Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Shkëmbimi i territorit për ulëse?

    Në negociata të reja me Serbinë nuk mund të thuhet se kanë shkuar të mashtruarit. Eventualisht, d.m.th., në rastin më të mirë, do të mund të thuhet që kanë shkuar ata që deshën të mashtrohen

    Nga Albin Kurti më 06.08.2010 në ora 12:35
    Përpjekjet kundër pavarësisë së Kosovës Serbia i ka zhvilluar në dy fronte. Së pari, në rrafshin diplomatik, juridik e ndërkombëtar, duke e problematizuar statusin e Kosovës si një çështje ende të pazgjidhur e për të cilën nevojiten negociata shtesë. Dhe, së dyti, në rrafshin e sigurisë dhe atë territorial, duke problematizuar çështjet e brendshme të Kosovës përmes strukturave të saj në Kosovë. Duket që pas mendimit këshillues të GjND-së do të qetësohet ca fronti i parë e do të intensifikohet ky i dyti. Nga fronti i parë do të mbetet forma e kërkesës (pra, negociata të reja), kurse fronti i dytë do të jetë përmbajtja e obstruksioneve të Serbisë. Nga problematizimi i statusit të Kosovës po kalohet te problematizimi i statusit të serbëve, përkatësisht i vendbanimeve ku ata janë shumicë. Nëse deri më tani Serbisë i duheshin kundërvënë Ministria e Punëve të Jashtme dhe

    Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, tash e tutje më shumë punë do të ketë për të dytën sesa për të parën.

    Serbia është e diktuara që dikton. Serbia e diktuar nga mendimi i GjND-së, po i dikton këto negociata të reja. Qeveria e Kosovës me pasivitetin e saj, me relaksimin e saj pas mendimit të GjND-së, po e mundëson këtë gjë. Shahistët e mirë e dinë që lojën e shahut mund ta humbësh edhe atëherë kur s’duket që ke gabuar dikund. Thjesht, vetëm pse ke bërë lojë pasive e humbet lojën. Ndoshta ka diçka prej fitoreje në vetë sulmin. Mendimi i GjND-së ishte shans që Kosova të sulmojë. Por, Qeveria e Kosovës nuk besonte që ky mendim i GjND-së do të ishte kaq i mirë. Ajo u gëzua shumë mandej dhe, natyrisht, u relaksua së tepërmi. E gëzuar ashtu siç gëzohet spektatori mosbesues, në vend se ta përdorte mendimin e GjND-së kundër negociatave me Serbinë, Qeveria e Kosovës po e bën të kundërtën: po ndjehet komode karshi qytetarëve e vetvetes dhe borxhli ndaj ndërkombëtarëve. Ajo me lehtësi po rrëshqet drejt pranimit të negociatave të reja me Serbinë. Dukuria e JO-ve të buta dhe gjithnjë e më të buta para PO-së përfundimtare po rishfaqet.

    Edhe rritja e numrit të njohjeve, si temë e preferuar e Qeverisë, po ngec përkundër përparësisë së krijuar. Shumë shtete të reja do të duhej ta njihnin pavarësinë e Kosovës tash pas mendimit këshillues të GjND-së. Por, paralajmërimet për negociatat e reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sigurisht që po ndikojnë negativisht. Nga vetë sjellja e Qeverisë së Kosovës ato shtete po inkurajohen për hezitim të ri. Kur Qeveria e Kosovës nuk e shfrytëzon mendimin e GjND-së dhe nuk i refuzon parimisht e kategorikisht negociatat e reja me Serbinë, nuk është e çuditshme pse po e vazhdojnë ngurrimin e tyre shtetet që deri më tani nuk e njohën pavarësinë e Kosovës. Ndonëse, duhet pranuar që këtu kanë rol edhe ShBA-të. Duke qenë përkrahëset më të mëdha të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pikërisht nëse mendimi i GjND-së do të ishte negativ për Kosovën, ShBA-të do të ndjeheshin të detyruara që ta detyrojnë ndonjë shtet të ri të na njohë. Kujtoni p.sh., njohjet e Malit të Zi e Maqedonisë që ndodhën në të njëjtën ditë dhe menjëherë pasi që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e aprovoi kërkesën e Serbisë që çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ta trajtojë GjND-ja. ShBA-të e bënë atëbotë këtë për ta balancuar OKB-në që kishte shprehur mirëkuptim për kërkesën e Serbisë. Të gjithë e dimë se pa ndikimin e ShBA-ve Maqedonia e Mali i Zi nuk do ta njihnin pavarësinë e Kosovës. Tash, pasi që mendimi i GjND-së ishte negativ për Serbinë, ShBA-të janë po ashtu disi të relaksuara dhe nuk e cytin ndonjë shtet të ri që të na njohë. Fundja, shumica dërrmuese e njohjeve të pavarësisë së Kosovës dihet që nuk erdhën nga lobimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, por nga influenca e ShBA-ve dhe disa shteteve të tjera të fuqishme në ato shtete që na njohën.

