Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Padi në Hagë për “Shqipërinë natyrale”, papërgjegjshmëri e radhës e Koço Danaj

    gazeta sot

    Padi në Hagë për “Shqipërinë natyrale”, papërgjegjshmëri e radhës e Koço Danaj

    Scritto da Gazeta Sot

    Venerdì 10 Dicembre 2010 00:00

    Nga Av. Idajet BEQIRI

    “Si kofini pas të vjelave”, Koço Danaj, pasi i kishte “nëmur” për vite me radhë ata që, qysh në janarin e vitit 1991 e në vazhdim gjallëruan dhe punuan për realizimin e idesë së ribashkimit të kombit të ndarë, doli me një term të “ri”, atë të “Shqipërisë Natyrale”!

    Madje ka bërë edhe një libër për këtë punë. Libri të jep përshtypjen se për herë të parë këtë fushë po e “lëvron” Koçua!
    Po mbushen afro dy vjet që kjo “shpikje” që del “në treg për herë të parë”, me emrin “Shqipëria Natyrale”, përmes stërmundimesh të Koço Danaj, po “shpaloset” përmes ndonjë dalje sporadike pompoze në ndonjë ekran televizioni, apo me ndonjë shkrim kryesisht në faqet e internetit, të cilat për hir të së vërtetës, për rrethana të shpjegueshme, lexohen më shumë në diasporistët shqiptare. Ndërsa lexohen pak, për të mos thënë aspak, në Shqipëri, në Kosovë, në Preshevë-Bujanoc-Medvegjë, në IRJM, në Mal të Zi etj. Domethënë këtu ku është “sheshi i betejës” për “Shqipërinë Natyrale” flitet, shkruhet, debatohet, bëhet shumë pak, ose si “hëna për Bajram”! Nejse, kjo është çështje që ka të bëjë me “strategjinë dhe taktikat” personale të Koços”! I rëndësishëm është fakti se si e koncepton dhe si do të shkohet sipas Koços te “Shqipëria natyrale”.
    Në libër ka plotë slogane historike, folklorizma gjithfarëshe, afirmime të stërthëna më parë nga institucione të rëndësishme kombëtare shqiptare, nga personalitete të shquara të kombit tonë. Te “Shqipëria natyrale” e Koço Danaj nuk ka një strategji konkrete veprimi. Nuk thuhet në të se çështja kombëtare shqiptare dhe zgjidhja e saj është një proces, se në këtë proces kanë vepruar para “Shqipërisë Natyrale” të Koços edhe shumë e shumë formacione të tjera politiko-kombëtare dhe atdhetare. Cilat kanë qenë të mirat dhe të këqijat në platformat dhe veprimet e tyre, kush ka patur sukses, dhe kush ka dështuar. Në se ka patur arritje, qofshin ato edhe të pjesshme, cilët faktor kanë ndikuar. Ku konsistojnë gabimet që janë bërë. Në cilën rrugë nuk duhet të ecim më, dhe në cilën rrugë duhet të futemi tani.
    Këto që rikonfirmon Koço Danaj në librin e tij “Shqipëria Natyrale”, i kanë thënë e stërthënë historikisht, politikisht, diplomatikisht, folklorisht, ushtarakisht, gjeostrategjikisht, e madje edhe “natyralisht”, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe organizatorët e saj, të cilët dolën me një Platformë, e cila është shumë aktuale sot. Ajo nuk ka nevojë t’i bëhen “korrektime” të stilit “koçisto-natyraliste”!
    Kemi në duar Platformën e Konferences së Bujanit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
    Kemi Platformat shkencore të hartuar nga Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë të vitit 1998. Kjo Platformë u hartua pas një pune dhe veprimtarie intensive 8 vjeçare prej Komitetit Për Organizimin e Kuvendit të Pajtimit dhe të Bashkimit Kombëtar, në krye të të cilit ishte Akademiku Rexhep Qosje. Kjo Platformë e Akademisë u hartua dhe u miratua pas Tryezave të mëdha dhe gjithë përfshirëse politiko-kombëtare të udhëhequra dhe organizuara nga forca politike serioze në të gjitha hapsirat shqiptare, me emërtimet “Tetova 1”, “Tetova 2”. E më pas u organizua Mbledhja Parakuvendore e Tiranës në vitin 1993. E më tej akoma pasuan Kuvendet Për Bashkimin Kombëtar që u organizuan në të gjitha qendrat e rëndësishme administrative dhe historike të hapsirave shqiptare gjate viteve 1993-1995. Të gjitha këto çuan në mbajtjen e Kuvendit Historik të Intelektualëve Shqiptar të vitit 1995, i cili zhvilloi punimet e tij për 3 ditë me radhë në Stamboll, të Turqisë. Atje u miratua “Platforma Për Zgjidhjen e Çështjes Shqiptare”, pamfleti historik “Amaneti i Shqiptarëve” dhe u nxitën shkëndijat që çuan më pas në zjarrin e madh që bëri UÇK-ja, faktori i rëndësishëm kombëtar që solli Pavarësinë e Kosovës.
    E më pas kemi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të hartuar në vitin 1998, në të cilën për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, në një dokument nga më të rëndësishmit siç është ligji themeltar i shtetit, Kushtetuta, ju hap rruga politike, diplomatike, juridike dhe mjeteve të tjera për bashkimin kombëtar shqiptar.
    Pas këtyre evenimenteve dhe akteve madhore kombëtare, politike dhe juridike, dolën në dritë formacione të rëndësishme politiko-ushtarake si UÇK, UÇPMB, UÇK2, FBKSH, AKSH etje, të cilat kush më shumë, e kush më pak, bënë realitet një pjesë të ëndrrës shekullore të shqiptarëve, por bënë edhe sensiblizimin e opinionit mbarshqiptar dhe ndërkombëtar për dëshirën, vullnetin e pamposhtur dhe gatishmërinë për sakrifica të mëdha të shqiptarëve për të bërë unifikimin e kombit të tyre të ndarë padrejtësisht nga Fuqitë e Mëdha, domethënë për ribashkimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare në Ballkan në një shtet të vetëm kombëtar dhe demokratik shqiptar.
    Parimi i rëndësishëm i “vetvendosjes” i sanksionuar në aktin më të rëndësishëm juridik ndërkombëtar, sikurse është “Karta e Kombeve të Bashkuara”, parashihet që Shteti duhet të përputhet me kombin, ngase kombi është shoqëri natyrore e njerëzve me territor origjine, zakone dhe gjuhe të përbashkët, që formojnë një bashkësi jetësore dhe koshiencën sociale.
    Nisur sa sipër, “Shqipëria Natyrale” e Koço Danaj, së paku për “modesti” duhet t’i përmendte si evenimente të mëdha historike që kanë mbajtur gjallë frymën kombëtare, që kanë hedhur themelet e Shqipërisë së Bashkuar, por dhe që kanë filluar t’i ngre themelet e këtij bashkimi. Ndryshe, të bësh përpjekje për t’i “bindur” shqiptarët se ribashkimi i kombit do vij “nga Shqipëria natyrale që shpika unë”, sikurse bënë “de fakto” Koço Danaj, jo vetëm që është një aventurizëm e papërgjegjshmëri e rëndë, por është edhe një sabotim i hapur që i bëhet Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, e cila kurrë nuk ka reshtur së menduari, së vepruari, së punuari, së sakrifikuari për realizimin e shtetit kombëtar shqiptar, me të gjitha trojet etnike dhe popullin shqiptar në Ballkan brenda tij.
    “Shpikja” e Koço Danaj me të ashtuquajturën “Shqipëri natyrale”, në fund të fundit është një mohim i hapur i gjithë asaj veprimtarie të paimagjinueshme mendore, politike, diplomatike, juridike, luftarake, i gjithë gjakut të derdhur, i gjithë sakrificave ekonomike, që janë bërë së paku për mbi 130 vjet prej shqiptarëve.
    Në çështjet e pazgjidhura kombëtare, A-ja që duhet të mbahet parasysh, është vazhdimësia. Nëse i ndryshon emërtimet nisur nga motivet e sëmura “për t’u dukur” dhe për të bindur veten dhe ndonjë naiv që për hir të idealit që ka në shpirt, të vjen nga pas se “historia e kombit fillon me shpikjen tënde të “Shqipërisë natyrale”, në se edhe mëndje të tjera të sëmura do të vuanin nga sindromi i gjetjes mot pas moti nga një emërtim që të tingëllojë “bukur”, nëse çdo vit shpalos një platformë “të re”, në një kohë që ajo është plagjiature e kopjuar keq dhe e deformuar nga Lidhja e Prizrenit, dhe të tjerave që e kanë pasuruar atë më pas, veprime të tilla janë shumë dëmsjellëse dhe të dënueshme. Së paku, kundërshtarët e Bashkimit Kombëtar Shqiptar do të kishin një armë të fortë në dorë, atë të mos seriozitetit të shqiptarëve në hapat që hedhin për të realizuar zgjidhjen e çështjes së tyre kombëtare.
    E vetmja gjë e “re” që shpiku në “Shqipërinë Natyrale” Koço Danaj është “ideja” e tij për të ngritur një padi në muajin janar 2011 në Gjykatën e Hagës kundër marrëveshjes së Londrës në 1913-tën. Këtë “ide” Koço Danaj është munduar t’a shpjegojë në një intervistë që i ka dhënë gazetarit Habjon Hasani në gazetën “MAPO” të datës 06-12-2010.
    Mjafton të lexosh pyetjet e gazetarit të “MAPO”, për të nxjerrë sarkazmën e tij për folklorizmat e papërgjegjshme të Koço Danaj, si dhe për mungesën e plotë të seriozitetit të tij në ato që deklaron.
    Koço Danaj para se të hedhi “në treg” mbroçkulla të tilla, duhet të pyesë specialistë të së drejtës ndërkombëtare për të mësuar se si bëhet zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis shteteve me mjete paqësore, me mjete diplomatike dhe me mjete gjyqësore. Duhet të mësojë se çdo të thotë juridiksion gjyqësor për Gjykatën e Hagës, çdo të thotë afat parashkrimi dhe çdo të thotë që kjo Gjykatë Arbitrazhi i zgjidh mosmarrëveshjet midis shteteve kur palët bien vetë dakord për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Pra të zgjidhësh mosmarrëveshjet territoriale që ne shqiptarët kemi me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë, kjo bëhet po të jenë dakord të gjitha palët. Po të mos ekzistojë pajtimi i palëve, nuk mund të bëhet kompetente Gjykata e Hagës për të shqyrtuar dhe për të detyruar shtetet e tjera të vinë në gjyq. Pra padia të kthehet pa veprim.
    Me të vërtetë beson Koço Danaj se është në gjendje që deri në muajin janar 2011 do të lidh marrëveshje speciale me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë, duke i bindur ato që të shkojnë vullnetarisht në Gjykatën e Arbitrazhit në Hagë dhe të pranojnë që zgjidhjen e pretendimeve territoriale të Shqipërisë t’ia besojnë arbitrave të kësaj gjykate?!
    E dyta dhe kryesorja, sipas nenit 34 Statutit te Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, vetëm shtetet mund të jenë palë për të paraqitur padi dhe për t’u paraqitur si palë në gjyq përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Mbi ç’bazë ligjore do e bëjë “padinë” Koço Danaj dhe kush do e qas atë në derën e Gjykatës Ndërkombëtare?!
    Në se bëhet ky aventurizëm, a nuk kanë të drejtë palët të cilat na kanë borxhe të mëdha, sepse na kanë vjedhur trojet etnike, e që janë Serbia, IRJM, Mali i Zi dhe Greqia, të justifikohen para miqve dhe armiqve të kombit shqiptar, por dhe të tyre, me këto veprime aventureske, të pambështetura në ligjet ndërkombëtare të “natyralistëve” të Koços?!
    Kemi bindjen se edhe vet Koço Danaj nuk u beson këtyre dritshkurtësive.
    Koçua, duke i hedhur fjalët “si lopa bajgën” fjalët thotë në Gazetën “Mapo” se: “…i vetmi që kupton “lojën” dhe kontekstin se ku po lëvizin fijet në rajonin e Ballkanit, është kryeministri Berisha. Mendoj se Berisha është i vetmi faktor politik në Shqipëri, i kthjellët dhe që ka kuptuar zhvillimet që ndodhin përreth Shqipërisë. Unë mendoj se ky është lajm i mirë, pavarësisht se e dua apo nuk e dua Berishën…”(!)
    Mjafton ky citim për të nxjerrë konkluzionin se “nisma” e Koços për “Shqipërinë natyrale” është dashakeqëse dhe vrastare për çështjen e pa zgjidhur kombëtare. Ka arsye të shumta, objektive dhe subjektive, që Berisha, ashtu sikurse ka qenë, do të mbetet kundërshtari i hapur i bashkimit të shqiptarëve dhe trojeve të tyre në një shtet të vetëm kombëtar.
    Nëse Berisha e paska kuptuar “lojën”, dhe se ky person sot është Kryeministri i vendit, ashtu sikurse ishte në vitet 1992-1997 Presidenti i vendit, ç’na duhen “simbolikat” me çifteli dhe dyjare të Koço Danaj?! Kujt do i hynte në punë “Lista” e tij me “shqiptarë natyralistë”, apo me zgjidhje të çështjes me “padi në Gjykatën e Hagës” të bërë nga Koçua ?!
    Të punosh, të veprosh, të sakrifikosh për çështjen kombëtare, është detyrë atdhetare për cilindo që është me të vërtetë shqiptar, dhe jo “shqipfolës”. Sepse shqip flet edhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri! Por të punosh mbrapësht, të përpiqesh të vësh në gjumë një popull dhe një komb të tërë, duke e monopolizuar çështjen te shpikja famëkeqe “Shqipëria natyrale”, të cilën Koço Danaj do e realizojë me AMS e tij, apo me disa tekahytë të tjerë, të cilët “atdhe dhe komb” kanë vetëm “kacidhet” që duan të përfitojnë nga diaspora e vobektë shqiptare, t’u thuash shqiptarëve që bashkimin kombëtar do e bëjmë me “një të rënë të shkopit” në janar 2011 me padinë e Koços, të përpiqesh të sfumosh ato forca të shumta kombëtare në të gjitha hapsirat shqiptare, të cilat kanë ditur dhe dinë t’i kombinojnë të gjitha mjetet e luftës politiko-diplomatike, nuk është thjesht “donkishotizëm”, por edhe një përpjekje e hapur për të sabotuar zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare.

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    idajet beçiri, nje punisto-hetues i thekur, i paska dale ne krah sal-llomit, keq i paska punet ...

    re te zeza po i afrohen familjes kryeministrore ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    duj-llum ..

    sherohu nga semundjet psiko-fikso-re..
    ka ilace ne farmaci..

    ose..mos shko nja dy jav ne seli roz te degjoc po.rdhet e erion rucve..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE=Brari;2946693]gazeta sot

    Padi në Hagë për “Shqipërinë natyrale”, papërgjegjshmëri e radhës e Koço Danaj

    QUOTE]

    Nenen e Zeqos qe kur fliste nga maja e thanes i dukeshin dhe shalet poshte ekampa por politikan, historian, analist dhe ambasador qe ti ngjaje asaj nuk kisha pare ndonjehere.Kur lexova kete artikull, muk kujtua plaka ime.Kur une isha fillestar ne pune lisha nje rroge minimale dhe ne muajin Shkurt nese nuk na mbanin ndonje lek per vepra, apo ndonje kuotizacioin, me binte qe te dergoja vetem 1200 lek ne shtepi dhe plaka ime me bertiste me te madhe, mer vagabond , ne gjyq ka me te cu nese nuk me sjell rradhe tjeter leket taman.E ku e dinte ajo e shkrete qe une kaq e kisha rogen, ajo ishe percaktuar nga te tjere dhe s'varej nga une.
    Nejse se dhe ketu ne forum ka ca qe mendojne si ky dhe plaka ime dhe si plaka e Zeqos.Qe nga Abdyli qe ja pat fute kot, kerkush nga politikanet tone nuk ka bere kete kerkese , pra te na rikthehen pronat e bejlereve islamiko shqiptar.Koco eshte ortodoks dhe ai nuk ka pronesi prej beu.Tokat mund te kerkohen vetem prej te zoterve dhe te trashegimtareve te ligjshem, apo Koco si komunist i sekuestron keto trashegimtare?Shqiperia nuk ka qene shtet dhe per ate kohe ka te drejte vetem individi te kerkoje pronen e vet.Kur shqipria u be shtet mori ne pronesi kufijte qe ka sot dhe per keto vjet kerkush nuk ja ka preke ato.
    Qe keto individe te marrin ponat e tyre duhet qe te gjykohen me ligjet e asaj kohe.Ne ate kohe ishte ligjislacioni perandorise i cili pranon fitimin ose humbjen e pronesise nga lufta.Shqiperia nuk u grabit por u mbrojt nga fuqite e medha te cilet ,kundershtuan te drejten e pales fituese per te bere pjese te tyren ,sundimet e turqise dhe te shqiptareve qe u rreshtuan si pale e saj dhe qe perfundimisht humben luften.
    A mund te me thote kush se me cfar statusi mund te kerkohen keto prona?Mos ndonjeri ka iluzione per te rikthyer perandorine osmane?Nese pronaret e ketyre zonave do te ishin te krishtere shqiperia nuk do te ishte coptuar, por bejleret e ketyre pronave ishin turkoshene dhe kur i pyesje thoshnin se jane turq, e pra u ndeshkuan si turq.Dhe ne rastin e Kosoves, krisi lufta ,eshte kjo arsyeja perse serbia e humbi Kosoven.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    [QUOTE=Anesti_55;2947039]
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    Ben si ben ti Anesti dhe i thua ca te verteta. Sikur banoret e atyre aneve te ishin te krishtere...Por me sa di une , gjysma e tyre ishin dhe jane te krishtere dhe jane akoma andej ne ato ane. Shko ne Filat dhe do degjosh shqip, ne Preveze po keshtu. Pra tjeter kund flinte lepuri i diplomacise se asaj kohe.
    Anestiiii, gjithmone 55 ngelesh ti, dhe kam vene re se i bie fyllyt gjithmone ne nje brime : fajtor jane shqipetaret dhe sidomos ata myslimanet...Hesape pak te nderlikuara keto Anesti. Dhe Shqiperia e vertete do behet nqse do AMERIKA dhe jo Kocua.
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 11-12-2010 më 12:03
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE=djaliepirotas;2947048]
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin

    Ben si ben ti Anesti dhe i thua ca te verteta. Sikur banoret e atyre aneve te ishin te krishtere...Por me sa di une , gjysma e tyre ishin dhe jane te krishtere dhe jane akoma andej ne ato ane. Shko ne Filat dhe do degjosh shqip, ne Preveze po keshtu. Pra tjeter kund flinte lepuri i diplomacise se asaj kohe.
    Anestiiii, gjithmone 55 ngelesh ti, dhe kam vene re se i bie fyllyt gjithmone ne nje brime : fajtor jane shqipetaret dhe sidomos ata myslimanet...Hesape pak te nderlikuara keto Anesti. Dhe Shqiperia e vertete do behet nqse do AMERIKA dhe jo Kocua.
    Une kam shkruar keshtu-"Nese pronaret e ketyre zonave do te ishin te krishtere

    Ndersa ti ma sjell ne kete forme-
    Sikur banoret e atyre aneve te ishin te krishtere...

    E pra i dashtun, ku pronar tokash e ku banor. Me siguri je me mentalitet komunist se ai nuk njeh pronare por banore.Oooou ti kujtoj se jemi te gjith njelloj, se kemi sy,hunde e veshe?Oooooouuu

    Ore te diskutosh bashkim te trojeve arbernore eshte me shume se qesharake.
    Po te shikosh kjo kerkese vjen nga shqiptaret qe nuk kane mundur te integrohen me kulturat e tjera.Ne greqi nuk kam pare ndonje banore te Camerise apo te Prevezes e te Janines te beje nje kerkese te tille.Vetem kosovaret dhe ato te maqedonise kane kete problem.
    A mund te me thote kush se si e perfytyron kete bashkim, sinqerisht nuk e kuptoj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 11-12-2010 më 18:20
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    nqs menoni qe bota osht gati me pa nrrim kufijsh jeni shum naiv...bashkpunoni, nisnja me bashkpunu n'tana fushat dhe kshtu keni me arrit Shqipnin Natyrale pa derdhje gjaku...kufijt harrone qe keni shonc me i prek..pytet Evropa dhe mom Amerika, m'vjen keq aa..
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    [QUOTE=Anesti_55;2947404]
    Citim Postuar më parë nga djaliepirotas Lexo Postimin

    Une kam shkruar keshtu-"Nese pronaret e ketyre zonave do te ishin te krishtere

    Ndersa ti ma sjell ne kete forme-
    Sikur banoret e atyre aneve te ishin te krishtere...

    E pra i dashtun, ku pronar tokash e ku banor. Me siguri je me mentalitet komunist se ai nuk njeh pronare por banore.Oooou ti kujtoj se jemi te gjith njelloj, se kemi sy,hunde e veshe?Oooooouuu

    Ore te diskutosh bashkim te trojeve arbernore eshte me shume se qesharake.
    Po te shikosh kjo kerkese vjen nga shqiptaret qe nuk kane mundur te integrohen me kulturat e tjera.Ne greqi nuk kam pare ndonje banore te Camerise apo te Prevezes e te Janines te beje nje kerkese te tille.Vetem kosovaret dhe ato te maqedonise kane kete problem.
    A mund te me thote kush se si e perfytyron kete bashkim, sinqerisht nuk e kuptoj.
    Anesti o djale, po e nis nga fundi qe te vi tek fillimi.
    Bashkimin kombetar une te pakten e kuptoj keshtu :
    1. Ashtu sic e donin Rilindasit tane ( lexo Naimin, lexo Pashko Vasen etj )
    2. Ashtu sic e donin Nacionalistat shqiptar
    3. Ashtu sic nuk e donin komunistat shqiptar
    4. Ashtu sic qe e shkruar ne projekt programin e oare te Partise Demokratike.
    5. Ashtu sic e duan shqiptaret e Malit te Zi, Camerise, Kosoves, Maqedonise
    6. Ashtu sic e duan shqiptaret e vertete.

    vazhdon...
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  9. #9
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Liria e mendimit, shtypit dhe shkences permbajne ne vete nje rrezik: Mundesine per te "sfiduar" njerez shume me te spikatur se ti vete me budallesite me te medha. Ne kete artikull ky rrezik eshte realizuar konkretisht.

    Paramendo: Mosekzistenca e cenzures (diktatures) shkaktare per vetedenigrim. Pikelluese.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE=djaliepirotas;2947579][QUOTE=Anesti_55;2947404]

    Anesti o djale, po e nis nga fundi qe te vi tek fillimi.
    Bashkimin kombetar une te pakten e kuptoj keshtu :
    1. Ashtu sic e donin Rilindasit tane ( lexo Naimin, lexo Pashko Vasen etj )
    1a- Kur flisnin rilindasit, bejleret mbaheshin per turq e keshtu nuk ja veshellenin as Naimit e as Pashkos, as Viqelharxhit. Populli jo vetem qe ishte injorant por dhe i nenshtruar nga keto bejlere.
    2. Ashtu sic e donin Nacionalistat shqiptar
    2b-Nacionalistet shqiptare kryesisht ishin ato qe kishin prona dhe keto pronare ishin turq, ose isalmiko shqiptare.Ndjanja nacionaliste nder to buronte nga interesi pronesise.Te krishteret kane qene patriote, dhe nacionalizmin e inetrpertonin si nje buqet te vlerave shpirterore dhe kulturore qe i visheshin rraces se tyre arbenore.
    3. Ashtu sic nuk e donin komunistat shqiptar
    3-c Komunistet ishin te pa breket tek te cilet ndjenja nacionaliste buron nga histeria per ruajte pushtetin e dhunes.Megjithate komunistet kurre nuk jane shprehur se nuk deshironin shqiperine e madhe, por ato nuk ishin budallenj, e dinin mire se sa e kishin jorganin.

    4. Ashtu sic qe e shkruar ne projekt programin e oare te Partise Demokratike.
    Kete nuk e di por nuk perjashtohet te kete pase dhe orjentime te gabuara.5. Ashtu sic e duan shqiptaret e Malit te Zi, Camerise, Kosoves, Maqedonise
    4-d-Keto jane komunitete qe nuk kane aftesi te integrohen me kulturat e tjera per shkak te fese qe mbajne dhe shpresojne se do te ndjehen me mire duke ju aneksuar sinonimit te tyre ne vendin ame.
    6. Ashtu sic e duan shqiptaret e vertete.
    6e- shqiptare te vertete te pakten ketu ne forum kam pare pikerisht anestin -55 dhe ato qe jane ne sinkron me te.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •