KEQKUPTIMET E KANCELARIT
Nė emėr tė kujt flet Don Shan Zefi? Nė emėr tė vetin, tė Kishės, apo tė Ipeshkvit?
Shkruan Berat Buzhala Gazeta EXPRESS
Ditė mė parė, Guardian sillte njė reportazh prej vendlindjes sė Jezu Krishtit, Betlehemin. Shkrimi trajtonte pozitėn e rėndė tė klerit dhe besimtarėve katolikė nė ketė vend tė shenjtė, ku pėrveē Krishtit ka rastisur tė kryqėzohen edhe shumė kultura tė tjera.
Ky shkrim mu rishfaq kur lexova atė qė kishte deklaruar Kancelari i Kishės Katolike, Don Shan Zefi, nė njė meshė tė mbajtur nė njė Kishė, nė rrethinėn e Malishevės. Sipas tij, pa katolikėt - Kosova kurrė nuk do ta merrte pavarėsinė.
Thash me vetėn, pasi ta bėjmė pavarėsinė e Kosovės, nuk do tė ishte ide e keqe qė disa prej katolikėve mė eminentė tė Kosovės, nė krye me Don Shan Zefin, tė niseshin pėr Betlehem - pėr tu ndihmuar vėllezėrve katolikė qė ta kapėrcejnė situatėn dramatike.
Ka edhe kriza tė tjera ku mund tė angazhohej Don Shani. Pėr shembull, krijimin e njė shteti katolik nė Liban, pėr ti shpėtuar katolikėt nga kthetrat e Hezbollahit. Ose, edhe bashkimin e Republikės sė Irlandės me Irlandėn e Veriut... Bukur shpesh kėto vitet e fundit mė ka rėnė tė mendoj pėr Kancelarin e Kishės Katolike, Don Shan Zefin. Ky prift ma ka kthyer kokėn nga Prizreni, sa herė qė atij i ėshtė dhėnė mundėsia tė lėshojė ndonjė deklaratė, sikurse kėtė tė fundit qė e bėri nė Kishėn e Shėn Masjanit, ku i paraqiti katolikėt e Kosovės si tharmin e kombit. Nė Kravasari, nga altari i Kishės, Don Shani, nė vend se grigjės sė tij tia pėrēonte mesazhin e bashkimit, modestisė dhe pėrafrimit, ai po pėrēonte mesazhin e arrogancės, supermacisė, meritokracisė dhe atė tė dallimeve. Do tė mė interesonte ta dėgjoja justifikimin e kėtij qėndrimi prej vetė Don Shanit.
Mirėpo, duke marrė parasysh njė hapėsirė mė tė gjatė kohore, mendoj se Don Shani as personalisht nuk ėshtė i bindur nė ato qė i thotė. Ky Kancelar, me qėndrimet e tij, ma kujton pop yllin Britney Spears, e cila sa herė qė ndihet e kėrcėnuar prej harresės, detyrohet ta bėjė ndonjė akrobacion medial - vetėm e vetėm qė tu kthehet ballinave tė gazetave.
Pėr dallim prej Spears, deklaratat e bėra nga Don Shani - mund tė kenė konsekuenca mė gjithėpėrfshirėse. Qasja e tij ėshtė pėrjashtuese pėr shumicėn myslimane dhe ėshtė glorifikuese pėr pakicėn katolike.
Nėse deklaratėn e Don Shanit e spirrojmė pak mė shumė, i bie qė fare nė fund personat mė meritorė pėr themelimin e shtetit janė Ipeshkvi - si njeriu i parė i katolikėve dhe Kancelari - si njeriu i dytė. Apo jo, Don Shan? Mos ke menduar rastėsisht kėshtu? A e ke parė vetėn si Kumbarėn e shtetit tė Kosovės?
Nė ēfarė keqkuptimi tė madh duhet tė jetė ngatėrruar Kancelari?
Gjėra tė tilla, edhe sikur tė ishin tė vėrteta, nuk bėn tė thuhen. Patriotėt, si kategori nė shoqėri, nuk shquhen pėr mburravecėri, e as nuk kėrkojnė kompensim prej pjesės tjetėr tė shoqėrisė. Patriotėt e vėrtetė, Don Shan, dhe priftėrinjtė e vėrtetė, nuk flasin pėr bėmat e tyre pėr atdheun. Kisha stimulon maksimalisht modestinė. Njė besimtar, e sidomos njė prift, kontabilist tė vetėm pėr angazhimet e tij duhet ta ketė Zotin.
Mirėpo, meqė tash u hap kjo bisedė, e meqė Don Shani e pėlqen jashtė mase, atėherė edhe unė po provoj qė ta dėshmoj tė kundėrtėn e asaj qė thotė ai, sado qė po tė isha vetjak do tė mė shkonte mė shumė pėr shtati teza e kėtij kleriku.
Fati i Kosovės gjendet diku nė mes tė krejt kėsaj gjullurdie planetare. Nėse nuk jemi konspiracionitė dhe nėse i pranojmė si tė qena vetėm ato fakte tė ditura botėrisht, pa futur nė mes takime sekrete, atėherė duhet ta pranojmė se pavarėsia e Kosovės paradoksalisht mė shumė i atribuohet shumicės myslimane sesa pakicės katolike. Zyrtarė prej mė tė lartėve nė hierarkinė e administratės amerikane, e kanė stėrthėnė se SHBAtė me luftėrat qė kanė zhvilluar nė Irak, por edhe me politikėn nė pėrgjithėsi qė kanė ndjekur nė Lindje tė Mesme, nuk kanė asgjė kundėr popujve islamė. Pėr ta demonstruar praktikisht ketė, Presidenti Bush, mė shumė se njė herė madje edhe pas sulmeve tė 11 shtatorit - ka thėnė se SHBA ka shpėtuar prej shfarosjes popullin mysliman nė Kosovė.
Dua tė them se bota perėndimore, pak para se tė fillonte ti qėronte hesapet me rrymat radikale islamike, kishte piketuar pėr ti ndihmuar myslimanėt mė liberalė tė kėtij planeti, nė mėnyrė qė tė mbrohen me argumente para myslimanėve fanatikė.
Ky fakt nuk duhet ti lėndojė katolikėt, e as nuk ėshtė mohim i kontributit qė edhe ata e kanė dhėnė nė ketė shoqėri. Por, e vėrteta ėshtė qė kėtė herė Kosova po bėhet shtet, duke pasur tė krijuar nė botėn perėndimore imazhin e njė shoqėrie myslimane, por qė ėshtė krejtėsisht sekulare. Prandaj, unė nuk di ēka saktėsisht ka menduar Don Shani, kur ka deklaruar se pa katolikėt Kosova kurrė nuk do tė bėhej e pavarur. Apo, ndoshta ai ka menduar se nėse Kisha Katolike do tė angazhohej negativisht, kjo pavarėsi nuk do tė bėhej realitet. Nėse vėrtet kėshtu mendon, atėherė kjo nuk ėshtė qasja mė e mirė pėr tė debatuar. Pėr procese sikur ky i pavarėsisė, askush nuk duhet tė dyshohej nė asnjė moment pėr angazhim tė sinqertė tė tė gjithė popullit. Nėse ndokush pėrmend si tė arritura tė kėqijat qė ka mundur tia shkaktojė pavarėsisė, i njėjti duhet tė pėrjashtohet krejtėsisht prej secilit debat. Prandaj, Don Shanit do ti bėnte mirė njė sugjerim, qė ai edhe nėse ka lobuar pėr pavarėsi, e Zoti na ruajt edhe nėse ai e ka sjell pavarėsinė me dorė tė tij, ketė mos ta pėrmendė.
Po ia jap Don Lush Gjergjin si njė model tė njė prifti modest dhe tė devotshėm tė ēėshtjes kombėtare.
===
Hera e par qe shof dikund te kritikohet dicka prej propagandes 10 vjecare katolike ne Kosov , cka nuk kemi ndegju prej klerit katolik , lloj lloj genjeshtra , provokime , politizime ...Ky Don Shan Zefi ishte nje fanatik qe sta merr mendja , me shum po folke per histori sesa per fe , kret rrena , njeher po folte per dashurin qe ka per shqiptaret musliman , e pastaj po ja futke nje tjeter ku i qun tradhtar. Manipulator i madh. Imagjinojeni cka thot: Mos te ishin katoliket , sdo te behej pavarsia e Kosoves. ( shkaku i 40.000 personave u pavarsun 2 milion te tjer)
Krijoni Kontakt