Kjo nuk do tė thotė qė automatikisht ēdo njeri do tė shkojė nė Parajsė, sepse Perėndia nuk i ka bėrė njerėzit si robotė, ata kanė mundėsi tė zgjedhin, por i dashur lexues mba mend qė zgjedhjet qė ne bėjmė kanė gjithmonė njė pasojė, pėr tė mirė ose pėr tė keq. Zoti na e jep jetėn e pėrjetshme falas, ėshtė njė dhuratė pėr ne, qė kjo dhuratė tė bėhet e jona, ne duhet qė thjesht ta zgjasim dorėn dhe ta pranojmė atė. Kjo dhuratė ėshtė vetė Jezusi. Kur ju e kuptoni dhe besoni se Jezusi vdiq pėr ju personalisht dhe ju do shumė, dhe do qė ju tė shpėtoheni dhe te keni jetėn e pėrjetshme, kur vendosni besimin tuaj me gjithė zemėr pa hezitim tek Jezusi, atėherė jeni gati pėr ta ftuar atė tė vijė nė zemrėn tuaj dhe t’ju shpėtojė. Kjo do tė thotė tė pranosh Jezus Krishtin. Ai bėhet jeta juaj, jo njė shtesė e jetės suaj.

    Nėse kjo ėshtė dėshira juaj, ajo qė ju ngelet tani ėshtė thjesht njė lutje shpėtimi, ku ju i drejtoheni Perėndisė dhe pendoheni pėr mėkatet tuaja dhe e ftoni Jezusin tė vijė nė zemrėn tuaj dhe t’ju falė ēdo mėkat e t’ju japė jetėn e pėrjetshme. Nėse ju e dėshironi kėtė, atėherė mė poshtė po paraqesim njė lutje qė ju mund t’i drejtoni Perėndisė pėr shpėtim. Kjo lutje ėshtė thjesht njė model, mos e mėsoni atė pėrmendėsh, mos harroni se Zoti shikon zemrėn tuaj, dhe jo renditjen e fjalėve, por nėse nuk jeni tė sigurt se si tė luteni, atėherė mund tė bėni kėtė lutje:


    Ati ynė qiellor, unė e di qė jam njė mėkatar dhe qė pėr shkak tė mėkateve tė mija meritoj dėnimin nė ferr. Por faleminderit o Zot qė me deshe kaq shumė saqė dėrgove Jezus Krishtin pėr mua. Unė besoj se Ti, Zoti Jezus vdiqe nė kryq pėr mua dhe tani pendohem para teje pėr ēdo mėkat dhe tė ftoj ty tė vish nė zemrėn time, tė mė falėsh ēdo mėkat dhe tė mė japėsh jetėn e pėrjetshme. Faleminderit qė mė shpėtove. Amen
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 22-11-2008 mė 19:35

  2. #112
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137

    A mund ta di unė me siguri se ku do tė kaloj pėrjetėsinė?

    Patjetėr qė mund ta dish! Njė gjė qė dallon Biblėn nga ēdo libėr tjetėr nė egzistencė ėshtė siguria me tė cilėn Bibla flet pėr ēdo ēėshtje tė jetės. Dhe arsyeja pėr kėtė ėshtė sepse Bibla ėshtė Fjala e Zotit, dhe Zoti si krijuesi i universit flet me autoritet pėr ēdo gjė. Prandaj njė njeri qė vepron sipas Biblės pėr tė shkuar nė parajsė duke pranuar Jezus Krishtin nė jetėn e tij/saj, e di me 100% siguri se ku do ta kalojė pėrjetėsinė. Nuk ka asnjė libėr tjetėr qė mund tė tė japė atė siguri. Shikoni ēfarė thuhet tek 1Gjonit 5:11-13:

    "Dhe dėshmia ėshtė kjo: Perėndia na dha jetėn e pėrjetshme dhe kjo jetė ėshtė nė Birin e tij. Ai qė ka Birin, ka jetėn; ai qė nuk ka Birin e Perėndisė, nuk ka jetėn. Jua shkrova kėto gjėra juve qė besoni nė emrin e Birit tė Perėndisė, qė tė dini se keni jetėn e pėrjetshme dhe qė tė besoni nė emrin e Birit tė Perėndisė."

    Pra, sipas vargjeve tė mėsipėrme ne mund ta dimė me siguri qė kemi jetėn e pėrjetshme, jo sepse jemi mė tė mirė se tė tjerėt, por sepse kemi pranuar Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpėtimtarin tonė, dhe ai na ka shpėtuar. I dashur lexues, nėse ti nuk e ke marrė akoma atė vendim pėr shpėtimin tėnd sot, Perėndia po pret krahėhapur pėr ty. Pranoje Jezusin sot. Pėr tė mėsuar mė tepėr se si tė shpėtohesh dhe tė pranosh Jezusin,

  3. #113
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137

    Une dua tė shkoj nė parajsė kur tė vdes, ēfarė duhet tė bėj?

    I dashur lexues, ky ėshtė vendimi mė i rėndėsishėm qė do tė merrni ndonjėherė nė jetė. Bibla mėson qartė se e vetmja rrugė pėr tė shkuar nė parajsė ėshtė nėpėrmjet Jezus Krishtit. Njerėzit kanė shumė keqkuptime se ēdo tė thotė tė pranosh Jezus Krishtin, prandaj ne kemi shkruar njė artikull tė tėrė pėr tė shpjeguar qartė se ēdo tė thotė kjo. Prandaj nėse ju vėrtet doni tė shkoni nė parajsė kur tė vdisni

  4. #114
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137

    Unė e kam pranuar Jezus Krishtin, ēfarė duhet tė bėj tani?

    Unė e kam pranuar Jezus Krishtin, ēfarė duhet tė bėj tani?