    Kosovën nuk po e thërrasin në negociata të reja për t’i dhënë, por për t’i marrë asaj. E, megjithatë, ajo nuk shkon dot atje pa ndonjë premtim a shpresë që do të mund të marrë diçka. Është e qartë që nuk arritën t’i shesin negociatat e reja me Serbinë si negociata për çështje teknike dhe as zëvendësimi i kujdesshëm i fjalës ‘negociata’ me fjalën ‘bisedime’ nuk i bëri kujt përshtypje. Gjithashtu edhe teza e shkëmbimit territorial pak e ngapak u demaskua si e njëanshme: territori në veri të Ibrit kundrejt maksimalisht vetëm Preshevës dhe atë pa fshatrat në anën tjetër të magjistrales A-10. Atëherë, cili do të jetë ambalazhi i ri për negociatat e reja? Me çfarë do të përpiqen t’ua shesin qytetarëve negociatat e reja? Duket që ulësja e Kosovës në OKB do të jetë karota e radhës për Kosovën. Prandaj edhe ajo kërkesa idiotike e Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e Rezolutës 1244 menjëherë pasi që kjo rezolutë kishte përjetuar një interpretim ndërkombëtar liberal në favor të Kosovës. Qeveritarët me gjasë do të shkojnë në negociata që të japin autonomi territoriale për serbët në këmbim të anëtarësimit të Kosovës në OKB; pra, të japin territor për të marrë ulëse. Zaten, qeveritarët do ta bëjnë atë që na e kanë dëshmuar që dinë ta bëjnë më së miri. Do të japin territor e resurse (të Kosovës) për ulëse (të Kosovës në OKB, ku do ta ulin ndonjërin prej klanit të tyre).

    Kësisoj, çmimi i ngjitjes lart do të jetë zvogëlimi i dheut nën këmbë.
    Në negociata të reja me Serbinë nuk mund të thuhet se kanë shkuar të mashtruarit. Eventualisht, d.m.th., në rastin më të mirë, do të mund të thuhet që kanë shkuar ata që deshën të mashtrohen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 06-08-2010 më 06:52
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    Te Lumte Albin, je shume i afte. Te gjitha shkrimet e tauaja jane me vule.

    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 06-08-2010 më 07:03
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    prapa shpines se kosoves qeveria thaqi ne biseda me serbine!!

    AAK akuzon institucionet e vendit për mbajtjen e bisedimeve sekrete me Serbinë

    Prishtinë, 10 gusht 2010 (Kosovapress) Koha 12:53

    Drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë akuzuar kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme për mbajtjen e bisedimeve sekrete me Serbinë. Por ata nuk kanë dashur të japin informacione më shumë, duke thënë se përgjigje për këtë duhet të japin institucionet e vendit, si kryeministria dhe MPJ-ja.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323

    Ku gjinet ky artikull, qfar burimi ?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    ... , Kosovapress, nuk e pasna pare .

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Thaçi akuzat e AAK-së i quan “qesharake”

    Prishtinë, 10 gusht 2010 (Kosovapress) Koha 16:36

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka dashur t’i komentojë akuzat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës drejtuar institucioneve vendore se janë duke zhvilluar bisedime sekrete me Serbinë. Duke përmendur sukseset e Kosovës ai ka thënë se nuk do të ketë më deklarata të tilla, të cilat i quajti deklarata qesharake.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    AAK thotë se janë duke u zhvilluar biseda sekrete mes Kosovës dhe Serbisë

