
Postuar mė parė nga
ARIANI_TB
Albin Kurti mė i pėrkrahuri, veriu mė i ndjeshmi
Prishtinė, 17 shtator Derisa disponimi i shumicės sė kosovarėve ėshtė nė favor tė dialogut teknik me Serbinė, preferencat e popullatės nė raport me zhvillimet politike nė vend duket se po ndryshojnė nė favor tė Albin Kurtit dhe opsioneve mė radikale nė Kosovė.
Hulumtimi i opinionit publik i realizuar nga Klubi pėr Politikė tė Jashtme dhe Forumi 2015 pėr bisedimet mes Kosovės dhe Serbisė, pėrveē identifikimit tė faktit se shumica e tė intervistuarve pėrkrah idenė e bisedimeve, identifikon edhe rritjen e ndjeshme tė masės qė i kundėrshton ato.
Po ashtu bazuar nė rezultatet e hulumtimit, njė pjesė e tė cilave nuk janė publikuar, e tė cilat i ka Koha Ditore, Albin Kurti del tė jetė lideri mė i preferuar tek shqiptarėt e Kosovės.
Kurti, me 27,1 % pėrkrahje, ėshtė larg mė i dashur se politikanėt e tjerė kosovarė, prej tė cilėve i dyti renditet presidenti Fatmir Sejdiu me 14,5 %, i treti kryeministri Hashim Thaēi me 13,3 %, i katėrti kryetari i Prishtinės, Isa Mustafa, me 10,6 %, dhe i pesti lideri i AAK-sė, Ramush Haradinaj, me 10,2 %.
Tė tjerėt qė kanė marrė vota nga tė intervistuarit kanė pėrkrahje tejet tė ulėt dhe renditen kėshtu: Blerim Shala (5,2 %), Nexhat Daci (3,4 %), Behgjet Pacolli (3,2 %), Fatmir Limaj (2,5 %), dhe Jakup Krasniqi (1,4 %).
Njė prej rezultateve tė hulumtimit po ashtu tregon rritjen e ndjeshmėrisė ndaj ēėshtjes sė veriut tė Kosovės.
Tė pyetur si do tė reagonin nėse ndahet veriu, shumica (52,5 %) kanė thėnė se do tiu bashkėngjiteshin njė proteste tė qetė, ndėrsa 32,1 % kanė thėnė se do ti bashkėngjiteshin ndonjė grupi tė armatosur me qėllim tė mbrojtjes sė veriut.
Shumica absolute e tė intervistuarve 71,1 % kanė thėnė se nėse vėrejnė qė reagimi i tyre nuk pėrfillet, do ti radikalizonin veprimet.
Ēėshtja e veriut, sipas hulumtimit, del se ka ndikim tė madh edhe nė preferencat zgjedhore tė kosovarėve.
Tė pyetur si do tė ndikonte nė preferencat e tyre politike e zgjedhore njė rezultat i pafavorshėm nė lidhje me veriun nga bisedimet e mundshme, 34,8 % kanė thėnė se nuk do tė votonin fare, 30,5 % kanė thėnė se do tė pėrkrahnin subjektet qė kundėrshtojnė bisedimet, 20,9 % kanė thėnė se nuk do ti votonin partitė pjesėmarrėse nė bisedime, ndėrsa vetėm 13 % kanė thėnė se zhvillimet nga bisedimet nuk do tė kenė ndikim nė preferencat e tyre politike e zgjedhore.
Krijoni Kontakt