    Padyshim se vendimi mė i rėndėsishėm qė njė njeri mund tė marrė ėshtė qė tė shpėtohet pėrjetėsisht nga ferri duke pranuar Jezus Krishtin si Zotin dhe shpėtimtarin e tij. Bibla e quan kėtė ngjarje “rilindje” (Gjoni 3:3-6), dhe besimtari i ri krahasohet shpirtėrisht me njė foshnje (1 Pjetrit 2:2). Prandaj ėshtė e rėndėsishme qė pas shpėtimit besimtari i ri tė fillojė tė rritet nė besim dhe nė ecjen me Zotin. Ashtu si njė foshnje ka nevojė pėr kujdesin e mė tė rriturve, ashtu dhe njė besimtar i ri ka nevojė pėr besimtarė tė tjerė mė tė rritur nė besim qė ta ndihmojnė, inkurajojnė dhe tė kujdesen pėr tė. Kjo kėrkon qė besimtari i ri tė kėrkojė dhe tė gjejė njė kishė nė qytetin ku ai banon, qė mėson dhe predikon Fjalėn e Zotit. Duke shkuar rregullisht nė kishė do tė mėsoni mė tepėr pėr Zotin, karakterin dhe vullnetin e Tij, do tė njiheni me besimtarė tė tjerė qė do tė jenė njė inkurajim pėr ju. Gjithashtu duhet tė gjeni njė Bibėl, nėse ende nuk keni njė tė tillė, dhe duke lexuar atė rregullisht dhe duke u lutur, do tė shikoni qė Zoti do t’ju flasė nėpėrmjet Fjalės sė Tij. Efesianėt 2:10 thotė: “Ne nė fakt jemi vepra e tij, e krijuar nė Krishtin Jezus, pėr vepra tė mira, qė Perėndia pėrgatiti qė mė parė, qė ne tė ecim nė to”. Atėherė i dashur lexues, nėse ju jeni shpėtuar por akoma nuk jeni pėrfshirė nė njė kishė lokale, ne ju inkurajojmė qė ta merrni kėtė vendim sot, dhe tė provoni nė jetėn tuaj ēdo tė thotė tė jetosh njė jetė me gėzim dhe tė mbushur me bekimet e Perėndisė. Lutja jonė ėshtė si ajo e apostullit Pjetėr tek 2 Pjetrit 3:18 “Por rrituni, nė hirin dhe nė njohjen e Zotit dhe tė Shpėtimtarit tonė Jezus Krisht…”.

  5. #115
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137

    Cila ėshtė pengesa mė e madhe pėr tė pranuar Jezusin?

    Ka shumė gjėra qė mund tė pengojė njė njeri pėr tė pranuar Jezusin midis tė cilave mund tė pėrmendim krenarinė, frika se ēfarė do tė mendojnė tė tjerėt, dėshira pėr tė mos hequr dore nga mėkatet, frika se ēfarė do tė ndodhė me jetėn e tij mė pas, frika se shoqėria do ta pėrqeshė, etj. Pengesa mė e madhe nuk jane faktet, apo mungesa e fakteve nė lidhje me Biblėn dhe Jezusin, fakte ka plot pėr tė gjithė ata qė duan si studiojnė faktet.

    Tani kam njė pyetje pėr ju. Nė qoftė se do tė bėnit njė listė tė njerėzve qė meritojnė tė shkojnė nė ferr, kė do tė vinit ju nė krye tė listės? Nuk po kėrkoj njė emėr tė caktuar, por kė grup njerėzish do tė vinit ju nė krye tė listės? Tani mbajeni mend atė, dhe tė shohim nė varg nga Bibla.

    Zbulesa 21:8:

    Kurse pėr frikacakėt dhe tė pabesėt, dhe tė neveritshmit dhe vrasėsit, dhe kurvėruesit, dhe magjistarėt, dhe idhujtarėt, dhe gjithė gėnjeshtarėt, pjesa e tyre do tė jetė nė liqenin qė digjet me zjarr dhe squfur, qė ėshtė vdekja e dytė.

    E shikoni se ke ka vėnė Perėndia nė krye tė listės? Shumė ndryshe nga klasifikimi ynė apo jo? Frikacakėt janė nė krye tė listės! Njerėzit qė e dinė mirė se ēfare duhet tė bėjnė pėr tė pranuar Jezusin, por kanė frikė se ēfarė do mendojė shoqėria pėr ta. Ata thonė: “po ta pranoj unė Jezusin shokėt e mi do tė tallen me mua, prandaj mė mirė tė mos e pranoj”. Ose, “po ta pranoj unė Jezusin atėherė nuk flas dot me tė shara dhe me njė fjalor tė ndyrė, por po nuk fola ashtu atėherė nuk pranohem nga shoqėria”. Frikacakėt! Njerėz me karakter tė dobėt. Shpesh herė njerėzit akuzojnė tė krishterėt se janė njerėz tė dobėt sepse nuk besojnė tė flasin me fjalė tė ndryra apo nuk bėjnė gjėra tė caktuara mėkatare. E di ēfarė, ėshtė kollaj fare tė bėsh ato gjėra. Ėshtė mė e vėshtirė tė mos i bėsh ato dhe ta kontrollosh veten! Le tė shohim njė herė burrėrinė tuaj! Provoje njė herė tė jetosh 1 muaj pa i bėrė ato gjėra qė Bibla i quan mėkat! Tė shohim njė herė sa e lehtė ėshtė! Na tregoni burrėrinė tuaj! Tė rinjtė mburren me gjuhėn e ndyrė, me mendimet e shthurura dhe kujtojnė se po tregojnė veten tė fortė. S’kėrkon asnjė vėshtirėsi tė sillesh si ata, sepse ajo ėshtė e natyrshme, ėshtė shumė herė mė vėshtirė tė sillesh ndryshe dhe t’i thuash jo mėkatit.

    Atėherė, cila ėshtė pengesa mė e madhe pėr tė pranuar Jezusin? VETJA! Mos e kėrkoni problemin tek asnjė njeri tjetėr apo asnjė rrethanė. Pengesa e vetme ėshtė vetja! Nėse ju vendosni sot qė Jezusi ėshtė mė i rėndėsishėm pėr ju sesa ēdo gjė tjetėr, atėherė nuk do tė keni problem pėr t’u penduar pėrpara tij dhe ta pranoni atė, sepse kuptoni dashurinė e madhe qė Ai ka pėr ju. Por nėse vendosni mendimet e tjerėve pėrpara Tij, mos ja hidhni fajin askujt pėr kėtė, ju jeni vetė pėrgjegjės. Ju jeni pengesa mė e madhe. Kuptohet qė shoqėria nė pėrgjithėsi ėshtė kundėr Jezusit dhe do tė keni mjaft presione nė ēdo drejtim nėse vendosni tė pranoni Atė, por ai vlen. Nuk humbisni asgjė tė mirė dhe fitoni parajsen. Jezusi nuk donte t’ja dinte se ēfarė menduan tė tjerėt kur ai shkoi nė kryq pėr ne. Ata u tallen me atė, e pėrqeshėn, fyen, e rrahėn, e shpuan me eshtė nė brinjė, e kryqėzuan, dhe ai megjithėse kishte fuqinė qė t’i zhdukte nė ēast tė gjithė ata, ai i duroi tė tėra nga dashuria pėr ne. Ai ėshtė i fortė, sepse kėrkohet mė tepėr pėr t’u sjellė ashtu si u soll ai sesa tė ishte kundėrpėrgjigjur, aq mė tepėr me fuqitė qė kishte Ai.

    Nė pėrfundim i dashur lexues, nėse akoma s’e keni pranuar Jezusin nė jetėn tuaj, ju lutem kuptoni qė vendimi ėshtė plotėsisht nė dorėn tuaj. Ju jeni pengesa mė e madhe, jo tė tjerėt apo rrethanat. Por nėse e ēmoni Jezusin mbi ēdo gjė tjetėr, atėherė nuk ka asnjė pengesė. Ai ju do, e dha jetėn e tij pėr ju, dhe tani ju pret krahė hapur. Pėr tė mėsuar si ta pranoni Jezusin sot kliko kėtu. Zoti ju bekoftė.