    Publikuar: Sot, më 10 gusht 2010

    Prishtinë 10 gusht – Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë tani me kanë filluar, ka thënë te martën në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini. “I kemi thirrur media që të ia bëjmë me dije opinionit që Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar biseda sekrete me Serbinë dhe krejt kjo po bëhet larg opinionit” ka pohuar Ardian Gjini, teksa ka refuzuar në vazhdimësi që të afrojë detaje tjera në lidhje me pohimet e tij për zhvillimin e të ashtuquajturave biseda sekrete. “Ju themi që kemi informacion shumë kredibil i cili e pohon dhe konfirmon tani me zhvillimin e bisedave sekrete mes zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës dhe atyre të Serbisë” ka pohuar Gjini. Sipas tij, AAK-ja i dinë emrat e personave që janë të përfshirë në bisedime dhe vendtakimin e bisedave. “I kemi të gjitha te dhënat dhe i kemi të gjitha të qarta, vetëm ju takon juve mediave që të pyesni Qeverinë në lidhje me këto biseda, nëse ata refuzojnë të përgjigjen ose mohojnë bisedat e tilla, atëherë ne do te dalim me informacione shtesë dhe me konkrete” ka potencuar nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini, përderisa i ka quajtur të parëndësishme se a janë duke u zhvilluar bisedime teknike apo politike. “Nuk ka rendësi, se paku jo tani, që të dihet a janë bisedime teknike apo politike, ajo që tani ka rendësi është që Qeveria e Kosovës është duke biseduar me Qeverinë e Serbisë dhe krejt kjo larg syrit të opinionit dhe pa dijeninë e opinionit” ka thënë Gjini. Ky i fundit ka paralajmëruar një konferencë tjetër gjate kësaj jave, ku siç ka thënë ai, do te shpalosen faktet e bisedave në mes Kosovës dhe Serbisë të cilat sipas tij janë duke u zhvilluar në mënyrë të fshehtë. “Ne do të thërrasim edhe një konferencë tjetër të radhës gjatë këtyre ditëve ku do të bëjmë shpalosjen e të dhënave tjera në lidhje me pohimin e ngritur që bisedat mes Kosovës dhe Serbisë tani me po zhvillohen” ka pohuar Gjini. Ai zhvillimin e bisedave sekrete e ka quajtur rrezik të madh për proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi. “As para lufte dhe as pas lufte nuk ka pasur biseda sekrete. Në këto periudha ka pasur agjendë të qartë të bisedimeve dhe është kuptuar natyra e atyre bisedave, formati i përfaqësimit dhe rezultatet eventuale. Ndërkaq tani pas shpalljes se pavarësisë vije deri të bisedat sekrete dhe kjo nuk arsyetohet në asnjë mënyrë” është shprehur Gjini. Sipas tij, përgjigja për këto biseda duhet kërkuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës si dhe në kryeministri.

  8. #8
    Tiroli Jugor, modeli më i mundshëm për veriun e Kosovës
    Publikuar: Sot, më 12 gusht 2010

    Prishtinë, 12 gusht – Modeli i Tirolit Jugor në Itali është shembulli më i mundshëm i zgjidhjes për veriun e Kosovës, kanë bërë të ditur për gazetën Koha Ditore burime diplomatike.
    Modeli i provincës veriore ka kohë që është duke i diskutuar në qarqet diplomatike, ndërkaq që edhe “Qeveria e Kosovës e edhe ajo e Serbisë kanë dhënë shenja pozitive për të”, kanë bërë të ditur burime të gazetës.
    Ky aranzhim i ri, sipas burimeve të Kohës Ditore, do të modifikojë pakon e Ahtisaarit duke i dhënë më shumë autonomi financiare pjesës veriore të Kosovës në mbledhjen e tatimeve, duke i njohur katër komunat atje si njësi e veçantë dhe duke u dhënë edhe më shumë kompetenca në vetëqeverisje. Aranzhimet e reja, sipas diplomatëve ndërkombëtarë, do të bëhen me qëllimin e përmirësimit të jetës së qytetarëve.
    Garantues të aranzhimeve të reja, do të jenë Kosova dhe Serbia.
    Tiroli Jugor është provincë autonome në veri të Italisë që kufizohet me Austrinë dhe e populluar nga gjermanfolës.
    Shkalla e lartë e autonomisë për këtë regjion që përbëhet nga 115 komuna, e shndërron atë në, de fakto, krahinë autonome.
    Modeli i këtij regjioni verior të Italisë qe propozuar si zgjidhje për çështjen e Kosovës shumë vite para shpalljes së pavarësisë.
    Shfrytëzimin e këtij modeli në veri të Kosovës, e ka përmendur publikisht javë më parë ambasadori amerikan Christopher Dell, në një takim të tij me gazetarë në Uashington, në fund të muajit korrik. ( Gjërësisht mund të lexono në Kohën Ditore të sotme)
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ARIANI_TB

    au lodhe djal
    a bane pazar hala me toke te Republikes se Kosoves a i kie gati a po te jap kush ne to naj sen a po don mei fal krejt a tregona kanihere bile qysh eshte puna
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ARIANI_TB

    au lodhe djal
    a bane pazar hala me toke te Republikes se Kosoves a i kie gati a po te jap kush ne to naj sen a po don mei fal krejt a tregona kanihere bile qysh eshte puna
    Po Ti Llap, mire je. Jo une fare nuk jam i lodhur nga asgje, por ti mos je lodhe.

    Pazar me toke te Kosoves nuk beje une zoterote, sepse nuk qeveris me Kosoven une, por pazare po bejne ata qe po qeverisin tani. Kjo e vertete e hidhur Llap apo jo.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •