Muslimani i parë i zgjedhur në parlamentin e Australisë është betuar dje duke vendosur dorën e tij në Kur’anin e Shenjtë.
E mërkure 29 Shtator 2010 12:18
Ed Husic, prindërit e të cilit janë boshnjakë, tha se është privilegj dhe moment historik për të që të shërbejë në parlamentin Australian.
Husic, qe është rritur në perëndim të Sidnejit fitoi vendin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve që numëron 150 anëtarë në zgjedhjet e 21 gushtit.
Ai ishte në mesin e deputetëve gjatë betimit në parlamentin e 43-të Australian në gjykatën e lartë të Kanberas të martën.
Muslimanët përbëjnë rreth 1.7% të popullsisë 22 milionëshe Australiane./mesazhi/
Krijoni Kontakt