  6. #116
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137
    Si mundet Perėndia tė jetė dashuri dhe tė dėnojė dikė nė ferr, a nuk ėshtė kjo njė kontradiktė?

    Kjo nuk ėshtė aspak njė kontradiktė. Le tė mos harrojmė qė Perėndia nuk ėshtė vetėm dashuri. Perėndia ka plot virtyte, dhe padyshim Ai ėshtė dashuri, por kjo nuk do tė thotė qė Ai nuk ėshtė i drejtė. Kjo nuk duhet tė na habisė aspak! A nuk njihni ju dikė qė ėshtė njeri i mirė, megjithatė zemėrohet me padrejtėsitė dhe korrupsionin e qeveritarėve? Mos vallė qėnka njė gjykatės qė dėnon njė njeri qė ka shkelur ligjin njė njeri i keq? Padyshim qė nuk ėshtė njeri i keq, ai thjesht po praktikon drejtėsinė dhe ligjin! Perėndia ėshtė dashuri, por ėshtė edhe i drejtė. Drejtėsia e tij nuk e lejon atė qė tė mbylli sytė kur vjen puna tek mėkatet pėrndryshe nuk do tė ishte mė i drejtė. Prandaj, Zoti siguroi njė rrugė qė edhe tė shfaqė dashurinė e Tij ndaj njerėzve, por edhe tė ruajė drejtėsinė e tij. Ai e gjykoi mėkatin e gjithė botės nė kryq, ku Jezusi vdiq duke marrė mbi vete dėnimin pėr tė gjitha mėkatet tona. Prandaj tė gjithė ata qė e pranojnė Jezusin, janė tė falur nga mėkatet e tyre. Bibla thotė tek

    Romakėt 5:8

    Por Perėndia e tregon dashurinė e tij ndaj nesh nė atė qė, kur ende ishim mėkatarė, Krishti vdiq pėr ne.

    Pra, Perėndia e shfaqi dashurinė e Tij nėpėrmjet Jezus Krishtit. Por nėse dikush vendos ta refuzojė Jezusin, atėherė ai vetė po pranon qė tė paguajė vetė pėr mėkatet e tij. Perėndia ėshtė i drejtė dhe i shenjtė dhe nuk do tė lejojė qė mėkatet tė kalojnė pa paguar, dikush do paguajė pėr ato, nėse pranojmė Jezusin, atėherė pranojmė pagesėn qė ai bėri pėr ne dhe nuk kemi pse tė shkojmė nė ferr, por nėse e refuzojmė Atė, atėherė do tė paguajmė vetė pėr mėkatet tona, dhe paga pėr mėkatet ėshtė dėnimi nė ferr. Perėndia ėshtė dashuri dhe nuk do qė askush tė shkojė nė ferr, por nuk i detyron njerėzit se ēfarė tė bėjnė, ai na ka dhėnė mundėsinė tė zgjedhim.

    I dashur lexues, lutja jonė ėshtė qė ju tė pranoni rrugėn qė Perėndia vetė zgjodhi pėr shpėtimin tonė nėpėrmjet Jezusit. Ai mori dėnimin tonė mbi veten e tij pėr ne. Nė kėtė ėshtė shfaqur dashuria e Perėndisė pėr ne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xemanuel : 22-11-2008 mė 05:54

  7. #117
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137
    A i fal Zoti tė gjitha mėkatet, apo ka ndonjė mėkat tė madh qė Zoti nuk e fal?

    Ndonjė herė ndodh qė takon njė njeri qė ndihet aq fajtor pėr diēka qė ka bėrė saqė mendon qė Zoti nuk ja fal atė mėkat. Nga ana tjetėr takon njerėz qė mendojnė ngaqė janė njerėz tė mirė dhe mėkatet e tyre nuk janė aq tė mėdha sa tė tjerėve, nėse ka njė Zot, atėherė Ai patjetėr do t'i falė ata pėr disa mėkate tė vogla.

    Sipas Biblės, mėkati pėrkufizohet nė tre mėnyra:

    1. Ēdo padrejtėsi ( 1Gjonit 5:17).
    2. Ēdo gjė qė e dimė qė ėshtė e mirė dhe nuk e bėjmė (Jakobi 4:17).
    3. Ēdo gjė qė bėjmė pa besim. (Romakėt 14:23).

    Kėto janė ato gjėra qė Zoti i konsideron mėkat. Sė pari, ēdo gjė qė Ai e quan padrejtėsi nė Bibėl, fjalėn e Tij, kur ne shkelim ato qė ai i quan mėkat. Sė dyti, nėse ka diēka qė nuk thuhet konkretisht nė Bibėl qė ėshtė mėkat, atėherė, nėse ne dimė tė bėjmė njė gjė tė mirė dhe nuk e bėjmė, ky ėshtė mėkat. Dhe sė fundi, nėse ka diēka qė pėrseri nuk thuhet direkt nė Bibėl qė ėshtė mėkat, dhe ne e kemi me dyshim nėse ėshtė apo jo mėkat, nėse kemi ndonjė rezervim pėr kėtė gjė sepse ndėrgjegja dėshmon qė mund tė jetė mėkat, nėse e bėjmė atė gjė, atėherė edhe kjo konsiderohet mėkat.

    Tani, nuk ka asnjė varg nė tė gjithė Biblėn ku tė thuhet se mėkati kategorizohet si i vogėl, mesatar apo i madh. Siē e pamė mė lart, pėr Perėndinė, ēdo njėra nga tre pikat e mėsipėrme konsiderohet mėkat dhe nuk jepet ndonjė shkallėzim i mėkateve. Nga ana tjetėr ėshtė e vėrtetė qė pėr disa mėkate tė caktuara pasojat qė ne heqim janė mė tė mėdha, apo pasojat qė ato lėnė tek njerėzit e tjerė janė tė ndryshme, por kjo nuk do tė thotė qė Zoti i kategorizon mėkatet si tė mėdha apo tė vogla. Pėr Perėndinė mėkati ėshtė mėkat, dhe ėshtė i shėmtuar pėrpara tij.

    Arsyeja pse njerėzit i kategorizojnė mėkatet, ėshtė pėr shkak tė pasojave qė ato mund tė sjellin. Le ta shpjegojmė kėtė. Nėse njė njeri gėnjen dikė tjetėr le te themi pėr moshėn e tij, atėherė kjo mund tė mos ketė ndonjė pasojė tė madhe pėr personin i cili u gėnjye. Por nėse njė njeri vret dikė, atėherė pasoja e viktimės sė mėkatit ėshtė e madhe. Megjithėse pasojat qė mėkati sjell nė kėtė jetė janė tė ndryshme, ne duhet tė kuptojmė disa gjėra. Kur ne mėkatojmė, mėkatojmė dyfish. Pra nėse gėnjyem dikė, atėherė mėkatuam ndaj atij personi, por nė tė njėjtėn kohė mėkatuam edhe kundėr Zotit qė thotė qartė qė tė mos gėnjejmė. Mėkatet kundėr tė tjerėve mund tė kenė pasoja tė ndryshme, kjo ėshtė e vėrtetė, por mėkatet ndaj Zotit, kanė tė gjitha njė ndėshkim, pėrjetėsinė nė ferr. Duke qėnė e tillė, Zoti siguroi njė rrugė qė nė tė na falet ēdo mėkat qė kemi bėrė kundėr Tij dhe tė mos marrim dėnimin qė meritojmė.

    Shikoni njė herė vargun mė poshtė:

    1Gjonit 1:8-10


    Po tė themi se jemi pa mėkat, gėnjejmė vetveten dhe e vėrteta nuk ėshtė nė ne. Po t`i rrėfejmė mėkatet tona, ai ėshtė besnik dhe i drejtė qė tė na falė mėkatet dhe tė na pastrojė nga ēdo paudhėsi. Po tė themi se s`kemi mėkatuar, e bėjmė atė gėnjeshtar dhe fjala e tij nuk ėshtė nė ne.

    Pra, pėr Perėndinė ka mė tepėr rėndėsi pendimi sesa mohimi i gjendjes sonė. Ka njerėz qė janė aq krenarė saqė nuk e pranojnė qė janė mėkatarė. Kjo ndodh sepse ata e krahasojnė veten e tyre me njerėz tė tjerė dhe thonė, unė nuk kam vrarė njeri, prandaj nuk jam mėkatar. Mė vjen mirė qė s'keni vrarė njeri por mėkati nuk ėshtė vetėm vrasja, ka plot gjėra tė tjera qė janė mėkat. Prandaj mė sipėr thuhet se po tė themi se s'kemi mėkatuar, atėherė po e quajmė Zotin gėnjeshtar, sepse ai ka thėnė qė tė gjithė, pa asnjė pėrjashtim, kanė mėkatuar. Po ashtu, nė vargun 9, thuhet se po tė pendohemi dhe ti rrefejmė mėkatet tona ndaj Zotit dhe t'i kėrkojmė falje Atij, Zoti na fal 90% tė mėkateve! Jo nuk thotė ashtu, vargu thotė qė Zoti na fal ĒDO mėkat, tė gjitha pa asnjė pėrjashtim. A shihni ju ne atė varg qė Zoti tė thotė ndonjė mėkat tė caktuar qė nuk e fal? Atėherė nėse Zoti ju fal, pse nuk e falni ju vetveten? Nuk ka asnjė mėkat shumė mė tė madh sesa gjaku i Krishtit mund tė mbulojė! Nga ana tjetėr nuk ka asnjė mėkat aq tė vogėl, saqė ne tė mos kemi nevojė pėr falje nga Perėndia. Mekati ėshtė mėkat, dhe ne duhet tė pendohemi dhe tė pranojmė faljen qė Perėndia na jep nėpėrmjet birit tė Tij, Jezus Krishtit.

    Nėse ju, i dashur lexues, akoma nuk keni pranuar Jezusin nė jetėn tuaj, dhe nuk keni pėrjetuar kėtė falje, ne ju ftojmė qė ta konsideroni kėtė vendim sot.

  8. #118
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137
    Kush ėshtė Jezus Krishti?

    Ėshtė e padiskutueshme qė pavarėsisht se ēfarė beson njė njeri nė lidhje me Jezus Krishtin, ai ėshtė njeriu mė i famshėm nė botė. John Lennon, anėtar i grupit “The Beatles” tha nė vitin 1966 se “Ne tani jemi mė tė famshėm se Jezusi” dhe “Krishtėrimi do tė kalojė, do tė zhduket dhe zvogėlohet. Nuk kam nevojė tė debatoj pėr kėtė. Unė kam tė drejtė dhe kjo do tė provohet” (Newsweek, 21 Mars, 1966). Kjo ngjalli njė pakėnaqėsi tė madhe sidomos nė Amerikė, protesta dhe bojkotime tė albumeve tė Beatles, gjė qė e detyroi John Lennon tė dalė nė televizor dhe tė lėpinte ēdo gjė qė kishte vjellė. Vras mendjen ēfarė mendon John Lennon tani? E di, e di qė ka vdekur, por trupi i tij ka vdekur, shpirti i tij nuk ka vdekur. Njė ditė ai do tė dalė pėrballė Jezus Krishtit vetė dhe do tė ketė mundėsi tė shfaqė famėn e tij!

    Ėshtė qesharake dhe idiotike tė thuash qė Beatles ishin mė tė famshėm se Jezus Krishti. Doni t’i krahasojmė? Ok, le ta provojmė. 2000 vjet pas lindjes sė Krishtit, ai adhurohet ēdo ditė tė javės nga tė gjithė popujt e botės. 2000 vjet pas lindjes sė tij njerėzit kanė shkruar dhjetėra mijėra kėngė adhurimi ndaj tij qė kėndohen nė ēdo gjuhė tė botės. Sa kėngė janė shkruar pėr Beatles? Sa veta mblidhen ēdo tė Dielė nė tė gjithė botėn dhe kėndojnė kėngė pėr Beatles? Edhe sot ka pak veta qė akoma dėgjojnė kėngėt e tyre, por pas 200 vjetėsh Beatles do gjenden vetėm nė librat e historisė! Krishtėrimi ka rezistuar 2000 vjet histori dhe vazhdon tė qėndrojė. Nuk ka asnjė njeri qė mund tė pretendojė tė qėndrojė para Krishtit e tė krahasohet me tė. Tek Gjoni 8:46 Jezusi u tha dėgjuesve tė tij: “Cili nga ju mė bind pėr mėkat? Nėse flas tė vėrtetėn pėrse nuk mė besoni?” Ēfarė shprehje! Cili nga ju mė bind pėr mėkat?! Nėse unė do ta thoja kėtė gjė do ishin tė paktėn 1000 gishtėrinj tė drejtuar ndaj meje pėr mėkatet e mia, kurse Jezusi i sfidon ata qė e kundėrshtonin duke i ftuar tė gjenin njė mėkat nė jetėn e tij dhe askush nuk e bėri dot. Cili njeri tjetėr mund tė bėnte njė sfidė tė tillė?

    Cili ishte ky njeri qė ėshtė figura mė e debatueshme nė gjithė historinė e njerėzimit? Hipotezat janė po aq tė shumta sa edhe kundėrshtarėt e tij. Disa e shohin Jezusin si njė filozof, disa tė tjerė si njė profet tė Zotit, disa si njė tė ēmendur, disa si njė gėnjeshtar, tė tjerė e pranojnė atė si njė krijesė tė Perėndisė, tė tjerė thonė qė ai ishte Perėndia vetė i shfaqur nė mish, disa thonė, duke shfaqur paditurinė dhe injorancėn e tyre pėr faktet historike, se ai nuk ka egzistuar fare, ėshtė thjesht njė pėrrallė e sajuar. Atėherė ku ta dimė se kush ėshtė Jezus Krishti? Kush mund tė na tregojė mė mirė sesa vetė thėniet e tij pėr vetveten se kush ishte ai. Nėse burimi i informacionit pėr tė marrė njė vendim se kush ishte Jezus Krishti nuk ėshtė Bibla, atėherė njerėzit do vendosin tė besojnė ēfarė duan ata tė besojnė pėr Jezusin. Nėse ju e refuzoni Biblėn si fjalėn e Perėndisė, atėherė nuk keni si te dini se kush ėshtė Jezus Krishti. Nė qoftė se refuzoni dėshminė e njerėzve qė ecėn me tė, jetuan me tė, panė mrekullitė qė bėri Ai, dhe dhanė edhe jetėt e tyre pėr Atė, atėherė nga mund ta dini tė vėrtetėn? Ju padyshim qė keni lirinė qė ta refuzoni Biblėn si Fjalėn e Zotit, por tė paktėn nuk mund tė thoni qė Bibla nuk thotė gjėkundi qė Jezusi ishte vetė Perėndia i shfaqur nė mish, ashtu siē pretendojnė mjaft njerėz. Por nėse dėshironi tė dini nga Bibla se kush ėshtė Jezus Krishti atėherė le tė shikojmė kėtė nė hollėsi.

    Bibla thotė se Jezusi ėshtė Perėndia vetė i shfaqur nė mish:

    1 Timoteut 3:16

    Dhe s`ka asnjė dyshim se misteri i mėshirės ėshtė i madh: Perėndia u shfaq nė mish, u shfajėsua nė Frymė, u duk ndėr engjėj, u predikua ndėr johebrenj, u besua nė botė, u ngrit nė lavdi.

    Lexoni vargun mė lart dhe shikoni nėse vargu nuk thotė qė Jezusi ėshtė Perėndia i shfaqur nė mish. E theksojmė kėtė, sepse mjaft njerėzve u ngrihen qimet pėrpjetė kur dėgjojnė njė gjė tė tillė. Nėse ju nuk e pranoni kėtė, kjo do tė thotė se nuk e besoni Biblėn, sepse po ta besonit, vargu e thotė kėtė qartė.

    Tani, disa gjėra duhen theksuar nė lidhje me kėtė varg. Sė pari, vargu thotė qė ky ėshtė njė mister, jo sepse nuk e di njeri, por sepse vetėm ata qė e besojnė atė, mund ta dinė kėtė mister. Sė dyti, vargu tregon qartė, se ky mister ėshtė i madh, dmth, ka disa gjėra qė nuk mund t'i kuptojmė nė lidhje me kėtė mister. Sė treti, siē e theksuam mė lart, vargu thotė qė Perėndia u shfaq nė mish. Le ta shpjegojmė kėtė mė qartė. Perėndia u shfaq nė mish, do tė thotė qė Jezusi pati njė formė trupore si tė gjithė njerėzit e tjerė. Pra, Jezusi kishte dy natyra, ai ishte 100% njeri, dhe 100% Perėndi. Si njeri, Jezusi hante, flinte, u lodh, pati etje, vdiq nė kryq. Si Perėndi, Jezusi, fali mėkatet e njerėzve, bėri mrekulli tė pabėra mė parė, pranoi adhurimet e njerėzve, shpėtoi njerėzit nga dėnimi nė ferr pėr mėkatet e tyre, etj. E theksojmė kėtė dallim dhe natyrėn e dyfishtė tė Jezusit, sepse tė gjithė ata qė nuk besojnė se Jezusi ėshtė Zot, gjejnė ato vargje qė flasin pėr anėn njerėzore tė Jezusit dhe debatojnė qė ai nuk ishte Zot. Midis kėtyre grupeve pėrmendim Muslimanėt, Dėshmitarėt e Jehovait, dhe Mormonėt. Nėse kupton faktin qė Ai ishte 100% njeri dhe 100% Perėndi, atėherė nuk ka problem pėr t'i shpjeguar ato vargje. Megjithatė, akti i shfaqjes sė Perėndisė nė mish, siē thotė vargu mė sipėr, ėshtė mister, ne si njerėz nuk mund ta kuptojmė plotėsisht. Por kjo nuk do tė thotė qė nuk ėshtė i vėrtetė.

    Le te shikojmė njė pasazh tjetėr tė ngjashėm:

    Gjoni 1:1,3,14

    Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi. Ai (fjala) ishte nė fillim me Perėndinė. Tė gjitha gjėrat u bėnė me anė tė tij (fjala), dhe pa atė nuk u bė asnjė nga ato qė u bėnė. Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne …


    Jezusi nė Bibėl referohet me mjaft epitete tė ndryshme. Kėtu Ai quhet Fjala. Duket qartė nė vargun 1 qė flitet pėr vetė Perėndinė, ashtu si nė vargun 3 ku shpjegohet qė flitet pėr Perėndinė, sepse Ai krijoi gjithēka. Nė vargun 14, thuhet qė Fjala (Perėndia, pra) u bė mish dhe banoi ndėr ne.

    Kėtu thuhet shumė qartė qė Perėndia qė krijoi gjithēka (v1,3) u bė mish dhe banoi ndėr ne, (v.14) dhe nėse ka ndonjė dyshim se pėr kė flitet lexoni kontekstin (v.10-18).


    Isaia 40:3

    Zėri i dikujt qė bėrtet nė shkretėtirė: "Shtroni udhėn e Zotit, hapni nė shkretėtirė njė rrugė pėr Perėndinė tonė.

    Mateu 3:3

    Dhe nė fakt pėr Gjonin kishte folur profeti Isaia kur tha: ``Njė zė i atij qė bėrtet nė shkretėtirė: "Pėrgatitni udhėn e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"``.

    Libri i Isaia-s u shkrua rreth 700 vjet para Krishtit, dhe nė profecinė e tij, ai flet pėr ardhjen e Perėndisė. Tek Mateu 3, Gjon Pagėzori, i referohet kėsaj profecie duke thėnė qartė qė ajo profeci po flet pėr Jezusin. A nuk ėshtė kjo e qartė qė Jezusi ėshtė vetė Perėndia?


    Isaia 9:5

    Sepse na ka lindur njė fėmijė, njė djalė na ėshtė dhėnė. Mbi supet e tij do tė mbėshtetet perandoria dhe do tė quhet Kėshilltar i admirueshėm, Perėndi i fuqishėm, Atė i pėrjetshėm, Princ i paqes.

    Kėtu jepet njė profeci tjetėr, nė lidhje me lindjen e Jezusit. Pėr tė sqaruar mė tej se kush ishte ky fėmijė qė lindi nė Betlehem, Isaia tregon cilėsitė e tij, duke e quajtur atė, Perėndi i fuqishėm, Atė i pėrjetshėm. Vargje tė tillė i bėjnė mjaft njerėz qė t'u ngrihen qimet pėrpjetė, sepse nga qė s'duan tė besojnė se cili ėshtė Jezusi, i vjen inat qė vargje tė tilla egzistojnė, dhe patjetėr do gjejnė njė justifikim pėr t'i refuzuar disi.


    Isaia 7:14

    Prandaj vet Zoti do t`ju japė njė shenjė: Ja, e virgjėra do tė mbetet me barrė dhe do tė lindė njė fėmijė tė cilin do ta quajė Emanuel.

    Mateu1:23

    ``Ja, virgjėresha do tė mbetet shtatzėnė dhe do tė lindė njė djalė, tė cilit do t`i venė emrin Emanuel, qė do tė thotė: "Zoti me ne".

    Mė shqip nuk thuhet. Emanuel, emri qė vetė Zoti lajmėroi qė ta quanin Jezusin, do tė thotė (lexoje) “Zoti me ne”.


    Osea 1:7

    Pėrkundrazi do tė kem dhembshuri pėr shtėpinė e Judės dhe do t`i shpėtoj me anė tė Zotit, Perėndisė sė tyre; nuk do t`i shpėtoj me harkun as me shpatėn apo me betejėn, as me kuajt ose me kalorėsit".

    Titi 2:13

    duke pritur shpresėn e lume dhe tė shfaqurit e lavdisė tė tė madhit Perėndi dhe tė Shpėtimtarit tonė Jezu Krisht.

    Tek Osea ėshtė Zoti qė do tė jetė shpėtimtari i njerėzve, por tek Titi thuhet qė i vetmi shpėtimtar ėshtė Jezus Krishti. Si mundet tė dyja tė jenė tė vėrteta nėse nuk flitet pėr tė njėjtin person?


    1 Korintasve 15:47

    Njeriu i parė i bėrė prej dheu, ėshtė tokėsor; njeriu i dytė ėshtė Zoti nga qielli.

    Qė kur qėnka Zoti nga qielli bėrė njeri? Vargu (lexo kontekstin) po flet qartė pėr Jezusin.


    Veprat 20:28

    Tregoni kujdes, pra, pėr veten tuaj dhe pėr gjithė tufėn, nė mes tė sė cilės Fryma e Shenjtė ju ka vėnė ju kujdestarė qė tė kullotni kishėn e Perėndisė, tė cilėn ai e ka fituar me gjakun e tij.

    Kėtu thuhet qė Perėndia e fitoi kishėn me gjakun e vet. Po pse paska gjak Perėndia? Patjetėr qė po flitet pėr Jezusin dhe gjakun qė ai derdhi nė kryq. Si mundet tė refuzojė njė njeri i ndershėm vargje tė tilla dhe tė thotė qė Bibla nuk thotė se Jezusi ėshtė vetė Perėndia?


    Marku 2:7

    ``Pse vallė ky po flet blasfemi. Kush mund tė falė mėkatet, veē Perėndisė vetė?``.

    Shumė prej njerėzve qė panė dhe dėgjuan Jezusin, thanė gjėra tė ngjashme me kėtė varg. Padyshim qė Jezusi nuk po blasfemonte, por ai i fali mėkatet pikėrisht sepse ishte vetė Perėndia. Kėtu s'ka asgjė pėr t'u ēuditur.


    1 Mbretėrve 8:39

    ti dėgjoje nga qielli, nga vendbanimi yt, dhe fal, ndėrhy dhe jepi secilit sipas sjelljes sė tij, ti qė njeh zemrėn e secilit; (nė tė vėrtetė vetėm ti ua njeh zemrėn gjithė bijve tė njerėzve),

    Ezekieli 11:5

    Pastaj Fryma e Zotit ra mbi mua dhe mė tha: "Thuaj: Kėshtu thotė Zoti: Ju thoni kėshtu, o shtėpi e Izraelit, dhe unė i njoh gjėrat qė ju shkojnė nė mend.

    Luka 5:22

    Por Jezusi, duke i njohur mendimet e tyre, e mori fjalėn dhe tha: ``Ē`po arsyetoni nė zemrat tuaja?

    Gjoni 2:24-25

    por Jezusi nuk u zinte besė atyre, sepse i njihte tė gjithė, dhe sepse nuk kishte nevojė qė ndokush tė jepte dėshmi pėr njeriun, sepse ai e dinte ē`kishte pėrbrenda njeriut.


    A nuk thuhet qartė qė vetėm Zoti mund ta dijė se ēfarė kanė njerėzit nė zemėr dhe ēfarė mendojnė ata? Por nga ana tjetėr, vargjet e fundit tregojnė qė Jezusi kishte kėto aftėsi. A ėshtė kjo njė kontradiktė? Aspak, Jezusi ėshtė vetė Perėndia i shfaqur nė mish, pėr ēdo njeri qė di tė lexojė.


    Psalmi 97:9

    Sepse ti, o Zot, je Shumė i Larti mbi tėrė tokėn, ty tė pėrlėvdojmė mbi gjithė perėnditė e tjera.

    Gjoni 3:31

    Ai qė vjen nga lart ėshtė pėrmbi tė gjithė; ai qė vjen nga dheu ėshtė nga dheu dhe flet pėr dheun; ai qė vjen nga qielli ėshtė pėrmbi tė gjithė.

    Ja qė Zoti qėndron mbi tė gjithė ata qė njerėzit i quajnė Perėndi (Zeusi, Allahu, Baali, mendja e njeriut, shkenca, paraja, etj). Dhe ky Zot, qė ėshtė pėrmbi tė gjithė, ėshtė Ai qė erdhi nga qielli nė Tokė, Jezus Krishti.


    Isaia 44:6

    Kėshtu thotė Zoti, mbreti i Izraelit dhe Ēliruesi i tij, Zoti i ushtrive: "Unė jam i pari dhe jam i fundit, dhe pėrveē meje nuk ka Perėndi.

    Zbulesa 1:17,18

    Dhe kur e pashė, rashė para kėmbėve tė tij si i vdekur. Dhe ai vuri dorėn e tij tė djathtė mbi mua, duke mė thėnė: ``Mos u tremb! Unė jam i pari dhe i fundit, dhe i gjalli; isha i vdekur, por ja, jam i gjallė nė shekuj tė shekujve, amen.

    Zbulesa 22:13

    Unė jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit``.

    Shikoni sa qartė ėshtė thėnė. Zoti thotė qė Ai ėshtė i pari dhe i fundit, dhe pėrveē Atij nuk ka Perėndi tjetėr. Nga ana tjetėr, Jezusi tha qė Ai ishte i pari dhe i fundit, dhe si i tillė, i vetmi Perėndi.


    Isaia 6:1-3

    Nė vitin e vdekjes sė mbretit Uziah, unė pashė Zotin tė ulur mbi njė fron tė ngritur dhe tė lartė, dhe cepat e mantelit tė tij mbushnin tempullin. Mbi tė ishin serafinėt; secili prej tyre kishte gjashtė krahė: me dy mbulonte fytyrėn, me dy tė tjerė kėmbėt dhe me dy fluturonte. Njeri i bėrtiste tjetrit dhe i thoshte: "I Shenjtė, i shenjtė, i shenjtė ėshtė Zoti i ushtrive. Tėrė toka ėshtė plot me lavdinė e tij".

    Gjoni 12:41

    Kėto gjėra tha Isaia, kur e pa lavdinė e tij dhe foli pėr tė.


    Tek Isaia 6 thuhet qė profeti Isaia pa Zotin tė ulur nė fronin e Tij. Tek Gjoni 12:41 thuhet qė Isaia po fliste pėr Jezusin, kur pa lavdinė e tij. Cili ėshtė ai njeri qė ka kaluar klasėn e dytė fillore dhe di tė lexoje kėto vargje, qė tė mos kuptojė, se Jezusi ėshtė Zoti i gjithėsisė? Tė gjithė ata qė e kanė zemrėn tė mbyllur.


    Joeli 2:32

    Dhe do tė ndodhė qė kushdo qė do t`i drejtohet emrit tė Zotit do tė shpėtojė, sepse nė malin Sion dhe nė Jeruzalem do tė ketė shpėtim, siē e ka thėnė Zoti, edhe pėr ata qė kanė mbetur gjallė dhe qė Zoti do t`i thėrrasė".

    Romaket 10:9,10,13

    sepse, po tė rrėfesh me gojėn tėnde Zotin Jezus, dhe po tė besosh nė zemrėn tėnde se Perėndia e ngjalli prej sė vdekurish, do tė shpėtohesh. Sepse me zemėr, njeriu beson nė drejtėsi dhe me gojė bėhet rrėfim pėr shpėtim, Nė fakt: ``Kushdo qė do ta thėrrasė emrin e Zotit do tė shpėtohet``.


    Citimi nga Romakėt 10 ka tė bėjė me Jezusin (lexo vargjet mė lart) dhe ėshtė njė citim direkt nga Dhjata e Vjetėr, ku thuhet qartė qė po flitet pėr Zotin. Nėse Jezusi nuk ėshtė Zot, atėherė si shpjegohen vargjet e mėsipėrme?


    Predikuesi 12:14

    Sepse Perėndia do tė vėrė tė gjykohet ēdo vepėr, edhe ēdo gjė qė ėshtė fshehur, qoftė e mirė apo e keqe.

    2Timoteut 4:1

    Po tė pėrbej, pra, pėrpara Perėndisė dhe Zotit Jezu Krisht, qė ka pėr tė gjykuar tė gjallė e tė vdekur, nė dukjen e tij dhe nė mbretėrinė e tij:

    2Korintasve5:10

    Sepse ne tė gjithė duhet tė dalim para gjyqit tė Krishtit, qė secili merr shpagimin e gjėrave qė ka bėrė me anė tė trupit, nė bazė tė asaj qė ka bėrė, qoftė nė tė mirėn apo nė tė keqen.

    Tek Predikuesi 12 thuhet qė Perėndia do tė gjykojė njerėzit pėr ēdo gjė qė kanė bėrė, por tek 2Korintasve thuhet qė Jezusi ėshtė Ai qė do t'i gjykojė. Pra ėshtė e qartė qė Jezusi ėshtė vetė Perėndia.


    1Samuelit 2:2

    Nuk ka asnjė tė shenjtė si Zoti, sepse nuk ka asnjė tjetėr veē teje, nuk ka asnjė shkėmb si Perėndia ynė.

    Veprat 3:14

    Por ju e mohuat tė Shenjtin, tė Drejtin, dhe kėrkuat qė t`ju jepej njė vrasės.

    1Samuelit thotė qė asnjė nuk ėshtė i shenjtė si Zoti, dhe tek Veprat e Apostujve, duke folur pėr Jezusin thuhet, se Ai ėshtė i Shenjti (nė trajtėn e shquar).


    Zanafilla 1:1

    Nė fillim Perėndia krijoi qiejt dhe tokėn.

    Nehemia 9:6

    Vetėm ti je Zoti! Ti ke bėrė qiejtė, qiejtė e qiejve dhe tėrė ushtrinė e tyre, dheun dhe tėrė ato qė qėndrojnė mbi tė, detet dhe gjithēka qė ėshtė nė ta. Ti i mban gjallė tėrė kėto gjėra dhe ushtria e qiejve tė adhuron.

    Gjoni 1:3

    Tė gjitha gjėrat u bėnė me anė tė tij (fjala), dhe pa atė nuk u bė asnjė nga ato qė u bėnė.

    Kolosianeve 1:16

    sepse nė tė u krijuan tė gjitha gjėrat, ato qė janė nė qiejt dhe ato mbi dhe, gjėrat qė duken dhe ato qė nuk duken: frone, zotėrime, principata dhe pushtete; tė gjitha gjėrat janė krijuar me anė tė tij dhe nė lidhje me tė.


    Perėndia ėshtė krijuesi i gjithė universit, dhe ky Perėndi ėshtė vetė Jezus Krishti, sipas vargjeve tė mėsipėrme.


    Tė gjitha referencat e dhėna mė sipėr thonė qartė qė Jezusi ėshtė vetė Perėndia i shfaqur nė mish. Kėto vargje janė vetėm njė pjesė e vargjeve qė vėrtetojnė kėtė doktrinė. Pse nuk japim mė tepėr? Sepse kėto vargje mjaftojnė pėr ēdo njeri qė do tė dijė tė vėrtetėn. Nėse njė njeri refuzon vargje tė tilla, padyshim qė do refuzojė vargje tė tjera. E theksojmė, qė vendimi se cili ishte Jezusi nuk varet nga sa vargje kemi dhėnė apo nuk kemi dhėnė kėtu, ne gjykojmė qė kėto janė tė mjaftueshme, vendimi varet nga qėndrimi dhe zemra e atyre qė lexojnė kėtė artikull.

    Padyshim qė ky artikull krijon pyetje tė tjera. Ne do mundohemi qė tė pasurojmė arkivėn e artikujve me ato pyetje qė bėhen me shpesh, apo qė kanė mė interes. Nėse ju keni njė pyetje, ju lutem na shkruani dhe ne do t'ju japim pėrgjigjen me kėnaqėsi.

    Ēfarė kuptimi ka qė Jezusi ishte Perėndia nė mish? Nė fund tė fundit pse duhet tė vinte Perėndia nė formė njeriu?

    Njė studim i hollėsishėm i Biblės na mėson qė ardhja e Jezusit ishte pjesė e planit tė Perėndisė pėr shpėtimin e botės nga mėkatet e tyre. Bibla mėson se tė gjithė njerėzit kanė mėkatuar, dhe pėr shkak se Perėndia ėshtė i shenjtė, atėherė njerėzit nuk mund tė kenė bashkėsi me Perėndinė. Gjatė Dhjatės sė Vjetėr (para ardhjes sė Jezusit), Perėndia dha disa rregulla dhe ligje nėpėrmjet kombit tė Izraelit. Kėto rregulla tregonin se sa larg ishte njeriu prej shenjtėrisė sė Perėndisė. Megjithėse kėto ligje ishin tė shenjta, ato nuk u dhanė pėr shpėtimin e njerėzve, sepse asnjė njeri nuk ishte nė gjendje qė tė zbatonte ato rregulla 100%. Njerėzit atėherė duhet tė flijonin mjaft flijime para Perėndisė (p.sh njė qengj), pėr mėkatet e tyre, si njė dėshmi qė ata ishin mėkatarė, dhe se mėkati kėrkon njė pagesė. Ato ligje u dhanė nė mėnyrė qė njerėzit tė kuptonin se ishte e pamundur qė ata tė arrinin drejtėsinė e Perėndisė me anė tė zbatimit tė kėtyre ligjeve, sepse standarti qė Perėndia kėrkonte ishte shumė i lartė.

    Prandaj Jezusi erdhi nė formė njeriu. Ai u lind nga njė virgjėreshė, dhe Ai ishte Njeriu-Perėndi. Ai ishte i vetmi qė jetoi njė jetė pa mėkat, dhe si i tillė, ishte i vetmi qė mund tė bėhej ura lidhėse midis Perėndisė dhe njerėzve, sepse ai ishte 100% njeri dhe 100% Perėndi, dhe ishte i vetmi pa mėkat. Asnjė njeri nuk mund tė vdesė pėr mėkatet e dikujt tjetėr, sepse ata kanė mėkatet e tyre. Por meqėnėse Jezusi ishte pa mėkat, atėherė Ai ishte i vetmi qė mund tė merrte dėnimin e mėkateve tė botės mbi veten e Tij.

    Nė kėtė pikė shumė njerėz pyesin, pse duhet tė vdiste dikush nė fund te fundit? A nuk mundet Zoti t'i falė mėkatet? Nė fund tė fundit vetėm krishtėrimi mėson njė gjė tė tillė, tė gjitha fetė e tjera thonė qė po tė bėsh mė shumė tė mira se tė kėqija, atėherė Zoti t'i fal ato mėkate qė ke bėrė.

    Kjo ėshtė pyetje shumė e mirė, por megjithėse duket sikur ėshtė e drejtė nė tė vėrtetė nuk ėshtė ashtu. Ēfarė do tė thotė qė t'i falė Zoti mėkatet, qė Ai tė mbyllė sytė para tyre? Mėkati duhet dėnuar, sepse njė Zot i shenjtė nuk mundet ta lejojė mėkatin tė banojė nė prezencėn e Tij. Ideja e shumė njerėzve pėr “faljen e mėkateve” nga Zoti, nuk ka tė bėjė asgjė me faljen, ajo ka tė bėjė me anashkalimin, dhe Zoti nuk e bėn njė gjė tė tillė. Dikush duhet tė paguajė pėr mėkatet e bėra. Tek Galatasve 2:21 Bibla thotė:


    Unė nuk e hedh poshtė hirin e Perėndisė sepse, nė qoftė se drejtėsia vjen me anė tė ligjit, atėherė Krishti ka vdekur mė kot.


    Vargu thotė qartė qė nėse ne do tė mund tė shkonim nė parajsė dhe tė fitonim drejtėsinė qė Perėndia kėrkon qė njerezit tė jetojnė nė prezencėn e Tij me anė tė ligjit, pra zbatimit tė disa urdhėrimeve (bėj kėtė, mos bėj atė), atėherė, Krishti ka vdekur kot, sepse ne mund tė bėnim kėtė pa vdekur ai. Por problemi qėndron nė faktin se Zoti ėshtė i Shenjtė dhe nuk toleron dot asnjė mėkat. Nė kėtė gjė shfaqet dashuria e Perėndisė ndaj krijesės sė Tij, saqė Ai erdhi nė formė njeriu, dhe mori atė dėnim qė tė gjithė njerėzit do merrnin nė pėrjetėsi pėr mėkatet e tyre, dhe nė kėtė mėnyrė krijoi rrugėn e vetme pėr shpėtim. Ne nuk themi se kjo ėshtė e vetmja rrugė pėr shpėtim qė tė pėrēmojmė ēdo filozofi tjetėr, por sepse Bibla e mėson kėtė. Perėndia na deshi aq shumė saqė nuk kurseu asgjė pėr shpėtimin tonė. E vetmja pjesė qė na ngelet ne, ėshtė thjesht qė zgjasim dorėn dhe ta pranojmė kėtė dhuratė. Ne nuk e meritojmė dot, prandaj Zoti na e jep si dhuratė. Duke vėnė besimin tonė te ajo qė Jezusi bėri nė kryq pėr ne, dhe duke besuar me gjithė zemėr qė Ai vdiq pėr tė paguar pėr mėkatet tona, duke iu lutur Atij qė tė na falė mėkatet, ne marrim shpėtimin qė Perėndia do qė ne tė marrim. Perėndia nuk detyron asnjė njeri qė ta marrė njė vendim tė tillė, por dėshiron qė ne tė mos paguajmė vetė pėr mėkatet tona, por tė pranojmė dashurinė e tij. A e keni marrė ju kėtė vendim? Zoti ju do dhe ju pret krahė hapur. Zoti ju bekoftė.

  9. #119
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Hej si jeni?

    Per sa i perket shpetimit jam dakort me Jesushaus-in.Une besoj qe eshte e vertet qe ashtu sic Perendia te jep kete dhurat pa detyrim ashtu njeriu ka zgjedhje te lire edhe te mos e kete me kete dhurate .Une besoj qe shpetimi nuk humbet vetevetiu por nese ti zgjedh te mos e kesh me Perendia do te trishtohet .Sa besimtare e dine ketu qe nuk duhet ta trishtojme Frymen e Shenjte?
    Shpetimi eshte dhurate qe nuk humbet kur e merr por kur e le .

    Sa per vellezerit dhe debatet qe kam lexuar po ju kujtoj fjale te palit qe thote ju lutem vellezer mos kini asnje zemerim apo cfaredo tjeter asgje kunder njeri tjetrit sepse nuk ka shume kohe dhe ka njerez qe po humbin dita dites por ta doni njeri tjetrin ashtu sic Krishti na ka dashur neve.Zoti ju bekofte.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  10. #120
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Leter nga Ferri

    Shikoni kete video ........



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 27-02-2011 mė 15:07 Arsyeja: Pėr video shtyp butonin M. :)
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Isuf Luzaj
    Nga Veshtrusja nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 28-09-2007, 08:48
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. A ekziston lufta kundėr Islamit?
    Nga Kryeplaku nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 15:13
  4. A ekziston flamuri qė u ngrit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė?!
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 07:57
  5. Nese Perendia ekziston... perse sundon e keqia..
    Nga ABIGAIL nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 09-09-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •