Anketë: Cilës parti politike do t’i ndalet ruleti për në BE dhe NATO?
PDK, përkundër keqqeverisjes, krimit të organizuar, korrupsionit, hajnisë, me shtim të papunësisë, me shëndetësi në gjendje të mjeruar, me shkolla pa cilësi, me…, nuk mund të thuhet se ishte e pafat. Bile mund të thuhet se ishte me shumë fat. Asaj i priu fati që në mandatitn e saj të na dhurohej pavarësia dhe kështu si parti në pushtet edhe ta nënshkruante këtë vepër kaq të madhe ( jo po unë nuk di cfarë mund të na dhurohej më shumë se kjo ), sepse nuk ka njeri a parti politike që mund të thotë se jam unë apo jemi ne që e bëmë këtë vepër kaq të madhe. Puna e fatit!
Kjo ishte më e madhja, por kanë mbetur edhe nja dy gjera të mëdhaja e të rëndësishme për shqiptarët: hyrja në BE dhe në NATO. Vallë në mandatin e cilës parti do të na dhurohen këto dhe cila do të jetë ajo parti fatlume?
Unë nuk e kam idenë, luteni thuajeni ju nëse keni ide!
Krijoni Kontakt